Po prisja qė tė kthehesha nga qyteti nė fshat.
Makinat tani janė si pikat e shiut dhe, po tė perifrazoj paksa atė thėnien
nga "Zonja nga qyteti" ..." nė mos njėri-tjetri Lenkėn do ma marrė" dhe mua
njė makinė do mė merrte. As pesė minuta dhe, sakaq, njė taksi ndali tek
kėmbėt. U bėra gati ta falėnderoj taksistin, por, pa hapur gojė unė,
bėrtiti pasagjeri:
- Po hajde, o Papi, se na thave synė. Kur u
zgjata qė tė shoh se kush qe ai qė mė ftonte, bėrtita unė tani:- Ore Dane,
ti je apo po mė bėjnė sytė! Po unė jam i tėri dhe i bėri, Dania.
- Ore Dane,- fola unė,- po mė qenke nisur si pėr
krushk?!
- Aha,- ma priti shpotinė me shpoti,- jemi bėrė
"Avropė", Papi! Pse ē'pandeve ti atė Danen e qėmotėm qė, disa herė, i
erdhėn anės pėr hapsanė.
U futa nė taksi dhe, kur mbritėm nė fshat, u
ulėm me Danen tek njė klub. Tek bėmė porosi, i hodha njė sy Danes qė kisha
pėrballė. Veshur e ngjeshur si pėr krushk, qytetshe hesapi: kur them kėshtu
Dania jo vetėm qe me kostum firmato, kėmishė tė mirė e kollare dhe nė kokė
republikė. Tamam evropian, por Dania Evropės i thotė Avropė dhe unė kėshtu
dhe po e lė. Dhe kėtė "Avropėn" Dania e ka arritur nė saj tė djemėve tė tij,
qė, siē mė tregoi, kishin zėnė njėri Holandėn, tjetri Belgjikėn dhe, mė i
madhi, Anglinė. Jo vetėm qė ishin nė emigrim, por dhe investonin pėr
familjen, sa Dane "Avropa" udhėtonte me taksi nga fshati nė qytet dhe
anasjelltas. Pa kishte ndėrruar "lėkurė" dhe, ē'qe mė e bukura, kish qenė
si vizitor tek ēunat,
- Aha,- vazhdoi tė mė tregonte,- tjatėr dynja
andej. Qeshė nė Holandė una, po njėherė nuk u ngopshė me bukė!
-Pse i thashė kish fukarallėk?
-Po jo, o tė keqen Dania tyja, po unė e dua
rrotėn e ēyrekut na, tė mė ngopė syrin e pastaj stomaqin. Por popull "qibar"
si kėta qytetsit tanė qė duan tė ruajnė trupin mos shėndoshen. Aha, u ulēė
unė nė tavolinė, e dua tė parėn bukėn, pa pėr gjellė s'jam qibar una, se e
ke mbajtur kokėn nė tra,atje.
E kalova me tė qeshur dhe, tek e lashė tė lirė
tė fliste, aty pėr aty, risolla nė mend atė Danen e dikurshėm qė, fare pėr
pak, kish shpėtuar nga hapsana.
* * *
Dania kish njė qerre me fėmijė dhe qė tė gjithė
pėr bukė. Sado qė punonte derrēe sė bashku me tė shoqen, mezi dilte nė kut.
I pakėnaqur qe aq, sa po ta zije nga hundėt, pikonte vrer. E keqja qe, se
vrerin as e fshihte dhe as e mbante pėrbrenda nė atė kohė aq tė rrezikshme.
Pėrkundrazi: e zbrazte pa ia bėrė syri tėrr. Qejfi i tij qe kur mblidhej
fshati pėr probleme, me porosi tė partisė, As partinė dhe as pushtetin nuk i
donte. Por budalla nuk qe qė tė thoshte: janė gjellė qė nuk mė hahet. Se e
dinte mirė ē'e priste. Po, kur i vinte gjahu nė shteg, bam e zbrazte. Duket
nuk i mbante mė lukthi.
* * *
Kish ardhur i deleguari i rrethit dhe fshati qe
mbledhur tek lėmi. Qe vendosur qė tė krijoheshin "tufėzat" dhe "arėzat" pėr
tė mirėn e popullit. Pra, dhe lopėt qė kishin nė kasolle t'i dorėzonin nė
kooperativė, pa qumėsht do merrnin sa tė donin. Foli i deleguari, pėrgatitur
dhe komunistėt nė fshat qė ta mbėshtetnin, se qe pėr tė mirėn e fshatarėve.
- Aha,- foli Dania,- atė kokėr ulliri pėr
vetėzėn time nuk e ha. Se nuk kam pak, por tetė gojė, po shtomė dhe mua me
timeshoqe, i thonė dhjetė frymė. Pėr vete, nuk e ēoj lopėn, kėta tė tjarėt
nuk di una.
I dhanė e i morėn, epo ku dėgjonte Dania me atė
vesh.? Tė tjerėt, i tufėzuan. Epo punė e tyre.
