Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - DEMOGRAFIA E VISEVE SHQIPTARE NĖ GREQINĖ E VERIUT

Shkruan: Arben P. LLALLA

      

DEMOGRAFIA E VISEVE SHQIPTARE NĖ GREQINĖ E VERIUT

 

 

Librin e autorit Arben P. Llalla "Demografia e Viseve Shqiptare nė Greqinė e Veriut" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

dhe

 

www.pashtriku.org

 

 

PARATHĖNIE

 

Shqiptarėt qė banojnė nė Greqi qė nga koha e lashtė dhe qė janė shtetas tė shtetit grek, ndahen nė dy grupe: arvanitasit dhe ata qė grekėt i thėrrasin allvanos. Strukturat greke qėllimisht kanė bėrė ndarjen e shtetasve shqiptarė tė Greqisė nė dy grupe pėr tė dėshmuar qė ata nuk kanė lidhje me njėri- tjetrin. Shqiptarėt me emrin Arvanitas banojnė nė zonat e qyteteve tė Greqisė qė nė kohėrat antike, atje ku kanė banuar pellazgėt dhe kur themi pellazgėt kuptojmė stėrgjyshėrit e shqiptarėve. Ndėrsa ata qė njihen me emrin allvanos banojnė nė krahinėn e Ēamėrisė: Janinė, Gumenicė, Korfuz, Artė, Prevezė, etj., nė kufirin e sotėm shqiptaro-grek, Follorinė, Kostur dhe deri nė Edesė. Mė tej kėta shqiptar i kemi nė kufirin greko-turk nė zonėn e quajtur Trakia - Evros. Nė tė gjitha kėto zona qė pėrmendėm shqiptarėt thirren allvani, allvanos sepse sipas dokumenteve historike qė njohim kanė ardhur nė kėto zona pas shek. XV. Por pėrse disa allvanos e disa arvanitas, kur kėta flasin nė rrethin familjar tė njėjtėn gjuhė, kanė tė njėjtat zakone e tradita, kėndojnė tė njėjtat kėngė?

Mendoj qė ndarja e emėrtimeve tė shqiptarėve tė Greqisė nė arvanitas dhe allvani, ndoshta ėshtė bėrė sepse kur Greqia e shpalli Pavarėsinė pas vitit 1821 jashtė saj mbetėn shumė ishuj dhe territore tė tjera si krahina e Ēamėrisė qė banohej me shumicė dėrrmuese nga shqiptarėt ortodoksė dhe mysliman, pjesė nga Maqedonia si qytetet e Kosturit, Follorinės, Edesa, Dhramės, Selaniku e deri nė Evros. Pas themelimit tė shtetit grek kėto qytete dhe fshatra njiheshin si territore qė i pėrkisnin Perandorisė Osmane. Por mund tė jetė edhe njė variant pėr tė dalluar shqiptarėt (arvanitasit) vendas qė nė kohėn antike dhe shqiptarėve (allvanosėt) qė kanė emigruar valė - valė pas pushtimit osman tė Ballkanit. Po tė bėjmė njė vėshtrim, shqiptarėt qė njihen me emrin arvanitas banojnė nė qytetet e lashta tė Greqisė, nė ujdhesat qė janė pėrshkruar edhe nė librat e shkrimtarėve dhe historianėve antik. Ndėrsa shqiptarėt qė njihen me emrin allvani banojnė nė pjesėt qė i pėrvetėsoi Greqia pas vitit 1878, pra nė Ēamėri, Maqedoninė e Egjeut dhe deri nė lumin Evros. Si do qė tė jetė, arvanitasit dhe

allvanosėt flasin tė njėjtėn gjuhė shqipe, ruajnė tė njėjtat tradita dhe zakone.

Me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė nė nėntor 1912 shqiptarėt e Greqisė qė jetonin nė zonat nėn pushtimin turk u quajtėn allvanos (shqiptar) dhe jo arvanitas. Kjo besoj se duhet tė jetė ndarja e emėrtimeve Arvanitas dhe Allvani nga ana e grekėve, por edhe nga vetė arvanitasit dhe allvanosėt. Historianė tė ndryshėm grek dhe shqiptar nė librat e tyre i

quajnė allvanosėt e Evros herė arvanitas e herė allvanos. Por vetė kėta qytetar grek me origjinė shqiptare pretendojnė se janė shqiptar me rrėnjė nga Korēa, Kolonja, Bithkuqi (Vithkuqi), etj.

Nė fillim tė vitit 1913 e deri mė 1945, kur u bė spastrimi etnik i Ēamėrisė nga popullsia etnike shqiptare, qytetet dhe fshatrat nė fjalė ishin nėn shtypjen shtetėrore greke pėr t’u larguar nga Greqia ose pėr t’u deklaruar grek dhe jo mė shqiptar. Shumė prej shqiptarėve nga Korfuzi, Follorina e deri nė kufi me Turqinė zgjodhėn rrugėn e mėrgimit pėr nė Turqi. Njė pjesė e tyre erdhi nė Shqipėri dhe njė grup tjetėr u asimilua ndėr vite.

Nga viti 1912-1924, nė shtėpitė e shqiptarėve, turqve, myslimanėve tė tjerė dhe bullgarėve tė pėrzėnė nga Greqia u vendosėn refugjatė tė ardhur nga Azia e Vogėl. Kėta refugjatė shteti grek qėllimisht i vendosi nė zonat e banuara nė shumicė jo-greke si nė Atikė-Beoti ku banojnė arvanitasit, nė zonėn e Maqedonisė ku banonin shqiptarė, bullgarė, turq, hebrenj dhe nė Trakia, me qėllim qė me kalimin viteve tė bėheshin ndryshimet gjuhėsore dhe kulturore, pra atje ku grekėt ishin pakicė me ardhjen e refugjatėve do bėheshin shumicė. Sipas statistikave numri i refugjatėve tė ardhur nė tėrė Greqinė pas vitit 1912, ishte 1.221.849 njerėz, rreth 20% tė popullsisė sė atėhershme qė jetonte nė Greqi. Nga kėta refugjatė 638.253 prej tyre u vendosėn nė Maqedoninė e Egjeut. Kjo shifėr pėrbėnte 45% tė popullsisė sė pėrgjithshme nė kėtė krahinė...

 

Pjesė nga libri "Demografia e Viseve Shqiptare nė Greqinė e Veriut"