Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Dalan Luzaj

DALAN LUZAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

DALAN LUZAJ

 

 

 

 

         

 

            Hyrje

  

          Dalan Luzaj, u lind nė Vlorė mė 3 Gusht 1944.  Fėmijėrinė e hidhur e kaloi nė Ujin e Ftohtė tė Vlorės, ku kreu dhe shkollėn fillore.  Nė vitet 1962 - 1963 mbaroi shkollėn e mesme Pedagogjike “Jani Minga” nė Vlorė. Punoi pak vite si mėsues nė fshatrat e Tepelenės, dhe mė pas lufta e klasave e dėnoi me njėzetė e tre vjet internim nė fshatin Sherishtė tė Vlorės, qė ishte dhe periudha mė e zezė e familjes sė tij.  Si tė gjitha familjet e tjera tė deklasuara edhe familja Luzaj u vu nė shėnjestėr tė diktaturės, pėr shkak tė babait, profesorit tė madh, Isuf Luzaj, armikut tė diktaturės.

            Moshėn mė tė bukur tė jetės, nga 25 nė 47 vjeē, Dalan Luzaj e shpenzoi kanaleve tė fshatit Sherishtė tė Vlorės. Poezinė e nisi shpejt, qė nė bankat e shkollės, por ia goditėn pa mundur t’ia vrisnin.

            Sot, jeton me familjen e tij nė Ēikago, Illinois nė ShBA. Deri nė vitin 2014 ka qenė kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro - Amerikanė, i cili ėshtė zgjedhur dy herė radhazi me vota unanime nga shkrimtarėt.

            Ka botuar gjashtė libra me poezi: “Jeta mė Gjeti Vetėm” (1995), Diej tė Largėt (1996), “Pa rrugė” (2003), “Dhe Hėna Kurrė nuk Qeshte” (2008), “Kasollja e Internimit” (2010),  dhe “Vargje qė udhėtojnė” (2015).

 

 

 

 

 

NĖNAT E KOSOVĖS

 

O nėna tė shtrenjta ngelėt pa moshė,

Pa strehė, pa prag, pa vatėr, pa zjarr.

Shpinės mbani male, duart ngelur bosh.

Vrarė e therur, tė vdekurit pa varre

 

Ku t'i ēoni lulet, lotėt ku t'i derdhni?

Qerthullonin sofrėn, erdh' t'i vrau shkjau.

E rėndė plaga juaj, shėrim ku do gjeni.

Pikėllim i dhimbjes zemrėn tuaj ēau.

 

Prisni pėrlotur, Shkurtin Shtatėmbėdhjetė.

S'vijnė mė ata, vjen shpirt i tyre.

Ju, zgjasni duart, ata bėjnė pėrpjetė

Ditėn bėhen diej, natėn bėhen yje.

 

Dridhur nga gėzimi, pėrlotur nga malli

Gjithė gjaku juaj erdh' u bė liri.

Prej Boletinit te Adem Jashari.

Kur shkrep nė Kosovė, ndrinė nė Ēamėri.

 

Gjėmon Atdheu nė ēdo pėrvjetor.

Pėrballė janė tė gjithė, loke i vėshtroni?

Nisur krah pėr krah janė pėr nė Vlorė.

Ku festohet gjaku, shkoni t'i takoni.

 

Prisni si Lirinė, pyesni dhe nė shtrat.

I thėrrisni Zotit, tė ndjejnė dhe ata.

Monument lirie, mė i madhi fat,

Sa i bukur shorti, aq i rėndė ju ra.

 

Ju vijnė pėr ēdo natė, larg edhe pranė,

Ēdo njėra pyet veten, qyqe ku jam unė?

Nis e ndan nata, kthejnė atje ku janė.

O varri bosh dhembka mė shumė!

 

Tė solli fati loke, ferrit tė kalosh

Thellė ku bashkohen vdekja dhe liria.

Jo nderi, turpi lyp lėmoshė.

O nėnat e Kosovės nderi dhe krenaria

 

Prisni ju tė vijnė, me flamur nė dorė.

Burri, nipi, mbesa apo djali.

Shpėrndarė janė Atdheut, bashkė nė Vlorė.

Shtizės i ngre lart Ismail Qemali.

 

 

ATDHEU

 

S'ma dhanė Atdheun qeveritė!

E gjetėm gjakun tė copėtuar.

Atdheu mbytur nga tradhtitė,

Vetė qeveritė e kanė tradhtuar.

 

Plagė Atdheu gjer nė eshtėr,

Aq dashuri, sa shpesh na ēmend.

Ēdo ditė kryqėzohet nė gėnjeshtėr.

Ēdo brez pjesėton dy metra vend.

 

E pasurojnė Atdheun brezat.

Me shpirt e mendje historie.

I vrenjtur bėn ai pėrpjetė.

Pėr shkollė ka rritur qindra yje.

