Semestrin e kaluar, pėrgjatė njė ore mėsimore nė
kuadėr tė leksioneve tė mia Kuptimi i Jetės, e pashė veten tė ulur nė njė
karrige pranė dritares, nė anėn lindore tė klasės. I isha nėnshtruar njė
ndėrhyrjeje kirurgjikale nė shtyllėn kurrizore disa muaj mė parė, dhe ulja
apo ngritja mė kėmbė ishte tejet e vėshtirė. Kisha nevojė tė pushoja
Ishin nė fillim romantikėt- u thashė nxėnėsve,
duke rregulluar jastėkun nėn kokėn time tė cilėt argumentuan tė parėt, se
tė jetuarit nė mėnyrė autentike ėshtė njė synim nė vetvete. Pėr disa,
autenticiteti mbėrrin tek morali si ideali pėrfundimtar.
Sikurse ėshtė shprehur Ralf Ualdo Emerson, kėtu
fillova tė gjestikuloj energjikisht. "E drejta e vetme, ėshtė ajo qė
gjendet pas kushtetutės sime, gabimi i vetėm ėshtė kundėr tij!. Mbėshteta
padashur shpinėn nė mur. Asgjė nuk ėshtė mė e shenjtė, se sa integriteti i
mendjes suaj!. Pashė studentėt e mi dhe u lėkunda. Mė kishte ndodhur mua,
dhe ndoshta jo atyre, se isha zhytur nė njė absurd. Pata kėtė mendim, dhe
pastaj, pėr shkak se tė mbi-menduarit ėshtė profesioni im, e analizova atė.
Por pse absurd?
Nga njėra anė, absurditeti buron nga njė hendek
i dukshėm midis pritshmėrisė dhe realitetit, pretendimit dhe rezultatit, apo
mjeteve dhe qėllimeve. Ndonjėherė mospėrputhja ėshtė zbavitėse. Imagjinoni
njė ekspozitė nė fundvit nė banesėn e njė artisti, qė pėrfshin vetėm njė
tablo tė vogėl tė improvizuar, e cila e pėrshkruan artistin duke fjetur.
Herė tė tjera, mospėrputhja ėshtė e tmerrshme,
sikur njė dashamirės i industrisė sė karburanteve fosile, tė emėrohet nė
krye tė Agjencisė sė Mbrojtjes sė Mjedisit. Nė rastin tim, mospėrputhja
ishte ndėrmjet komandės dhe autoritetit qė pritet tė shfaqė njė profesor,
dhe faktit qė unė isha shtrirė nėn nivelin e bankave, nėn njė jastėk tė
fryrė.
Ligjėrata ime horizontale nuk do tė ishte aspak
absurde, po tė isha pėr shembull, ekonomiste apo historiane. Ka diēka
veēanėrisht absurde tek filozofėt, qofshin tė shtrirė apo jo. Shpjegimi pėr
kėtė mund tė gjendet tek shkrimi mė i njohur filozofik i absurditetit, nga
Thomas Nagel nė vitin 1971.
Nagel argumentoi se kur ndiejmė se diēka ose
gjithēka nė jetė ėshtė absurde, jemi duke pėrjetuar pėrplasjen e dy
perspektivave nga tė cilat e shohim botėn. Njėra ėshtė ajo e njeriut tė
angazhuar, qė e sheh jetėn nga brenda, me zemrėn qė i vibron nė kraharor.
Tjetra ėshtė ajo e spektatorit tė shkėputur, qė e vėzhgon aktivitetin
njerėzor nė njė mėnyrė tė ftohtė, sikur tė jetė nga distanca e njė planeti
tjetėr.
Nagel vėren se kjo ėshtė natyra jonė, dhe
luhatet ndėrmjet kėtyre pikėpamjeve. Dhe ndjesia jonė e absurditetit lind
ndėrmjet kėtyre dy perspektivave. Nėse do ta ruanim pėrgjithnjė perspektivėn
e brendshme, sdo tė pėrjetonim kurrė tronditjen e dyshimit nėse ajo qė ne
po bėjmė, ėshtė tek e fundit e vlefshme, apo ka ndonjė kuptim.
Nėse nė tė kundėrt, mund ti shihnim
pėrgjithmonė tė gjitha ēėshtjet njerėzore nga kėndvėshtrimi i universit,
sdo tė ishim asketė me kohė tė plotė, pėr tė cilėt asgjė njerėzore nuk ka
rėndėsi. Megjithėse Nagel thotė se ne tė gjithė i jepemi tė dyja
perspektivave, disa njerėz identifikohen qartazi mė shumė me njėrėn ose
tjetrėn.

Dhe disa nga kėta njerėz grupohen nė profesione,
ku njė perspektivė vlerėsohet nė mėnyrė jo proporcionale. Filozofia
akademike, ėshtė njė profesion i tillė. Kur njerėzit thonė: Le tė jemi
filozofikė pėr situata tė tilla, ata duan nė fakt tė thonė: Tė marrim mė
lehtė, tė bėjmė njė hap pas, tė shkėputemi disi nga realiteti.
