Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - DERI NĖ BALADĖN TJETĖR

Shkruan: Alda TAĒE SHPATA

      

DERI NĖ BALADĖN TJETĖR

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Deri nė baladėn tjetėr" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

ARKEOLOGJIA POETIKE KALON NĖPĖRMJET DHIMBJES

 

Hermeneutika midis poetit dhe pritjes deri nė baladėn e radhės.

Nė dilemat e mia pėr tė marrė nė dorė njė libėr kalibri, libri i 180-tė, me pėrsiatje tė forta filozofike nė brendi, baca Adem mė shkruan:

 "Bija ime, shkruaj me shpirt, sikurse shkruan shpirti im rebel, e nėse janė filozofike ato qė unė shkruaj mė mirė."

U ndodha nė mes tė autorit dhe veprės, mė duhej tė ndiqja njė praktikė metodologjike dhe hulumtuese pėr tė interpretuar dhe t'i jepja librit e poetit atė qė me tė vėrtetė u takon.

Produkti shpirtėror i kėtyre lirikave tė fuqishme kalon mbi njohjet empirike e racionale, ta njohėsh nė qelizė tė gjithė lėndėn poetike e mendore tė Adem Zaplluzhės do tė thotė tė njohėsh strukturėn si tėrėsi.

Tė tri ciklet janė vendosur nė lidhje organike me njėra -tjetrėn, organizimi tyre i brendshėm pėrbėn njė semantikė tredimensionale (shėnjuesi, i shėnjuari, shenja).

Nė ciklin e parė "Atdheu im i mjerė, toka ime e djerrė", tabloja e gjerė e imazheve tė ndėrtuara nga metafora e simbole zbulon tragjikėn dhe pėrceptimin mbi ndjenjat dhe idetė e qenies humanė pėr ekzistencėn e tij dhe tė truallit tė tė parėve. Realiteti historik absurd, ku ėshtė nė krizė tė pėrhershme njeriu dhe toka, struktura dhe fenomeni, imazhi dhe poezia. Poeti  nė thellėsinė e tė ndjerit dhe thjeshtėsinė e tė shprehurit ndėrton pamjen reale tė njė krize nėpėr fusha, qielli i grisur, kambana tė shurdhuara, njė lloj vaji i trishtuar del nga dheu. Pra kjo tablo poetike tė krijon tragjizmin e dheut, e diellit, e ajrit, e bukės, e besimit e kėngės. Zaplluzha krijon arketipat, tė cilat kanė zėnė nė kurth atdheun, politikėn, moralin, filozofinė, psikologjinė dhe fatin e kosovarit.

Kuptimi i tėrėsisė sė njė fenomeni nuk ėshtė shuma e thjeshtė e pjesėve pėrbėrėse tė tij, por njė kuptim i organizuar me domethėnien e tėrėsisė (Totaliteteti dhe varėsia e ndėrsjellė). Pra pjesėt  janė tė ndėrthura mes tyre me veēoritė dhe dallimet qė ato mbartin.

Nė ciklin e dytė "Po ashtu njė shi i ēmendur", koncepti kohor pėrzihet me konceptin hapėsinor dhe tragjikisht koha dhe vendi shkrihen nė njė tė tashme tė pėrjetshme.

"Stinėt qė janė nisur me trenin e fundit nuk vijnė,

s'ka Krishtlindje, as baba dimėr.

Nėpėr ullukėt e dhimbjes pikon trishtimi i ditės.

Tė grisura si hartat e atdheut...

A thua vallė do kemi forcė tė ecim nėpėr golgotėn e baladave...

Desha tė blej njė gjysmė ėndrre."

Pėrshkrim absurd, endje e pėrjetshme, mėrzi e pėrhershme (mė e theksuar se te Bodleri), dhimbje qė rrjedhė, tė gjitha kėto elemente ndėrtojnė tėrėsinė e paradokseve reale, dramėn e ekzistencės, tragjizmin e psikikės humane.

Nuk arrij tė krijoj njė imazh tė qartė per procesin e tė shkruarit ,sesi mund tė ndiej  kaq thellė dhe si mund tė ruaj tė pastėr arsyen analitike poeti Zaplluzha. “Arkeologjia e diturive” ,strukturalizmi filozofik i Erih From heq paralele me arkeologjinė poetike tė poetit, vetėm njė gjeni e tillė krijuese mund t’i zbulojė kėto struktura poetike, mendore e shpirtėrore.

Deri nė baladėn tjetėr ėshtė cikli i tretė ,njėherėsh dhe titulli i librit.

Intrigues vendi "Te aromat e zambakėve tė Prizrenit ", njė dėshirė e mbetur pezull...

Koha si njė pushtet i zgjatur dhe i frikshėm dhunshėm  masakron dashurinė. Dashuria ndjenjė e fuqishme dhe e pamundur njėherėsh ,e zhveshur, lakuriqe, e pafajshme, e etur pėr tė ndier nė qelizė jetėn rrėshqet nė kėto vargje me gjithė vėrtetėsinė e saj.

