Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Ē'ėshtė hipnoza?

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

     Ē’ĖSHTĖ HIPNOZA?

 

     Edhe pse teori tė plotė pėr hipnozėn, nė kuptimin e definicionit tė plotfuqishėm, edhe sot e kėsaj dite  nuk ka, vėshtrimet e sotme moderne  pėrjashtojnė ēfarėdo  tretmani  tė hipnozės  si satanizėm, sharlatanizėm ose ndonjė formė tjetėr tė  ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin atė  nė gjirin e shkencės.

     

Zoti i gjumit “Hypnos”

            Nė njė anketė qė kam bėrė nė lidhje me hipnozėn, nė pyetjen: „Ēfarė ju bie ndėr mend  kur  pėrmendet hipnoza?“ mora kėto pėrgjigje: „misteri“, „gjumė“, „ēmenduri“, „punė dreqi“, „mashtrim“, „nuk ekziston“, „nuk e di“ etj., dhe, nė tė vėrtetė, nė lidhje me hipnozėn gjithēka mbetet paqartėsi (fshehtėsi), prandaj,  njė definicion  i plotė pėr hipnozėn ėshtė vėshtirė  tė jipet.

            Fjala hipnozė (hypnos) rrjedh nga greqishtja, dhe do tė thotė „gjumė“. Ky nocion ėshtė marr nga mitologjia e lashtė greke, me tė cilin personifikohej zoti i gjumit “Hypnos”. Hypnos-i ėshtė edhe babai i Phantasos si dhe zotit tė ėndrrave, Morpheus, i cili me ndihmėn e njė harpe vallėzonte nė njė lloj gjendje transi.

            Vėshtrimet e sotme moderne  pėrjashtojnė ēfarėdo  tretmani  tė hipnozės  si satanizėm, sharlatanizėm ose ndonjė formė tjetėr tė  ndikimit parapsikologjik, dhe e fusin atė  nė gjirin e shkencės. Nė Fjalorin e Gjuhės  sė Sotme Shqipe, hipnoza pranohet si degė e shkencore dhe definohet si: „...gjendje  e afėrt me gjumin, nė tė cilėn mund tė vihen njerėzit ose kafshėt e larta me anė tė sugjestionit pėr t’i mjekuar nga ndonjė sėmundje ose pėr t‘i bėrė qė tė sillen  sipas vullnetit tė dikujt“.   Prof. Ēarls Mater, nga Universiteti i Majamit, thotė: „Hipnoza ėshtė gjendje  e ndryshueshme e vetėdijes, tė cilėn e karakterizon rritja e koncentrimit, rritja e relaksimit dhe rritja e sugjestibilitetit“. Ndėrsa, Shoqata  e Mjekėve Britanikė e definon hipnozėn kėshtu: „Hipnoza ėshtė gjendje kaluese e kujdesit  tė zvogėluar  tė pacientit, gjendje nė tė cilėn mund tė shfaqen paraqitje tė ndryshme nga vetvetja ose  tė provokuara nga rrethi i jashtėm“. Edhe pse gjendja hipnotike ėshtė pėrafėrsisht e njėjtė me  gjumin, sepse korja e trurit tė madh gjatė ėndėrrimeve gjendet nė gjendje inhibicioni, ajo prapėseprapė ndryshon shumė nga gjumi. Kėshtu kėrkuesit kanė konstatuar se shkalla e pėrhapjes sė inhibicionit, si dhe shkalla e  intensitetit tė tij, ėshtė shumė mė e vogėl te gjumi hipnotik. Inhibicioni  qė krijohet gjatė hipnozės nuk pėrhapet nė mėnyrė difuze nėpėr  koren e trurit tė madh, por vetėm nėpėr  zonat e caktuara tė kores, ashtu qė, nė mes zonave qė janė tė pėrfshira nga inhibicioni ekzistojnė  edhe zona  me ngacmime normale. Me inhibicion  nė hipnozė mė sė shumti janė tė qėlluara zonat motorike tė kores sė trurit tė madh.

