Nė fillim ėshtė dashuria. Dhe pak fat. Gjithsesi
edhe rastėsia e luan njė rol nė kėtė mes. Dashuria, fati, rastėsia, tri
kėnde tė njė historie jo tė pėrditshme. Rastėsia. Muaji korrik. Njė ēift
bashkėshortor, ajo 30 ai 35, e pa tė nevojshėm tapetimin e ri tė banesės sė
tyre tridhomėshe, nė njė pallat tė arkitekturės sė re, nė njė qytet gjerman.
Alberti i vogėl i pengonte ata ngapak, por jo edhe aq shumė. Gruas i ra
ndėrmend: Tėrė bota e mban zogun nė ballkon, gjatė verės, e ne nė dhomė. E
qesim edhe ne Alefin tonė nė ballkon. Ta them tė vėrtetėn edhe ėshtė kah mė
shkon nė nerva kohėn e fundit. Pastaj edhe pėr tė do tė jetė mė mirė nė ajėr
tė pastėr. Gruaja foli, burri veproi. Alefi ėshtė njė papagall i bukur. Ai
jeton nė kafaz, qysh se di pėr veten. Befas nė ballkon. Njė realitet i ri.
Sė paku njė kėndvėshtrim i ri i jetės. Deri tash krejt ēka kishte parė Alefi,
ishin dy bashkėshortėt dhe djali i tyre i vogėl. Natyrisht, ndonjėherė vinte
edhe njėri apo tjetri mik, por kjo ngjante rrallė. Megjithatė, televizioni
Alefit ia kishte zgjeruar shumė horizontet e njohjes. Kishte parė shumė
filma artistikė dhe tė vizatuar, olimpiadat sportive dhe pamje tė tmerrshme
lufte... Vetminė nuk e njihte Alefi. Ai mendonte se gjithēka ishte ashtu siē
duhej tė ishte dhe se bota ėshtė nė rregull. Nėn ballkon kalonte njė rrugė.
Ballkoni ishte nė katin e dytė. Nata e parė jashtė e frikėsoi pak Alefin.
Zhurma e pandėrprerė e automjeteve kurrsesi ta linte tė flinte. Domethėnė,
kėshtu qenka jashtė. Zhurmė. Ftohtė. Shumė mė ftohtė se brenda. Bota nga
ballkoni ėshtė mė e madhe se nė dhomė. Alefi fitonte eksperiencėn e jetės.
Nata kaloi. Mėngjesi i parė nė ballkon. Gjumi i doli shumė mė herėt se
zakonisht nė dhomė. E zgjoi dielli me rrezet e tij. Mbi parmakėt e ballkonit
zbriti njė zog skofiar. Zogu i panjohur e turbulloi Alefin me kėngėn e tij
tė mrekullueshme. Diēka tė tillė Alefi nuk kishte dėgjuar kurrė. Melodia e
zogut i dukej mė e bukur se kėngėt e Majkėll Xheksonit dhe se ato tė Luēiano
Pavarotit. Dėshira pėr tė komunikuar me zogun u paraqit instinktivisht, por
pyetja ishte si, nė cilėn gjuhė?
Hej, kumbarė, a po ia ulė zėrin, se ma
shurdhove b...! Turfulloi Alefi. Zogu vazhdoi tė kėndojė, si tė mos e
kishte dėgjuar fare.
Kurrė ska qetėsi nė kėtė shtėpi. As tė pushoj
rehat, nė shtėpinė time, nuk mė lejohet mė. Ēkohė e pėrdjallėzuar!
Nervozohej mė tutje Alefi.
Zogu, pas njė grimė kohe, pushoi sė kėnduari dhe
u kthye kah Alefi. Nė njė gjuhė tjetėr nga ajo e njerėzve, i foli qenies nė
kafaz, por gjithnjė duke kėrcyer, herė nė njėrėn kėmbė, herė nė tjetrėn.
Kush je ti? Alefi e kuptoi kėtė gjuhė,
megjithėse e dėgjonte pėr herė tė parė.
Jam ky qė jam. Nuk mė sheh? Ske sy nė ballė?