               

U lind nė gjak e s'vdes nė tokė.

Njė pjesė Atdheu kemi brenda.

Si hajmali na mbron nė botė.

Pėr djep, trandur e ka zemra.

 

Sa vjeē, i vjetėr vendi im

Ē'tė panė sytė nė mijėra vjet.

Ēdo brez, brezit i le trashėgim

Si mė tė shtrenjtin testament.

 

 

SE SYTĖ E MI

 

Pas ēdo fjale shfaqesh ti.

Me bukurinė qė rashė nė flakė.

Shpėrndanė kaq hire e mirėsi,

Sa s' po e bėje zap gjithė kėtė gjak.

 

Dėrgomė njė fjalė, sa njė dhuratė.

T'ju niste zemrėn me gjithė rrėnjė.

Tė ndrisin ty dhe ditė dhe natė

Si far, tė pres kur shkrep me shenjė.

 

Mė thuaj tė nisem dhe me kėmbė.

Ndoshta kėrrusur do tė vij.

Dhe palcė e shpirtit do tė dhembė.

Do ofshash zbardhur nė vetmi.

 

Unė tė kam dashur si asnjė.

Mėso njė fjalė nga e vėrteta.

S' mė lėnė kaq dhemb qė tė bėj zė.

O shpirt, o xhan , sa vonė tė gjeta!

 

 

LOTI

 

Kaq e madhe dhembja! Sa i vogėl loti!

Nė se bije nė det, s'di sa do helmojė!

Mė i nxehti helm, qenka mė i forti.

Shkrinė njė mal me borė mbi tė tė pikojė.

 

Kaq i vogėl syri! Loti kaq i madh!

Kaq i ėmbėl syri! Loti, s'paska mė tė hidhur.

Sa nga zemre nėnės s'ka mal mė tė bardhė.

Kur ja rrudhte faqet, Zoti ishte dridhur.

 

S'shteri syri motrės dhimbjen duke rrjedhur.

(Si, firon njeriu dhe kur helmin nxjerrė?

Ēohet, nga ėshtė dhimbja, motrėn paska zgjedhur,

Drita ēel njė shteg, humbja mbyll njė derė.

 

Kush nė shekuj lotin pėrkthehu?

Kush zbėrtheu dhimbjen ngjeshur nėpėr lot?

Humbje, trishtim gjer nė palcė i ndjeu.

Sa njė rruazė loti nxirė ka njė Botė.

 

Mos e bėj o dhimbje qė tė qajė nėna!

Jehonė e lotit shpirtra ēon nė kėmbė.

Kaq i hidhur loti, kaq e ėmbėl zemra.

I helmohet nėnės gjaku ndaj i dhembė.

 

Loti pikėllim, loti poliglot

Shtrydhet humbja, gjuhė e saj qė fletė

Dėgjuar kam… edhe gėzimi paska lot?

O Ti qė heshtė, ndihmomė t’i njoh nė jetė!

 

 

TREGOM MUNDESINE...

 

Tregomė mundėsinė, si t’ju harrojė.

Kur Ty pėr rreth tė kam ēdo ditė?

Jashtė teje s'kam si tė qėndroj?

Jashtė meje s'del, s'ke shteg s'ka dritė.

 

Po shtojnė stuhitė o mike shtrenjtė.

Kaq vite, shekuj tė mėritur?

S'ju gjej nė botė, nė asnjė vend,

Veē brenda meje e pėrndritur.

 

Mė shumė se malli shton harrimi,

Njė fjalė ndanė detet e trazuar,

Pėr dashuri mė nis harrimin

Me heshtjen plagė mė ke ndėshkuar.

 

Tregomė fajin ti dal zot,

Tė mė ēoje sa pash nėn dhe.

O mike shtrenjtė diellplotė.

A meritoj ē'ka Ti m'ė dhe?!

 

Kaq lule shpirti po shpėrthenin,

Mes vitesh zgjodha pėr t’ju sjell

A ka mė pranė se sa ne jemi?

A ka mė larg nėn kėtė diell?

 

Tregomė mundėsinė, si t’ju harroj?

A tė largoj, tej nė shkretėtirė?

Ku Ti oazė do tė firoje,

Do qeshėsh lehtė, do ndihesh mirė.

 

A tė largoj me lumin bashkė?

Njė grusht uji kur bėhet det?

Misteri i detit ėshtė i lashtė,

As ka shpjegim, as do tė ketė!

 

Ti dallgė e bardhė do mė rrėmbesh.

Do bėhesh valė gjer nė rėrė.

Ndaj bėhu ditė t’ju pėrshėndes!

Se nata mijėra vjet ėshtė bėrė.

 

Kaq dashuri tė bėhet dhimbje?

Me kohė dhe dhimbja bėhet plagė.

Kujt fat nxiu qė nė lindje,

As dritė as diell s'ka ta zbardh!