Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji 2 - ANA MAGJIKE E NJERIUT

https://bota.al

ANA MAGJIKE E NJERIUT

 

Magjia ka patur pėr shumė kohė njė funksion praktik. Nė lashtėsi ishte e bashkuar me shkencėn. “Koncepti i magjisė, nė sensin negativ, vjen nga grekėt. Mė pas u mor nga romakėt, nga krishtėrimi dhe nga iluminizmi francez”, shpjegon Mastrocinque.

 

 

Aurora borealis. Rrufeja sferike. Njė yll kometė. Shiu pas njė thatėsire tė gjatė. Gjahtarė qė mendojnė se janė tė padukshėm. Shėrime me psalme “magjikė”. Njė formulė nė njė sarkofag qė ndihmon tė vdekurin tė zgjohet nė botėn e pėrtejme. Tė gjitha situata qė bėjnė pjesė nė botėn e magjisė, lindur si magjepsje, frikė, pėrpara tė panjohurės dhe fenomeneve spektakolarė dhe nė dukje mrekulli tė natyrės, tentativė njerėzore pėr tė ndryshuar forcat natyrore nė fushė dhe tė ardhmen e njerėzve. Njė vizion sigurisht jo shkencor (edhe pse do tė ketė njė rol nė lindjen e shkencės), por gjithėsesi gjithmonė njė mėnyrė pėr tė reaguar, pėr tė mos iu nėnshtruar nė mėnyrė pasive botės sė jashtme.

 

Kurė nė mendje

Magjia ka shėrbyer shpesh herė, nė mos pėr tė shpjeguar apo kontrolluar natyrėn, tė paktėn pėr tė zbutur ankthin pėrballė fenomeneve socialė dhe natyrorė vėshtirėsisht tė menaxhueshėm dhe kuptueshėm. Eshtė njė mėnyrė pėr tė parė. Eshtė njė mėnyrė pėr tė parė realitetin e zakonshėm pėr tė gjithė njerėzimin. “Edhe pse nė shumė kultura vetė termi nuk ekziston”, shpjegon Profesor Attilio Mastrocinque, historian nė universitetin e Udines, “aspektet magjikė janė tė integruar zakonisht nė ritet fetarė, nė kurat shėruese tė vendasve. Nė themel mes vizionit magjik dhe atij fetar ka shumė afėrsi. Jo mė kot shpesh herė pėrcaktojmė si “magji” ritet dhe besimet nė mrekullitė qė karakterizojnė besimet e tė tjerėve”.

Magjia ka patur pėr shumė kohė njė funksion praktik. Nė lashtėsi ishte e bashkuar me shkencėn. “Koncepti i magjisė, nė sensin negativ, vjen nga grekėt. Mė pas u mor nga romakėt, nga krishtėrimi dhe nga iluminizmi francez”, shpjegon Mastrocinque. “Magjia” nė fakt ėshtė njė fjalė me origjinė greke: “mag-ėt” ishin priftėrinj persė tė Zoroastros, ekspertė nė parashikinmin e tė ardhmes me anė tė yjeve. Pėrveēse njė mėnyrė pėr tė parė realitetin, magjia pėrgjatė historisė ėshtė konkretizuar nė njė pafundėsi ritesh, praktikash, besimesh dhe metodash njė pjesė e tė cilave janė shumė tė pėrhapura edhe sot. Sot magjia mund tė jetė “e bardhė”, kur pėrdoret pėr t’i bėrė mirė dikujt ose “e zezė”, nėse qėllimi ėshtė tė dėmtojė. Eshtė tentativa pėr tė transformuar gjėrat dhe ngjarjet duke pėrdorur energji tė supozuara, nė forma tė ndryshme. Magjia “e kontaktit” pėrdor ilaēe magjikė dhe filtra. Ajo e “mallkimit” pėrdor fjalė dhe formula. “Simpatikja” pamje dhe objekte (kukulla etj) qė pėrfaqėsojnė personin qė duhet mbrojtur apo dėmtuar. Hyjnizimi ėshtė njė tjetėr formė e magjisė. Nė fund ėshtė magjia e “ngjashmėrisė”: imitohet njė kafshė pėr tė favorizuar gjahun.

