Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Ahmet Delia

Shkruan: Mehmet BISLIMI

         AHMET DELIA 

   (Nė 95-sė vjetorin e rėnies)
 
        Qysh prej Lidhjes sė Prizrenit e deri te viti 1912, ka qenė periudha e intensifikimit tė kryengritjet shqiptare pėr liri. Asokohe qenė mobilizuar nė njė masė tė madhe shqiptarėt e malėsisė sė Drenicės, tė Llapit, Gollakut, Gjilanit, Gjakovės, Prizrenit e tė shumė krahinave tė vendit.

 

Kryengritėsit tė udhėhequr nga bijtė mė tė mirė tė popullit shqiptar, ishin hedhur fuqishme kundėr forcave ushtarake turke nė veēanti kundėr trupave tė Shemsi e mė vonė edhe tė Maxharr Pashės. Nė ballė tė kėtij organizimit, prinin burrat me nam tė kohės si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e tė tjerė. Kulla e Ahmet Deliut, atdhetarit dhe tribunit popullor ishte e hapur gjithmonė pėr ēlirimtarėt e atdheut. Ahmeti me tė birin Murselin e me shumė shokė e bashkėluftėtarė, prisnin e pėrcillnin krerėt e Lėvizjes sonė kombėtare, tė cilėt nė kullėn e tij, mblidheshin e bisedonin pėr njė kryengritjeje tė pėrgjithshme kombėtare kundėr pushtueseve.

Mė 1912, pėr tė satėn herė Hasan Prishtina kishte shkuar nė kullėn e Ahmet Delisė, ku kishte njoftuar tė pranishmit se Parlamenti Turk nuk kishte dashur as tė dėgjonte zėrin e deputetėve shqiptarė pėr t’i plotėsuar kėrkesat e tyre. Ai sqaroi mė tej, se po atė ditė nė Stamboll, nėn kryesimin e Ismail Qemalit ishte mbajtur njė mbledhje e fshehtė, ku ishte vendosur qė pikėrisht nė Kosovė, sa mė parė tė fillojė njė kryengritje e pėrgjithshme, e cila do tė shtrihej nė tė gjitha viset shqiptare. Tė gjithė krerėt e Drenicės, qė ishin ftuar enkas aty, e pėrkrahėn qėndrimin dhe vendimin e Hasan Prishtinės dhe tė Ismail Qemalit, aty dhanė edhe besėn e burrave se do tė dhėnė ēdo gjė pėr liri tė atdheut. Krerėt e Drenicės tė mobilizuar nė kullėn e Ahmet Delisė tė Prekazit, nisėn pėrfaqėsuesit e tyre pėr nė Kuvendin e Junikut, ku ishin mbledhur tė gjithė krerėt e Kosovės, Dibrės, Shkodrės si dhe krerė tė viseve jugore tė Shqipėrisė. Nė kėtė Kuvend u aprovua programi me kėrkesat tona kombėtare, kėshtu qė kryengritja jonė shqiptare mori kuptimin e vėrtetė tė njė kryengritje tė pėrgjithshme.

Nėn trysninė e vazhdueshme tė kryengritėsve shqiptarė, forcat turke u detyruan tė tėrhiqen nga tokat tona, s’do mend se kjo tėrheqje u kurorėzua me shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė e cila u kurorėzua mė 28 nėntor tė vitit 1912. Nga ana tjetėr, nė mėnyrėn mė tė pa drejt e nė kundėrshtim me tė gjitha parimet ndėrkombėtare mbi tė drejtėn e popujve pėr tė jetuar tė lirė nė shtetet e tyre sovrane, fuqitė e mėdha evropiane, njėanshėm, duke shkelur mbi sovranitetin dhe integritetin territorial tė shtetit shqiptare, njohėn tė “drejtėn” e shteteve fqinje serbe e malazeze pėr copėtimin dhe aneksimin e tokave tė Shqipėrisė! Evropa ndau tokat tona. Populli shqiptarė u detyruan qė tė dalė nė mbrojtje tė tokave tė veta me tė gjitha mjetet qė posedonte atė kohė, pra edhe me mjete luftarake. Nga ana tjetėr, pushtuesit barbarė sllav, tė yshtur nga pasionet e tyre tė ulėta ekspansioniste, kryen masakra, terrorizuan popullatėn shqiptare, me qėllim qė tė shuajnė rezistencėn e tyre dhe t’i shpėrngulin ata, pėr tė bėrė mė vonė edhe spastrime etnike, me qėllim tė ndryshimit tė strukturės demografike nė Kosovė. Prapa kėsaj fshihej qėllimi i pushtetit serb, qė mė vonė tė sillnin kolon serbė e malazezė nė Kosovė, gjė e cila ka vazhduar nė forma tė ndryshme, deri nė fund tė shekullit tė kaluar!

Xhandarmėria e Pashiqit, veē kishte filluar reprezaljet nėpėr disa fshatra tė Drenicės. Nė njėfarė mase, pas shpalljes sė Pavarėsisė, kryengritjet nė Shqipėri sikur kishin pushuar ca. Ahmet Deliu, i vetėdijshėm pėr qėllimet e Serbisė, mblodhi prapė krerėt e Drenicės nė kullėn e tij, dhe sė bashku me trimat, aty bėnė edhe njė Kuvend duke kujtuar besėn e dhėnė!
Ishte fillimjanari i vitit 1913, veprimet e dhunshme tė xhandarmėrisė serbe, sa po shtrėngonin dhe po ashpėrsonin rrathėt e krimeve mbi popullin tonė. Siē e thotė edhe kėnga : “ Ky Ahmeti ēka thanė: a e kem besėn siē kemi dhanė! ”... Aty ishte dhėnė edhe njė herė fjala e burrave se do tė rezistojnė me tė gjitha mjetet e mundshme, pa e kursyer as jetėn nė mbrojtje tė tokave dhe popullatės sonė, duke i dalė nė mbrojtje: vėllai vėllait, fqinji fqinjit, fshati fshatit...
 
