Raporti i Projektit: Dokumentimi i shtėpive
tradicionale nė Prizren
Tashmė ėshtė e ditur dhe e thėnė se, treva e
Kosovės ka njė thesar tė ēmuar tė trashėgimisė historike kulturore. Kjo
trashėgimi nė mėnyrė tė vazhdueshme, shekuj me radhė i ėshtė ekspozuar
veprimeve shkatėrrimtare, qoftė nga faktori natyrė apo njeri.
Nė Kosovėn e pasluftės ėshtė trashėguar njė
gjendje e rėndė e trashėgimisė kulturo-historike si pasojė e trajtimit
joadekuat tė saj, vandalizmit urban dhe arkitektural, respektivisht
rrėnimeve, shkatėrrimeve dhe devastimeve qė i janė bėrė dhe i bėhen edhe sot
e kėsaj dite trashėgimisė historike kulturore. Por, mbi tė gjitha janė
veprimet joadekuate, nė emėr tė ruajtjes dhe mbrojtjes sė trashėgimisė, kur
veprohet nė bazė tė parimeve diskutabile konservuese restauruese! Kjo
gjendje e rėndė e trashėgimisė si dhe e ambientit tė degraduar nė mėnyrė tė
vazhdueshme ka filluar tė ndikojė nė ngritjen e vetėdijes pėr rėndėsinė e
trajnimit dhe edukimit nė trashėgimi.
Praktika ka dėshmuar se, studentėt e arsimuar
mirė, janė mė shumė tė interesuar nė trashėgimi sesa ata tė cilėt nuk kanė
njohuri paraprake nė kėtė fushė. Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme qė edukimi
dhe arsimimi nė trashėgiminė kulturo -historike tė fillojė sa mė herėt qė
ėshtė e mundur, sepse ngritja e njohurive, pėrkushtimi mė i madh dhe
vlerėsimi pėr trashėgiminė, do tė ndikojnė nė etikėn profesionale dhe
shprehitė dėmtuese aktuale drejt kėsaj fushe.
Studentėve tė arkitekturės, mėsimi pėr
trashėgiminė kulturore - historike, nuk u shėrben vetėm pėr tė pasuruar
mendimin dhe njohuritė pėr historinė e arkitekturės, pėr pėrkujdesjen ndaj
saj, por u shėrben edhe pėr krijimin e marrėdhėnieve tė vėrteta nė mes tė
arkitekturės sė vjetėr dhe tė re. Arkitekti do ti pėrgjigjet nė tėrėsi
profesionit vetėm atėherė kur aftėsitė e tij kreative i mbėshtet nė
respektimin e hapėsirės dhe strukturės kompozicionale ekzistuese. Pėr tė
arritur kėto objektiva dhe nė vazhdėn e reformimit tė Universitetit tė
Prishtinės, edhe Departamenti i Arkitekturės, respektivisht Katedra e
Historisė sė Arkitekturės dhe Artit, ka ndėrmarr hapat e parė pėr reformimin
e planprogramit mėsimor. Nė kėtė kontest pėr lėmin e Trashėgimisė Kulturore
janė paraparė dy kurse pėr nivelin bachelor: Mbrojtja e Trashėgimisė
Arkitekturore (sem VIII - obligative) dhe Arkitektura Regjionale (sem VIII
zgjedhore) si dhe njė kurs Teoria dhe Praktika e Restaurimit pėr studimet e
nivelit Master (sem IX obligative). Ēėshtė e vėrteta, pėrgatitjet
paraprake pėr lėndėt e propozuara janė konceptuar shumė mė herėt (qė nė
vitet e 80-ta). Nė lėndėn «Historia e Arkitekturės» u zhvilluan ushtrimet nė
skicimin dhe paraqitjen aksonometrike tė objekteve tė trashėgimisė kulturore
qė do ti orientoj studentėt nė kontaktin e drejtpėrdrejtė me monumentet dhe
zonat historike, fillimisht tė njė hapėsire mė tė gjerė duke u fokusuar
gjithnjė e mė shumė kah hapėsira e Kosovės. Pėrkundėr kualitetit relativisht
tė mirė kjo pjesė e programit nuk mund tė kėnaqte as pėr sė afėrmi nevojat
pėr edukimin nė kėtė fushė. Pėr kėtė arsye, plan-programi u zgjerua nė vitin
2000 me futjen e kurseve tė sipėrcituara.
Plan-programi i ri u mundėson studentėve tė
marrin njohuritė themelore tė nevojshme nė kėtė fushė. Ata aftėsohen tė
kuptojnė ēėshtė trashėgim-ia kulturore; rėndėsia dhe roli nė tė kaluarėn
dhe sot; pse ėshtė e rrezikuar dhe e dėmtuar. Ligjėratat i mėsojnė studentėt
pėr rėndėsinė e hulumtimit, analizės sė gjendjes aktuale dhe vlerėsimin e
saj, sikurse edhe pėr metodat e mbrojtjes dhe intervenimet e mundshme
konservimin, rehabilitimin, rekonstruimin, zhvendosjen, revitalizimin,
adaptimin dhe interpolimin. Ligjėratat, me shembuj tė shumtė vėrtetojnė se
restaurimi dhe adaptimi janė detyra kreative por gjithashtu komplekse, tė
vėshtira dhe sfiduese. Theksi ėshtė vėnė nė peshėn kreative tė interpolimit
tė strukturės sė re nė ambientin historik.
Qėllimi kryesor i ligjėratave ėshtė q ė ti
trajnoj arkitektėt e ardhshėm qė ti trajtojnė drejtė zonat kulturo-
historike. U shtrimet praktike pėrbėhen nga hulumtimet bazike, analizat
historike dhe artistike dhe valorizimin. Me qėllim qė vlerėsimi i objektit
tė jetė i plotė dhe objektiv, ushtrimet janė konceptuar ashtu qė tė merren
parasysh tė gjithė faktorėt qė kanė tė bėjnė me tė (pra historiku, arti,
konstruksioni, teknikat e ndėrtimit etj.)
Pjesė nga libri "Arkitektura Tradicionale dhe
Metodat e Dokumentimit"
 |