PARATHANIE
Mora shtytje pėr pėrkthimin e kėtij libri mbas
leximit tė librit THOTI FLISTE SHQIP tė z.Xhuzepe Katapano (Giuseppe
Catapano), qė u pėrkthye nga z.Qemal Velia dhe u botue nė vitin 2007 nė
shtėpinė botuese Botimet ENCIKLOPEDIKE. I mrekulluem nga kjo dritare qė po
i hapej historisė sė vendit tim vendosa tė pėrkthej nga italishtja shkrimet
nė pllakat prej zmeraldi tė sacerdotit THOT (Nė shqip: AI QĖ THOTĖ, THOTĖSI,
FOLĖSI). Nė disa shkrime tė tjera qė kam lexue nė italisht, emni i Thotit
shkruhet: MTH ose PTHA, qė pėrforcojnė tė njajtin shpjegim nė shqip: Mė tha
ose Po, tha). Qė tė kuptohet ma mirė ky pėrkthim imi, mendoj qė tė lexohet
bashkė me librin THOTI FLISTE SHQIP, ku THOTI paraqitet shqipfolės dhe
krijues i shkrimit egjyptian, me anėn e hieroglifeve e ku ēdo simbol paraqet
gėrmėn e parė tė fjalės nė shqipen e vjetėr tė atij simboli.
Nė Visoko tė Bosnjės, qė siē dihet gjer nė
shekullin X ka qenė ilire, ku edhe sot atje jetojnė shqipfolės, mendohet se
janė zbulue tri piramida, njana ma e madhja nė botė, qė po i datojnė tė
ndėrtueme shumė ma parė se 12 mijė vjet. E ku i dihet? Aty mund tė gjindet
lidhja me THOT SHQIPTARIN!
Nji dukuni tjetėr qė duhet tė theksoj asht dhe
shfaqja e rrethoreve nė arat me grunė ose nė toka djerr, qė kohėt e fundit
po ndiqen me interes. Ma me shumicė e me forma tė ndėrlikueme ato po shfaqen
nga viti nė vit e ma tepėr nė ishullin e Anglisė e tė Irlandės. Ndoshta kėta
rrathė janė gjuha e THOTIT, qė don tė lidhet pėrsėri me vendin e vet. Kėto
dy vende, bashkė me Gjermaninė e Hollandėn, me sa di unė, pranojnė se e kanė
origjinėn nga Iliria e veriut. Zakonet skoceze si tonat dhe veshjet e tyne,
na kujtojnė tė vjetrėn e tė zhdukmen fustanellė shqiptare, qė e shofim pėr
tė fundit herė me shumicė nė fotografitė e shpalljes sė Shtetit Shqiptar
(1912) e tashti vetėm nėpėr festivale tė muzikės popullore e nė ato
folklorike.
Simbas legjendės sė lashtė pellazgjike tė Kadmit
dhe Harmonisė, Ilirėt (Ylliret), Keltėt dhe Galėt janė quejt vllazėn dhe bij
tė Kadmit dhe tė nifmės shumė tė bukur Gallata. Motra e tyne quhej Europa.
Disa studiues fjalėn Ilir e zavendėsojnė me fjalėn Yllir, sepse mbreti i
parė i Ilirėve quhej Ylli, e disa thonė se Ilirėt janė me origjinė yllore,
gja qė i pėrgjigjet dhe shkrimeve tė THOT-it.
Nė nji variant tjetėr tė legjendės, Ilirėt (Yllirėt)
janė fėmijė tė lindun nga martesa e qikllopit Polifem me nimfėn shumė tė
bukur Gallata. Simbas legjendės Ilirėt ishin popull i fuqishėm dhe
shtatnaltė, me tė cilėt lidhen ndėrtimet qikllopike nė gjithė Europėn dhe
nė pjesė tė tjera tė botės, ku ata emigruen. Dardanėt (kosovarėt) shtatnaltė,
bashkė me tė tjerė Ilirė u banė tė famshėm nė Perandorinė romake, si
luftėtarė tė fuqishėm nga tė cilėt dolėn mjaft gjeneralė dhe perandorė. Nga
ata morėn emnin Dardanelet e Turqisė dhe mori zhvillim Troja e lashtė. Nė
shkrimet e Biblės sė lashtė shkruhej pėr popuj viganė qė kanė pasė jetue nė
lashtėsi. Kėtė gja e gjejmė dhe nė legjenda tė popujve tė tjerė.
