Kėto ditė, verė 2011,
doli nga shtypi libri Agoni e Shpresa, i cili ka 343 faqe, dhjetėra
fotografi, i pasuruar me dukumente si dėshmi, nga autori Dr. Besnik
R.Bardhi nga Gjakova.
Libri ka tre kapituj,
tė cilėt kanė shkrime tė ndryshme, me dėshmi rėqethėse, pėr fatin e
fatkeqėsinė e shqiptarėve...
Akademik, Pajazit Sh.
Nushi, i cili ėshtė recensent i librit, nė vend tė parathėnies, ndėr tė
tjera, shkruan:
Shtrohet pyetja: Si
ėshtė pėrjetuar, vallė kjo gjendje nga ana e atyre qė i rezistuan dėbimit e
nuk ia kthyen shpinėn qytetit tė dashur, qytetit tė gėzimit dhe tė lotėve tė
tė parėve, duke rrezikuar, madje, edhe jetėn e tyre, tė familjeve tė veta
dhe ardhmėrinė e vet? Pėr kėtė ėshtė rrėfyer e shkruar dhe ka ēfarė tė
thuhet dhe tė shkruhet ende, por pėrjetimet dhe qėndrimet e Dr. Besnik R.
Bardhit dhe angazhimi i tij pėr liri tė vendit, tė paraqitura nė kėtė libėr
tė tij, kanė veēoritė e veta, tė cilat kėtė libėr e bėjnė tė merituar pėr
shpalosje me kujdes. Vallė, pėrse?
Pėr faktin e
qėndrueshėm se pėrjetimet, qėndrimet dhe zotimet atdhetare tė Dr. Besnik R.
Bardhit mbėshteten nė burime autentike, tė ngjarjeve e ndodhive tė
njėmendėsisė jetėsore-historike qė i ndodhėn kombit tonė nė tė kaluarėn e
afėrt tė tij.
Kėto janė vetėvėzhgime tė njė mjeku humanist, zhvilluar dhe formuar nė
kushte tė caktuara sociale, politike dhe tė ekonomisė sė pazhvilluar nė
rrethanat e robėrisė sė vendit tė tij.
Nė kėto vetėvėzhgime,
tė pėrshkruara me pėrkushtim tė veēantė nė kėtė libėr, dallohet filli i
altruizmit karakteristik, por edhe bunti i ndėrgjegjes mjekėsore e i
humanizmit karakteristik. Nga parashtrimi i kėsaj ngjarjeje del konstatimi
se helmimet e fėmijėve shqiptarė ishin njė lloj laboratori i posaēėm i
vėrtetimit tė vetėdijes profesionale - mjekėsore tė tij.
Autori e pėrqafon
me plotė bindje pohimin e Xhim Moranit, sipas tė cilit Serbėt vepruan si
banditė prandaj Serbia nuk ka tė drejtė tė qeverisė nė Kosovė.
Me botimin e kėsaj vepre Dr. Besniku i ngeli besnik traditės kulturoetnike e
atdhedashėse tė Sulejman Vokshit, tė Bajram Currit, tė shkencėtarit
mendjendritur Selman Riza, njeriut tė dashuruar nė Kosovėn dhe nė Gjakovėn e
tij, njeriut tė pikėlluar, qė vdiq larg Gjakovės, dhe shumė tė tjerėve.
Tradita e kėtillė shihet edhe nė porosinė e lėnė fėmijėve tė tij Medlinės,
Betimit dhe Poemės qė: Orėn e parė tė historisė tua kushtojnė njohjes sė
vuajtjeve e gjakut tė derdhur pėr liri tė vendit, nė mėnyrė qė historia tė
mos pėrsėritet kurrė mė.
Nė kėtė libėr tė
veēant, thėnė shkurt, janė paraqitur shumė tė dhėna historike gjatė
periudhės 100 vjeēare tė pushtimit serb, sidomos gjatė periudhės sė viteve
1990- 1999, si dhe shumė shkrime publicistike, me analiza politike,
pėrshkrime, letra tė hapura, tė gjitha kėto paraqesin vizione tė qarta pėr
kohėn aktuale kur janė shkruar.
Kurse, autori i kėtyre
rreshtave, nė vend tė pasthėnies, ndėr tė tjera, pėr kėtė libėr, shkruan:
Para jush paraqitet
Dr. Besnik R. Bardhi, pėr herė tė parė, me njė libėr
Libri i Dr. Besnik R.