Ēbėn aty?
Sa pyetje e marrė. Kėtu jetoj, kėtu ha, kėtu
fle. Kapishi?
A gjithmonė jeton aty? Nuk del asnjėherė
jashtė?
Sėrish njė pyetje tipike. E si tė dal jashtė?
Unė kam lindur brenda kėtyre grilave. Ky ėshtė njė kafaz.
Ēudi. Si e ke emrin?
Alef. Po ti?
Omega
E kam dėgjuar diku kėtė emėr. Nuk mė kujtohet
me ērast. Mė vjen mirė qė u njoftuam.
Alef, ti je njė kreaturė e ēuditshme. I krisur
disi. Ha-ha-ha. Jashtė nuk ka zogj si ti. Ēfarė bėn, me se merresh, si e
fiton kafshatėn e gojės?
Asgjė nuk bėj. Dėgjoj ēfarė flasin njerėzit, e
pastaj i imitoj ata. Kjo i argėton. Njerėzve u pėlqen tė dėgjojnė tė
pėrsėriten fjalėt e tyre.
Njerėzit janė tmerrėsisht tė krisur. Ata janė
armiqtė tanė.
Mos fol ashtu. Nuk ke tė drejtė. Ata mė japin
tė ha, tė pi, ma pastrojnė rregullisht kafazin. Ata kujdesen pėr mua.
Dhe tė mbajnė nė kafaz.
Omega, ti je njė grumbull atomesh, pa shpirt,
pa tru.
Sdi ēka po thua. Por, mė duhet tė shkoj. Pėr
dallim nga ti, mua mė duhet tė luftoj pėr kafshatėn time. Lamtumirė!
Omega u zhduk brenda disa ēastesh, ashtu siē
edhe pat ardhur. Pastaj u duk sėrish.
Harrova tė tė pyes diēka. A ke grua?
Jo! Dhe nuk mė mungon. Aspak. Omega u zhduk
prapė. Kėsaj here nuk u kthye. As deri nė mbrėmje nuk u duk mė Omega. Alefin
filloi ta therė diēka nė zemėr. Pėr herė tė parė nė jetėn e tij prej
papagalli, Alefi ndieu njė zbrazėti tė ēuditshme, diēka si mall pėr njė zog
tjetėr. Biseda me Omegėn ishte shumė mė e bukur, mė e pasur, mė...
ndryshe... sesa pėrsėritja bajate e fjalėve tė njerėzve. Tash edhe Alefi
ishte dikush. Omega mungoi edhe tė nesėrmen nė mėngjes. Pikėllimi i Alefit
ishte matanė mundėsive pėrshkruese tė njė shkrimtari margjinal. E humbi
apetitin. Ēifti bashkėshortor qė merrej me tapetimin e dhomės, u habit kur
pa se Alefi nuk e kishte ngrėnė racionin e pėrditshėm. Alefi tani kafazin
filloi ta njohė nė dimensionet e tij tė kufizuara. Kafazi ishte mė i vogėl
se bota, sė paku pėr njė arsye, sepse brenda kafazi nuk ishte njė Omegė, e
cila tani, ashtu egėrsisht e bukur, botės i binte kryq e tėrthuer.

Njė ditė mė vonė, Omega erdhi sėrish, me gjithė
shkėlqimin e bukurisė sė saj. Omega e hijeshme, Omega e mirė, Omega me zėrin
e mrekullueshėm. Prej emocioneve tė shumta, Alefit i rrehi zemra. Bim-Bam.
Ku dreqin ishe kaq gjatė? Te nėna jote? I
rrėshqiti Alefit nė gjuhėn e njerėzve. Pėr fat tė mirė, Omega nuk e merrte
vesh kėtė gjuhė.
Wow! Ēuni flet edhe gjuhė tė huaja. Ēfarė
mashkulli! Edhe i shkundi pendlat e saja, me instinktin femėror.
Mė ka marrė malli.
Kaq shpejt ? Ho-ho! I njoh unė tipat si ti.