Nji legjendė tjetėr thotė se alfabeti latin asht
krijue nga pellazgėt.
Ballada e Mujit dhe Halilit flet pėr luftėtarė
viganė e tė pamposhtun shqipfolės qė kanė pasė jetue nė Dalmaci. Ata u
mundėn nga gratė sllave, tė cilat i rrėmbenin e i banin nana tė fėmijėve tė
tyne. Kėta fėmijė ēuna shkonin pėrsėri e martoheshin me goca sllave, qė i
jepeshin menjiherė, e kėto nuse tė reja fillonin e flitnin sllavisht me
vjehrat e tyne qė ishin sllave dhe i mėsonin dhe fėmijėve tė tyne gjuhėn
sllave. Kėshtu humbi kjo racė viganėsh atje bashkė me gjuhėn shqipe nė pak
breza, nė ato vende ku dominonin ma shumė lindjet e meshkujve. Kroatėt
shtatnaltė janė nji kryqėzim i bashkėvendasve tė Mujit dhe Halilit me femrat
sllave (iliro-sllave). Historitė e shkrimeve tė THOTIT nė pllaka prej
zmeraldi, tė pėrkthyeme nė faqet nė vazhdim, janė tė ēuditshme dhe jashtė
ēdo mendimi tė shkencės moderne. Vjetėrsia e tyne asht e mahnitshme: tė
datueme mbi 10.000 vjet Para Erės sė Re, periudhė nė tė cilėn arkeologėt
mendojnė qė popujt ishin akoma primitivė. Ai qė i shkroi ishte Thoti, njė
saēerdot, ish mbret nga Atlantida, qė formoi nji koloni nė Egjyptin e vjetėr
mbas pėrmbytjes sė Atlantidės.
Ai ka qenė konstruktori i Piramidės sė Madhe tė
Gizės, gabimisht thanė e Keopsit. Nė piramidėn e Gizės, THOTI ka trupėzue
njohunitė, urtėsinė, shkencėn dhe shumė sekrete nga Atlantida e vjetėr.
THOTI ishte i pavdekshėm, dmth ai ka fitue mbi vdekjen. Shfaqje para
popullit sa herė ai donte, pa kaluar nėpėrmjet vdekjes. Nė nji papir qė
ndodhet nė Torino, pėrshkruhen tė gjithė faraonėt dhe perėnditė qė drejtuen
Egjyptin, simbas radhės dhe trashėgimisė faraonike. Pėr ēdo sovran shkruhet
viti i marrjes sė pushtetit dhe i mbarimit tė tij, edhe nėse ka qeverisun
pėr pak muej ose pak vite. Pėr THOTIN, aty thuhet se ka drejtue Egjyptin pėr
plot 31236 vjet. Pėrsosmėria e tij ka ba qė ti transmetojė njohunitė e veta
nė shumė koloni tė ndryshme me origjinė nga Atlantida, pėrfshi edhe
emigrimet e atlantideasve nė Amerikėn Qendrore e Jugore.
Kur arriti koha e pėrshtatshme qė ai tė linte
Egjyptin, THOTI filloi ndėrtimin e Piramidės sė Madhe dhe hyrjen e Sallės
(Odės) sė Madhe tė Amentit, vend ku ai filloi shkrimet e tij dhe ruejti
sekretet ma tė famshme tė tij me roje. Edhe sot asht jashtė pėrfytyrimit
tonė tė mendohet se si janė ngritė dhe transportue blloqet gjigande tė gurit
me tė cilin asht ndėrtue kjo odė, tė cilat peshojnė nga 20 deri 80 ton, kur
edhe sot asht e zorshme tė gjesh vinē pėr ti ngrejtė. Jashtė piramidave
janė dy statuja tė bame vetėm nga dy blloqe gurėsh, tė transportueme nga njė
gurore qė gjindet shumė larg nga aty dhe secila peshon 1200 ton.
