Ata qė quheshin nga tė
gjithė ēifti simpatik, ishin dy kamerierė tė bar-restorantit kryesor tė
qytetit provincial. Bimi dhe Elda kishin zėnė vend nė njė nga bangat e
fundit tė klasės, ku kryenin vitin e fundit gjimnaz tė shkollės sė natės.
Ndryshe nga disa
mistrecė tė rritur, qė i shtynin orėt me muhabete e karagjozllėqe,
kamerierėt e fejuar qėndronin krejt tė heshtur nė skajin e tyre fundor.
Buzėqeshnin ėmbėl, kur u drejtoja vėshtrimin dhe putheshin ndonjėherė kur i
kisha sytė larg tyre.
Mua mė kishin caktuar
me detyrim tė jepja mėsim letėrsie nė klasėn e tyre, sepse disa tė tjerė
kishin nxjerrė lloj-lloj arsyesh pėr tė mos punuar me ta. Por arsyeja
vėrtetė ishte se, mėsuesit nuk ēanin dot me kokat e gdhenjve, tė ulur nėpėr
banga, sa pėr tė marrė njė dokument shkolle. Dhe kuptohet, puna e detyruar
me kėta tipa qė nuk hanin pyka, kėrkonte mundim dhe nerva tė forta. Por
sidomos durim tė pėrkryer, pėr ta pėrsėritur njėmijė herė fjalėn qė nuk
hynte kurrsesi nė trurin e tyre tė pagdhendur qysh nė fėmijėri. Bimi dhe
Elda ishin shtyrė nga viti nė vit mė pesėn mėshirėmadhe, vetėm sepse ishin
tė urtė.
Thuhej mes mėsuesve,
se njė kope me lepuj mund ta bėje zap shumė mė lehtė, se njė klasė me
ronxhobonxho tė tillė, qė shpėrthenin papritmas nė tė qeshura pėr
budallallėqe krejt tė kota dhe tė shkatėrronin orėn e mėsimit.Shkepsiri
tha njėri qė nuk e kish mėsuar mirė emrin e Shekspirit tė madh tė letėrsisė
angleze dhe hajde ti mbaje bubullimat e gazit tė tyre qė nuk ndaleshin,
derisa ra zilja, pa arritur tė shpjegoj mėsimin e ri. Le tė ishin tė rritur
nė moshė, ata sapo uleshin nė banga, bėheshin njėsoj si kalamajtė. Kur e
shihje vajzėn nė kėmbė, tė dukej aq e hijshme dhe elegante, sa tė merrte nė
qafė. Por sapo ulej nė bangė, e ulte edhe veten deri nė atė shkallė, sa
zbulohej tėrėsisht se ishte nga mendja njė kokėrr budallaqje, qė mjerė kujt
i binte nė pjesė. Ngaqė mė vinte keq pėr gjendjen e tyre, njė mbrėmje u
detyrova ti them njėrės qė si mbyllej goja:
- Dėgjo, moj vajzė!
Kur dikush qė kėrkon tė lidhė jetėn me ty tė sheh tė heshtur, mund tė thotė,
kjo kasafortė kaq e bukur, kushedi sa miliona ka brenda. Po kur ti harron e
lė krejt pa ēelės dhe zbulon tė gjithė boshllėkun tėnd, ai ikėn nga sytė
kėmbėt.
Mirėpo atyre nuk u
bėnin fare pėrshtypje kėshillat e mia dhe pėrsėri qeshnin.
Bimi me Eldėn kishin tė keqen tjetėr, nė trurin e tyre rrėshqitės si xham i
pjerrėt, nuk zinte vend asnjė pikė uji, nga tėrė ato kova me lėndė mėsimore
qė zbrazja mbi ta. Bimit, tė mbushur me katra, qė e thėrrisja tė ngrihej nė
mėsim e mė thoshte pa lėvizur nga banga: Vėre katrėn, profesor! arrita
deri aty, sa ti thosha: Mėso pesė vargje, ose pesė rreshta, tė marrėsh njė
pesė! Pra, njė lėshim ky, nė kontrast tė madh me nxėnėsit e ditės, nga tė
cilėt kėrkoja analiza ideoartistike tė thella. Elda, disi mė ndryshe,
mundohej tė nxirrte pak fjalė ēalamane tė mangėta, sa pėr njė pesė gjysmake.
