Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Argėtime - Anekdota shqiptare

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE

            Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

            Pjesa dėrmuese e anekdotave qė janė tė vendosura mė poshtė  janėmarra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinės,  dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga   Daut Demakut .

 

 

 

            SHQIPTARĖT JAN SI SHQIPET

 

            Nė njė ndejė nė Mal tė Zi, Mark Milnai i thotė Ali pashė Gucisė:

            - Ju shqiptarėt jini sikur dhitė e egra. A i ke parė dhitė e egra, njėra nė atė rrėpirė, tjetra nė rrėpirėn pėrball thėrasin e bėrtasin se nuk u rrihet vetėm, por kur bėhėn bashkė, tė parėn punė qė bėjnė, godasin njėra-tjetrėn nė lule tė ballit, veē nė kėmbė tė prapme pėr tė bėrė belanė...

            Ali pashė Gucia buzėqeshi e tha:

            - E more Mark Milani, sa di unė, edhe ti prejardhjen  e ke shqiptare, por pasi u bėrė malazez  “tė koftė me sherr kombi i ri...” E pėr dhitė e egra, po them, e ke gabim!

            - Pse e kam gabim?

            - Sepse shqiptarėt nuk janė sikur dhitė e egra, por janė shqiponja. I ke parė buburrecat? Ata janė tė vegjėl, qyqar, rrinė bashkė e punojnė bashkė se vetėm nuk ua mban dhe s’ia dalin dot. E shqiptarėt sillen sikur shqiponjat. I ke parė shqiponjat nė  fluturim, i bien qiellit trup e tėrthor e askėnd se mbajnė afėr vetes, sepse ato janė sundimtare tė plota tė qiellit e nuk ia kanė nevojėn kujt pėr ndihmė.

            - Hollė ke qitur Ali pashė Gucia!...

            - Jo,  s’thashė gjė tė re, o Mark Milani! Shqiptarėt prej shqipeve e kanė marrė  emrin, e mjerė ata qė s’kanė ndenjur me shqipe, po janė bėrė bashkė me buburrecat!

 

 

            NJĖ PITE TĖ KEQE PĖR MYSAFIRIN E MIRĖ!

 

            Njė natė dimri Ramadan Shabani shkon mysafir te Xhemajl Abria.

            Te dy pleqnar tė njohur qė i kishte Kosova.

            Tė gėzuar pėr takimin, te dy pleqtė nė kullė harrohen nė bisedė.

            Dikur, nėna e Xhemajlit, qė e dinte se nė kullė ėshtė njė mysafir i mirė, shkon dhe troket nė derė.

   Del Xhemajli nė der tė kullės:

-         Hė nėnė, ē’e mirė tė solli kėtu?

-         Mė thanė se tė ka ardhė njė mysafirė i mirė bre loke?!

-         Po, bre nėnė, pasha zotin, mysafirė mė tė mirė kjo kullė nuk pret!

-         Ani lokes, ēka po ta do zemra tė tė gatuaj nana pėr darkė? I kemi, shyqyr zotit tana tė mirat e, pėr mysafirin e mirė - diēka ma tė mirė!

-         Gatuaja nėnė njė pite tė keqe!

-         Qysh loke, pite tė keqe pėr mysafirin e mirė?

-         Oj nėnė, ruaje bulmetin pėr llaskuēė qė vijė pėr bark, ata ta marrin pėr gojė konakun, se ky ka ardhur pėr llaf e muhabet - tybe e treqind tybe as mendja nuk i shkon se ēka i qet nė sofėr!...

 

 

 

            THES PĖR SHTROJĖ, THE PĖR MBUOJĖ

 

            I kishte pasė zėnė nata dy vetė nė mal. U afruan pranė njė lisi she u bėnė gati pėr tė fjetur.

            Njėri po i thotė tjetrit:

-         A po t’merr gjumi?

-         Pak, besa!

-         E ēka ke shtru?

-         Thes.

-         E me ēka je mlu?

-         Me thes.

-         Ama bre, nja!

-         S’kam valla se jam hi nė ta!

 

 

            LIVADHET E SHTRENJTA

 

            Takohen nė Fushė-Krujė Ismail Qemali dhe Ali pashė Gucia.

            Ali pashė Gucia u ndal e po i sheh livadhet e bujshme, tėrė rrafshinėn e pėlleshme tė Fushė-Krujės.