Gjithashtu edhe piramidat datohen ma tė vjetra
se 12 000 vjeēare e jo 4000-5000 vjeēare, siē na kanė mėsue nėpėr shkolla.
Nė kohėt e mavonshme, pasardhėsit e kėtyne
rojeve tė sekreteve tė THOTIT, bahen saēerdotė tė piramidės, ku Thoti
deklarohet si Zot i Ditunisė dhe Urtisė e shkrimet e tij i ruejtėn nga brezi
nė brez, deri nė ditėt tona. Nėlegjendė Odat e Amentit quheshin Odat ku
kalonte shpirti mbas vdekjes pėr tu gjykue.
Simbas legjendės, pėr herė tė parė asht shfaq
36000 vjet para Erės sė Re e ka rrojtur 16 000 vjet duke u ēfaqun e mishėrue
nė periudha e epoka tė ndryshme. Unė nė fillim mendoja se kėsaj shifre duhej
ti hiqeshin dy zero, kėshtuqė shifra 160 vjetėshe duket ma reale, por duke
u thellue nė studimin e shkrimeve tė THOTIT, i dhashė tė drejtė kėtyne
studimeve dhe i besoj asaj qė THOTI ka rrojtun 16 000 vjet, sepse profetėt
nuk ēfaqen ēdo vit e ēdo shekull. Qė tė riēfaqet nji profet duhet tė kalojnė
shumė mijėvjeēarė e shumė epoka. Edhe sot nė kohėt moderne, nė shumė besime
fetare, pritet rikthim profeti.
Gjatė kėsaj kohe mendimet dhe shpirti i Thotit u
trupėzuen nė mėnyra qė janė tė pėrshkrueme dhe nė shkrimet e tij. Sipas
kėsaj ai asht trupėzue tri herė dhe herėn e fundit asht njohun nė Greqinė e
lashtė, si Ermes, tri herė i lindun. (Ose: Ermet, qė shpjegohet me shqipen:
Ere Mbeti ose nė dialekt: Ere Mes, EreMet). Ai kalonte sa herė donte nė
gjendje transi as i gjallė e as i vdekun, dhe zgjohej kur e shifte tė
nevojshme.
Shkrimet e tij nė pllakat e zmeraldit duhet tė
lexohen jo vetėm nji herė, por dhjetra herė, sepse vetėm kėshtu mundet tė
zbėrthehet kuptimi i vėrtetė i tyne. Nji lexim i rastėsishėm tė jep njė
ndriēim tė bukur, por nji studim i thelluem tė hap rrugėt e ditunisė dhe tė
kėrkimit.
Po shkruej pak fjalė pėr kėto sekrete kaq tė
fuqishme qė i janė mbajtė tė fshehta njerėzimit pėr shumė kohė dhe po
deklarohen tashti.
Afėrsisht nė vitet 1300 p.e.r. nė Egjypt (emni i
vjetėr Khem) filluen turbullinat dhe shumė delegacione tė saēerdotėve
filluen tė largohen nė pjesė tė tjera tė botės.
Disa nga kėta saēerdotė tė piramidave
transportuen me vete dhe pllakat prej smeraldi si gjana tė shenjta me tė
cilat ushtronin autoritet ma tė madh mbi saēerdotėt qė nuk ishin nga rraca e
Atlantidės. Pllakat prej zmeraldi ishin tė shpjegueme nga legjenda si
autoritet shumė i madh i saēerdotit Thot.
Nji grup i veēantė i saēerdotėve merr me vete
pllakat prej zmeraldi dhe emigron nė Amerikėn e Jugut, u krijojnė njė rracė
tė fuqishme, rracėn Maya, qė na kujton shumė atė egjyptjane. Nga kėta
saēerdotė nji pjesė ngelėn dhe u stabilizuen atje dhe nė shekullin e dhjetė
popullsia Maya vendoset nė Jukatan dhe pllakat prej zmeraldi u vendosėn
poshtė nji altari tė tempullit mė tė madh: atė tė zotit Diell.
