Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
ASLLAN
QYQALLA
Hyrje
Asllan Qyqalla u lind me 1 prill 1959 ne Prishtine. Shkollėn fillore e
mbaroi ne Bardh te Madh tė Fushė-Kosovės, Gjimnazin ne Prishtinė dhe
Fakultetin e Filologjisė dega Gjuhė shqipe e letėrsi nė Universitetin e
Prishtinės. Ishte nxėnės i shkollės fillore nė kl. VI kur e botoi vjershėn e
parė nė revistėn letrare Pionieri nė Prishtinė. Nė gjimnaz, me 1976, botoi
nė revistėn pėr tė rinj Zėri i Rinisė tregimet: Bukurinė ua vodhe
luleve, Bija ime na gėzon, Tė kisha njė vajzė sikur Havėn e shumė tė
tjera tregime; skicat: Makfiretja, Pse e pengojnė...?, Punojnė e
jetojnė si nė njė familje etj., nė revistėn e studentėve Bota e Re
Prishtinė. Pastaj poezitė, reportazhet e tregimet tė cilat i botonte edhe
nė gazetėn ditore Rilindja, nė revistat Shkėndija, Pionieri, GeP, Kosovarja,
Jeta e Re; nė Radio Prishtinė, nė programet Karvani i fshatit, Risi nga
mesi ynė, programin pėr tė rinj etj. Gjatė viteve 1990-1999 botoi shumė
artikuj nė gazetėn ditore Bujku, nė Kohėn Ditore, recensione tė librave nė
Revistėn Arsimore Shkėndija Prishtinė , etj.
Nė vitin 1984 pranohet profesor i Gjuhės shqipe e letėrsisė nė
shkollėn fillore Zejnel Salihu nė Bardh tė Madh, ndėrsa qė nga viti 1993
emėrohet Drejtor i po kėsaj shkolle gjerė me 1999.
Asllan Qyqalla nuk rresht sė shkruari dhe merret me kulturė, art
e letėrsi. Mė 1985 bėri regjin e dramės pėr fėmijė Moza dhe problemi 36 tė
Ivoni Resos dhe e pėrgatiti me nxėnėsit e shkollės ku punonte. Kjo dramė u
shfaq nė shumė qytete tė Kosovės dhe TVP e xhiroi pėr emetim nė TVP, por
pushteti komunist i atėhershėm e ndaloi sė emetuari nė TVP, pėr shkak se
autori i dramės ėshtė nga Shqipėria. Mė 1986,`87 dhe `88 po ashtu ishte
regjisor i recitatorėve dhe tri vjet rresht u kualifikuan recitatorėt e tij
nė garat Republikane tė Serbisė (merrnin pjesė recitatorėt mė tė mirė tė ish
Krahinės sė Kosovės dhe krahinės sė Vojvodinės) nė Velika Pllan. Aty ishte
mė i miri me recitator, por pėr shkak tė ngarkesave nacionale, serbėt nuk ia
jepnin vendin e parė, por tė dytin.
Mė maj tė 1984 po ashtu e bėri regjin (kolektive) e komedisė I
pangopuri tė Nysret Simnicės dhe ishte komedia mė e mirė nė Kosovė, ku u
kualifikuam nė garat Republikane nė Kullė tė Vojvodinės, me Teatrin e tė
rinjve tė Prishtinės
Mė 1985 me Teatrin (grupin e dramės) tė Fakultetit Filozofik
bėri regjin e dramės Shoku Nail tė Ramiz Kelmendit, po nė kėtė vit e vuri
nė skene komedinė e Kristo Floqit Vėllezėri e interes me Teatrin amator tė
Bardhit, pastaj komeditė Zonja nga qyteti, Kryt e hudres tė Krist
Berishės.
Mė 1988 nė Kretė tė Greqisė e bėri dramatizimin e romanit tė
Sami Frashėrit Dashuria e Talatit me Fitneten dhe e vuri ne skenė me
Teatrin amator Naim Frashėri tė Bardhit dhe nė Festivalin e Teatrove
amatore tė Kosovės nė Klinė e mora ēmimin e AVNOJ-it pėr regji e dramatizim.
Mė 1989 po ashtu e bėri regjine dramės sė Shefqet Canhasit
Fitorja ėshtė jona tė cilėn pas premierės nė Prishtinė, e ndaluan sė
shfaquri dhe filloi pėrndjekjen si regjisor, pushteti i atėhershėm
jugosllav.
Me 1992 e bėri dramatizimin dhe regjin e romanit te Musa
Ramadanit Zezona dhe e shfaqi premieren ne Bardh te Madh te cilėn ia
ndaluan pushteti serb.
Po ashtu, mė 1993 me Teatrin e tė rinjve tė Prishtinės, bėri
regjin e dramės Rėnia e diktatorit ku edhe kjo u ndalua sė shfaquri pas
premierės.
Mė 1993 mė emėrohet Drejtor i shkollės fillore nė Bardh tė Madh
dhe ishte Kryetar i Ansamblit Naim Frashėri.
