Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Pėrjetim i pėrsėritur - dukuria Deja-vu (pjesa e parė)

Shkruan: Sabir KRASNIQI

      PĖRJETIM I PĖRSĖRITUR -DUKURIA DEJA-VU (pjesa e parė)

    Misteri i fenomenit Deja-vu nuk qėndron nė natyrėn e saj enigmatike, por nė natyrėn  enigmatike tė vet qenies njeri. Njeriu, siē e dimė edhe shkencėrisht, ėshtė qenie me aftėsi tė kufizuara. Pra ai nuk ėshtė njė specie e pėrkryer, edhe pse ne kemi dėshirė tė mendojmė ashtu. Ai pėrkufizohet vetėm nga pesė shqisat e tij, dhe pėrmes tyre e percepton realitetin qė e rrethon. Pra, bota qė na rrethon nuk ėshtė e pėrkufizura, por tė kufizuara jemi vet ne.

           

 

            Tė relaksuar bisedoni dhe ēlodheni me njė mikun tuaj nė njė kafene tė qytetit bregdetar ku ju keni shkuar pėr pushime. Mbi tavolinė ndjeni aromėn e kafes sė porositur. Dhe, pėr njė moment, juve ju pėrshkon njė ndjenjė e ēuditshme dhe ju duket sikur keni qenė edhe njė herė kėtu. Pikėrisht nė kėtė karrige, nė kėtė tavolinė dhe po e njėjta aromė  e kafes! Bile, juve ju kujtohet edhe fluturimi i njė mize pranė filxhanit... pėrjetim i pėrsėritur! Por, kur kishte ndodhur kjo? A ėshtė kjo vallė  e mundur? Ju ndodheni pėr herė tė parė nė atė vend...

            Kjo ndjenjė konfuze e njė situate tė panjohur por tė pėrjetuar mė parė, nuk ėshtė diē e pazakontė. Me siguri se shumica prej nesh e ka pėrjetuar, sė paku njė herė, kėtė ndjenjė tė ēuditshme. Dhe, kjo dukuri e pazakontė, ky fenomen psikologjik, ėshtė emėrtuar si Deja-vu, qė  rrjedh nga frėngjishtja, e qė do tė thotė “njė herė e parė (pėrjetuar) ose tashmė e parė (pėrjetuar)”. Anketat e ndryshme, nė shumė vende tė botės, kanė vėrtetuar se dikur rreth 70% e njerėzve e kanė pėrjetuar fenomenin Deja-vu. Njė studim i bėrė nė Universitetin Halle-Wittenberg  tė Gjermanisė shkon edhe mė lart. Ai rezultoi se 90% e pjesėmarrėsve e kishin pėrjetuar, sė paku njė herė, njė situatė tė tillė. Edhe nė forumet shqiptare (virituale), ku diskutohej pėr fenomenin Deja-vu, shumica e diskutuesve e pranojnė se kishin pėrjetuar efektin e Deja-vu-s. Ja disa nga postimet e diskutuesve:

            A. - “Ndjenja e Deja-vu-s , nuk tė ndodh veē njė herė, por shpesh herė. Personalisht e kam shpesh ketė ndjenje, dhe pėr ēudi, disi truri im, sikur pėrkujton se njė bisede apo njė veprim po ndodh pėr te dytėn herė!”

            L. - “...shpesh me ndodh. Ja p.sh. njė situate qė ėshtė kah ndodh momentalisht, me duket se ka ndodhur edhe mė parė. Gjithēka ėshtė plotėsisht e njėjte... gjithēka e pėrjetoj si pėr herė tė dytė! Gjithashtu e di se cila ėshtė fjala tjetėr. P.sh. qė ka pėr t’ma thėnė personi...  Shumė interesant ...shumė mister.”

            K. - “Mua personalisht mė ndodh shpesh njė gjė e tillė. Kur jam nė ndonjė situate nė jetėn e pėrditshme (pa marr parasysh ēfarė situate) mė ndodh qė tė mendoj se kjo situate ka ndodhur  edhe mė parė, para disa kohesh.”

            E. - “Edhe mua mė ka ndodhur shumė herė. Ēka me duket interesant ėshtė se gati ēdo herė ka qenė njė situatė e parėndėsishme...”

            M. - “Nuk mendoj se vuaj nga ky fenomen, se ėshtė diē qė mė ndodh rrallė, ama ngel nė kujtesėn time...”

            A. - “Mua kur mė ka ndodhur, disa herė kam menduar se ka tė ngjarė qė unė kam qenė mė herėt nė ketė bote, por nė njė trup tjetėr, e tash kur mė ripėrsėriten ato gjėra me duket se po i dijė tė gjitha, por jo nė ketė trup qė jam tash....”