            Kėrkuesit gjithashtu kanė konstatuar se, nė mes  tė gjendjes sė fjetur dhe  asaj tė zgjuar ekziston njė lloj „gjysmė vetėdijeje“. Nė atė gjendje, funksionet trupore janė tė zvogėluara, ndėrsa ato shpirtėrore janė mė aktive. Nė gjumin hipnotik, i hipnotizuari  nuk e humb kontaktin me botėn e jashtme, gjė qė ndodh gjatė gjumit normal, por ato kontakte i zhvillon nėpėrmjet hipnotizuesit dhe atė me njė sugjestibilitet  shumė tė rritur. Gjatė kohės sė gjumit normal, ritmi i rrymave aksionale nė koren  e trurit tė madh ndryshohet shpejt, alfa-valėt humbin plotėsisht, ndėrsa te gjumi hipnotik ndryshohet ngadalė dhe alfa-valėt  nuk humbin plotėsisht. Nė gjumin normal mediumi nuk e pranon pėrshtypjen e jashtme, ndėrsa gjatė gjumit hipnotik, dėgjon edhe pėshpėrimat mė tė vogėla. Nė gjumin normal, aktivitetet mentale janė tė spostuara, ndėrsa gjatė gjumit hipnotik ato janė tė gjallėruara etj.

            Nė qarqet mjekėsore sot janė tė pranishme dy  rryma. Njėra rrymė e konsideron hipnozėn si kontinuitet tė gjendjes normale tė vetėdijes, derisa rryma tjetėr si gjendje  e ndryshueshme e vetėdijes. Rryma e parė quhet  shkalla e imitimit tė rolit, ndėrsa e dyta  shkalla e disocimit.

  

 

            NDIKIMI I HIPNOZĖS

  

            Teori tė plotė pėr hipnozėn, nė kuptimin e definicionit tė plotfuqishėm, edhe sot e kėsaj dite  nuk ka. Por, pavarėsisht nga kjo, ndikimi i thellė  i hipnozės  nė gjithė organizmin ėshtė i pamohueshėm, si dhe zbatimi i saj  nė qarqet e ndryshme mjekėsore  ėshtė gjithnjė nė rritje. Nė gjendje hipnotike mund tė shpejtohen   apo edhe tė ngadalėsohen: pulsi, frymėmarrja; gjithashtu,  mund tė ndikohet  edhe nė ndryshimin e materies: djerėsitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperestezi, hipestezi, kriptomenzi, amnezi etj. Pėr kėtė hipnoza edhe pėrdoret me sukses pėr shėrimin e shumė sėmundjeve organike, tė cilat  janė tė lidhura me probleme psikike (sėmundjet psikofiziologjike) siē janė: tė thatit tė zorrė, nė lukth, shprehitė negative pėrgjithėsisht, urinimi i pakontrolluar etj.

            Nė obstetrikė hipnoza  ndihmon nė lindje pa dhembje; nė stomatologji dhe kirurgji, pėr largimin e  frikės nga intervenimet (nė shumė raste edhe si  anestezi) etj. Gjithashtu, hipnoza me shumė sukses pėrdoret edhe nė shėrimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisė etj. Kjo nuk do tė thotė se hipnoza ėshtė „ilaē“  qė i shėron tė gjitha sėmundjet, por, nė kombinim me  metodat tjera terapeutike, ndihmon shumė  nė shėrimin e tė sėmurit.

            Gjatė gjendjes hipnotike, mediumit mund t’i sugjerohen edhe sugjestione tė rrejshme pėr secilėn shqisė veē e veē, qoftė nė planin pozitiv apo nė atė negativ. Mediumi mund tė ndiej, dėgjojė ose tė shohė gjithēka qė i sugjerohet (edhe nėse ato janė jashtė realitetit), si dhe tė mos i ndiej, dėgjojė ose shohė ato qė   objektivisht ekzistojnė. Pastaj, mund tė provokohen gjendje tė ndryshme shpirtėrore si: gėzimi, hidhėrimi, dashuria, xhelozia etj; po kėshtu mund t’i imponohet  kryerja e cilitdo aktivitet, tė cilin i  hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen  tani, ose vetėm  e ka parė se si tė tjerėt e kanė kryer, gjė tė cilėn e shfrytėzojnė zakonisht hipnotizues profesionalė nėpėr seanca  (shfaqje) tė ndryshme publike.

