Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera - Dhelprat vdesin vetėm

Shkruan: Agron JASHARI -ADONISS

        DHELPRAT VDESIN VETĖM

       E pėrvėluar nga etja pėr dashuri, me dėshirėn e pėrflaktė qė ta kishte edhe dike tjetėr afėr pėrveē pleshtave, me turp e frikė pėr ato qė kishte bėrė, dhe me ankthin e tmerrshėm ku po shkon, e dėrrmuar, e pėrjargur, e shastisur, dhelpra e thinjur nguli sytė nė njėrin nga grilat e kafazit dhe frymoi pėr tė fundit herė. 

           

 

            Vetmia i shoqėron dhelprat nė momentin qė vdesin, s`bashku me jehonėn e mėkateve tė tyre qė pandėrprer godet muret e asaj pak ndėrgjegje qė i ka mbetur – ishin fjalėt qė dikur, shpesh i pėrdortė im gjysh.

            - Po pse vdesin dhelprat o gjysh? – e pyesja unė.

            - Vdesin o bir vdesin – mu pėrgjigj ai – dhe turpi dhe tmerri i shoqėron nė ēastet e fundit.
            - Dėgjo zogu i gjyshit - mė tha njė herė – do jetosh gjatė e do shohėsh shumė. Asnjėherė mos lejo qė dyshimi tė tė bėhet brejtės e helm i jetės tėnde, por asnjėherė mos e hidh krejtėsisht prapa krahėve. Ki kujdes jo rralle do tė bie qė tė hasesh nė dhelpra, mos i shko pas, mos bjer nė grackėn e tyre, kanė lajka shumė, tė tundojnė, buzėqeshin tepėr ėmbėl edhe pse nė zemėr kanė helmin, bėjnė sikur qajnė me lot nga dhimbja e malli e nė shpirt e kanė grackėn gati, ta shtrėngojnė dorėn fort e tė pėrulen pėrpara vetėm qė tė qohen mė pas kundėr teje tė egėrsuar. Ato as nuk kanė gjini, as moshe, as racė, shumė shpejt ngrihen por edhe shumė shpejt bien . Edhe diēka, mos i urre tepėr dhe mos mendo shumė pėr to se do bėhesh edhe ti ashtu, e po u bere ashtu do tė vdesėsh vetėm.
            Atė kohe me mendjen e njė fėmije, thoja se gjyshi flet pėrēart, se e ka nga pleqėria. “Hajde gjysh hajde”- thoja duke u tallur, po si buzėqeshkan dhelprat, po pse kanė gishtėrinj ato tė ta shtrėngojnė dorėn, po ku qajnė ato dhe vazhdoja me talljet e mia.

                        Koha eci shpejt e mua mė mėsoi shumė gjera. Nė jetė shumė herė mė ra tė takoja nė dhelpra, ishin tė vogla dhe i shmangesha e nuk harxhoja kohe tė merresha me to, por kur nė pranvere u pėrhap lajmi pėr vdekjen e dhelprės se thinjur, spontanisht diēka mė shtyri tė mendoje pėr jetėn dhe vdekjen e saj.

            Dhelpra e thinjur qysh si e vogėl kishte filluar me dredhitė dhe pabesit e veta, drejtėsia dhe mirėsia nuk ekzistonin nė fjalorin e saj. Gjaku dhe vetėm gjaku e kėnaqnin atė. Kur u rrit mblodhi rreth vetės dhelprat e vogla, bindi sojin e vet qė t’i shkoj pas, veshi njė vello qengji dhe u nis nė rrugėn e saj pėr tė zhdukur gjithēka qė si takon dhelprave dhe qė s’ishte dhelpėr.

            Me parullėn ,,Bota i takon dhelprave,, dhe ,,Tė mėshirshmit, vdesin tė mjerė”, ajo beri njė milion e njė tė zeza, e lau token me gjak, e shkrumboi dhe i dha erė baroti. Sa herė qė derdhtė gjak tė njomė a shkrumbonte njė vend tė ri, shkonte para pasqyrės, e sodiste vetėn me njė kėnaqėsi tė sėmurė dhe i thoshte ,,Je e madhe, je shumė e madhe’’. Kishte filluar tė mendoj se ėshtė e pėrjetshme, e pazėvendėsueshme, kishte filluar tė besoj se ėshtė perėndi.

            Kur fliste para sojit tė vet dhe para kopilėve tė vet qė ishin pjellė e kurvėrive tė saj, i premtonte se shumė shpejt bota do tė marr frymė si do ajo, do tė lėviz si i thotė ajo dhe do mendojė ashtu si dėshiron ajo.

            Koha e dredhive tė saj nuk zgjati aq sa ajo mendonte, maska i ra papritur, u zbulua dhe lajmi pėr mizoritė e saj morri dhen.