 

 

 

Kafshė-shpirtėra

Ritualet magjikė kanė ekzistuar qė mijėra vjet mė parė. Pėrshembull, pikturat nė mure tė Lascaux nė Francė apo tė Altamiras nė Spanjė shfaqin kafshė – shpirtėra tė pikturuara nga shamanė nė gjendje trance dhe mė pas tė riprodhuara po nga ata vetė pėr tė nxitur gjahun. Nė qytetėrimet e parė, ishte e pėrhapur bindja magjike qė pėrmes yjeve mund tė parashikohej e ardhmja. E zhvilluan fillimisht Sumerėt dhe mė pas Babilonianėt, ekspertė si persėt. Gjithmonė nė Mesopotami, pėrdoreshin varėse pėr tė neutralizuar demonėt dhe fjalė magjike pėr tė kontrolluar shpirtėrat. Magjistari, pėr t’u mbrojtur nga forcat negative, bėnte njė rreth brenda tė cilit operonte.

Nė Egjipt, magjia ishte e lidhur me botėn e pėrtejme. Libri i tė vdekurve qė pėrmbledh pėrshkrimet e formulave tė shkruajtura nė sarkofagė dhe mure tė varreve egjiptianė ishte quajtur fillimisht Fjalė magjike pėr daljen e shpirtit drejt dritės sė plotė tė ditės. Pėr egjiptianėt, kur njė varr ishte i mbyllur, figura dhe objekte si statuja shėrbėtorėsh, fshatarė, varka dhe karroca, bėheshin me shpirt. Nė disa raste tė afėrmit hiqnin piktogramėt e gjarpėrinjve nga hieroglifet pėr tė mos lejuar qė ai qė ishte nė varr tė dilte “i vdekur”.

 

Nė luftė me arsyen

Edhe nė Greqinė e lashtė ishte e pėrhapur magjia, por u zhvillua edhe njė formė qė i kundėrvihej asaj. Pėr shembull Hipokrati, mjeku qė jetoi nė periudhėn mes shekujve V dhe IV para Krishtit i kritikonte magjistarėt sharlatanė. “Qė nė shekullin VI para Krishtit”, thotė Mastrocinque “zhvilloheshin procese penalė kundėr grave qė pėrdornin ilaēe magjikė pėr tė manipuluar burrat e tyre”. Dyshimi se ka pėrdorur magjinė ekziston edhe pėr Jezusin. Nė bazė tė gjetjes sė njė dorėshkrimi tė lashtė nė malin Athos nė Greqi, pastori protestant Smith Morton, autor i librit Jezusi Magjistar ka hedhur hipotezėn qė Mesia ka pėrdorur teknika tė magjisė tė pėrftuara nga sekti hebraik i Essenėve.

 

Procese politikė

Nė Romė, nė shekullin V para Krishtit kishte ligje kundėr incantamenta-ve, formula qė kėndoheshin pėr tė lehtėsuar vjedhjet e grabitjet. Diktatori Lucio Cornelio Silla (shekulli II para Krishtit) nxorri njė ligj kundėr helmimeve. “Perandori August (shekulli I para Krishtit)”, thotė Mastrocinque “e ndaloi astrologjinė, e konsideruar praktikė qė duhej zhdukur: parashikimi i tė ardhmes interferonte me politikėn. Ata qė kapeshin, persekutoheshin”. Kishte dėnime tė skllevėrve qė akuzoheshin se i mbanin nėn grusht padronėt pėrmes praktikave magjike. Diokleciani, nė vitin 285 nxorri njė ligj kundėr magjisė, pėrveē asaj agrare dhe mjekėsore. Tė krishterėt gnostikė akuzoheshin sepse studionin Zoroastrėn dhe orakujt persė. Pavarėsisht represionit nuk pushuan lajmet pėr hyjnizime, talismanė, vrasje nė distancė, statuja folėse etj.

Magjia u rikthye nė modė nė kulmin e Humanizmit, atėherė kur filozofi Marsilio Ficino pėrktheu Corpus Hermeticum tė orakujve kaldaikė dhe tė himneve orfikė, grup veprash qė i atribuoheshin Zoroastrės, Orfeut dhe Hermes Trimegistos (figurė qė bashkoi dijet e perėndisė greke Hermes me ato tė atij egjiptian Toth).

Agrippa von Nettescheim, mjek, filozof dhe alkimist gjerman, Giovanni Battista della Porta dhe alkimisti Paracelso i konsideronin tė afėrta shkencėn eksperimentuese dhe magjinė. Nxjerrja e floririt nga hekuri, manipulimi i materies ishin shpresat e asaj kohe. Edhe arabėt e pėrhapėn magjinė me vepra si Picatrix, e njohur qė nė shekullin XI. Por nė shekullin XVII, para Iluminizmit, nisi edhe rėnia e magjisė nė botėn perėndimore.