MUZGJE TĖ THINJURA
Ēeta e hajdutėve gjarpėronte nėpėr natė
lartėsive tė malit Kozic. Kėmbėt e kuajve tė vegjėl valamaras vallėzonin pa
zhurmė vragėve harkuar nėpėr shkėmbinj. Ngjanin me dhi tė egra nė gji tė
mugėtirės. Buzė kroit u zbritėn kuajve, u fėrkuan kurrizet e lagura, i
pėrkėdhelėn miqėsisht. Njė nga njė i ēuan tė pinė ujė nė pellgun pėrfund
burimit. Kuajt zunė tė skėrmitnin barin e djerrinės, ndėrsa burrat, mbuluar
gjer poshtė kėmbėve me gunat e hirta, u ndehėn mbi lėndinė.
Hajdutėt e Valamarės kishin hije stėrgjatė tė
rėndė plumb. Askush nuk parashihte sulmet e tyre, askush nuk guxonte tė
ngjiste pėrpjetat e Kurorės. Gratė mbanin grumbuj marramendės gurė
gjithfarėsh, tė mėdhenj e tė vegjėl, mbarsur nė gardhe lisi, qė mund ti
gremiste cilido e tė bėnte kėrdinė.
Nepėrka treti dorėn e majtė nė leshrat e dendura
tė Krentės, me kokėn mbėshtetur mbi gjurin e pėrkulur tė burrit. Vėshtronte
ngultas gruan, e zhbironte jashtė e brenda, rrekej ti lexonte shpirtin e
turbullt.
- Sy tė mrekullueshėm ka, si tė mėzit, po a mund
tu besoj? - pėrimtonte i brenguar teksa nuhaste aromėn pėrcėlluese tė
femrės ngjitur pas trupit.
Vagėlluar ndiente ftohjen, mpiksur prej njė
viti. Plaga e thellė gėrryese, sfilitėse e trazonte natėn nė pėrkundje
lemerisėse ėndrrash. Zemra e burrit kullonte gjak, dhelet me zor zbutnin
ftohtėsirėn pa kthim. Leqendisur thellė shpirtit tė pėrndezur kishte pikasur
ngasjen. Nuk qe mosha, as koha.
Zakonin e vjetėr, buisur me tepri, nuk e
harronte kurrė. Kėnaqėsi e udhėtimeve tė pambaruara, apo mani e pleqėrisė sė
hershme? Ndoshta tė dyja, ndoshta asnjėra. Teptisja vjeshtarake u vriste
sytė burrave, qė pėrtypnin me zor pasionin arratiak tė Prijėsit.
Trimėria e fshehtėsia kryqėzoheshin nė mendjen
dhe trupin stėrmadh tė Nepėrkės. Pėrthyerje dritė-hije nė mbrėmje vjeshte me
re qė nxitojnė nėpėr kupėn qiellore. Mbi ballin e lartė rrudhat e lakuara
zbaviteshin, kapėrthyer nė lojė djallėzore fantazmash. Dredhonin lart,
tėrthorazi, pjerrtas, turreshin si tehe zjarri nė mot ngarkuar me
elektricitet dhe ngjiznin pamjen e ngatėrruar, pėrshfaqje e mugėt pėr
besnikėt e fisit.
Skishte mbushur tė tridhjetat, kur thika
inatēore e harkuar i theri shėmtuar fytyrėn nga cepi i vetullės sė majtė,
tejzgjatur skithėt faqes gjer nėn mjekėr. Tė nesėrmen thikėharkuari i krisur
dha shpirt me gjoksin hapur, gojė e kuqe ariu plak pa dhėmbė. Shenja e
thikės xanxare nė tė majtėn e fytyrės sė frikshme mpiksi spėrdredhjen e
hepuar, qė i pėrngjiste nepėrkės helmuese tė shullėrit. Kokėn pėrfund
mjekrės, bishtin pėranė vetullės kėrleshur hatashėm. Nė kėtė cep tė
ēuditshėm tė dheut, kaurdisur sipas ligjeve tė pangjashme me asnjė tjetėr,
guximi dhe mendja e harbuar ēmoheshin sipėrisht, ndaj burrat e fisit nė
zemėr tė malit Valamarė nuk e zgjatėn. Po atė ditė e pėrzgjodhėn prijės tė
vendit fytyrėn e pėrēudnuar dhe i ngjitėn emrin Nepėrka. Pas ca vitesh
harruan emrin e vjetėr, madje as atij nuk i kujtohej. E gremisi pėr tė mos e
pėrmendur mė kurrė.
Teksa pėrkėdhelte gruan me flokė korb tė zinj,
Kapua brente kuptimin e emrit tė njeriut.
- Pėrngjet me hijen, - bluante nėnthėnien
errėtiake,- lėvozhgė vagėlluar e lėndės vdekatare, gjersa pėrmes tij
pėrcillen jo shenja, por qenia e turbullt njerėzore. Ndodh qė emri dhe
njeriu nuk ngjasojnė. Ai me zor e mban, i ngatėrrohet nėpėr kėmbė si kuajt e
penguar.
- Mė mirė ta ndėrrojė si unė, - mėrmėroi me zė
tė zvargur, dėgjuar shurdhėt pėrqark.
Emri i vjetėr atėror, hije e zbehtė, i la vendin
emrit tė ri, hije mė e plotė, mė denjėsore qė mbėshtillte pėrplotėsisht
materien djallėzore me tė cilėn qenė gatuar gjymtyrėt, rropullitė, eshtrat,
po veēan lėnda e pakapshme e trurit, tulatur thellė dukjes sė jashtme.
Ndihej plot me emrin e ri, qė i lartoi famėn, e ngjiti nė fronin e kryezotit
tė vendit.
Pjesė nga libri "Bari i ujkut"

|