Jashtė ka plot tė tillė. I ndėrroj dy fjalė me ta, sa pėr gjimnastikė tė
gjuhės, e ata besojnė menjėherė se ma rrėmbyen zemrėn. Ngadalė, Alef, mė
ngadalė. Ngadalė beg, se ka hendek. Kaq shpejt nuk ma hedh dot.
Unė veē po them se mė ke munguar. Por, ēfarė
di ti nga kjo punė? Ti nuk di gjė pėr atomet, pėr shpirtin, pėr dashurinė.
Dhe ti nuk di gjė pėr qiellin, pėr stuhinė,
pėr lumenjtė, pėr urinė...
Atje jashtė, ku jeton ti, ka edhe shumė zogj
si ti?
Zogj ka sa tė duash. Disa statistika tregojnė
se sa mė shumė qė shtohen njerėzit, zogj ka gjithnjė mė pak. Mua mė duket se
zogj ka megjithatė mjaft. Gjithfarė lloji.
Sa bukur. Atje ka njeriu me kė tė flasė. Mėrzi
ka mė pak, koha fluturon mė shpejt, mė lehtė. Omega, kisha dashtė qė edhe
unė tė fluturoj me ty.
Tė besoj. Me zemėr. Nuk do tė ishe penduar
kurrė, mė beso. Por, ēka ti bėsh, kafazi ėshtė kafaz, kurse ti je brenda
tij. Sidoqoftė, ushqimin e ke tė sigurt. Nuk frikėsohesh pėr jetėn...
Pėr jetėn ?
Po, Alef. Jashtė ėshtė demokraci e vėrtetė.
Fatkeqėsisht, edhe kriminelė, gangsterė, mafje, zogj grabitqarė, mė tepėr se
ti mund ta imagjinosh.
A ėshtė e mundur ?
Liria e ka ēmimin e vet, shpesh mė tė
shtrenjtė se jeta e njė zogu. Tash, Alef, ti lėmė vajtimet, mė duhet tė
shkoj. Nuk kam kohė pėr tė humbur. Lamtumirė. Omega u nis fluturimthi, pėr
tu kthyer prapė pas disa sekondash. Ashtu, nė fluturim e sipėr, pa zbritur
mbi parmakėt e ballkonit i cicėroi Alefit:
Alef, ti je njė tip interesant, e di!? Do tė
vij prapė tė tė vizitoj. Tung!
E hėngri Alefi. Njė mendim se linte rehat,
Omega. Ishte dashuruar ? E pamundur. Njerėzit bėjnė seks kur dashurojnė,
kurse ky nuk mund tė bėnte seks me Omegėn, sepse ky ishte brenda kafazit, e
ajo jashtė. Kėtu edhe ndjenjat mė tė thella ishin tė pafuqishme para ligjeve
tė pathyeshme tė realitetit. Tė nesėrmen nė mėngjes Omega erdhi para se
Alefit ti dilte gjumi. Alefi kishte pas fjetur shumė mė vonė, i molisur nga
mendimet e dashurisė sė paarritshme.
Ė pėrtac. Gjumash i keq. Ti nuk do ta kishe tė
gjatė pėrjashta.
Pse, ti nuk fle kurrė?
Gjithsesi, por pėr dallim prej teje, unė flej
vetėm natėn. Megjithėse natėn e mbrame fjeta keq.
Mos ke parė ėndrra pornografike, apo tė ndoqi
ndonjė lugat? Apo ishe e sėmurė?
Nga tė gjitha ngapak. Po mė mundon dashuria.
Kur e dėgjoi Omegėn ti fliste kėto fjalė, Alefit iu dridhėn kėmbėt.
Ti dashuron? Do tė martohesh?
Dashuria ime ėshtė nė kafaz. Unė dashuroj dikė
qė nuk guxoj tė dashuroj. Unė dashuroj dikė qė nuk mund ta martoj.
Alefi, gjysėm K.O.:
A bėn tė jesh vetėm pak mė e qartė?
Ta zėmė, po them vetėm ta zėmė, unė tė
dashuroj ty.
Alefi, gati histerik:
E pamundur. Sbėn. Falemnderit shumė, por kėtu
ėshtė kufiri. Tė tallesh me mua, nuk tė duroj. Kjo smund tė jetė.
