Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Ahmet Pllana

AHMET PLLANA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

AHMET PLLANA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           U lind nė Bakshi tė Komunės sė Kastriotit (Obiliqit). Shkollėn fillore e ka mbaruar nė vendlindje, kurse tė mesmen dhe studimet nė Prishtinė. Ka studiuar gjuhėn dhe letėrsinė shqipe nė Universitetin e Prishtinės.

            Me shkrime letrare merret qė nga shkolla fillore. Deri mė tash ka botuar 6 libra me poezi: "Kujtoj Mollėn e Kuqe", 2010, "Hėna fle mbi antenė", 2011, Rrugėtimi i dritės", 2012, "Dashuri e vetmi", 2013, Buzėqeshje vjeshte", 2014, Portreti nė gjeth", 2015.

            Ka punuar gazetar dhe redaktor nė shumė media tė shkruara dhe elektronike nė Prishtinė. Ka qenė lektor, redaktor dhe recensent nė shumė libra me poezi.

            Poezitė e tij i janė botuar pos nė Kosovė, edhe nė Shqipėri dhe Maqedoni.

            Ėshtė anėtar i Shoqatės sė Shkrimtarėve "Fahri Fazliu" nė Kastriot.

 

 

 

 

RINGJALLJE JETĖDRITE

 

Sonte nuk u ringjall muzgu

as oshtima e ujėvarės blu

as turbulencat e rreme tė detit

as kėmisha copė e grimė.

                                                                                     

Sonte u ringjall lindja e parė

e yshtjes perlave mbretėrore

katandisjet thyen qafėn mbanė

bashkė me kėsulėn e ujkut mizor.

 

Sonte nuk vdiq aguliēja e kuqe

as lemeritjet e thyera nė krah jo

as bestytnitė e egra pelin varur

as zjarret as varret as hiri i harruar.

 

Sonte u ringjall lindja e dytė

e lakuriqėsisė mizore fanatike

pa jelekun e arit tė dorėkatilit

vdekje si lindje akull ike.

 

Sonte asgjė nuk mbeti zbrazėt

as gotat e thyera me lėngė rrushi

as sofrat e darkave me mish

as pulat e pjekura nė ēervish.

 

Sonte u ringjall lindja e tretė

e betejave fitoreve lotėve

nuk jargisej mė hiena horkaqe

kujtimi pėrjetimi s'vdesin lehtė.

 

Sonte u ringjall gjithēka

oka hėna dielli buka

u ringjallėn lulet jetėmira

me rrezedrite aureolė ringjalljeje.

 

Sonte dua vetėm dolli e puthje

vėllazėrisht dashuri vėllazėrore

lumi Lana buzėqeshė, buzėqeshė Tirana

buzėqeshė Prishtina nė altarin e lirisė.

 

Drita e hėnės shqetėsuar rri

e zhytur thellė nė sterrė

ndjenė ngrohtėsinė e duarve tua

nė vetminė e brishtė tė errėsirės.

 

Nė lėkurėn time ndjej ardhmėrinė

nė  njė sofėr qė tė gjithė

me tė gjithė pėr tė gjithė

pėrherė gėzuar tė bashkuar...!

 

 

KĖMISHA

 

Kėmishėn tonė gjithmonė

na e prenė tė tjerėt

kurrė nuk e premė vetė

kurrė nuk na ra tamam.

 

Kėmishėn gjithmonė

na e prenė cub

ēirrje fjalėsh tė egra

kėmishė cubel.

 

Kėmishėn gjithmonė 

na e prenė tė tjerėt

kurrė nuk e premė vetė

sipas trupit tonė.

 

Kėmishėn tonė gjithmonė

na e lanė me gjysmė mėngė

gjysmė shpinė gjysmė gjoks

gjysmė kėmishė.

 

Kėmishė i thonė

kėmishė nuk duket

gjysmė kėmishė

si t'i thuhet ndryshe.

 

Ka arritur kohė e re dielli

vetė ta premė kėmishėn tonė

tė drejtė tamam natyrshėm

sipas trupit shijes sonė.

 

 

MURE BERLINI

 

Nė mes tė Ballkanit 

mure gurė ndarjeje

mure Berlini

deri kur kėto mure?

 

Nė mes tė Ballkanit 

kufij me tela gjembor

njė komb ndajnė nė gjashtė pjesė

deri kur do zgėrdheshen telat gjemborė? 

 

 

RINGJALLJA

 

Ishim tė vdekur tė vdekur ishim

nė kohėn e ujkut nė kohėn e qenit

fatmirėsisht Zoti na shpėtoi

na dha frymė oksigjen

na ringjalli sėrish na dha shpirt.

 

Pėr sė dyti herė kur tė vdes

para se ta lėshoj frymėn e fundit 

do t'i them veq kėto fjalė

"Sa shumė ka vuajtur populli im

sa shumė lot e gjak ka derdhur

sa shumė gjėmė e ofshamė

tokėn me lot e gjak ka ujitur

edhe zogjtė e malit janė tronditur.

 

Populli ynė i vuajtur i bekuar

njė ditė popull i ribashkuar.

 

 

GJITHĒKA NGA DASHURIA

 

Edhe dielli ngroh

edhe shiu bie

edhe toka blerohet

nga dashuria...!

 

Bota lumturohet

bota rritet shtohet

gjithēka duket bukur

nga dashuria...!

 

Pa dashuri

bota shkatėrrohet

nuk ka mė jetė

nė kėtė planet...!