Ishte kryeredaktor i revistės letrare Naim Frashėri
(1986-1989) qė doli vetėm pesė numra, pėr shkak tė mjeteve nuk u botua mė
shumė. Anėtar i Klubit letrar Naim Frashėri tė Bardhit, nė Fakultet
filozofik dhe nė Klubin letrar tė tė rinjve nė Prishtinė.
Mė 1995 botonė librin nė prozė Bardhėsi nė Bardh, redaktor
ishte Sabit Jaha e Prof. Isa Bajēinca
Mė 2003 e zgjodhėn Drejtor i Qendrės Kulturore nė Fushė-Kosovė,
ku ende ėshtė duke kryer kėtė detyrė.
Kryetar (Drejtor) i Shoqatės sė Shkrimtarėve Naim Frashėri nė
Fushė-Kosovė. Ka marrė ēmime nė konkurset letrare nė Malishevė, Podujevė,
Prishtinė, Koblenz, Tiranė, Durrės, Kėrēovė etj.
Anėtar i Jurisė nė Kuizin e RTK1 1,2,3 Fillo pėr vlerėsimin e
eseve.
Kryetar i LNPSH Pegasi Albania pėr Prishtinėn.
Mė 2013 ka botuar librin e dytė nė prozė (tregime) Nimfa e njė
zemre tė lėnduar, redaktore Prof. Dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, recenzenet
Xheladin Mjeku dhe me 2014, 2015 Antologjinė me poezi Mall poetik 1, 2 te
shkrimtareve nga mergata Edicioni III-te e IV-tė i takimit me radhė qė e
mban Shoqata e Shkrimtarėve Naim Frashėri Fushė-Kosovė.
Ka tė botuara nė revistėn arsimore Shkėndija nė Prishtinė
recensione pėr librin me poezi tė Vjollca Dibrės, Ali Prebrezės, Blertė
Prebrezės, Sara Alshiqit, Gani Pllana, Ibush Krasniqi, Albulena Pllana
(recensioni i kėsaj poeteje ėshtė botuar edhe ne gjuhėn rumune nė Rumani),
Kosovare Pajaziti, Florenta Murati, etj.
Redaktor e recensent i librave me prozė e poezi te autoret:
Blertė Prebreza (dy vepra: me tregime e novela), Ali Prebreza (poezi),
Kosovare Pajaziti (roman), Ibush Krasniqi (poezi), Sara Alshiqi (poezi),
Albulena Pllana (poezi e pėrkthyer recensioni ne gjuhen rumanishte),
Florenta Murati (tregime), etj.
Ka nė dorėshkrim librin me tregime, njė libėr me poezi dhe njė
dramė.
Organizator i shumė Manifestimeve i Film Festit, atyre letrare,
artistike e kulturore si nė Kosovė, Shqipėri e Diasporė.
Anėtar i Kėshillit redaktues tė Revistės letrare e kulturore
Mirdita nė Mirditė.
Legjenda: Antologji Mall poetik poezitė e poetėve nga Mėrgata,
Shqipėria, Kosova,Mali i Zi, Presheva e Maqedonia , 2014.
KUSH TRAZON QIELLIN TIM ?
(thirrjes me, 10.4.`15,ora 8;40)
Alo , jeni Lani?
Zėri matanė telit drithėron
Kėtej qiellit tim malet oshtijnė
Zemra ime seē pėlcet
Kėtej mardhin
Andej sa nxehtė
Ngjyrėn e fjalės kishim harruar
Nė peizazhin e amorit shtruar
Nė mėngjesin e prillit tė thyer
Alo ,alo,
a jeni Lani?
Zėri jehon ėmbėlsisht
Shpirti trandej tmerrėsisht
I strukur nė nostalgji
Mornica ndjeja si njė pelegrin
ėndėrroja nė shekuj atė pėrqafim
- po, po , unė jam!
Mbyllur nė ego e timbrin buzor
Nga mishi,kocka e nga gjaku jam
Nuk jam pa shpirt nuk jam shkėmbor
Trazim kohėsh nė kėtė pranverė tė vonė
Alo, Lani,
Jam Adesa, ,,,tė pėrshėndes
sa kohė s`jemi
.po, po, ty
.
Shtrėngim malli nė zemėr ndjej
Kush trazon sot kėtė Diell
Lulet dhe ėndrrat slidhin kurorė
nė pranverėn e vonė
Alo, Lani
jam Adesa
kėtu nė tokėn tėnde flas
S`mė njeh apo mė ke harruar krejt ?!
Qielli im pa yje, pa ėndrra, pa lule
Tretur nė oazėn e gjithėsisė
Fjala ngeli e pathėnė
Seē u trazova kėtė mėngjes
nė pranverėn e vonė
.