-         A thua, more zotėri Ismail, kėto livadhe kaq tė mira e tė buta, a janė tė shtrenjta? - foli Ali pashė Gucia.

-         Shumė tė shtrenjta janė! - u pėrgjigj Ismail Qemali.

-         Ēka ta merr mendja, sa teneqe flori bėjnė?

-         Eh, more Ali pashė Gucia, kėto livadhe tė buta e tė mira e kanė vlerėn e lartė, rrafsh sa njė grua!

-         Sa njė grua, po unė nė malėsi...?!

-         Jo Ali pashė, jo ashtu qysh po mendon ti. Kėto livadhe tė buta e tė shtrenjta e kanė vlerėn sa njė grua e mirė, bujare e fisnike si ajo qė ka lind njė Ali pashė Guci!

 

 

            RASHĖ QĖ RASHĖ, PO JU QES EDHE GJOVE

 

            Nė njė fshat tė malėsisė sė Opojes, si nė shumė vende tjera tė Kosovės, shkaku varfėrisė, njerėzit banonin nėn njė ēati me kafshėt shtėpiake. Poshtė ahuri, lartė dhomat banuese.

            Njė natė, njė fshatarė duke fjetur sipėr ahurit, pasi dėrrasat qė ndanin kėto dy pjesė ishin vjetruar dhe kalbur, bie brenda nė tė.

            Fshatari i habitur, herė shikonte vrimėn sipėr nga kishte ra e herė vėshtronte gjėnė nė ahur.

            Pasi u kthjell pak, po thotė vet me vete: “Rashė qė rashė, po ju qes edhe gjove...”

 

 

            QĖ KA ME HĖNGĖR DREQI E KOM DITUN, POR...

 

            Njė nuse e re, diku nė dukagjin, kish pas qėllua me njė vjehėrr shumė tė keqe. Vjehrra ishte shumė shpirtzezė, sa nuk ja linte nuses askund vendin. Por, nusja kish pas qėllua e familjes fisnike, dhe e duronte gjithė atė trysni.

            Njė ditė nusja shkon nė gjini.

            Pas nja dy ditėsh po vjen i shoqi e po i thotė:

-         Qohu moj grue se duhet me u kthye n’shpi!

-         Hajr na koftė, ēka paska ba vaki?

-         Ashtė djege shpia. Mrena ka qellu nėna e asht djeg bash me tė!

Nusja pe luan kokėn e po thotė:

-         Qė ka me hėngėr dreqi njė ditė e kam ditun, por qė ka me hėngėr t’pjekun, s’ma ka marr mendja!

 

 

            DIKUJT FTOHTĖ E DIKUJT NXEHTĖ

 

            Nė njė odė malėsorėsh tė Rugovės, ku nga skamja e varfėria, ishte edhe odė edhe shtėpi, se nuk kishte konak tjetėr, plaka ua shtronte vendin pėr tė fjetur dhėndrit e vajzės sė vet e, pak mė tutje, nėn tė njėjtėn mbulojė, djalit e resė.

            Plaku pinte duhan pranė oxhakut dhe i vėshtronte.

-         Vendin e keni gati! - u tha plaka dhėndrit e vajzės dhe mori jorganin t’i mbulonte.

-         Afrohuni pak nga njėri-tjetri se nata ėshtė e ftohtė e do tė mėrdhini, - u thoshte plaka derisa i mbulonte.

Pakė mė tutje, plaka u bėri vend djalit e resė. Duke i mbuluar u thoshte:

-         Ē’jeni ngjitur trup pėr trupi, largohuni pak, largohuni se natėn ju vjen nxehtė e djersiteni!

Plaku, qė i shihte e i dėgjonte, krejtėsisht i qetė pranė oxhakut, foli ngadalė:

-         Haj medet, haj medet!... Nėn njė jorgan dikujt ftohė e dikujt nxehtė!

 

 

 

      GJYGYMI I ĒAJIT

 

      Shkon njėri n’Shtime, n’pazar. E sheh njėrin qė kish ra nė varfėri e e kishte qitur pėr ta shitur edhe gjygymin e ēajit. E kishte pas shitur edhe tokėn, e tash e kishte qitur pėr ta shitur edhe gjygymin.

      Po e pyet ky tjetri.

      - A po e shet gjygymin a?

      - Po, po e shes - pėrgjigjet ky.

      E muarr nė duar e po e shikon gjygymin e po i thotė:

      - I mirė tek ashtė, po pak i vogėl po doket!