            Pėrveē kėtyre, nė gjendje tė thellė hipnotike, mund tė krijohet  edhe i ashtuquajturi „regresim i kohės“ ose „kthim nė tė kaluarėn“, nė tė cilėn mediumi kthehet nė cilėndo periudhė tė jetės sė tij, sillet si nė atė kohė dhe i kujtohen tė gjitha ndodhitė detajisht.

            Me rėndėsi ėshtė gjithashtu fakti se  personi i hipnotizuar gjendet plotėsisht nėn pushtetin e hipnotizuesit. Pasi qė sugjestibiliteti nė atė gjendje ėshtė mjaft i rritur, ndėrsa censura e logjikės  njėkohėsisht tejet e zvogėluar (nė minimum), personit tė hipnotizuar mund t’i sugjerohen jo vetėm ndjeshmėri tė ndryshme dhe mashtrime tė shqisave, por edhe tė kryej probleme mjaft tė ndėrlikuara, dhe atė, jo vetėm gjatė gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo ( kjo gjendje  quhet sugjestion posthipnotik ose posthipnozė dhe mund tė veprojė me vite tė tėra, qė mundėson keqpėrdorimin e  hipnozės pėr qėllime tė ndryshme si: vjedhje, mashtrime, dhunime e deri nė vrasje. Gjithashtu,  mundėson keqpėrdorimin e hipnozės nė luftėra tė ndryshme, pėr propagandė ekonomike si dhe pėr qėllime politike, pėr ē‘gjė do tė bėjmė fjalė  nė pjesėn  keqpėrdorimi i hipnozės).

            Hipnoza ndahet nė disa faza (stadiume) qė kalojnė nga njėra fazė nė tjetrėn, e qė mediumi gjatė kalimit nėpėr kėto faza futet gjithnjė thellė e mė thellė  nė gjumė hipnotik, varėsisht prej sugjestibilitetit tė tij dhe aftėsive tė  hipnotizuesit, gjegjėsisht terapeutit.

            Hipnotizuesit kėto faza i ndajnė nė mėnyra tė ndryshme, por shumica e tyre i ndajnė nė tri grupe: gjumi i lehtė, i mesėm dhe i rėndė ose shkalla mė e thellė - katalepsia.

            Siē e theksuam, hipnoza nuk ėshtė gjendje gjumi (fiziologjik), edhe pse  nė tė parė duket  kėshtu, por, besohet se, ekzistojnė  ndryshime tė caktuara nė tru, tė cilat nė njė tė ardhme jo tė largėt  do tė mund tė identifikohen. Ėshtė i njohur fakti se gjatė njė intervenimi kirurgjik nė tru (pacienti ishte  nėn anestezi hipnotike dhe duhej  t‘i mėnjanohej njė tumor), kirurgu, rastėsisht prek njė strukturė nė tru dhe pacienti papritmas  zgjohet nga hipnoza. Mjeku qė punonte me hipnozė e kthen prapė pacientin nė gjendje hipnotike. Nga kjo del, pa dyshim, se regjionet e caktuara nė tru ndryshojnė  mekanizmat fiziologjikė.

            Edhe pse sot mjaft njerėz mendojnė (edhe sipas anketės) se hipnoza ėshtė ēėshtje e magjisė,  dhe nė tė kanė ndikim forcat mbinatyrore, shkenca bashkėkohore ka bėrė pėrparime tė mėdha nė kėtė  drejtim, duke e zhveshur atė nga kėto paragjykime dhe duke  e trajtuar  si degė tė mirėfilltė tė  shkencės.

            Kėrkimet e pareshtura nė zbulimin e mistereve tė trurit, shpresojmė se do ta  sqarojnė edhe fenomenin e gjumit tė quajtur  HIPNOZĖ.