Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
BUJAR
PLLOSHTANI
Hyrje
Bujar Plloshtani, poet dhe eseist. Ka lindur mė 18 dhjetor 1983 nė Tetovė.
Ka kryer Gjimnazin "Kiril Pejcinoviq" nė Tetovė, ndėrsa u diplomua nė
Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Evropės Juglindore.
Mė 2005 ka punuar nė SAATCHI - sektorin e anketave dhe
intervistave, Shkup.
Mė 2010 emėrohet anėtar i Shoqatės sė Poetėve tė Japonisė, dhe
njėkohėsisht Anėtar i Dhomės sė Festivalit tė poezisė "AMA-HASHI", Japoni.
Vokacion i tij pos poezisė ėshtė kryesisht dhe eseja filozofiko-politike.
Gjithashtu ai ka marrė pjesė si aktivist social nė shumė tryeza ku si pasojė
kanė qenė roli i shoqėrisė civile pėr demokratizimin dhe avancimin e
kulturės shqiptare nė vend.
Nė cilėsinė e poetit ėshtė pjesėmarrės i shumė Festivaleve tė
poezisė nė shkallė ndėrkombėtare dhe kombėtare.
Cikle me poezi tė zgjedhura tė tij janė pėrkthyer nė gjuhėn
angleze dhe japoneze, tė botuara kryesisht nė Japoni dhe Evropė.
BOTIMET:
"Nga regjia e shpirtit" - poezi (2007)
"Traktati mbi arsyen e mendimit" - filozofi (2009)
"Mbi arsyen e fjalės" - poezi (2010)
"Etikė dhe Politikė" - filozofi politike (nė proces)
NĖ OHĖR
Nė liqenin e qetė era e veriut tėrbohet,
sipėr nesh njė zė i frikshėm ndihet mefshtė.
Dallgė tė vogla,
pėrplasen brigjeve tė murit tė ftohtė.
Nė kėtė janar pa borė,
njė shtresė e ftohtė mbi liqen ka zėnė.
Hėna lakuriqe sikur fshihet,
ndėrmjet reve plumb tė zeza.
Erė e veriut fryn,
mbi fytyrat e ējerrė,
mbi shpirtrat e dėshpėruar,
mbi trupin e zhveshur tė hėnės.
Hėna ngrihet,
trishtimi i saj buzagaz tek ne hidhet.
Trishtim i ri, i njomė,
krejt i gjorė tek ne ka mbirė.
Liqeni,
tek buēet fillim brigjeve nė mur.
Mėrzinė e vjetėr, edhe mė na ndez,
e shpirti ynė gjithė vrer.
Natė melankolike,
kundrejt kėtij fati tė mpirė.
Tė revoltuar,
hidhėruar,
dėshpėruar.
Veē njė varkė pa vela,
pėrkundet e vetmuar nė kėtė liqen.
Kjo varkė e shkretuar,
atje nė skaj duke u pėrkundur vėshtron
qytetin ėndėrrues tė Ohrit.
Prej larg, nga teatri antik,
liqeni me pamje antike Ohrin shfaq.
Bukuria e tij tek shpon tė ftohtin e zi, nata brenda natės trishtimin e nxit
pėrmbi ne. Ajėr i rėndė, dallgė e orėve tė vona, tek buēet fillim brigjeve
nė mur. Njė dallgė godet fuqishėm bregun, ėshtė trishtim i ri qė poetėt
thėrret. Ohri nė kėtė janar, me shpirtin e trishtė po na ngushėllon!
POETIT
Ėndrrat e mia u zverdhėn,
humbėn ndriēimin e nevojshėm.
Dėshpėrimi mė shpoi si thikė e ftohtė,
plot hidhėrim i tėrhoqi shpirtit tim.
Fjalėn time si shtizė gjahtari,
e mallkoi kjo botė,
ky njerėzim.
Fjalėn e poetit do ta hedh si shtizė,
edhe pėrkundėr smirės,
drejt tė vėrtetės.
Ky dėshpėrim pėrvėlues,
nuk mė tremb,
mė lartėson.
Vdekjes, dėshpėrimit, pėrēmimit,
shpirti im nuk u pėrkulet kurrė,
pos lirisė.
Poet,
fjala jote mė tremb,
mė dhemb!
MANASTIRET
Heshtin!
Por jo dhe kambanat!
Mure me gurė antike,
me figura tė lashta mistike.
Brenda nuk hyn dielli,
ngrohen me zjarrin e qirinjve.
Betohen pėr mėkatet,
kryqėzohen pėrballė profetit tė kryqėzuar.
Kube e lashtė,
e ngritur nė formė vezake sipėr qiellit.
Njerėzit kryejnė ritualet,
pėrgjėrohen mureve,
dhe figurave brenda.
FILOZOFIA E FJALĖS
Fjalėn deshėn ta zhveshin nga fjala,
nga magjia e saj qė njė komb e ngre nė kėmbė.
Deshėn ta vrasin si nė duel, tinėz
nė udhėt pa kthim
por nuk mundėn dot.
Deshėn ta mbyllin nė qeli,
ta shkėpusin nga vetė fjala
edhe kėtė nuk e bėnė dot.
Hėna ėshtė ngjitur nė qiell,
me pamjen e kaltėr
tek ndrit xhamin tim pėrjashta.
Njė dritė pingule
sytė mi zverdh.
Mė hyn brenda meje,
si shtizė kur fjala depėrton thellė.
Fytyrėn kam mbėshtetur nė xham,
duke pritur fjala tma thotė
brengėn e saj tė fundit.
Prej fjalės nuk rrodhi,
as brenga as dhembja
veē triumfit sot nė liri.
MOTIV POETIK
Nė je penduar pėr gurėt e tokės,
mos eja dot
se udhė e gjatė ėshtė pėr tek unė.
Koha ikėn tashmė si shejtan,
vonė po bėhet gjithnjė pėr gjithēka.
Kur terri po afron, Hėnėn natėn vonė
e shoh si portret amorf tė ngjitur nė qiell.
Dua tė iki i vetėm atje nė njė tokė si pėr mua,
dhe asnjė zė prej kėsaj toke mos dėgjoj.
Tė iki nė stepat e largėt,
atje njėsoj pėr sytė e mi.
Do jem me veten,
ju premtoj si poetėt:
me poezinė, shpirtin tim qė zgjohet pėrditė nė mėrzi.
Dhe nė vjeshtė,
kur njė artikull i ri trishtimin rreth syve tma lexojė.
Do ju kujtoj pėr mėrzinė e gurėve,
qė unė kisha braktisur dikur.
|