Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Bedri Kukalaj

Shkruan: Mehmet BISLIMI

       BEDRI KUKALAJ

 

        Ai qė vdekjen takoi disa herė nė jetė!

 

       A thua ky vend, kjo tokė, kjo shoqėri, do tė mund ta laj borxhin moral ndaj juve ndonjėherė, ndaj familjeve tuaja, ndaj fėmijėve tuaj, ndaj gjakut tuaj?... Kėta janė bijtė tanė, janė krenaria jonė kombėtare, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe Bedri Kukalaj me shtatė plagė nė trup si dikur Jakup Ferri!

      

 

            Njerėzit e pėrkushtuar tė cilėt marrin rrugėt e jetės nė sy, nuk pyesin shumė, nuk mendohen shumė, nuk vuajnė shumė nėse do tė shpėtojnė, apo jo nga tė papriturat e saj? Ata iu pėrveshėn rrugėve tė saja me pėrkushtim dhe nuk u hamenden e nuk u zmbrapsen kurrė para sfidave qė hasen nė rrugėtimin e tyre!

            Dhe krejt nė fund, kur ndodhin befasitė, kur luftėtari i lirisė takohet me vdekjen, qėndrimi i tij mospėrfillės para saj, sikur e ringjallė atė, tė tillė janė heronjtė tanė tė gjallė, pėr tė cilėt ne kemi shkruar dhe kemi folur pak e nė fakt Kosova ka shumė tė tillė!

            Nė mesin e qindra pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės tė cilėt ishin matur dhėmbė pėr dhėmbė me vdekjen ėshtė edhe Bedri Kukalaj.  Nė mesin e tė gjallėve jeton sot mrekullia e triumfit mbi vdekjen anė e kėnd Kosovės, bijtė mė tė mirė tė popullit tonė tė cilėt sot ndrydhin plagėt me dhembė, pėr mė shumė se humbjen e gjymtyrėve tė trupit, pėr mė shumė se margjinalizimin e tyre, pėr mė shumė se injorimin e tyre dhe familjeve tė tyre, pėr mė shumė se mėria kur sheh burra qė shtyhen bėrrylas pėr t’u dukur tė pamerituarit, pėr mė shumė se tė sheh zoti e nuk tė sheh robi!...

            Ata sot ndrydhin pėrnjėherėsh plagėt e trupit dhe plagėt e shpirtit mė dhėmbė, por krenarinė pėr tė kaluarėn e tyre, ata nuk e shanė, nuk e mohuan, dhe nuk u penduan asnjė herė pėr atė qė bėnė nė shėrbim tė ēlirimit tė atdheut. Ata nuk u zhgėnjyen asnjėherė, ata dhanė shumė pėr Kosovėn tonė tė dashur, ata dhe vetėm janė meritor pėr ditėt e reja qė aguan nė Kosovė!

            A thua, cilat plagė rėndojnė mė shumė o ushtarėt e atdheut qė buzėt iu kanė vėnė shkrumb pėr njė pikė drejtėsi; ju qė hytė dhe dolėt nga lufta pa bujė e nam; ju qė u plagosėt dhe u shėruat pa zhurmė e prononcime pompoze; ju qė u arrestuat dhe u liruat pa pritje e ceremonira tė tjera bombastike, ju qė me dorėn tuaj tė butė ua mbyllėt sytė trimave- bashkėluftėtarėve tuaj, duke i bartur thellė nė gji amanetet e tyre pėr liri tė atdheut..., ju qė Kosovės ia falėt gjymtyrėt tuaja e qė nuk kėrkuat asgjė nga Kosova- veē nder e krenari! Ju, qė nuk e neveritėt shoqėrinė me paraqitje megalomane, ju qė tė heshtur ikėt pėr nė frontin e luftės dhe tė heshtur e fitimtarė u kthyet nga fronit i saj!

