Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Burhanedin Xhemaili

BURHANEDIN XHEMAILI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

BURHANEDIN XHEMAILI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            U lind mė 28.02.1962. Shkollimin fillor dhe tė mesėm e ka kryer nė Kumanovė, ndėrsa Fakultetin Filologjik, Dega Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe mė 1988 nė Shkup. Ka ndjekur edhe studimet pasuniversitare nė Letėrsi...

            Ka punuar profesor i Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė shkollė tė mesme, ndėrsa tani ėshtė pranuar Kėshilltar Shtetėror nė Sekretariatin pėr Implementimin e Marrėveshjes sё Ohrit, qė tė transferohet nė Ministrinė e Kulturės...

            Dy mandate ka drejtuar Klubin e Shkrimtarėve ”Jehona e Karadakut” dhe pėrsėri ėshtė Kryeredaktor i Revistės “Doruntina” organ i klubit tė shkrimtarėve.

 

            Ka botuar:

 

            1. “Drita e vonuar’’ poezi 1993

            2. “Frikė nga liria” tregime 1994

            3. “Portrete tė djegura” dramė, Revista STILI ’97 Nr.7, 1999

            4. “Tingujt e jetės” tregime 2001

            5. “Kambanat e lirisė” poezi 2003

            6. “Magjia moderne’’ tregime dhe novela 2005

            7. “Rruga e ndjenjave” roman 2006

            8. ”Nė fund tė tunelit” tregime 2011

            9. ”Ėndrra e zgjuar brenda syve” poezi 2013

            10. ”Nga ėndrra nė ėndėrr/ Din vis īn vis” poezi nė rumanisht 2013

            11. ”Portrete tė djegura” dramė 2015

 

            Po ashtu ka botuar edhe shkrime publicistike, ese, vėshtrime letrare dhe recensione... Poezi dhe tregime i janė pėrkthyer nė maqedonisht, kroatisht, rumanisht, anglisht...

 

 

 

 

DY MIJĖ VJET TĖ KĖRKOVA

 

nėpėr detet e trazuar

tė kėrkova

sytė mė lotuan nga uji i zi

nėpėr fusha male botės udhėtova

dasmat vdekjet s’pushuan

tė kėrkova edhe nė varrezat

e stėrgjyshėrve

nė kozmos yjet duke numėruar

hėnėn duke shikuar

tė kėrkova

atje plot kėrpudha moderne

nėpėr gazeta TV

kahmos tė kėrkova

do tė tė kėrkoj

deri nė fund

edhe nėse format e kėrpudhave

bėhen realitet

 

 

ĒASTE VETMIE...

 

Nata e matur

me vetminė e fjetur

shkundi retė e zeza

mbi xhamin e dritares

dhe zgjoi heshtjen time

t’ plandosur,

gjersa shikoja portretin e kthyer

n’ albumin e kujtimeve tė zgjedhura

qė m’ kthenin nė kohėn e shkuar,

e zėri i humbur

brenda labirinteve tė harresės

m’ lėvronte shpirtin

me pyetjet e pareshtura

e nuk mė ēelte portat e mundėsive

tė mbyllura me rraptimė shiu...

 

 

HERETIKĖT

 

1.

Nė kėtė heshtje tė ngurosur

heretikėt po gufojnė pėrbrenda

si uji i kazanit qė vlon e nuk tymon

e magjistarėt modern mbi avull magjie

po shpikin formulime tė reja

pėr devijimin

qė po merret pėr lavdi

e lavdia pėr ēmendi...

 

2.

Nė kėtė kohė tė kthyer

pa orė e matės,

po zihen mes veti

idetė e mbrapshta

me engjėjt e heshtur

matanė zjarrit

qė na djeg shputat e kėmbėve

tė lėshuara nė lumin e akullt,

e dallkaukėt duartrokasin

nė sheshin e shtrigave

kur defilon mashtrimi

dhe humbet besimi...

 

 

ZĖRI I LARGĖT

 

1.

Ngado qė shkoj

mė ndjek zėri shpotitės

qė dėnes e qorton,

e kthehet buzagaz

kur ndjehem keq

dhe nuk di kah t’ia mbaj

e dikush mė jep mend

si ta kaloj mjegullėn

te porta dritėshuar...

 

2.

Terr ėshtė

nėna ime e dashur

e dikush m’ thotė

bėhu zjarr,

dhe lėvize gurin e djegur

pėr t’i thyer qafėn

territ me njė sy

qė m’ pret gojėhapur

e nuk e shoh

ēfarė forme ka...

 

 

KOHĖ E SHKUAR

 

Njė fjalė e shkruar

nė xhamin e thyer tė dritares

me shikim nga dielli

rrinte nė vetmi tė harruar,

e ballkoni i mbuluar

me rrjetin e merimangės

na pėrkujtonte mosbesimin

e kohės sė shkuar...

Nė kėtė heshtje tė humbur

zukama e mizave tė tėrbuara

irritonte macet e mėhallės

qė luanin me topin e shpuar

tangon e dėshpėrimit,

e nuk ishte vjeshtė mėrzie

as njeri s’ kishte vdekur,

por heshtja matej me hijen e vetė

gjersa drita ia dha kėngės...