Pranohet pothuaj nga tė gjithė se ēdo njeri ka
njė aura qė, shumica e njerėzve, e perceptojnė si njė masė drite qė rrethon
trupin tonė. Nė esencė, ėshtė pikėrisht ashtu, por kjo ėshtė ta shikosh
shumė thjesht problemin sepse aura shtrihet shumė herė mė tepėr se ē'mund tė
mendojnė njerėzit dhe pėrbėhet nga shumė pjesė tė ndryshme.
Nė kuptimin mė tė gjerė, aura ėshtė ēdo formė
energjie qė gjenerohet nga trupi dhe rrezatohet larg trupit. Sot, ka pajisje
me tė cilat mund tė shohim pėrbėrėsit e auras duke na ēuar drejt tė
kuptuarit tė ndikimeve dhe pėrdorimeve qė ka ajo. Siē do ta shihni, aura
ėshtė shumė komplekse duke qėnė se pėrbėhet nga njė sėrė vibrimesh elektrike
dhe elektromagnetike dhe, ndoshta, edhe nga forma tė tjera rrezatimesh qė do
tė zbulohen.
Rrezatimi i auras ėshtė nė fakt komunikim, ashtu
si edhe valėt e radios, duke mbartur informacion mbi veten tonė pėr nė
hapėsirėn qė na rrethon. Shumė dukuri tė tjera mund tė lidhen ose varen nga
aura, pavarėsisht se nė pamjen e parė nuk duket se ėshtė kėshtu.
Shqisat normale tė njeriut
Ne tė gjithė kemi lindur me disa shqisa dhe
pikėrisht me ndihmėn e tyre ne mundemi tė perceptojmė botėn qė na rrethon.
Shqisat tona janė tė mjaftueshme pėr jetėn tonė tė pėrditshme aq sa na kanė
bėrė nė gjendje qė tė mbijetojmė si specie nė mėnyrė shumė tė suksesshme.
Por rreth nesh ekzistojnė shumė mė tepėr gjėra se ē'mund tė zbulojnė shqisat
tona normale. Dy nga shqisat tona qė mund tė kapin ngjarje nė largėsi janė
sytė dhe veshėt. Veshėt tanė kapin vibrimet nė ajėr kurse sytė zbulojnė
vibrimet elektromagnetike qė udhėtojnė nė tė ashtuquajturin eter. Valėt e
dritės qė shohim ne janė valė tė energjisė elektromagnetike me frekuenca tė
ndryshme vibrimi (ose gjatėsi tė ndryshme valėsh), duke na dhėnė ngjyrat e
ndryshme. Drita thjesht e bardhė pėrmban vibrime tė tė gjitha frekuencave qė
mund tė veēohen duke e kaluar kėtė dritė nėpėr njė prizėm ose njė pikė shiu,
duke pėrftuar njė spektėr tė ngjyrave ose njė ylber. Ngjyrat e kuqe kanė
frekuencė mė tė ulėt se sa ngjyrat drejt vjollcės, ku frekuencat janė mė tė
larta.
Sytė tanė mund tė shohin frekuencat qė ne i quajmė
dritė e dukshme, por ēfarė shohim ne ėshtė vetėm njė pjesė e spektrit
elektromagnetik. Pėr tė parė tė gjitha frekuencat e tjera, normalisht na
duhen pajisje pėr t'i konvertuar frekuencat e padukshme nė njė formė qė mund
ta shohim ose ta dėgjojmė. Rezatimin elektromagnetik e kemi rreth e qark
nesh dhe njė nga pėrdorimet mė tė zakonshme tė tij janė transmetimet e
sinjaleve tė radios dhe tė TV. Zėrat dhe figura transmetohen nė frekuenca
shumė mė tė vogla se ē'mund tė detektojme ne me shqisat tona normale dhe na
duhet njė radio ose TV pėr t'i konvertuar zėrat dhe figurat nė njė formė tė
detektueshme nga shqisat tona. Dihet qė radio dhe TV pėrdorin frekuenca tė
ndryshme.
Rrezatimi i trupit tė njeriut
Trupi ynė rrezaton njė spektėr tė gjėrė
frekuencash elektromagnetike. Frekuencat mė tė dukshme janė ato tė imazhit
aktual tė vet trupit, por ky imazh ėshtė vetėm reflektimi i dritės nga
burime tė tjera, si psh drita e diellit ose drita elektrike. Trupi i
njeriut, nė fakt, nuk rrezaton vetė frekuenca nė spektrin e dukshėm dhe kjo
bėhet e qartė po tė mbyllim dritėn elektrike natėn. Pėr sytė tanė, trupi
zhduket. Ne shohim vetėm errėsirė.
Megjithatė, trupi rrezaton frekuenca tė cilat ne,
normalisht, nuk mund t'i shohim pa ndihmė. Disa prej frekuencave mė tė
dobishme janė ato mė poshtė ngjyrės sė kuqe, zakonisht tė njohura si infra
tė kuqe. Frekuencat infra tė kuqe mund tė udhėtojnė shumė kilometra dhe sot
disponohen pajisje qė i kapin kėto frekuenca. Pajisje tė tilla pėrdoren nga
ushtria dhe policia nė helikopterė pėr tė parė njerėzit poshtė gjatė natės.