            M. - “Kjo edhe mua mė ndodhe shumė herė por zgjatė vetėm 2-3 sekonda. E di se ēka ndodh nė atė moment ....dhe mė duket qė e kam pėrjetuar atė situatė mė pare.”

            Edhe pėr kėtė dukuri, sikurse edhe pėr shumė dukuri tė tjera, kanė shfaqur interesim shumė koka tė mėdha  njerėzish qė nga lashtėsia.  Pėrjetimet e tilla i pėrshkruan para mė se dy shekujsh edhe i shenjti Augustin, e tė cilat i krahason me “kujtesėn e falsifikuar”. Fenomenin Deja-vu, flitet se e ka pėrjetuar edhe Napoleon Bonaparta. Derisa e vėshtronte ushtrinė e armikut, i ishte parafytyruar beteja e cila do tė pasonte pak qaste mė vonė. Bile supozohet se edhe vet dukuria Deja-vu, e ka burimin nga ajo kohė.  S. Frojdi e ndėrlidh dukurin e Deja-vu-s me mendimet dhe imagjinatėn tona, tė ndrydhura, pėr ndonjė arsye, diku thellė nė ndėrdijen tonė  ose me sekuenca tė harrura nga ėndrrat tona tė shumta, tė cilat nė situata tė reja krijojnė ndjenjėn e Deja-vu-s. Edhe J. W. Gete, nė njė nga librat e tij e pėrshkruan njė pėrjetim qė i pėrngjanė shumė fenomenit Deja-vu. Nė librin “Sajimi dhe e vėrteta”, ai e pėrshkruan njė situatė, kur si i ri, duke kalaruar me kalė nėpėr natyrė, e sheh pėr njė moment vetveten, gjithashtu duke kalaruar nė njė kalė tjetėr, por nga drejtimi i kundėr. Aty dukej mė i moshuar dhe i veshur me rroba tjera. Disa vite mė pas, ai kalėron rastėsisht po nėpėr tė njėjtin vend dhe i kujtohet plotėsisht pėrjetimi i mėhershėm dhe vėren se vėrtet ai bartte po ato rroba tė cilat i ishin parafytyruar atėherė.  Kėtė dukuri nuk ka mundur ta tejkaloj as Holivudi, pėr tė cilėn edhe ka realizuar njė film me tė njėjtin emėr “Deja-vu - gara kundėr kohės”, ku rolin kryesor e interpreton artisti i mirėnjohur Denzel Washington.

 

            Nė fakt ē’ėshtė Deja-vu?

            Njėri ndėr profesorėt e psikologjisė nga Universiteti i Dallasit, qė u mor posaēėrisht me dukurin Deja-vu, ėshtė Alan Brown. Ai kishte mbledhur studime tė shumta nga kolegėt e tij shkencėtar, nė lidhje me kėtė fenomen, dhe i kishte studiuar me vite tė tėra.  Rezultatet e tij ishin deprimuese: aq shumė mendime kishte, po aq sa edhe shkencėtar!

            Megjithatė, tė gjitha kėto mendime (supozime) nga hulumtimet dhe eksperimentet e bėra, shkencėtarėt i ndajnė nė dy grupe. Disa mendojnė se fenomeni Deja-vu ėshtė ērregullim psikologjik i njė “lidhje tė shkurtėr” nė tru, ose thėnė ndryshe, njė mini-sulm nė tru, dhe si pasojė e atyre ērregullimeve, halucinacionet e reflektuara, pranohen si realitet  faktik. Ndėrsa tė tjerėt mendojnė se kėtu kemi tė bėjmė me pėrjetime tė mėhershme, tė memorizuara diku thellė nė ndėrdije, tė cilat nė momente tė caktuara, i perceptojmė si Deja-vu, pra, nga eksperienca dhe ngjashmėria e tyre, krijojmė bindjen se njė situatė tė tillė e kemi pėrjetuar edhe mė parė.

            Sipas pėrkrahėsve tė teorisė sė parė (anomalisė mentale), ku fenomen paraqitet, pasi njė devijim i pėrcaktuar nė tru, shkakton spontanisht ndjenjėn e njohjes.  Normalisht kjo ndodhė  nė laprat e tėmthit tė trurit, nė qendrėn e vetėdijshme tė kujtesės, ku  Hippocampusi, rregullon sipas njė strukture tė veēantė, pėr secilin perceptim shqisore pėrshtypjen e tė njohurės ose tė panjohurės. Nėse kjo pėrshtypje  ėshtė e njohur, neuronet flakėn nė njė pjesė tjetėr tė laprave tė tėmthit, tek parahippocampalis Gyrus, ku edhe  shkaktohet ndjenjėn e njohjes. Tek fenomeni i Deja-vu-s, flakėn neuronet nė parahippocampalis Gyrus, pa u pėrcaktuar mė parė si perceptime faktike. Pra, truri na mashtron dhe tek ne paraqitet  ndjenja e njohjes, e bindjes sė pėrjetimit tė situatės edhe mė parė. Njė anomali e tillė mund tė shkaktohet nga faktor tė ndryshėm si: lodhja, medikamentet etj., por mė shpesh nga ndonjė avari qė pason gjatė proceseve metabolike nė tru.

