E KALTRA BEFASUESE E ZAPLLUZHES...
Kur befas feks ajo drita e mugėt e pragmbrėmjes, ndjen
etjen e pashmangshme tė kujtimeve, mallėngjimin e tė shkuarės dhe lojėn
ėndėrrimtare tė dėshirave tė fshehta, ende tė parealizuara, mallin pėr ēdo
gjė tė dashur dhe tė shtrenjtė tėnden. Dhe kthehesh kah poezia, ai arti mė
ngulmues, siē e ka pėrcaktuar aq mirė Tomas Eliot. Sidomos nga poezia e
ngjeshur e mesazhit, plot me figuracion dhe dendėsi ndjenje njerėzore, ku
suvalėt e dashurisė dhe trillet e natyrės mbarten nė shpirtin si shqiponjė
tė poetit tė kudondodhur, i ri, apo i vjetėr nė moshė, por jo nė krijimtari
dhe pėrpjekjen drejt tė pėrkryerės.
Adem Zaplluzha, poeti mitik pėr nga numri i veprave tė
shkruara, por edhe nga historia sfiduese pėr tė bashkėjetuar deri nė vdekje
me aromėn e letrės sė librit dhe makinės sė shkrimit, duke dashur tė
sendėrtojė njė identitet gjithmonė e mė ndryshe, pavarėsisht muzgut tė
jetės, vjen me sprovėn e parė me trevargėshin.
Ka pėrvojėn e gjatė si krijues, egon e patjetėrsueshme pėr
tė garuar me kohėn dhe trillet e saj, me zhvillimet dhe ritmet e shpejta
letrare, guximin e pa tkurrur nė tavolinėn e punės dhe pėrballjen e
ēuditshme me konkurrencėn e egėr, kur energjia po mpikset, gjunjėt po
dridhen dhe nga pak sytė po shqimen...
E lakmueshme dhe e admirueshme kjo pėrpjekje me kėtė libėr,
i 181-ti me radhė. Ka patos, ndjenjė tė njomė, motive tė freskėta, mesazhe
tė matura dhe argumente bindėse tė aparatit figurativ, strukturė solide
letrare, kėrkim modest, por kėmbėngulės kah bota e ēuditshme dhe aq joshėse
e haikut:
Kur atdheu im dėneste
Dielli i fėmijėrisė
Fundosej nė perėndim ...
Fati i atdheut dhe i individit, nė kėtė rast i vetė poetit,
shkrirė nė historinė e dhimbshme, por krenare tė kombit, alternuar
mrekullisht nė fatin e luleve dhe stinėve sė bashku. Njė kombinim
pėrkėdhelės, qė e mban nė peshojė krejt brendinė e librit, lidh fuqishėm
kohėrat dhe pėrjetimet, ndjenjat dhe rrėfimet aq tė shpeshta tė kėtij
trualli marramendės:
Ti nuk ishe askund
Bletėt e kaltra
Puthnin lulezjarret ...
Luleshqiponjat, luletogėzat, lulevathėt, aguliēet...
Njė herbarium lulesh tė pragut tė vet, tė vendlindjes,
sinonim i ringjalljes sė atdheut, por dhe mburojė simbolike e muzgut tė
jetės si dhe prelud drithėrues i ngjarjeve madhėshtore historike, nga ku
pėrcaktohet e ardhmja dhe drita prijėse e horizontit tė kėtij shekulli. Nėn
fokusin poetik tė poetit, i cili ka jetuar stinėt e veta dhe tė atdheut tė
vet dhe tash i ngazėllyer nga fati i afruar, plot shpresė dhe ngazėllim,
nxiton tė jetėsojė shpirtin fisnik poetik:
I pyeta luleborat
Asnjėra nuk njihte
Aromėn e pėrjetėsisė ...
Thjeshtėsi nė motive, por kohezion nė trajtim figurativ,
befasi tė kėndshme nė gjetjet poetike, ngrohtėsi e mjedisit ku burojnė aq tė
frymėzuara ritmet e pėrthyera tė vargjeve, harmoni lehtėsisht e ndjeshme e
kuptimit ideor dhe afinitet qė krijohet aq natyrshėm me lexuesin, teksa i
drejtohet atij drejtpėrdrejt, si miq tė kahershėm. Duke dashur tė jetė kaq
pranė tij, nuk ndėrlikohet nė stil, nuk ka sforcime, trevargėshi e gjen
shpejt vendin nė kujtesėn emocionale tė ēdo kategorie lexuesish, pavarėsisht
moshės apo gjendjes sė tij shpirtėrore.
Njė libėr i ēastit, njė pėrpjekje e parė, por plotėsisht
serioze dhe e merituar kah pėrqafimi i haikut si gjini, njė derė e hapur
meritueshėm pėr libra tė tjerė tė suksesshėm:
Kur hyre
Nė sekretin e luleve
U shndėrrove nė rrėnjė...
Adem Zaplluzha ja ka arritur tė hyjė nė sekretin e haikut
dhe po dėshiron me ngulm tė jetė njė fije rrėnje
MARS 2019
Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Bletėt e
kaltra"
1.
Nė ēerdhen e kujtesės
Mbiu zambaku
Pranverė ēeli nė mua
2.
E diela nė kornizė
Kambanorja
Si patriark hyri nė meshė
3.
Kur atdheu dėneste
Dielli i fėmijėrisė
Fundosej nė perėndim
4.
Ujiti luletogėzat fushave
Kurrė sėshtė vonė
Tė jesh argat i huaj
5.
Diellit tė atdheut
Ia ktheu shpinėn
Iku nė perėndim
6.
Sishe askund
Bletėt e kaltra
Puthnin lulezjarret
7.
Kur shkyēėn yjet
Nga shpirti i qiriut
Fluturon drita
8.
Nė pėrflakjen qiellore
Rrėnja e jaseminit
Pėrjeton metamorfozė
9.
Sra shi
Nga petalet e trėndafilta
Lind mjegulla e kuqe
10.
Kur qante Drini
Nė pashpresė
Binin anijet e vdekura
|