      - Po t’doket i vogėl, se valla dymdhetė hektar tokė m’i ka hangėr.

 

 

      DIKUSH HIQ E VUAJ, DIKUSH PUTH E DUAJ

 

      Njėri prej Tushilės ishte i varfėr e i vetėm.

      Fejohet me shumė mundime i shkreti, se tė varfėritė, si gjithkund, bartin peshėn e rėnd tė jetės.

      Gėzohet shumė pėr fejesėn dhe nis ta ēezojė nusen. Merr para hua dhe blen pambuk e qo te nusja. Ēo mėndafsh, lesh... e gjithfarė harxhesh qė i duheshin pėr ēejzin e nusėrisė.

      “Ore, - i thoshin, - je pak i hollė prej takatit, ndale dorėn se kėto para qė po i merr hua, njė ditė duhet kthyer!”

-         Veē le tė ēejzohet mirė nusja se unė punoj. Punoj e fitoj dhe, njė ditė, edhe borxhet i kthej.

      Zgjati kjo punė, po, nja dy vjet e tepėr.

      Erdhi koha. Nusja kishte bėrė ēejzin gati. Ishte caktuar edhe ditėn e dasmės, u nda vadja.

      Pikėrisht kur u nda edhe vadja, ēohet njė Smakiē i Arbrisė e t’i grabitė nusen me krejt ēejzin e gatshėm.

      Ky i shkreti ra pėr tokė: ta vriste Smakiēin, nuk ishte punė qė bėhej, tė zinte nuse tjetėr - ruajna zot, se ishte i mbytur nė borxhe deri nė fyt.

      Mbeti edhe pa nuse, edhe duhej punuar ditė e natė pėr t’i kthyer borxhet.

      Nuk shkoi gjatė e i doli kėnga:

      Dikush hiq e vuj,

      Dikush puth e duj!

 

 

      ZOR ME U PASUNUE E SHPEJT ME U FIK

 

      Njė herė e pyesin njė tė pasur:

-                     Allahile burr, a na kallxon drejt, a hoqe zor deri sa bone shpi e pasuni kaq tė madhe?

-         Vallahi more burra, masi  po m’vetni, pėr  t’drejtė  t’zotit  due  me ju kallxue. Derisa e qita shpinė nė  t’temel  e u ktheve marė  e u pasunova,  kom hek boll!  Sa me e pasė shty ni guri  t’madh me gjyks e me e qitė nė maje  t’bjeshkės.

      Masė do kohėsh, meshkuj e asaj shtėpie u ndanė, se nuk shkonin mirė njėri me tjetrin, e ky i pasuri u fik.

      Shkonin prapė njerėzit me e pa, se i kishte pas ndihmuar shumė tė varfėritė, e po e pyesin:

-         Allahile a na kallxe drjetė? Sa shumė mall ke pas, qysh u fike kaq shpejtė, e a hoqe zor?

-         Po ju kallxoj bre burra. Qysh kam pasė hekė zor me u ba shpi - me qitė me gjoks atė gurin n’maje  t’bjeshkės,  tash s’pata anevoj hiq me u mundue, se ai guri i madh u rrotulle meniherė vet e ra  n’fund tė bjeshkės. Qaq  shpjet jam fik.

 

 

MENDJA E MADHE

 

            Nė njė kuvend tė burrave, hyri me pakė vonesė edhe Shaban Hoxha i Isniqit.  Ishte vonuar pak dhe, natyrisht, plakun e menēur e pret kuvendi.

            Mirėpo, njė mendjemadh i Strellcit, me mustaqe tė holla si bishti i miut, qė ja kishte mbushur mendjen vetes se e ka vendin nė kuvend tė burrave, i hidhėruar pse kuvendi po e respektonte Shabanin, mezi priste qė t’ia thoshte ndonjė fjalė.

            Shaban Hoxha u rahatue nė kullė. Ia sollėn edhe kafen.

            Njėri prej pleqve nė kuvend tha:

-         Fol diēka Shaban Hoxha!

            Ende pa e ēelur gojėn Shabani, ai mendjemadhi ia priti:

-         Ēka ka me fol Shaban plehu qė vonohet nė kuvend tė burrave?

            Tė gjithė u prekėn. Ai plaku qė i tha Shabanit mė parė “fol diēka”, u zu ngushtė, por foli:

-         Mos u hidhėro lum Shabani, se ėshtė martue rishtas dhe e ka pak veten n’qejf?