Njė grup prej 13 xhandarėsh serb, pak ditė pasi qė ishte dhėnė “ besa e burrave”, nė kullėn e Ahmet Deliut, kishin mėsyrė Prekazin. Ata kishin terrorizuar dhe plaēkitur dy- tri shtėpi nė Prekaz. Lajmi kishte shkuar tek Ahmet Delia, i cili lėshoi zėrin e mobilizimit, por ai nuk priti as sa tė mblidheshin trimat! I vendosur dhe pa humbur kohė, mori sėpatėn dhe i lėshoi zė tė birit Murselit, qė tė shkonin nė mbrojtje tė Halilit, fqinjit tė tyre!... Kėnga popullore rrėfen pėr kėtė histori tragjike dhe heroike:
 
...“ Te Halili janė hi shkinia,
Bėrtasin robt, piskasin fėmija,
Po na i ndien Ahemt Delia “...

Ahmeti dhe Murseli, marrin sėpatat shpejt e shpejt, duke vrapuar nė drejtim tė shtėpisė sė fqinjit tė tyre. Nė derėn e oborrit, ata lėnė nė vend rojėn serbe, nė brendėsi tė oborrit. Murseli ia nxjerr pushkėn njė serbi dhe fillon tė godasė me ē rast vret disa xhandar.
Ahmet Delia mėsynė kullėn, Nė tė hyrė tė saj, nė shkallė ndeshet me njė tjetėr xhandar dhe e godet me sėpatė...

...” Me sakicė na i ra nė ballė
Tana trutė ia qiti n’shkallė”...
 
Pėrleshja ishte e ashpėr. Ndėrkohė Ahmeti plagoset rėndė, kurse trimat tjerė tė Prekazit, si: Ramė Islami , Xheladini, Jetullahu, Hajredini e tė tjerė kishin rrethuar vendin.
...“ Pa u provua nuk njihet trimi,
Dy na i mbyti Xheladini”...

Nė kėtė qėndresė heroike tė burrave tė dheut, tė cilėt kishin lidhur besėn pėr ta mbrojtur atdheun, ra nė altarin e atdheut, Ahmet Delia, e disa tė tjerė u plagosen. Nga ekspedita e xhandarėve 12 mbetėn tė vrarė, ndėrsa shpėtoi njė prej tyre.
 
...” Prej 12-tėve pshtoi Jovani
Shkon tuej ikė pėr rreth njė gardhi
Banė kuku na faroi Prekazi”...
 
Jovani, kishte ikur me vrap, dhe pas dy orėve xhandarmėria serbe e rrethit tė Mitrovicės kishin marrė lajmin e hidhur. Ata ishin bėrė gati qė tė sulmojnė fshatin me forca tjera shtesė, mirė po trimave tė Prekazit iu kishin bashkangjitur burrat e besėlidhjes dhe ishin mobilizuar e kishin zėnė pozitat pėr ta mbrojtur fshatin me ēdo kusht. Kur xhandarėt serb po i ofroheshin Prekazit, kishin vėrejtur se do tė dilnin tė humbur. Pėr tė mos u bėrė gjakderdhja mė e madhe, ata sikur i ishin bindur njė grupi xhandarėsh Austro- hungarez, tė cilėt mė tė dėgjuar kėtė lajm, nga Mitrovica kishin shkuar nė Prekaz me njė pajton me dy palė kuaj! Ky grup, pastaj kishte ndėrmjetėsuar mes trimave tė Drenicės dhe xhandarmėrisė serbe. Ishin marrė vesh qė tė dorėzohet vetėm trupi i Ahmet Delisė i cili kishte qenė pa shenja jete, gjoja pėr ta dėrguar nė spital! Forcat e xhandarmėrisė serbe, duke e parė se Ahmeti nuk po jepte shenja jete, atė e groposin atė nė arat e fshatit Tėrnavc, fshat ky rreth 4 km. nė veri tė fshatit Prekaz. Veprimtaria pėr ēlirimin e atdheut nė Drenicė vazhdoi nėn udhėheqjen e trimit tė shquar Shaqir Smakės, ndėrkaq pas rėnies sė tij Lėvizjes i priu Azem e Shote Galica. Gjatė tėrė kohės sė rezistencės pėr ēlirim kombėtar, Murseli i biri i Ahmet Delisė ishte ndėr luftėtarėt mė tė shquar, dhe mu pėr kėtė Azem Bejta e kishte edhe njeriun mė tė afėrt tė tij. Murseli nuk e hoq pėr as njė ēast pushkėn nga krahu. Ai vdiq nė vitin 1930 nė rrethana misterioze nė njė spital tė Shkupit. I vetmi trashėgimtar i Murselit, nga gjinia mashkullore, mbeti i biri i tij, Zeneli i cili nuk jeton mė. E tėrė veprimtaria e Ahmet Delisė ishte nė shėrbim tė organizimit tė rezistencės pėr ēlirimin e atdheut.
Sot kur e pėrkujtojmė Ahmet Delinė, nė 95 vjetorin e rėnies sė tij heroike, kujtojmė edhe rezistencėn e pandėrprerė, gati njė shekullore pėr t’u ēliruar nga okupatori serb.

7 janar 2008