DEDĖ GJO LULI
Njė emen qė tue mos
pasė pranė asnjė epitet nėnkupton nė Tč: Shqipninė, Flamurin, Malėsinė,
Hotin, Burrninė, Trimin e Traboinit, Nderėn, Vetflijimin pėr Atdhe dhe, sė
fundit shpifjet dhe harresėn...
Kur mėsuem kėtė emen
na dukej se bahej fjalė pėr njė person qė e kishim ndigjue dikund...ndoshta,
ndėr pėrralla, mbasi nuk kishim ide se njė Malėsor nga Hoti, mund tė
detyronte njė sulltan Stambolli me i kėrkue marrveshje...e ndoshta, edhe
me e peshue me monedha ari.
Asnjėherė nuk shihej
as Flamuri i Tij, edhe pse Foto Kel Marubi e kishte fiksue nė xhamat e
vjetėr tė studios sė tij. Dikund ndėr skuta tė shtėpisė e kishim edhe njė
fotografi tė mbetun, ma shumė se tė ruejtun, mbasi kontrollet e
vazhdueshme tė sigurimit komunist kishin marrė me vete ēdo foto qė kishte
njė njeri me armė ose tė veshun ushtarak. Pėr fat Deda ishte i veshun me
ēakēir...nuk ua pat tėrheqė synin vigjilent!
Herėn e parė kėtė Emen
e pata ndigjue nga njė grue e veshun me rroba tė zeza, qė pat ardhė pėr
vizitė nė shtėpinė tonė, Ajo ishte jo aq plakė sa e bante shamija e zezė mbi
kokėn e Saj dhe Fėtyra e lodhun nga qendresa pėr mos me kja pėr vrasjet e
djelmėve tė saj, nga stuhija e ardhjes sė komunistave me ernat rrėnuese tė
Serbisė, qė Ajo njihte me kohė, kur ishte kenė vajzė e re. Ishte Katrinė
Tomja...edhe sot kujtoj ata dy sy Shqiponje, apo tė ndonjė sfinksi, nuk mund
ta pėrcaktoj...por, pa i shtue asgja nga fantazia ime fėminore, ata ishin sa
njė filxhan kafje dhe tė zez si futa, qė i mbėshtillte Fėtyrėn e skalitun si
dikund ndėr ato vepra arti qė shfletojshe ndėr libra, por gati pa kuptue
asgja...
Ajo i foli Nanės seme
pėr qėndresen e Saj...se, grueja apo vajza malėsore e ka pėr turp me u pa
njė pikė loti tue i ra nėpėr faqet e saj, kjoftė edhe pėr djalin e
vetėm.... Kjo bisedė qė po bante Ajo, mė tėrhoq vėmendjen, mbasi nuk ishte
larg nga koha e vdekjes sė Babės dhe unė po mendojshe se cilit fis i pėrket
Nana eme, qė porsa zente me gojė emnin e Babės, i shkonin lotėt rrėkajė...
Kur iku, e pyeta Nanėn pse nuk i shkonin lotėt Asaj kur bisedonte pėr
djelmėt e vet tė vramė nga partizanėt dhe Nana, mė tha shkurt: Ajo asht njė
nga Burrneshat qė ka luftue vetė me armė nė dorė...ndėr male kundėr
serbėve!
Ma vonė jam kujtue
pėrse ndėr male nuk kjajnė femnat tona, se Atyne u asht pjekė syni nga duhma
e barotit nė beteja tė rrebta pėrkrah Trimave tė vet Malėsorė!
Ishte viti 1961 kur
pata fatin me kalue ndėr duert e mija njė nga gazetat ma tė njohuna
shqiptare, Ora e Maleve...aso kohe rrebtėsisht e ndalueme me u lexue. Po
pėr me dashtė me ditė kush asht kenė Ai Burrė me emnin Dedė Gjo‟ Luli, aty
mundesh me gjetė pikėrisht ate qė quhet esenca e veprės sė tij e shprehun nė
pak rreshta, por e saktė, ashtu si tė gjithė dokumentat qė pėrfshihen ndėr
ato faqe. Sigurisht, tue lexue aty gjenė edhe fakte qė janė ende tė
panjohuna, ose tė lanuna mė njėanė me qellimin e keq, qė ma vonė...me u
arkivue nė harresė. Deri kėtu do t‟ ishte dishka edhe e pranueshme me
rrugėn e vėshtirė qė vazhdon me ecė Historia e vertetė e popullit Shqiptar,
ende e pashkrueme, po ajo ma e keqja asht shtrembnimi i fakteve historike,
gja qė mė ka shtye me u ulė me shkrue kėta pak rreshta pėr Mikun e shtrenjtė
tė tė Parėve tė mijė, qė nė ato ditė tė Shenjta tė Marsit 1911 ishin pėrkrah
Dedė Gjo‟ Lulit.
Dedė Gjo‟ Luli asht le
aty rreth vitėve 1840. Kur mungon data e saktė nė artikujt e klerikėve, ajo
datė asht e pamujtun me u gjetė! Edhe ata e tregojnė jetėn e Tij nga goja e
njerėzve tė afėrt tė Dedės, nė gazetėn Ora e Maleve, dokument tė cilit i
jam referue pa frikė. Vendi ku ēeli Shqipja Kėte vigan asht Mali i Traboinit.
Ishte djalė i vetėm. Gjithmonė Shqipnia ka pasė fatin e Saj me u mburrė me
rrelike tė vetme...
Pjesė nga libri "Dedė
Gjo' Luli"
|