           

      Argumente pėr kėtė teori paraqesin pacientėt qė vuajnė nga epilepsia, ku vatėr e sulmeve janė laprat e tėmthit. Ata edhe pėrjetojė jashtėzakonisht shpesh fenomenin Deja-vu. P. sh. kemi rastin e Klaus Gecke-s nga Berlini, tė cilit, gjatė mėnjanimit tė njė tumori nė tru, i lėndohen kėto qendra tė kujtesės, dhe dy muaj mė pas, ai fillon tė pėrjetoj diē tė ēuditshme: “Nė rrugė dhe gjetiu kisha ndjenjėn se secilin njeri po e njoh!”- shprehej ai mė pas. Nė kokėn e tij, pas operimit, ishte zhvilluar epilepsia. Neurologėt besojnė se janė nė gjendje qė nė ēdo kohė tė provokojnė ndjenjėn e Deja-vu-s. Nėse parahippocampalis Gyrus ngacmohet me sinjale elektrike, sipas tyre, provokohet ndjenja e njohjes, tė cilėn e dėshmojnė pacientėt e eksperimentuar.

             Mirėpo, edhe pėrkrahėsit e teorisė tjetėr kanė argumentet e tyre.

            Ata mendojnė se gjithēka qė na duket si e njohur, ne veē e kemi parė ose pėrjetuar diē tė ngjashme, ndoshta vite e vite mė parė, por me kohė ėshtė “harruar” diku nė depon e kujtesės. Nė fakt, gjatė procesit jetėsor ne u nėnshtrohemi vazhdimisht veprimit tė numrit jashtėzakonisht tė madh tė ngacmimeve. Pra, ne pranojmė shumė mė shumė pėrshtypje se sa nė tė vėrtet mendojmė. Mirėpo ne perceptojmė dhe zgjedhim vetėm njė pjesė tė vogėl tė tyre, ato qė i konsiderojmė si mė tė rėndėsishme dhe nevojshme pėr mirėqenien tonė. Pra, truri vendos se cilat informacione meritojnė vėmendjen dhe cilat mospėrfilljen tonė dhe ato informacione  i memorizon nė forma tė ndryshme. Njė pėrshtypje nga ambienti i jashtėm, qarkullon nė forma tė ndryshme nėpėr procesin pėrpunues tė trurit dhe tek nė hierarkinė mė tė lartė qendrore tė tij, kėto pjesė informacionesh krijojnė imazhin e plotė. Mendohet se dukuria Deja-vu paraqitet kur ndonjė nga kėto informacione arrin pak me vonesė nė hierarkinė qendrore. Pra, arrin deri tek qendrat e kujtesės, derisa informacionet e tjerat veē kanė kaluar nė vetėdije. Kjo ngecje e informacioneve krijon pėrshtypjen se situata pasuese pėr ne ėshtė tashmė e njohur.

            Ekzistojnė edhe shumė teori tjera rreth fenomenit Deja-vu.  Spanjolli Hoze. L. Pinios, mendon se paraqitja e Deja-vu-s shfaqet si pasoj e njė moskordinimit mes receptorėve  dhe efektorėve. Derisa njeriu pėrmes shqisave pranon perceptimet nga bota e jashtme, dėgjon, sheh, ndjenė etj. dhe kėto informacione i memorizonė nė ndėrdije, mendja e tij ndodhet krejt diku tjetėr. Dhe kur kėto dy procese koordinohen, pra kur vetėdija  bėhet e vetėdijshme pėr situatėn, paraqitet fenomeni Deja-vu. Tani njeriu e pėrjeton situatėn, qė e ka ndjerė pak sekonda ose milisekonda mė parė, edhe emocionalisht.

            Mirėpo ka edhe shkencėtarė tė tjerė qė mendojnė se fenomeni Deja-vu ėshtė i lidhur me ērregullimet e rėnda shpirtėrore siē ėshtė epilepsia, skizofrenia, anksioziteti etj. dhe kėto dukuri shfaqen gjatė fazave sulmuese tek tė sėmurit.