            A thua ky vend, kjo tokė, kjo shoqėri, do tė mund ta laj borxhin moral ndaj juve ndonjėherė, ndaj familjeve tuaja, ndaj fėmijėve tuaj, ndaj gjakut tuaj?... Kėta janė bijtė tanė, janė krenaria jonė kombėtare, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe Bedri Kukalaj me shtatė plagė nė trup si dikur Jakup Ferri!

            Bedri Kukalaj, lindur me 1978 nė fshatin Priljep tė Deqanit, rrjedh nga njė familje atdhedashėse, dhe pa dyshim ky brez me pėrkushtimin e vet pėr ēlirim e bashkim kombėtar nuk ndenji duar kryq.

            Si shumė shokė tė tij, edhe Bedriu iu bashkėngjitė radhėve tė UĒK-ės, gjatė luftimeve me pushtuesin serb, Bedriu ishte plagosur rėndė dy herė. Me 27 prill 1998, gjatė kalimit tė kufirit Shqipėri- Kosovė, duke sjellė armatim pėr luftėtarėt e lirisė, ky grup has nė pritat serbe, ku pas luftimeve tė ashpra, bien tre luftėtarė tė lirisė ( Haxhė Tolaj, Sadri Latifaj dhe Edmond Dabiqaj). Plagoset pėr vdekje Bedri Kukalaj, Fadil Dabiqaj, Hysen Latifaj dhe Armend Mazrekaj, tė cilėt edhe zihen rob nga forcat serbe. Pa dyshim se kishte humbje edhe nga ana e forcave serbe, por ata kishin tėrhoqėn ushtarėt e vet tė vrarė mė herėt.

            Policėt serbė tė koordinuar me forcat ushtarake serbe, kishin pėrgatitur njė skenar tė veēantė me kėtė rast pėr mjetet e informimit se gjoja kishin zėnė rob ''terroristet” shqiptarė, ata po filmonin kėto ngjarje para kamerave me qėllim tė pėrhapjes sė dezinformatave pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, ku kishin grumbulluar edhe armatim qė nuk i pėrkisnin grupit tė luftėtarėve tė lirisė! Mirėpo, bota demokratike dhe e civilizuar kėta skenar tė Serbisė i kishte tė ēartė tanimė, ashtu siē e kishte tė ēartė se ushtria dhe policia serbe po ushtronte dhunė dhe gjenocid mbi popullatėn shqiptare nė Kosovė. Tė plagosurit i mbajtėn aty qė nga ora 5 e mėngjesit deri nė orėn 15, pastaj me njė helikopter i bartin pėr nė Nish. Atje fillon tmerri serb mbi ta. Bedriu ishte i plagosur nė katėr vende tė trupit tė tij, policia serbe, as qė denjoi t’iu japi ndihmė mjekėsore, kėshtu qė tė plagosurit shqiptarė gati pėr njė muaj u detyruan qė tė bėheshin mjek tė vet- vetės, madje Bedriu, duke mos mundur qė t’i duroi dhembjet mė, kishte hequr vet plumbin nga trupi i tij!!!

            Pas mbi tre muaj paraburgim kėta djelmosha i nxore para trupit gjykues  dhe Bedriun e dėnuan me 13 vjet burg. Dėnimi totali i katėr ushtarėve tė lirisė nga gjykata e Nishit ishte drakonik, ata i dėnuan me 47 vjet burg!

            Pasojnė transferimet e tyre pėr nė burgun ushtarak tė Beogradit, pastaj prapė nė kampin e pėrqendrimeve nė Nish, pastaj nė Pozharevc, Lipjan, Dubravė etj. Kudo nėpėr kėto burgje, kėta tė plagosur e tė zėnė rob i kishin maltretuar jashtė ēdo norme njerėzore, maltretime kėto tė cilat nuk mund tė pėrshkruhen me fjalė!

