Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
DIBRAN
DEMAKU
Hyrje
Dibran Demaku, gazetar dhe publicist, poet dhe prozator pėr fėmijė e tė
rritur, u lind nė vitin 1956 nė katundin Abri e Epėrme tė Drenasit, ku e
kreu edhe shkollimin fillor. Shkollimin e mesme si dhe atė Universitar e
kreu nė Prishtinė. Diplomoi nė Fakultetin e filologjisė nė degėn e Letėrsisė
dhe tė gjuhės shqipe. Punoi si gazetar ne Programin pėr fėmijė tė
Radiotelevizionit tė Prishtinės. Qė nga viti 1981 e deri nė mbylljen e tij
nga pushteti i Serbisė ne vitin 1990. Pėr tė mbijetuar se bashku me gruan
dhe tre fėmijėt tash sa vite jeton dhe punon (pėrkohėsisht nė Gjermani. Me
krijimtari artistike filloi qė tė merret qė nga bankat shkollore. Deri mė
tani ka botuar kėto libra:.
1. Vogėlushe dhe shtatore(vjersha pėr fėmijė)
2. Rrėfimet e kalasė sė vjetėr(poemė pėr fėmijė)
3. Gjeografia e klasės sime(vjersha pėr fėmijė)
4. Ėndėrr e bardhė(poeme pėr fėmijė)
5. Shpirtra tė shitur(tregime pėr tė rritur)
6. Dardha ka bisht(poezi satirike)
7. Jetė nė ikje(tregime pėr tė rritur)
8. Nė tokėn tonė(novele)
9. Larg(poezi pėr tė rritur)
10. Vetmi(novelė)
11. Rrėfime jete(tregime nga jeta)
MALI IM
Mali im i mirė
mali im i dėlirė
majat qiellin pėrpirė
mbetur nė errėsirė
me diellin nė faqe
duke kėrkuar paqe
rritur nė njė emėr
i shituar nė zemėr
nė njė ėndėrr tė trishtė
pse nxore atė bisht
bishtin pėr sėpatė
more krahėthatė
sėpata tash tė shkatėrron
ditė pėr ditė e natė pėr natė
t`i dėmton sythat nė bulim
eh,more mali im!
PĖRSE
Pėrse si dje si sot
detin e kalojmė me not
e barkėn e lėmė braktisur
nė njė ėndėrr tė stisur
me thonj gėrryejmė njė mur
gjak pikon mbi gurė
nė theqafje shpresa
tash loton dhe besa
Pėrse si sot e tutje
e mallkojmė njė lutje
duke sharė adhurimin
e plagosim gėzimin
ĖSHTĖ FTOHTĖ
Ėshtė ftohtė
ftohtė ėshtė
e trupi e zemra
ngrinė
ėshtė ftohtė
ftohtė ėshtė
e shpirti e ėndrra
ėshtė ndez
e ngrėntė
kafsha e zezė!
MESKOHĖ
As fillim as fund
askund
Meskohė
Parakoha
ėndėrr e djegur
shpuzė
Prapakoha
gaz i ngrirė
nė buzė
MACJA E ZEZĖ
Pis
pis
pis
moj Mace
me sy tė ndezur
gace
nė terr tė njė nate
n`udhėkryq tė njė lėngate
mos ma ndėrpre rrugėn
se ma sjell vrugėn
Pis
pis
pis
Macja e zezė
tė verboftė drita
nė mėngjes!
|