            Gjuetaret e mirė nuk e duruan kėtė padrejtėsi. E rrethuan strofullin e saj. Ajo kėrcėnohej se nuk do tė dal e gjallė nga aty. Kopilėt e saj qė ajo i kishte rritur duke i ushqyer me gjak tė pa fajshmish, pėr ta shpėtuar kokėn e tyre, e nxuarren atė me dhunė nga skrofulla ku ishte mbyllur dhe ia dorėzuan gjuetarėve tė mirė. Ata nuk e vranė, e mbyllen nė qarkun me grila dhe s’donin ta dėnonin pa e ballafaquar me viktimat e saj.

            Edhe pse nė fillim mundohej tė mbahej, jeta e tillė po e ēmendte fare. Ishte mėsuar tė vras, tė djeg, tė shkatėrroj e s’mund ta pranonte se asnjėherė mė s’do mund tė bėnte gjėra tė tilla. Tradhtia e dhelprave tė vogla ia dėrrmoi vetėbesimin dhe krenarinė e saj rebele. Dita-ditės qarku i saj me grila po behej mė i vogėl, aq i vogėl sa filloi tė frymoj me vėshtirėsi, i behej se diēka po e shtrėngonte nė fyt. Kishte filluar tė fliste me vetė, bėrtiste duke thėnė se prapa lėkurės se saj fshihet njė zemėr e but, se me keni mbyll pa faj, se ju jeni vrasės e se unė do t’ju mposht, pastaj heshtė dhe zhytej nė mendime e pas pėrsėri fillonte tė dėrdėlliste.

 

           

 

       Ndonjėherė nė mesnatėn e vonshme mundohej tė zbriste shkalleve teposhtė shpirtit tė vet, por nuk arrinte ta bėnte ketė, hasi nė uturimat e zogjve qė kishte vrarė me duart e veta, nė mallkimet e nėnave, nė flaket e ēerdheve tė ndėrtuara me shumė mund e qė ajo kishte djegur pėr njė ēast, nuk bėnte asnjė hap mė tutje se e zinte frika, kishte frika nga ato qė kishte bėrė, dhe mbylltė sytė me duar, por e tėre jeta e vet i shfaqej pėrpara syve si nė ekran, e kapta kriza dhe duke goditur fuqishėm me shputa grilat e kafazit,duke u munduar tė bindte botėn pėr pafajėsinė e vet bėrtiste duke thėnė se ėshtė pafaj, se unė i kam bėrė nder atyre qė kam vrarė por i bėhej se dėgjonte tė qeshura pėrbuzėse, nuk e bindtė dot askėnd, madje nuk arrinte dot ta binte as atė qė ajo me shpirt dėshironte ta bindtė, vetėn e saj, sepse zėri qė i fliste nga brenda i tregonte asaj fytyrėn e saj tė vėrtet.
Vetmia, urrejtja e botės ndaj saj dhe e saj ndaj botės e kishte lodhur, e kishte fishkur e kishte molisur. Thinjat e saj qė dikur i mbante tė krehura me kujdes i ishin shprishur dhe pleshtat banonin brenda tyre. Fytyra i ishte zbehur dhe sytė i ishin futur thellė nė gropa. E zgjebosur dhe duke lėshuar njė kundėrmim tė fort urine nė mesnatėn e njė pranvere ajo po e shihte fundin e vet, po e ndjente se po vdiste. Shumė gjak kishte pire, asnjėherė nuk ishte ngopur dhe tash po vdiste shumė e uritur.
            E pėrvėluar nga etja pėr dashuri, me dėshirėn e pėrflaktė qė ta kishte edhe dike tjetėr afėr pėrveē pleshtave, me turp e frikė pėr ato qė kishte bėrė, dhe me ankthin e tmerrshėm ku po shkon, e dėrrmuar, e pėrjargur, e shastisur, dhelpra e thinjur nguli sytė nė njėrin nga grilat e kafazit dhe frymoi pėr tė fundit herė. 

            Askush nuk ndjeu dhembje pėr vdekjen e saj, askush nuk e donte qė ngordhėsira e saj tė varrosej nė token e tyre, as soji i vet. Kishin frik mos i ndjek ndonjė mallkim.

            Pėr t’ia varrosur trupin nuk shkuan as soji i vet, as kopilėt e vet, tė vetmet qė ia mbuluan trupin me dhe ishin pesė apo gjashtė dhelpra tė rrudhura e tė kėrrusura qė kishin ardhur jo nga dhimbja pėr tė dhe as nga dashuria, por ankthi torturues pėr fundin e vet.


            Tani e di se gjyshi kishte tė drejtė. Dhelprat vdesin vetėm.