Bardhit AGONI E SHPRESA do tė mbetet nė histori si njė instrument i
fuqishėm i shpėrndarjes sė njohurive dhe mjeti mė efikas pėr tė siguruar
ruajtjen e kėtyre njohurive, dėshmive, rreth Gjakovės, rreth Kosovės
Bota e internetit
sikur po e largon njeriun, nė veēanti, brezin e ri nga faqet e librit, por
libri mbetet ushqim i pazėvendėsueshėm i kulturės, i historisė, i
pėrparimit, i zhvillimit, i ruajtjes sė kujtesės sė popujve, i sė vėrtetės,
sepse libri ėshtė ėshtė oksigjen i vetė jetės
Libri i Dr. Besnik R.
Bardhit ėshtė njė pėrmbledhje e shkrimeve publicistike, qė kanė pėrmbajtje
historike, politike, fetare, atdhetare e familjare, por qė ėshtė i dobishėm
pėr ēdo familje shqiptare, nė veēanti pėr familjet gjakovare
Nė Pallatin e Paqes nė
Hagė qėndron ky nėnshkrim:
Nėse e do paqen,
kujdesu pėr drejtėsi.
Nė tėrė librin e tij,
Dr. Besniku i qėndroi besnik tė vėrtetės dhe me devotshmėri u kujdes pėr
drejtėsi, pėr Gjakovėn, pėr Kosovėn...

Kush ėshtė Dr.Besnik R. Bardhi?
Besnik Bardhi lindi mė
1 prill 1957 nė Gjakovė, ku kreu shkollėn fillore dhe gjimnazin. Nė muajin
nėntor tė vitit 1983, diplomoi nė Fakultetin e Mjekėsisė, pranė
Universitetit tė Prishtinės.
Nė vitin 1986, filloi
specializimin nė degėn e Otorinolaringologjisė, sė pari nė Klinikėn e ORL-sė
nė Prishtinė, pastaj pjesėn e dytė, e vazhdoi nė Zagreb, Kroaci.
Nė prill tė vitit
1991, pėrfundoi specializimin nė Klinikėn e ORLsė dhe tė Kirurgjisė sė
qafės Sestre Milosrdnica nė Zagreb.
Nė Gjakovė, nė nėntor
tė vitit 1990, u zgjodh kryetar i parė i Degės sė PSHDK-sė, qė ishte partia
e dytė, nė skenėn politike pluraliste tė asaj kohe nė Kosovė. Besnik Bardhi
ishte nė krye tė delegacionit tė PSHDK sė, nė Shqipėri, nė shtator tė vitit
1991, me kėtė rast shkaktoi incident tė rėndė diplomatik. Nė intervisten e
dhėnė gazetarit z.Arben Xhixho, nė Radio Tirana pėr emisionin Radio e
Jashtme, Bardhi mes tjerash pat deklaruar:
"Komunizmi ėshtė
ideologji e huaj pėr shqiptarėt dhe si i tillė duhet ērrėnjosė nga tė gjitha
trojet shqiptare ".
Po ashtu po nė atė
kohė nė ilegalitet, sė bashku me njė grup veprimtarėsh nė Gjakovė, veproi nė
Shtabin e Mbrojtjes, qė njihej si Shtabi i Luftės pėr qytetin e Gjakovės.
Merret vazhdimisht me
shkrime tė teksteve publicistike, tema e sė cilave janė rrjedhat aktuale
politike. Kėto tekste kryesisht publikohen nė internet si dhe nė gazetat e
ndryshme nė trojet shqiptare...
Dr. Besnik Bardhi
ėshtė lexues, studiues i pasionuar, ėshtė njohės i gjuhės angleze, kroate
dhe polake. Pasioni i tij ėshtė fotografia dhe kamera filmike, njihet si njė
ndėr fotokino amatorėt mė tė vjetėr nė Kosovė. Pėrdorė internetin qė nga
viti 1996.
AGONI E SHPRESA
ėshtė libri i tij i parė.
Dr. Besnik Bardhi
jeton nė Gjakovė, ku punon punon nė klinikėn e tij private pėr sėmundjet e
hundės, veshit dhe fytit dhe kirurgji tė qafės dhe fytyrės, Bardhimed.
|