Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - DIADEMĖ LETRARE III

Shkruan: Flori BRUQI

      

DIADEMĖ LETRARE III

 

 

Librin e autorit Flori Bruqi "Diademė letrare III"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

            FATOS ARAPI, METAFORA E DRITĖS, DHIMBJES DHE DASHURISĖ TRAGJIKE

 

            Fatos Arapi u lind nė vitin 1930 nė Vlorė, ku kreu shkollėn e mesme, ndėrsa studimet e larta i ndoqi nė Bullgari (Sofje) nė fakultetin e Matematikės dhe tė Ekonomisė. Ka punuar shumė vjet gazetar dhe pedagog nė Fakultetin Histori Filologji tė Tiranės. Disa herė ka fituar ēmime kombėtare e ndėrkombėtare pėr poezi. Nė vitin 2008 e fitoi “Kurorėn e artė” nė manifestimin poetik “Mbrėmjet e poezisė strugane” dhe ėshtė ipari poet shqiptar qė e ka fituar kėtė shpėrblim.

            Vepra e Fatos Arapit ėshtė e pasur nė lloje dhe zhanre. Pėrveē poezisė ku ai qėndron nė rreshtat e parė, F. Arapi ka shkruar disa novela: “Patat e egra”, 1969; “Cipa e bores”, 1985; “Gjeniu pa kokė”, 1999 etj; disa romane: “Dhjetori i shqetėsuar”, 1970; “Shokėt”, 1977; “Deti nė mes”, 1986; disa drama: “Partizani pa emėr”, 1962; “Qezari dhe ushtari i mirė Shvejk, nė front diku”, 1995; ka bėrė disa pėrkthime: “Kėngė pėr njeriun”, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisė turke etj; si dhe ka shkruar njė numėr tė madh artikujsh e studimesh tė ndryshme.

            Poezitė e para F. Arapi i botoi nė gjysmėn e dytė tė viteve pesėdhjetė, dhe, pėrkatėsisht nė vitet 1962 e 1966 botoi vėllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha". Qė nė hapat e parė ai paralajmėroi njė zė tė veēantė nė artikulimin gjuhėsor tė botės dhe tė njeriut, njė vizion tė vetin mbi realitetin.

            Fillimet poetike tė Fatosit do tė jenė tematikisht tė rrudhura e tė reduktuara, duke u kushtėzuar nga rrethanat politike tė kohės. Nė frymėn e hovit ndėrtimor dhe tė entuziazmit pėr ēlirimin e vendit, qė mbizotėronte brenda parimeve krijuese tė realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipėria ecte drejt njė rruge tė re, tė lirė, dhe ky besim bėnte tė pėrballohej mė lehtė durimi dhe sakrifica. Brenda kėtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i pėrqeshė e pėrbuzė burokratėt  dhe demagogėt, si nė poezinė "Antiburokratike", apo do tė sjellė disa veēanti pėrmbajtėsore dhe ekspresive si nė poezinė "Pse erdha nė jetė". Siē shihet, poeti i thur ode lirisė dhe "mejtimit tė lirė" siē e quan ai. ėshtė synim dhe ideal madhor, pas tė cilit poeti magjepset dhe pėrbetohet.

            Pas prozės, tashmė dhe poezia shqipe mund tė lexohet nė polonisht. Libri me poezi tė zgjedhura i poetit Fatos Arapi “Mė jepni njė emėr” ėshtė botuar nė Poloni nga shtėpia botuese “Komograf” nė Varshavė nėn pėrkthimin e Mazllum Saneja & Eva Smietanska. Libri shoqėrohet me njė parathėnie tė ndjerė tė Andrzej Zaniewski, poet, prozator dhe kritik i njohur polak nė botė. Njohės i mirė i Ballkanit dhe i historisė sė tij, Zaniewski bėn njė udhėtim pėrmes fjalėve nė vendet fqinje, pėr tė mbėrritur mė pas nė brigjet e Jonit, nė Vlorė, aty ku lindi poeti shqiptar.

 

            Pjesė nga libri "Diademė letrare III"