MEDITIMI I NJĖ SHPENDI
Kam njė zjarrmi tė madhe
Po tė mundja
Sonte kisha me zbrazur kujtesėn time
Si kovėn e urinimit
Kjo gjendje
Nėpėr tė cilėn po kaloj
Nuk mund tė krahasohet
As me Ferrin e Dante Aligerit
Nė testamentin e vdekjes
Muret e trishtuara
Mbajnė nė shpirt kohėn e vrarė
Ndėrtuar nė kulla kallkanėsh
Sa herė qė hijet hynė mes tyre
Hapėsirėn e ngufate
Njė tjetėr hije mė e zezė
Se sterra nė qelinė numėr shtatė
Kjo zjarrmi qė po mbinė si lisi
Nė shpirtin e kangjeleve
Ėshtė zjarrmia e natės sė fundit
Nė mendjen e shpendit tė lirė
ĒAPKĖNĒE KAM TROKITUR
Sa herė qė vij nė qytetin tim
Nėn sqetull mbaj nga njė ėndėrr
Askėnd snjoh
Nuk mė njeh askush
Kori i zogjve nė pjergullėn e kuqe
Vjelė ca kokrra rrush
Njė dritare hapet
Kur tjetra veē mbyllet
Si nė Adoleshencėn time
Pas perdeve tė Lumėbardhit
Fshihen vashat
Gurgullimat e qeshjeve
Derdhen kalldrėmeve
Kalaja me nostalgji prek lotin e erės
Nėpėr rrugėt e ngushta
Qenkan zvogėluar ēatitė e verdha
Shiu imcak troket nė kujtesėn e xhamave
Dikur moti
Eh kur ishin kohėrat e ēapkėnllėqeve
Ēapkėnēe kam trokitur
Nė kėto porta tė mbyllura
ĖSHTĖ NJĖ NATĖ E VONĖ
Sado qė zbres kėtyre shkallėve
Vjetėt nuk ndryshojnė
Mbesin po aq sa janė
Mbase mė bie mė mirė tė eci edhe pak
Sa qenka e shkurtė kjo rrugė
Kur kalojmė mes stinėve
Mė duket se dje ishte pranvera
Kurse sot dimri
Po i shkulė rrėnjėt e pjergullave
Pa e provuar gllėnjkėn verės
Njė zog mbi ēatitė fluturoi
Me njė arkivol tė hirtė
Sot erdhi njė tjetėr stinė
E bardhė
Si veladon kardinali
Skajshmėrish e thinjur
Tė moshuarit me bastun bredhi
Trokasin nė dyert e kalldrėmeve
Trokasin pandėrprerė
Nėpėr dyert e luleve tė ēelura
Ėshtė njė natė e vonė
Nuk hapen portat nė kėtė kohė
KJO BISEDĖ E GJATĖ
Nė dhomėn time tė errėt
Sonte kam kohė me bollėk
Asnjė send
Sdo ta lė nė vendin e vet
Do e trazoj rehatinė e kukullave
Sdua qė askush tė qaj mbi kokėn time
Hapėsira e mbushur me lagėshti
Dhe mure tė mykura
Bisedon me skeletet e hardhucave
Qė pėr konak e patėn
Rrjetin e merimangės sė zezė
Kjo bisedė e gjatė
Spėrfundon me kaq
Njė arkivol hynė
Kurse tjetri lundron nė ajrin
E shtrydhur nga gazrat
Nė dhomėn time
Paska ndryshuar orari i sendeve
Asgjė mė nuk qėndron nė vendin e vet
Dikush e mori pasqyrėn e korridorit
Si mund ti kreh tani
Flokėt e thinjura tė kohės
TI ASKURRKUND
Nėn stėrkalat e shiut tė kujtesės
Po bie njė tjetėr shi
Hėna e thyer nė qindra copė
I shlyen rrugėt e zhurit
Pritja ime nuk i pėrngjante heshtjes
E as pritjes sė hijeve
Njė mistere e sė kaluarės
Rri varur nė ēengelet e mjegullave
Me kohė i ftuam meteorėt
Nė dyert e hapura nuk trokitėn lejlekėt
Ishin ato ēaste tė mbushura me helm
Mbi ullukėt e dhembjes qanin zogjtė
Si zėrin tim i ftova metaforat
Ti askurrkund
Vetėm palltoja e jote kishte mbetur
Si njė lloj pengu nėn akaciet e lagjes
Mė duket se ēdo pritje ishte e kot
Tė kota ishin edhe ofshamat
Ēdo tregim tjetėr pėr kopshtin e pjeshkave
I pėrngjante njė mashtrimi tė hershėm
KAH PO IKIN SONTE
Mė fal e dashur
Sonte nuk jam kėtu
Kam ikur jashtė lėkurės sime
Kjo hėnė e re
Mi ka mbėrthyer kėto kocka
Pėr mishin e njė pėrralle tė vjetėr
Tė thash se nuk jam kėtu
Pėrse troket nė mendjen time
Unė nuk di
Se si mund ti hapi dyert
Qė asnjėherė skanė qenė tė mbyllura
Kėto mjegulla tė dendura
Po ma zėnė frymėn
Edhe frymėmarrja e pemėve
Disi po kollitet
Kush po troket sonte nė mendjen time
Mos vallė ėshtė ringjallur korbi
Njė natė si kjo
Mos ardhtė mė asnjėherė
Po kam dhembje nė kraharor
Mė dhemb frymėmarrja
Kah po ikin sonte
Lejlekėt e verdh tė zhgjėndrrave
PĖRSE VRINGĖLLOJNĖ ARMĖT
Ēfarė do tė thonė kėto vringėllima armėsh
Mos ėshtė ēmendur bota
Qė sonte po i shuguron emrat
E tė vdekurve
Njė zog i trishtuar si dimri
Njė kohė tė gjatė
Po rri nė degėt e thyera
Tė dy mendėsisė sime
Pranverat do tė vijnė tė pikėlluara
Si ēdo herė
Por ky dimėr i mbrapshtė
Nuk ka ndėrmend tė largohet
Pėrse vringėllojnė armėt
Nė mendjen e sėmurė tė shtrėngatės
Dikush i shuguroi mbrėmė
Armėt e njė shekulli tė panjohur
FAJSĖSOJNĖ ĒDO KĖ
Thonė se kam qenė ēamarrok
Kurrė dy gur si lashė bashkė
Fjalėt smaten sot
As me okė
Kur pėrzihen me lėmashk
Njerėzit flasin ēfarė u do shpirti
Pėr tu treguar sa mė bujar
Fajėsojnė ēdo kė
Po tė jetė edhe Krishti
Vetėm mėkatin e vetė pėr ta larė
Kėshtu e ka
Dhe e ka pas ky soj
E kėrkoj fajtorin pėrherė diku larg
Vetė notoi si tapa mbi ujė
Duke shkelur mbi ēdo plagė
|