Mbas pushtimit tė shtetit Maya nga spanjollėt,
qytetet u braktisėn dhe thesaret e tempujve u harruen.
Prezenca e shkrimeve nė pllakat prej zmeraldi
asht mbajtė sekret deri nė vitin 1925 dhe vetėm nė kėtė vit asht dhanė leja
provizore pėr botimet dhe pėrkthimet e tyne. Vendndodhja e pllakave prej
zmeraldi mbahet sekret. Ata hyjnė nė pasuninė botnore dhe mbrohen nė
fshehtėsi. Asht e parashikueme qė shumė njerėz nuk do ti besojnė, por do tė
theksojmė nji fjali nga ato pllaka:
Se drita asht brenda teje, drita qė asht gdhend
nė kėto shkrime do tė pėrgjigjet.
Tash pak fjalė pėr ndėrtimin dhe pėrmbajtjen e
pllakave prej zmeraldi:
Janė tė pėrbame nga 12 pllaka prej zmeraldi
jeshil, tė formueme nga nji substancė qė nuk i dihet pėrmbajtja. Ato janė tė
paprishuna dhe i rezistojnė tė gjithė elementeve dhe substancave tė natyrės
qė njifen deri sot. Nė fakt struktura atomike dhe molekulare asht fikse dhe
asnjiherė nuk ndryshon.
Mbi pllakat e zmeraldit janė gdhendun shenjat e
gjuhės sė vjetėr tė Atlantidės: shenja qė i pėrgjigjen dhe hyjnė nė
rezonancė me valėt e mendimeve duke lanė vibracione mendimesh nė kokėn e
lexuesit.
Pllakat prej zmeraldi kanė tė gdhenduna dhe
shenja rrathėsh ngjyrė ari, domethania e tė cilave hyn nė sekrete e vjetra.
Kuptimin e kėtyne rrathėve dhe atyne qė po shfaqen nė arat me grune, po
mundohen ti japin nji shpjegim e nji lidhje shkencėtarėt. Ēdo njeri qė i
lexon me vėmendje pllakat prej zmeraldi, domethania dhe urtėsia e gdhendun
nė to, do ti kthehet lexuesit e shumėfishueme. Aty thuhet:
Beson o nuk beson, por kur i lexon ato,
vibracionet qė gjen atje do tė pėrgjigjen nė shpirtin tand.
Tė gjithė simbolet dhe rrathėt janė ēelėsa pėr
tė hy tek e vėrteta, por shumė herė porta e sė vėrtetės nuk hapet sepse
ēelėsi nuk asht i saj. Nė qoftė se ne do ti kuptojmė tė gjithė ēelėsat, tė
gjithė simbolet qė janė manifestue aty, do tė mundim tė futemi nė sekretet e
pllakave prej zmeraldi.
Nė faqet nė vazhdim do tė j epet pėrkthimi i
Shkrimeve nė Pllakat prej Zmeraldi. Janė fiksue me fjalėt e Thotit shumė
domethanie qė nuk shfaqen nė sipėrfaqe. Drita e njohunive e gdhendun nė
pllakat prej zmeraldi tė hap shumė fusha mendimesh. Aty thuhet:
Lexo dhe mėso, por vetėm nė qoftė se drita
brenda ndėrgjegjes tande rizgjon shpėrthime nė thellėsinė e shpirtit tand
dhe ndėrthuret me tė.
Universi asht gjithnji nė lėvizje, sipas ligjeve
e rregullave qė rregullojnė lėvizjen e planeteve, galaktikave dhe hapsinės-kohė.
Sipas kėtyne ligjeve e rregullave zhvillohet dhe jeta e bimėve, kafshėve dhe
e tė gjitha gjallesave nė univers. Tė gjitha kėto i mėsojmė nėpėr shkolla.
