Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Dede Shkurti

DEDĖ SHKURTI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

DEDĖ SHKURTI

 

 

 

 

 

             Hyrje

  

             Lindur nė Mirditė me 2 Mars 1953.

            Pasi mbaron Gjimnazin e Rrėshenit nė vitin 1972, me Medalje tė Artė, vazhdon studimet universitare pėr Inxhinieri Automotive, nė Universitetin e Tiranės ku diplomohet nė vitin 1978.

            Ka punuar si inxhinier dhe Kryespecailist nė Transportin Rrugor, ne Industrinė e Bakrit, nė Shėrbimet e Transportit Rrugor dhe nė C E Z Albania.

            Qė nė moshėn e rinisė shkollore ka shkruar dhe botuar poezi, skica, ese dhe publicistikė. Ka botuar tre libra poetikė dhe ka nė dorėshkrim disa libra nė gjini tė ndryshme  letrare.

            Jeton familjarisht nė Tiranė dhe midis Mighiganit dhe Ontarios.

            Poezitė e mėposhtme janė marrė nga Vėllimi Poetik nė botim, “DHEPRID, DHEPRIND!”

 

 

 

 

BARR’GJANA

 

Zhgunat nė brinjė ngurtėsuan

Munella dhe Zepa, flokėgjata.

Pirustėve njė Grykė u dhuruan

Tė gjerė sa kryqėzoheshin dy shpata.

 

Kėtu edhe qielli  shironte tinėz.

Pak gji shiu t’i jepte  Fanit!

Si midis Skiles dhe Karibdės

Ijazi, barrėngarjuar, kalonin Zanat.

 

Kėtu hynin tė mundur dushmanėt

Drejt ėndrrės dhe makthit – Det!
Kryelartė, serbez hynin Dardanėt

Si gjaku nė venė drejt Zemrės sė vet.

 

Zemra e Arbrit i dha udhė Aortės

Nėpėr Zepė-Munellė, Pikėllim-Pashtrik.

Evropė e Mohuar iu bashkua Evropės,

Me ashtin, gjakun dhe fjalėn- shqip!

 

 

DHEPRINDI IM, DHEPRIND!

Je i pėrjetshėm sa vetė Pėrjetėsia
Je Gjithėsia qė pulson nė njė pikė loti
I pandashėm, i pabashkueshėm si Njėsia.
Dheprind, ti je vetė, Zoti!

Ėshtė dashur tė shkel mbi pėrvoja dhe dije,
T’i kthej reflekset nė fillesė, nė instinkt,
Kalikoc me vdekjen gremisur shkėmbinjve,
Pėr ta parė tė njėsuar Zot e Dheprind.

Ėshtė dashur tė fus ndėrmjet njė Oqean
Tė ngrihem dhjetė Milje nė qiell me Bohing.
Kujtese ngriu Mother & Father Land,
Gjithė qenien ma pushtojė i shtrenjti, Dheprind.

Solemn nė nderim tek George Washington
Nė sheshin qė thirrej: Martin Luther King.
Zemra mė trokonte tek “Dėshmorėt e Kombit”, 
Nė sheshin, “Skėnderbeu”, nė timin Dheprind.

Vatani ėshtė i rėndė po aq sa vetė Globi
Nuk emėrohet nė ngastra,
s’mund tė kthehet pėrmbys!
Kur thėrras, Dheprind, kam thirrur vetė Zotin
Zoti ėshtė Njė, nuk ndahet, kurrė, pėrgjysmė!

Tė bie nė gjunjė, tė falem si Abrahami jam gati
Nė emrin tėnd me djemtė flijohem nė Altar!
Zoti ėshtė Dheprindi qė frymon e pulson shtatit.
Dheprindi ėshtė Zoti:
Male e Fusha, Dete e Lumenj, Qiell e Bar!


(Duke medituar pėr here tė parė mbi Atlantik 1 Shtator 2002)

KĖNDEJ- ANDEJ

 

Unė duart laj nė njėrin Breg,
Ti kėmbėt lag nė bregun tjetėr.
Deti - kjo zemėr nė siklet,
Bashkon a ndan, Mike e Vjetėr?!

 

Unė, qėndrestar si gur mbi shkėmb,
Ty dallga kėmbėn ta lėpin.
Po kėrkoj kot imazhin tėnd,
Ti, Detit, timin ia pėrpin.

 

Unė shoh si pėrkėmbehen valėt,
Ty, pėr nėn gjinj tė bėhen shkulm
Tė pėrfytyroj Mbretėreshė Itake,
Mė pėrfytyron si njė Liburn.

 

Ti nė njė breg nė skaj Bermunde,
Unė gur mbi breg nė Detin Jon.
Imazhin tim mbi dallgė shkunde!
Tash deti ndan, nuk na bashkon.

 

Unė - Odise nė Jon mbi shkėmb
Ti, Penelopė, asnjė thėrrime!
Andej, Ti puth Kolombin tėnd,
Kėndej, mė puth Nausika ime.

 

 

NĖNĖZEZA

 

Tek nėna shkonte fare rrallė 
Kur rrobat nxinin pėr t’u larė
Ia ndriste nėna me fi hiri
Asnjė sapun s’ia ēonte i biri

 

Atje nė mal nėn bark tė resė 
Kėmishė-bardhė e shami-zezė!
Ėndėrronte rrugėn poshtė tek zalli
“Mbi njė Kal malli po m’vjen djali!”

 

Mė shumė se jetėzezė e moteve
E shpon nė shpirt kuvend i shoqeve:
Ē’u sillnin djemtė pėr arkė e vatėr. 
Setėr tė re e kafe-kokėrr.

 

Nė tė rrallėn ardhje, vonė pas darke,
Nxori shaminė nga fundi i Arkės
Nishan i shenjtė, tridhjetė vjet ,
Ia dha tė birit nė njė xhep.

 

Herėn tjetėr, prej Tiranės,
Mbėshtill dhjetė gurė e sillja nėnės!
- Eja nė kullė ditėn pėr diell !
Shoqet kanė sy,vetė m’i ke sjell!

 

 

NDĖRLIDHJE TĖ SHFORMUARA

 

Mėsuesi na sheh me syrin e njė nxėnėsi vjeshtuk.

Punėmarrėsit i dukemi gjumashė e dembelė.

Shitėsi i pakicės na gjurmon si hajdutė,

Prokurorėt sikur frymojnė nė mjedis kriminelėsh.

 

Pėrpara mjekut tė gjithė jemi lebrozė e sakatė,
Policit tė trafikut i ngjajmė si dele nė semafor,

Diplomatėt, nė vendin tonė, na vlerėsojnė refugjatė

Bosėt e televizioneve, manekinė pėr dekor.

 

Pėr Pushtetin e radhės jemi protestues kokėpalarė
Kryeministri, gjysmėn tonė e quan shuplakė
Kryetari i Opozitės, mosmirėnjohės e tradhetarė
Kryetari i Kuvendit, “dritanė, doshė e spartakė”.

Ėshtė dhe njė specie hibride e mbledhur nė njė Stan

Njė bashkėjetesė:  gjysmėgjeni, gjysmėidiotė,
Politikanė gjithėkrahėsh pjerdhin e hanė nė njė sahan

Katėr vjet na pallojnė e nė fund, na blejnė si Votė.