Erdhi dhe fundi i
vitit, kur duhej tė mbyllja regjistrin e klasės sė tyre. Kisha vendosur qė
Eldėn ta shty nga halli, pėr tė mos lėnė shumė mbetės nė atė klasė, kurse
Bimin ta lė pėrsėritės pėr vitin tjetėr. Ai e dinte mirė gjendjen e tij me
shtatė katra nė regjistėr dhe erdhi mė tha teksa po dilja nga klasa:
- Ke vendosur tė mė
lėsh, profesor?
- Po tė tė kaloj ty,
qė i ke duartrokitur katrat publikisht e me zė tė lartė, duhet tė mos lė
asnjė tjetėr qė ma ka sjellė shpirtin nė majė tė hundės.
- Po unė stė kam bėrė
fare zhurmė, profesor?
- Pėr qetėsinė tuaj tė
lavdėrueshme si ēift, do kaloj Eldėn. Ti mėso pėr vitin tjetėr pesė vargjet,
apo pesė rreshtat qė tė kam thėnė disa herė.
- Ju nuk jeni aq
zemėrngushtė sa thoni, profesor!
- Nuk ėshtė punė
zemre, po punė fjale, qė e ke thėnė me gjėmim Vėre katrėn! dhe tani ajo
smė lejon tė lė asnjė tjetėr nė klasė, po tė kalova ty.
- E ke gabim qė mė lė,
- tha qetėsisht, - Njė copė pesė pėr mua, nuk do bėjė hatanė.
E vėshtrova mendueshėm
me keqardhje.
- Po mirė, more Bim,
ta zėmė se tė fal njė pesė dhe ti e mbaron kėtė hall, po si do ēash nė jetė
pa dituritė mė elementare qė tė nevojiten?
- Kismet, si tė jetė
thėnė... Unė nuk do bėhem profesor si ju, pjata dhe lugė do ēoj te klientėt
nėpėr tavolina...
- Do vijė dita qė
kamerieri duhet tė jetė jo vetėm i arsimuar, po duhet tė dijė edhe gjuhė tė
huaj, - ngulmova ta bind.
- Eh, o profesor, edhe
pėr njė copė gur, siē jam unė, do ketė vend diku nė ndonjė mur tė shtrembėr,
sa tė mos rrokullisem tė mė marrė lumi!...
Kėto fjalė tė
dhimbsura tė njė mendje fukarai mė bėnė tė mendohem. Ai iku i mėrzitur dhe
mė dėrgoi tė ėmėn qė kishte muhabet me time shoqe.
- Po, Bimin tim qė e
kam rritur me kothere, do lėsh nė klasė ti, o goxha profesor, qė po tė mbaj
nė gojė tek tė tėrė, si floririn e tė gjithė mėsuesve!?
- O, ho, ho, leri kėto
lėvdata tė kota, se do ta shoh edhe njėherė atė punė! - i thashė pėr ta
hequr qafe dhe duke mos pasur mundėsi tė lė asnjė tjetėr, i kalova tė
gjithė, duke i hedhur nė kontingjentin jetėsor, si dengje pa markė.

Pas dy vjetėsh kishte
ndryshuar sistemi shoqėror dhe me privatizimin e bėrė nė sektorin e
tregtisė, Bimi me Eldėn kishin marrė nga ndarja me punonjėsit e tjerė,
lokalin e brendshėm tė bar-restorantit. Ata u bėnė pronarė tė ligjshėm dhe
ndėrtuan njė banak modern nė fund tė sallės sė madhe, ku bari i tyre filloi
tė tėrhiqte klientė nga i gjithė qyteti.