Nė imagjinatėn publike, filozofi ėshtė i
distancuar nga shqetėsimet e zakonshme dhe bashkėveprimet e ethshme, qė
sundojnė pjesėn tjetėr tė njerėzimit. Ai ose ajo zgjedh perspektivėn e
jashtme mbi shumė gjėra tė zakonshme. Kur Soren Kierkegardi u rrėzua pėrtokė
gjatė njė feste, dhe njerėzit u pėrpoqėn ta ndihmonin tė ngrihej, ai thuhet
se tha: Oh, lėreni ta fshijė pastruesja nė mėngjes!.
Nėse ky imazh ėshtė i saktė, dhe nėse pėrcaktimi
i Nagel ėshtė i drejtė, filozofėt, tė ankoruar pėrgjithmonė tek vetėm njė
nga perspektivat e Nagelit, do tė shpėtojnė nga absurditeti i gjendjes
njerėzore. Megjithatė, ne filozofėt jemi ndėr njerėzit mė absurd, qė unė kam
takuar ndonjėherė. Dhe arsyeja ka njė aromė paradoksi.
Abstragimi dhe shkėputja, mund tė jenė njė trill
i filozofit, por filozofėt shpesh bashkohen fort me ato gjėra: pasion pėr
pasion, abstraktė nė mėnyrat mė konkrete tė mundshme. Ata kalojnė vite duke
punuar nė mėnyrė obsessive, mbi ese mbi tituj tė ēuditshėm dhe mė pas
polemizojnė publikisht rreth tyre nėpėr konferenca.
Pėr mua, kjo ėshtė pjesė e bukurisė sė
filozofisė. Po, ka diēka veēanėrisht absurde, por edhe joshėse. Pra, unė
isha si abstrakte dhe e ethshme, teksa gjendesha e ulur nėn jastėkun tim.
Por, ēfarė ka tė bėjė kjo me absurdin? Shumė prej nesh e lidhin konceptin jo
thjesht me mospėrputhjen, dhe as me pėrplasjen perspektive mė komplekse tė
Nagel, por me kotėsinė.
Njė ilustrim i bukur i kėsaj, ėshtė videoja e
njė loje japoneze tė quajtur Shkallėt e Rrėshqitshme qė u bė virale vitin
e kaluar. Shfaqja kėrkon nga lojtarėt e saj tė ngjiten mė kėmbėt e zbathura
nė krye tė njė shkalle tė veshur me akull. Videoja paraqet gjashtė 6 persona
qė pėrpiqen dėshpėrimisht ta bėjnė kėtė, dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur
rrėshqasin sėrish poshtė shkallėve, shpesh duke marrė me vete 5 tė tjerėt.
Si vetė jeta- shkruante dikush nė komentet.
Ēfarė qasje duhet tė marrim nė kėtė rast? Njė
mundėsi ėshtė tė shkundim grushtet tona fisnike nė kozmos, duke mallkuar
ftohtėsinė e tij tė heshtur dhe shkallėt e rrėshqitshme. Ky qėndrim i bėn
thirrje ndonjė djali tė caktuar kolegji. Por disa prej nesh gra, me aftėsi
tė kufizuara, minoritetet etnike dhe gjinore, etj e kuptuan shumė mė herėt
se ne nuk ishin tamam-tamam qendra e universit.
Pra, kur vėmendja jonė adoleshente, drejtohet
tek zhgėnjimet e jetės, ne jemi mė tė prirur ti kushtojmė vėmendje dhe ti
rikthehemi sėrish. Nagel rekomandon diēka tė ngjashme me qasje. Ai shkruan:
Nėse ndonjė nėn specie ėshtė e pėrjetshme, nuk ka asnjė arsye tė besohet se
ka diēka tė rėndėsishme, atėherė kjo nuk ka rėndėsi, dhe ne mund ti qasemi
me ironi jetėve tona absurde, nė vend tė heroizmit apo dėshpėrimit.
Por ironia mund tė jetė mė pak tėrheqėse nė
vitin 2018, sesa nė vitin 1971. Ka diēka nė shikimin e gjithēkaje qė
vlerėsoni nėn njė sulm tė vazhdueshėm, qė rrit ndjesinė tuaj se disa gjėra
kanė rėndėsi. E preferuara ime ėshtė kjo: Absurditeti i situatės sonė, ėshtė
shqetėsues, vetėm nėse kjo nėnkupton se asgjė nuk ka rėndėsi, dhe se tė
gjitha synimet njerėzore, janė nė thelb tė pakuptimta.
Por asnjė nga pėrcaktimet e absurditetit tė
shqyrtuara mė sipėr, nuk e kanė kėtė implikim. Nėse e doni atė qė po bėni,
dhe nėse ajo qė doni ju ka vlerėn e vėrtetė tė njeriut (pėrafėrsisht,
pėrkufizimi i kuptueshmėrisė sė filozofes morale Susan Uolf), jeta juaj mund
tė ketė thellėsi dhe qėllim, edhe nėse pėrfshin mospėrputhje dhe dėshtim,
madje edhe nėse universi nuk kujdeset pėr tė, ose pėr ju.
Duke folur seriozisht rreth filozofisė me
adoleshentėt, ndėrsa shpina juaj shembet, zemrat e tyre thyhen, prindėrit e
tyre luftojnė, dhe vendi ndahet ju mund ta quani kėtė absurde. Por
gjithashtu mund tė shihni nga karrigia pranė dritares tuaj, dhe pasi tė
rrėzoheni prej andej dhe njė situate tė sikletshme, ta quani atė tė bukur.
Pastaj rikthehuni punės.
aeon.co
|