Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Demir Gjergji

DEMIR GJERGJI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

DEMIR GJERGJI

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

            Poezinė e parė e boton nė vitin 1970.

            Libri i parė “Ngjyrat e tokės”, sheh dritėn e botimit nė vitin 1974.

            “Nė sytė e mi” ėshtė pėrmbledhja e dytė poetike e botuar fill pasi pėrfundon studimet nė Ut Tiranė, pėr gjuhė letėrsi.

            Mė 1997, pas kthimit nga Italia, ku qėndron 2 vjet si emigrant, boton librin me poezi “Mėrgimi i bukurisė“

            Nė vitin 2000 nxjerr nė qarkullim librin tjetėr me poezi “Vera nė ikonė“

            2001, nxjerr nė qarkullim libri me profile shkrimtarėsh “Shtėpia e shkrimtarit”

            Njė vit mė pas boton pėrmbledhjen me poezi “Digjet ylli i ikur.

            Nė vitin  204 shkruan dhe boton monografinė “Haxhi Gjyli, njė jetė pėr shkollėn”.

            2005- Boton pėrmbledhjen poetike “Ishujt e mbrėmjes”.

            Nė vitin 2008 shtėpia botuese “Toena” i boton nė serinė e poezisė shqipe, cikli “Kambana”, pėrmbledhjen poetike “Vetėm (V)era vjen”.

            Po nė kėtė vit i jep lexuesit adoleshentėt njė libėr me pėrralla “Pse nuk qeshte bija e mbretit”.

            Para pesė vjetėsh, pikėrisht nė ditėn e Shėn Valentinit tė atij viti, ky autor u dhuron lexuesve tė dashuruar pėrmbledhjen me poezi dashurie ”Bibla e buzėve”, qė ėshtė libri i parė i njė triptiku botimesh me poezi dashurie.

            Botim tjetėr ėshtė libri poetik: ”Orė akulli”, si pjesė e dytė e triptikut. Botimi i fundit ėshtė romani “Biri i Botės”. Ndėrkohė pėrmbledhja e tretė me poezi, qė po pėrgatit pėr botim, me titull, “Alfabeti i algave”, ėshtė libri i fundit i triptikut

            Ndėrkohė Demir Gjergji ka qenė dhe vazhdon tė jetė mjaft aktiv nė faqet e shtypit tė shkruar dhe nė median e folur. Ka 12 vjet qė punon si gazetar nė "Radio Tirana", duke realizuar njė nga emisionet mė jetėgjata dhe mė interesante “Fjala si Fillim, Fjala si Flijim", i cili i kushtohet tėrėsisht letėrsisė dhe autorėve tė saj.

            Krijimtaria e kėtij autori ėshtė vlerėsuar me ēmime tė ndryshme si Ēmimi i dytė kombėtar pėr poemė nė vitin 1986,  Ēmimet “Ditėt e poezisė Shqipe” nė vitin  2001, “Skampini” etj.

 

 

 

 

 

ERĖMIM I ERRĖT

 

ODE PĖR DASHURINĖ

 

Luleshqerrė mbirė nė erė,
Endesh udhėve tė mia...
Shprishur shpirti ndajnatėherė,
Hirehumbur Gjithėsia!

Luleshqerrė, erėmim i errėt,
Rrėnon eshtra, ngre kėshtjella,
Shfaqesh, tretesh pėrmbi jetėt,
Vetmon plagėve tė thella!

Luleshqerrė, dėborė e diell,
Mbromė nga ėndrrat, nga vetvetja,
Hapmė qiell, thellomė shpellė,
Ta marr vesh se ē'ėshtė vdekja!

 

 

FLU...

 

Kujtimet ngrirė nė pol,
Lėkura pėrzhitur nė kum,
Malli pėrmbysur nė mol,
Zhgėnjimet si zajet nė lumė!

E djeshmja, insekt nė herbar,
E sotmja kuak nė moēal,
E nesėrmja, fryma qė marr,
Po ngjitet si mjegull nė mal!

Dėnesa, vesė nė muzg...
E qeshura, shkurtė nė fushė,
Nė rrugė pėrpushet njė gjurmė
Si puthja jote nė gushė.

 

 

ANTIKAT

 

Artikuj antikė,
Nė gips e plastikė,
Lyer me origjinė
Verbohen nėn blic...
Magjepsin pėrditė,
Studiues e turistė:

Heqkat e Homerit,
Kafka e Hamletit,
Monedha e Gentit,
Prangat e Profetit,
Buda kinez,
Skllavi obez...

Antikat e vjetra nė Porta Porteze
U besojmė si Evės Adami,
Pas shekuj martese,
Ndezur nga malli nė ishuj mungese!

--------
Porta Porteze - treg vjetėrsirash nė Romė.

 

 

ROZAFA IME

 

"Dhe nė qofsh me tjetrėn,
Te ti e kam zemrėn."

1.

Po digjet fitili, tė ndrijė gostinė,
Po shkrihet dėbora, tė vijė tjetėr stinė!

Flijohet Rozafa, gurėt mur tė rrinė,
Ti pėr dashurinė, ma fal tradhtinė!

2.

Dhe fikur fitili, dhe dėbora shkrirė,
Rozafa murosur, dashuria ngrirė!

3.

Kthej nė origjinė, erė nė errėsirė!

 

 

HUMBUR

 

Nga dita del,
Nga nata vij
Mėrgojmė nė terr,
A hyjmė nė dritė?!

Nga qielli zbret,
Nga toka mbij
Njė mal na pret,
A njė greminė?!

Mė vjen si velė,
Enigma sjell!
Me ty mbėshtjellė,
Humbas nė qiell.

Shkėndijė e shkėmb
Nė njė ciklon,
S'e dimė se ē'bėjmė,
S'e dimė ku rrojmė!