Bimi si kamerier dhe Elda e bukur si banakiere, i shtuan mjaft tė ardhurat,
blenė frigoriferė tė fuqishėm, pajisje e komoditete pune, furgon furnizimi
dhe njė veturė pėr argėtimet e tyre familjare. Duke dalė kėsisoj nė krye tė
konkurrencės mes lokaleve tregtare.
Teksa isha duke zbritur nga shkolla me ēantėn time tė punės nė dorė, Bimi
para derės kryesore mė pikasi. Futi njė ēast kryet brenda, diēka i tha sė
shoqes te banaku dhe mė thirri entuziast:
- Tė lutem, ktheu njė
minutė, o profesor!
Nuk ia prisha qejfin,
mė tepėr se u bėra kureshtar pėrse mė donte tani qė skishte aspak nevojė
pėr mua. Hyra brenda dhe kur vura re pėrzemėrsinė, me tė cilėn mė ftonte,
duke mė marrė pėr krahu tė ulesha te njeri nga kolltukėt e rehatshėm,
qėndrova sė fundi pėrballė tij. Ai i bėri shenjė gruas dhe ajo solli
menjėherė njė tabaka tė madhe me birra dhe meze tė bollshme.
- Ti je rob zoti, o
profesor! Ne tė dy me Eldėn nuk e harrojmė kurrė tė mirėn tėnde. Tani mos na
e prish qejfin tė pimė ndonjė birrė pėr shėndetin tėnd dhe te na urosh, se
na ka shkue puna fjollė me kėtė lokal!
Mbeta pa fjalė. Ngrita
gotėn qė ma kishin bėrė gati dhe u thashė:
- Hajt, u priftė e
mbara dhe me fitime tė tjera mė tė mėdha nė tė ardhmen! Mė bėhet qejfi, qė e
paskeni rregulluar jetėn tuaj pėr bukuri, me punė!
- Faleminderit shumė,
- tha ai me njė shprehje plot respekt nė fytyrė. - Po edhe njė fjalė du me
ta thanė, o profesor, se mė ka ngelė merak kur mė ke thanė: Si do ēash nė
jetė ti Bim, qė nuk mėsove asgjė nė shkollė, e unė tė thashė, kismet, o
profesor. A e shef tani, ti me alamet diplome profesori, ske para tė hysh
nė lokalin tim tė pish njė birrė me gruan. E mua smė mungon tani asgjė prej
gjėje!...
E kundrova qetėsisht
te ata sytė qė i shkėlqenin nga euforia dhe i thashė:
- Kjo ėshtė koha jote,
o Bim, koha ime ende nuk ka ardhur !...
Nuk di nėse mė kuptoi
saktė ku e kisha fjalėn, por di se ai e pėrdori dhe e shfrytėzoi nė maksimum
kohė qė kishte nė dispozicion.
Kaluan disa vjet. Unė
ika nė kryeqytet, besnik i profesionit dhe pasionit tim. Dhe Bimi me atė
copė pesėn qė i fala atėherė, nuk u bė profesor. Por se si u ngjit deri
deputet nė parlament, se si i rregulloi problemet e arsimimit, e di vetėm
ai. Guri i tij nuk zuri vend nė ndonjė mur tė shtrembėr, por nė majėn e
kalasė shqiptare.
Ndodhi njė ditė
rastėsisht, i pashė nga larg si ēift, kur zbritėn nga benci luksoz dhe hynė
nė njė dyqan mode tė Tiranės. Tė veshur tė dy me kostum tė zi firmato. Bimi
me kravatė tė kuqe dhe kėpucė lustrafine me majė. Elda me shall farfuritės
dhe kėpucė mė taka tė holla. Tė dy me pamje tė velur, sikur kishin zbritur
nga njė planet tjetėr i rruzullimit.
Unė me njė qeskė nė dorė,
ku kisha blerė ca karota dhe presh, ika ca mė larg tyre, pėr tė pritur kohėn
time. Ndoshta vjen.
|