Pajisje me tė njėjtin parim pėrdorin edhe brigadat e zjarrfikėseve pėr tė
detektuar njerėzit nėn godinėn e rrėzuar.
Nga kjo shohim se ky komponent i aurės sonė kalon
lehtėsisht mes pėr mes objekteve tė ngurta dhe rrezatohen nė njė distancė tė
konsiderueshme. Ne rezatojmė energji edhe nė shumė frekuenca dhe forma
energjie tė tjera qė akoma nuk janė kuptuar plotėsisht. Por ėshtė pothuaj e
sigurt se kėta komponentė tė tjerė tė aurės kanė disa prej kėtyre
karakteristikave.
Njohim, nė thelb, tė gjitha format elektrike dhe
elektromagnetike tė rrezatimit, por ama vetėm kohėt e fundit janė duke
pėrdorur njerėzit metoda moderne pėr tė korreluar mendimet, ndjenjat dhe
eksperiencat e njerėzve me aurat e tyre. Meqėnėse rrezatimi zhvillohet nga
proceset e trupit tonė dhe ēdo individ ėshtė unik, del qė aura e secilit
person ėshtė e ndryshme. Por, ndryshe nga shenjat e gishtave, aura ndryshon
me kohėn dhe me gjendjen fizike dhe mendore tė personit. Kjo teknikė krijon
mundėsinė e matjes sė komponentėve dhe modeleve tė ndryshme nė aurėn e njė
personi dhe bashkėlidhjen e tyre me gjendjen e personit. Ky shėrbim ofrohet
sot tė paktėn nga njė organizatė.

Energjia magnetike
Shumė njerėz pretendojnė se janė nė gjėndje tė
ndjejnė praninė ose tė kenė aftėsinė e perceptimit ekstrasensor (jashtndijimor).
Natyra ekzakte e kėsaj dukurie akoma nuk ėshtė e qartė. Njė komunikim i
tillė nuk ėshtė rrezatim elektromagnetik siē e njohim ne, pėrndryshe ne do
tė kishim dėgjuar brenda kokės sonė sinjalet e radios dhe tė televizionit.
Ka kohė qė njihet fakti se qelizat e gjalla reagojnė ndaj fushave magnetike
dhe ndaj rrezatimit. Shpejtėsia e rritjes dhe karakteristikat e florės dhe
faunės mund tė influencohen nga rrezatimi bėrthamor (qė ėshtė njė rrezatim
elektromagnetik me frekuencė shumė tė lartė). Dihet qė qelizat e gjalla
vetrreshtohen nė njė fushė magnetike. Zogjtė psh, kur udhėtojnė, pėrdorin
fushėn magnetike tė Tokės pėr tė pėrcaktuar drejtimin e tyre. Nga kjo del e
qartė se krijesat e gjalla mund tė reagojnė ndaj formave tė stimulimit qė mė
parė nuk mendohej se ishin tė kapshme me shqisat tona normale. Nuk ėshtė
larg mundėsisė qė disa njerėz kanė aftėsinė e detektimit tė disa
komponentėve tė caktuar tė aurės sė njė personi tjetėr.
Eksperimentet
Shumė nga eksperimentet e kaluara mbi dukuritė
psiqike nuk janė kryer me rigorozitet shkencor dhe, prandaj, rezultatet nuk
para janė besuar. Njė nga vėshtirėsitė ėshtė veēimi i informacionit tė
dėshiruar nga sasia e pakufi e rrezatimit tė padėshiruar qė udhėton nėpėr
hapėsirė. Mund ta imagjinoni vėshtirėsinė kur kemi parasysh mijėrat e
burimeve tė rrezatimit nė Tokė qė mund tė ndikojnė mbi rezultatet, pa
llogaritur pastaj sinjalet e gjeneruara nga proceset nė hapėsirė.
Meqėnėse disa ngjarje psiqike mund tė pėrfshijnė
forma energjie qė ne akoma nuk i kuptojmė plotėsisht, kjo e dyfishon
vėshtirėsinė e kryerjes sė eksperimenteve objektive me kėto dukuri. Pėr t'u
besuar atyre, kėto eksperimente psiqike duhen kryer nė njė zonė plotėsisht
tė filtruar nga tė gjitha format e rezatimit pėr tė parandaluar rezultate tė
rreme qė, fatkeqėsisht, i bėn kėto eksperimente tė kostueshme. Ndonėse, pėr
momentin, dukuritė psiqike qėndrojnė akoma nė fazėn e pranueshmėrisė
shkencore, kėrkimet mbi aurėn e njerėzve mund tė ēojnė nė shpjegimin e
perceptimit ekstrasensor dhe efekteve tė tjera psiqike qė pėrfshijnė
komunikimin.
Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetėt"
|