Pas dy-tri ditėsh qė u bė tufėzimi, plasi sherri
nė fshat. Gratė mend i binin me kusi njėra-tjetrės, se nuk kishte qumėsht
pėr tė tėrė. Dhe Dania e zbrazi:
- Ashtu ju pafsha! Se nuk mė digjonit mua, po
zbardhnit dhėmbėt. Imeshoqe e moli,e mbushi plot kusinė dhe, si e valoi, e
psheshi. I dhashė njė tė ngrėnė me gjithė ēuna sa jam plot.
Po a nuk ishte punė me rrezik kjo qė bėnte
Dania? Por thuaj qė Banushi, sekretar i partisė, qė ndiqte dhe sherrin dhe
ligjėratėn e Danes, qe njeri i mirė qė nuk i bėnte dėm kujt.
- Hiqu, o Dane, pėr kokėn tėnde, se do gjesh
belanė. Kafshoje atė tė shkretė gjuhė.
- Ika, ika, o Bano vėllai, por nuk mė mbajti lukthi, ndaj fola,-
u zbraz Dania.
- Moj gra,- foli si i vrarė shpirtėrisht Banushi,- po na
turpėruat. Jini motra me njėra-tjetrėn.
Po sos se qe njė ditė. Ēdo ditė e bėhej mė keq.
Pėrsėri tek lėmi i fshatit. Po gallaverosin grurin.
Dania ka pirgun me grurin e shirė para kėmbėve. Pjesa e qėruar e grurit
ėshtė mal aty nė platformėn prej ēimentoje. Mu tek "mali" i grurit ha pėr
shtatė qejfe njė lopė. Ha grurė tė pastėr neto dhe Mania qė, po tė zgjasė
dorėn e zė lopėn prej brirėsh, as qė e prish terezinė. Befas, mu tek lėmi
ndalon njė nga ato makinat qė nė fshat u thonė "xhips". Zbresin nja dy
qytetsė ( Dania kėta nuk i honeps fare!) dhe Banushi.
Njė nga ata qytetsit, sikur ta kish shpuar
dikush me bodec, mend kėrceu mu para Danes
- More shok,- foli i nxehur qytetsi,- si nuk tė
vret pak sytė dhe lė lopėn qė tė hajė grurin apo bukėn e fėmijėve tė tu?
Po Dania ėshtė nga ata tipa qė kanė nevojė pėr
fre dhe jo pėr shtyrje.
- Nuk ėshtė buka e kalamajėve tanė,- tha tėrė
mllef Dania. Ne sa e bėjmė gati dhe nuk shohim grurė me sy. Ėshtė juaja ajo
bukė dhe lopės t'i bėjė mirė!!!
-Si?Siiiiiiiiiiiiiiii?- mend ulėriu qytetsi. Por
fati i madh i Danes qe qė ndėrhyri, Banushi, dhe i tha tjetrit: - Ky nuk
mbush!!! Kėtė e shoqėroi duke vėnė duarėt nė kokė. Dhe iku qytetsi.
* * *
Do bėheshin votimet. Partia kish parrullėn:
votat pėr frontin, plumb pėr armikun. Po tė prishje qoftė dhe njė kandidat,
kishe votuar pėr armikun. Por sė pari, kandidaturat, diskutoheshin para
zgjedhėsve. U ngrit Dania dhe tha:
- Shumė nuk di tė flas una, po atė Zaēen e
Selmanit nuk e dua tė jetė nė kėshill dhe, po e latė, unė dhe imeshoqe, do
votojmė kondra. Mos kemi llafe jo armik e ku tė di una. Armik nuk jam, po
votė pėr Zaēen nuk jap. E tha Dania, po ata "koksit" nuk e vunė ujtė nė
zjarr. Gjoja pėr tė "trembur" Danen kishin sjell nė qendrėn e votimit njė
veteran nga qyteti. I gjatė si hosten dhe kaba e i trashė si njė
karabina nė kėmbė. Vajti dhe Dania. E mori fletėn e votimit dhe, kur pa
emrin e Zaēes, e zbrazi:- Ore, po nuk e paskeni hequr Zaēen ju dhe tak, nė
sy tė "karabinasė", njė i dha me penė dhe e fshiu. Jo vetėm kaq, por iu
drejtua tė shoqes: - Fshije!
- Shok, shok,- foli me nerv "karabinaja",- mos
bėj propagandė nė qendrėn e votimit.
- Ik, ore tutje, - iu pėrgjigj flakė pėr flakė Dania, - nuk kam punė me tyja,
por me timeshoqe.
- Azbie, fshije! - bubulloi Dania. Dhe shtoi: -
Do i bėj letėr shokut Enver, se e kini shkelur porosinė e partisė, qė, po
tė ketė ndonjė si Zaēja, qė nuk e duan zgjedhėsit, ta hiqni. Ju nuk e hoqėt.
Mė qafė paēi veten! Kėshtu dy vota shkuan pėr "armikun".
Kėto po kujtoja tek gjerba kafenė me Danen qė,
tani, ėshtė bėrė "Avropė". "Avropė" jo vetėm nga veshja, por dhe nga
mendėsia dhe niveli i jetesės. U pafshim pėr tė mira, o Dane "Avropa!".
Tiranė, 19 prill 2015
|