SHTRIRJE (I)LIRIE
Strofuj skifterėsh nė rrasa shkėmbore
Pėrpėliten nė flatra shekullore
Melodi e kėputur nė vargun e pentagramit
Syrgjynosur nė gjembat torturues
Qiellin qėndisin me notat e (I)Lirisė
Nė testamentin stėrgjyshėror.
Himni kombėtar
Trand shkrepat e Ēiēavicės
Betimi ynė nė Vdekje a (I)Liri
Copat e arnuara i ujtisim
Nė Pellazgi
Xhemedanin shtrirjmė
Nė hapėsirėn Dardane
Flijimi i Bacė Ademit
Shtrinė Lirinė
Mbi ILIRI!
LOTI I SHAMISĖ
AH! nė intensivė dėgjohet frymė oksigjeni
Udhėtim i pėrjetshėm nė atdheun e Teutės
Pėrpėlitje takimesh nė stacionin e fundit
Iliria(ni) pėrkėdhel duart nė ngrohtėsi amnore
Fėrkim betejash me Shpendin syshqiponjė
Harlisje metastazash nė thellėsi trupore
Belbėzime zemrash:
Hava kėtu jemi,
Me ty ndjehemi
.!
Loti symbyllur rrugėton nė njė skaj
Ngarend Linda me buzė nė vaj
Pranvera nė verė sa mall ka pėr njė ofshamė
Rreze ngrohtėsie nė Prishtinė ranė
Nė neurologji rrugėtimin mori
Hava pa itinerar
drejt dritėsisė engjėjt ka nė krah
Mos mė ndalo rrugėtimin, o Lan
Jam e Juaja , po nė kopsht te Ade(a)mit do ligjėroj
me Bogdanin, Buzukun, Bokshin kam njė dialog
Sa rrugėtim i bardhė
E di se
Loti do u mbetet i ngrirė nė qepallė!
DEGDISJE DHIMBJEJE
(mė 17/18 korrik 2015 nė Kampin Rugova me Havėn)
Gryka prek Qiellin nė nostalgji
Shushurima preh plagėn
Erėlisi freskon shtatin e mplekjes sė dhimbjeve
Qė mbėrthyer kanė muzgkorrikun
Nė Malin e dhimbjes
Ca gangrena shekujsh
Pamėshirshėm lodrojnė nė metastazė
Dy pika loti
Shkrepat e Rugovės pushtuan
Ofshamė malli tek Lani riguan
Buzėngrirė nė bjondi ngjiren
Lehtė mė merr nė dorė
Pėr tė pushtuar njė botė
E imja Siborė
Ea nė Detin e Vdekur kėrkon pavdekėsi
E gjen tė mbjellė
Te fatrrita
Mbėshtjellė nė saksi.
MĖ FAL, HAVA
Mė fal Hava, mė fal
Dje lule nuk tė solla
atje nėn hije tė mollės
tek pushon e qetė
nga lodhjet e jetės!
Dje, nuk ta lexuan bibliografinė
as nė Amfiteatėr,
tė kujtuam me pak fjalė
si njė person tė rėndomtė
e ti nė shkencė
ishe nė piedestal
mė fal Hava,
mė fal!
Tė pėrcollėm nė gjuhėn arab
Ta qėndisėm trupin me ngjyrė arafat
Pse s`tė mbėshtollėm
me gjuhė e flamur
Tė ligjėroje Shqip edhe nė varr
Mė fal Hava,
mė fal!
Gjuha sojsuz
E njė plaku matuf, si njė papagall
T`i zmbrapsen miket me buēetė nė duar
E me sytė plot mall
Atje tek i prisje Ti
Nėn mollėn e egėr plot buzagaz
Ne, tė mallėngjyer kėrkojmė
Na fal, Hava,
na fal!
DIELL I PAPERĖNDUAR
Agu i mėngjesit pėrkėdhel kujtimet
Sogjetar tė natės ishim nė mejtime
Mirėmėngjesi Havė !
Belbėzojmė nė sy,
Ti qesh lehtė e me ėmbėlsi
Mbush njė Qiell me dashuri
Nė kėtė muajshtator
Hesti1), moj Hesti.
Hestia jonė
Ku trete ne korrik aq shpejt,
Ike lartė nė malin Olimp,
Te kėrkonim nė gusht
Nė seminar
Lartė nga kupa njė meteor ra,
Gjurmė pellazgjike nė gjuhėn shqipe ka!
Oshtinė ligjėrimi nė Prishtinė
Hestin, moj Hestin.
Hestia jonė,
Nė ballin tėnd hullor
Butėsisht shpjegoje
Pėr shume studiues albanolog
Ndėr tė lashtat kohė.
Hestia jonė,
Ku mbeti jeta nė imagjinatė
Nė ekstaza tė epokės
Apo nė tokė tė thatė
Ti flakėron nė kaltėrsi
Pėr kllokotjen tėnde
Me shend e dashuri
Diell i pa perėnduar
Si Hestia!
1) Hestia ishte hyjnesha e zemrės e familjes dhe e harmonisė familjare
|