Kurrsesi.
E sheh, edhe ti e ke tė qartė deridiku, sa e
pashpresė ėshtė dashuria ime. Kjo ėshtė e vėrteta e vetme.
Alefi, serioz:
Pėrnjėmend e ke?
Tepėr pėrnjėmend. Kisha bėrė gjithēka pėr ty,
por unė jam vetėm njė zog. Di vetėm tė kėndoj. Pėr diēka tjetėr nuk kam
talent dhe as nuk di tė bėj gjė tjetėr. Alef, nuk e di si as pse ndodhi,
ndoshta unė jam me tė vėrtetė vetėm njė grumbull atomesh pa shpirt e pa tru,
siē mė the ti, por unė tė dua, pavarėsisht nga tė gjitha tė vėrtetat dhe
fatamorganat e botės.
Alefi, thellėsisht meditativ:
Ik. Mos ec mė kėtu. Mė harro. Bota ėshtė plot
me zogj interesantė, tė cilėt mund tė tė bėjnė tė lumtur. Gjėje njė tjetėr.
Harromė.
Zogjtė e fisit tim dashurohen veē njėherė nė
jetė. Po nuk u realizua dashuria ime, unė do tė vdes.
Alefi, me patetizėm:
O shira tė Brestit! Ēfarė ndodhi me ne? Ti mė
dashuron mua, e unė tė adhuroj ty. Kurse gjasat qė ne tė bashkohemi
ndonjėherė janė barazi me zero. Zero. Njė zero e vogėl, e parėndėsishme nė
kozmos ėshtė dashuria jonė.
Omega, me zė sentimental:
Megjithatė, kjo ėshtė njė ndenjė e bukur. As
frika e vetmisė sė nesėrme dhe as absurditeti i amshimit, nuk e turbullojnė
kėtė ndiesi tė kulluar dashurie. Njė grusht atomesh dashuron njė grusht
tjetėr atomesh. Tė dashuroj ty unė, apo atomet e mia!? Dhe si ėshtė e
mundur, qė njė kafaz prej lėndės materiale, ta pengojė dashurinė
shpirtėrore? Tė dua, Alef! Unė i injoroj tė gjitha pėr ty. Unė nuk shoh
kafaz, unė shoh njė zog tė dashur. Tė dua, ani se je veē njė papagall i
krisur, qė di veē tė pėrsėritė fjalėt e tė tjerėve. Tė dua, ani se dashuria
jonė nuk ėshtė racionale as me perspektivė. Alef, unė tė dashuroj
pavdekėsisht.
. . .
Iku vera, erdhi vjeshta. Moti nisi tė ftohej.
Ta fusim Alefin brenda, se jashtė mund tė
mėrdhijė, tha e shoqja. Ashtu u bė. Ata por nuk e kuptonin dot pse Alefi
nuk hante asgjė nga ajo qė i afrohej. As nuk hante, as nuk pinte.
Sikur bėn grevė urie. E pabesueshme. Ēka mund
tė jetė, o Zot, me tė? Pėshpėriti mė vete gruaja dhe vazhdoi:
Ozoni. Ndryshimet klimatike. Gjithēka ėshtė
bėrė kaos. Zot na ruaj!
Tri ditė, pasi e futėn brenda, Alefi ishte
shtrirė pa jetė nė kafaz.
Vetėvrasje, tjetėrqysh nuk di si ta quaj kėtė,
tha ai. Njė krismė e vogėl, sikur diēka e butė, por me shpejtėsi, e goditi
xhamin. Ajo e hapi derėn e ballkonit. Poshtė nėn dritare, ishte njė zog
tjetėr i pajetė.
O Zot, ēpo ndodh kėshtu me zogjtė ? Ofshani
thellė zonja e shtėpisė. Ēka tė bėj me zogjtė e vdekur, o Zot ?
Kjo pyetje e mbushte ēiftin e ri me frikė.
Gruaja e mori zogun dhe e futi po nė atė
kontejner ku e pat hedhur veē ca minuta mė parė Alefin.
|