Qėllimi kryesor i shkollave tė rrymave shpirtnore e fetare, i tė gjitha
rrymave dhe kohnave, ka qenė ndėrlidhja e ligjeve qė zhvillohen e evolojnė
midis gjallesave e shpirtnave dhe lidhja midis njeriut material dhe atij
shpirtnor e intelektual, nga ku zhvillimi mendor ban pjesė si nė atė
material ashtu dhe nė atė shpirtnor. Pėr tė arritė nė njohunitė ma tė nalta
duhet zhvillue ana intelektuale, se kėshtu fuqizohet dėshira pėr studime tė
tjera. Zhvillimi i anės materjale asht hapi i parė e pas kėsaj vjen qėllimi
shpirtnor. Nė jetėn e pėrditshme lindja, zhvillimi trupor e mendor, rritja e
fėmijėve dhe e pasunisė etj., hyjnė nė aspektin material, por pas realizimit
tė kėtij aspekti nė fund tė pret vdekja dhe atėherė mendon se e ke arritė
qėllimin material e duhet tė pėrgatitesh pėr vdekjen, pėr aspektin shpirtnor
qė do tė ndjekė pas kalimit, si mund ta quej, nga gjendja materiale nė atė
shpirtnore. Nėse gjendja materiale üeta) zgjat disa vite (nga nji minutė
deri mbi nji qind vjet), jeta shpirtnore, sipas shkollave shpirtnore,
zgjatet deri nė pafundėsi. Duke i mbushė kėtė boshllėk, (Zgjatje tė jetės
shpirtnore deri nė pafundėsi) njerėzve u pėlqen tė jenė tė lidhun me
shkollat shpirtnore, me fenė, simbas zgjedhjes qė bajnė, ndjekin fenė qė
dėshirojnė.
Gjendja materiale, siē e dijmė nga shkolla,
kalon nėpėr nji proces tė pafund transformimesh, duke u shndrrue mbas
vdekjes nė landė organike qė ushqejnė mikroorganizmat e bimėt e kėta, duke u
konsumue nga njeriu ose kafshėt barngranėse, kalojnė prap tek njerėzit
nėpėrmjet qumėshtit ose mishit tė kėtyne kafshėve. Kjo gja edhe kur e
mendojmė na neverit, kurse mundėsia qė shpirti tė jetojė nė pafundėsi, na
ledhaton.
Simbas disa besimeve fetare, edhe shpirti kalon
nė po tė njajtėt proēese transformimi, duke kalue nga njeriu te kafshėt dhe
nga kafshėt te njeriu, ose nga nji njeri te tjetri.
Se sa tė fuqishme kanė qenė shkrimet e THOT- it
nga Atlantida, mjafton tė mendojmė se i kanė mbijetue mijėra viteve, siē do
mundohem ta zbėrthej sipas pėrkthimeve tė tij, qė i kam marrė nga disa
variante nė italisht e kėto tė pėrkthyeme nga anglishtja. Pėr hapsinė-kohėn
aty flitet mijėra vjet para Ajshtajnit. Nji tjetėr profete e kohės sė THOT-
it, qė ishte femen e quhej MAT (e shpjegojnė me fjalėn shqipe me mat, me
peshue) disa mijėra vjet para profetit ebre MOSE (Musai) krijoi 42 ligje tė
shenjta qė populli dhe faraonėt i respektonin. Mose i ka marrė tė gjitha tė
gatshme, i ka kopjue e pėrshtatė simbas kėrkesave tė popullit tė vet e, pėr
tia ba tė besueshme atij populli (disa qindra) analfabet e tė sapodalė nga
Egjypti, i deklaronte se ia kish dėrgue Zoti, gja qė nuk ishte e vėrtetė.
Mbi bazėn e shkrimeve tė Mose (Musait) u zhvilluen pjesa ma e madhe e
rrymave fetare monoteiste, nga ebraizmi, ortodoksėt, katolikėt, protestanėt,
unitet etj., e deri tek pjesė tė besimit mysliman, qė, megjithėse kanė shumė
gjana tė pėrbashkėta, shumica e luftnave asht ba pėr ato pak ndryshime qė
ata kanė me njana-tjetrėn.
Autori
Pjesė nga libri Thoti i pavdekshėm na zbulon
Atlantidėn
|