            Kishte fillua bombardimi i forcave aleate tė NATO-s- rrėfen Bedriu: ”Me 30 prill ’99, na lidhen me zinxhir duke na vendosur nė autobusė pėr tė na nisur nė Kosovė, e dinim se kėtė po e bėnin qė me trupat tonė tė mbrojnė objektet e tyre ushtarake e policore, ishim shumė tė vetėdijshėm se kufiri mes jetės e vdekjes mė nuk paraqiste gjė!... Skenarėt ishte planifikuar e detajizuar nė Beograd, gjate rrugės pėr nė Kosovė nė fshatin Orllat, tanku qė me parė iu printe autobusėve, nė tė cilėt ishim ne, pra shqiptarėt e zėnė rob, ky tank qėllimisht ishte futur nė mes tė kolonės sė autobusėve, kolona ishte ndalur afėr urės, prisnim se ēdo tė ndodhte..., dhe pas ca; dėgjuam njė shpėrthim tė fuqishėm, ne ishim tė pafuqishėm pėr tė bėrė diēka mė shumė- ishim tė lidhur me zinxhir! Mė pas kanė hyrė nė autobus militarė serb tė maskuar, me thika e shkopinj druri nė duar, tė cilėt kanė ushtruar dhunė tė pa parė mbi ne, madje na kanė therur edhe me thika!...

            Mė pas na dėrguan nė burgun e Dubravės, pikėrisht nė ato pavijone ku mė parė kishin qenė tė vendosur ushtarėt dhe policėt serb, kėtė e bėnė me qėllim qė kur tė fillojnė bombardimet e trupave aleate, ne tė mbeteshim, siē thotė populli: “mish pėr top!”...

            Dhe kjo ndodhi, me 19-maj 1999. aeroplanėt e NATO-s bombarduan burgun e Dubravės. Me atė rast ne kishin rreth 12 te burgosur shqiptar tė vrarė, me 22 maj 1999, ushtria dhe policia serbe, por edhe ish tė burgosur ordiner serb tė gjithė tė mobilizuar dhe tė armatosur deri nė dhėmbė, ne shqiptarėve na urdhėruan qė tė rreshtoheshim pranė murit rrethues tė oborrit tė burgut tė Dubravės... Filluan breshėri tė shtėnash me armė tė ndryshme automatike, bomba dore e ēka jo...

            Me atė rast kanė mbetur tė vrarė 170 tė burgosur shqiptar! Jam plagosur edhe vet rėndė, nėn trupat e pajetė tė shqiptarėve kam qėndruar plot 38 orė. Nė fakt, aty nuk po dihej mė se kush ishte ende i gjallė dhe kush ishte i vdekur!”- pėrfundon rrėfimin e tij tronditės luftėtari i lirisė, Bedri Kukalaj me trupin shoshė, por me zemėr guri.

            Peripecitė e lirimit tė Bedriut nga burgu, si dhe tė shqiptarėve tė tjerė, tė cilat i referohen deri nė njė masė edhe Kryqit tė kuq ndėrkombėtarė, por mė shumė ndėrhyrjes sė diplomacisė ndėrkombėtare, prirė nga shtetet e bashkuara tė Amerikės. Ėshtė kapitull nė vete pastaj shėrimi i tij nėpėr spitale tė ndryshme, deri te gjendja e tij shėndetėsore sot; rrėfimet vazhdojnė pambarimisht nė vete, duke e bartur nė gji historinė e vet secili nga ata, historinė e triumfit gjithėkombėtarė mbi tė zezėn robėri, qė bijtė e popullit tonė e paguan shumė shtrenjtė...

            Kjo ishte historia e njėrit prej trimave tė anėve tė Dukagjinit, po histori e trimave tė tjerė nga anėt e Drenicės, tė Llapit, tė Gollakut, tė Gjilanit, tė Pashtrikut, tė Lubetenit, tė rrafshit tė Kosovės etj. Kjo ishte histori e njėrit prej luftėtarėve tė lirisė sė Kosovės. Kjo ishte historia e tmerrshme e Bedri Kukalės i cili pėr lirinė e Kosovės, fali pjesėt e trupit tė vet.