“Kur ishte koha tė flasim pėr dashurinė

Ti s'kishe sandale tė kuqe

Ashtu si unė qė s'kisha kėpucė me shollė tė trasha

Ishim kėmbėzbathur si dashuria jonė.”

Koha dhe fati kanė zėnė nė kurth dashurinė, absurdi ka depėrtuar nė ēdo impuls femėror e mashkullor, ia ka veshur dhimbjen ndjenjės, por pa arritur ta tjetėrsojė nė thelb.

Shqisat lidhen me botėn e dėshirave herė tė mjegullta, herė tė patrajta, megjithatė nė ēdo rast si forma tė qarta imazhesh, ku dashuria megjithėse kėmbėzbathur  shfaqej nė pllanga tė dukshme ekzistence .

Ky libėr i shtohet koleksionit tė madh tė veprave tė Adem Zaplluzhės me gjithė madhėshtinė e merituar, sepse paraqitja e tij mė fisnike ėshtė hermeneutika e tij poetike, e cila do tė na lerė tė presim "Deri ne baladėn tjetėr"...

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Deri nė baladėn tjetėr" 

 

 

BEREQETI KISHTE VDEKUR NĖPĖR FUSHA

 

Nė vetminė e trishtuar tė lagjes

Dėgjoj zėrin e njė muzike

Po bien daullet

Po bien pėr ata qė kanė vesh

Po bien e s’ndalen zėrat e kambanave

 

Thonė se qielli ėshtė grisur

Kujt t’i besoj

Nė kėtė kohė tė ēmendur

Asnjė njeri s’pashė as nuk shoh

Me mendje tė shėndoshė

 

Kanė kaluar disa vite tė thata

Pa shi e breshėr

Bereqeti kishte vdekur nėpėr fusha

Thatėsira si njė mbret i egėr

Sundonte nė shpirtin e lėnduar tė gjelbėrimit

 

 

SHIKOJ ME VĖMENDJE DHE DĖGJOJ

 

Ēfarė tė bėj nė kėto ēaste delikate

Tė bisedoj me erėn

Ose t’u flasė drurėve qė nuk mė dėgjojnė

Janė shurdhuar si kambanat

Asnjė meshė nė qytetin tim

Nuk i ngjanė meshave tė etėrve

 

Ky fyell prej drurit tė mėshteknės

Mė duket se i ka huazuar

Tingujt e gjetheve

Dhe gjatė tėrė kohės

Dėgjoj onomatopenė e stralltė tė shkėmbit

Dėgjoj sheshazi

Njė lloj vaji tė trishtuar qė del nga dheu

 

Shikoj duart e mia tė lodhura

Shikoj me vėmendje dhe dėgjoj

Zėrin e trishtuar tė pėrroit

Askush nuk paska mbetur

Nė kėtė lėndinė tė djegur

Askush pėrpos barit tė fishkur

Dhe krakėllimave tė korbave

 

 

PASHĖ VDEKJEN TIME

 

Ēfarė dini ju pėr gjethet

Mendoni se jeni tė menēur

Sa jeni afėr budallenjve

Sa jeni larg vetvetes

Aq jeni afėr sa kėmisha e juaj

E palarė

Nė lėkurėn e zhubrosur tė lisit

 

Ku mund tė dini ju se ēfarė

Kam parė nėpėr llagėme

Ēfarė s’kanė pėrjetuar

Sytė e mi tė gėshtenjtė

Nėpėr istikamet e trishtimit

Njerėz tė djegur

Nga trupit tė tyre i vinte era thėngjill

 

Pashė kuaj tė rrjepur dhe njerėz

Qė u mungonin

Gati tė gjitha gjymtyrėt e trupit

Bretkosat qė kėndonin nė kor

Pashė vdekjen time

Nė njė arkivol tė gurtė

E cila edhe nė ato ēaste s’dinte tė qajė

 

 

PASTAJ ZGĖRDHESHEJ DERISA NUK ĒMENDEJ

 

Nė kėtė luftė tė pabarabartė e tė pistė

Kishte disa lloje vrasjesh

Sokakėve tė fėmijėrisė

Bridhnin si qentė e tėrbuar

Njerėz tė huaj

Vraponin si pragjet e kalbur

 

Dikush ishte vrasės me pagesė

Vrite secilin njeri

Qė i pengonte dikujt

Ose i sharronte rrapet shekullorė

Sharronte deri nė rrėnjė

 

Unė pashė edhe tė tillė

Qė e vritnin vetveten nė pasqyrė

Sa e sa arkivole

Kalbeshin nėpėr korridoret e errėta

Kalbeshin edhe hijet mbi kokat tona

 

Kėshtu dukej kjo luftė shfarosėse 

Me vrasės me pagesė e  pa pagesė

Pėr pikė tė qejfit

Ta gozhdonin plumbin nė ballė

Pastaj zgėrdhesheshin deri nė ēmendi