-         Jo - tha Shabani Hoxha, -nuk hidhėrohem. Plehut ia sheh hajrin dikush, se plehu e rrit bimėn, e mendjes sė madhe, pasha zotin, kush mbi dhe hajrin deri sot s’ia ka pa!

 

 

      AI S’ASHT MSUE ME DHANĖ

 

      Njė zemėrngushtė (tahmaēar) kishte pas ra nė ujė e donte me u mbytė, se nuk kishte pas ditur not. Qėllon njėri atypari e i thotė:

      - Ama dorėn, bre burrė!

      Njė tjetėr, qė e kishte pas njohur kėtė zemėrngushtin, ia kthen kėtij:

      - Ai nuk asht msue me dhanė, por  veē me marrė e thuj: “Ha dorėn!” e jo ama dorėn, n’dash me e pshtue pa u mytė.

 

 

MATE PUNĖN E UJIT SE...

 

Bajram Selimi i Uēės shkon tek miqtė nė Kėrninicė. Pėr darkė miqtė po bien reēel.

Duke e trazuar reēelin (duke i qitur ujė), i zoti i shtėpisė i qetė ujė pak si shumė. Edhe duke i qitur ujė, po e pyet Bajramin:

-         A t’qes ma?

      Bajrami po e sheh qė nuk ėshtė kah i ndalet dore e qė nuk ėshtė mė hajri i reēelit, se u mbush me ujė, po i thotė:

-         Valla bre mik, mate punėn e ujit - a ki a s’ki, se reēeli, me nerė me thanė u ba m....

 

 

             PA LĖSHOJE MA TĖ MADHE, BRE BURRĖ!

            Ishte nisur njė malėsor pėr Gjakovė. Rruga e gjatė dhe e kishte marr uri e madhe. Afėr  Gjakovės e takon njė bashkėvendės. Po e pyet atė:
            - Ku ke, bre burrė?
            - N’Gjakovė.
            - A kish bukė n’Gjakovė? - po pyet prapė malėsori, e prej urisė sė madhe, e kishte zėnė frika, se nuk do tė gjente bukė atje.
            - Kish boll bukė, besa, - ja kthen bashkėvendėsi.
            - A ishin t’mdhaja buk’t? - po e pyet prapė malėsori, se prej urisė sė madhe mendonte se nuk do i dilte njė bukė e tėrė.
            - Bajagi t’mdhaja ishin.
            - Pa banma me shej ni bukė qitu n’tokė, ta shoh sa janė t’mdhaja.
            Ky mori njė gur e fillon ta bėjė njė rreth nė tokė, pėrafėrsisht sa ishte njė bukė e furrės.
            Malėsorit iu dukė i vogėl ai rreth, ngaqė kishte uri, e po i thotė atij:
            - Pa lshoje ma t’madhe (bukėn), bre burrė!
            - More, unė po e lėshoj t’madhe sa Fusha e Bajram pashės, po s’pe lshon furrunxhija se!

 

           

            A JE TUJ PRITĖ SURLET ME KRISĖ? 

            Ishte kohė ramazani. Tri-katėr copė katundesh nė Kabash tė Prizrenit kishin pas bėrė ramazan me njė tupan. Ndėrmjet atyre katundeve kishte qenė njė kodėr, Murlan e kishin pas  quajtur. Pėr kohė tė iftarit dilte nė majte tė kodrės tupanxhiu me rrahė pėr iftar.

            Hoxha kishte pas shkuar tek njėri nė Kabash dhe pritshin tė bėhet iftar, pasi tė gjithė ishin tė uritur. I murrėn orėt e po i vendosin pėrpara me shikuar kohėn. Njė djalit tė shtėpisė i thanė:

            - Del n divanhane e vėzhgo! Kur t’krisin tupanat, na kallxo e t’bajmė yftar.

            U bė koha e yftarit e djali nuk po lajmėron gjė. Kėta tė lodhur e tė uritur po i ja lėshojnė njė zė djalit:

            - O djalė!

            - Hoj! - Pėrgjigjet ai.

            - A krisėn more tupanat a shka u bo?

            - Qe besa, more babė, ni tupan krisi qatje n’kodėr...

            - Po shka dreqin je tuj pritė. Me krisė edhe surlet a? Ramazani s’ka surle. Pse s’erdhe me na kallxue?