Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - A jeni tė drjetė dhe miqėsor edhe ndaj vetes?

www.rtvzik.com

           

            A JENI TĖ DREJTĖ DHE MIQĖSOR EDHE NDAJ VETES?

 

            Loja pėr trupin ėshtė sikur qėndrimi pozitiv pėr shpirtin. Jeta ėshtė lojė. Para se t'i hapė sytė nė mėngjes, gjithmonė shtrihem, duke u zgjatur sa mė fort qė mundem. Dhe nėse nuk i prek skajet e arkivolit deri sa ngrehem shtrirazi, e di se dita do tė jetė e mirė pėr mua...

 

 

          

            Sillem ndaj vetes ashtu siē do tė dėshiroja qė tė tjerėt tė sillen ndaj meje.

 

            Kur mendoj se njerėzit nuk sillen mirė ndaj meje kjo mė nxit tė mendoj se si sillem unė ndaj vetes. Tash jeta mė ėshtė mė e bukur, sepse jam pėrkujdesur pėr veten nė ato gjėra tė rėndėsishme. Ndonjėherė ende e kam ndjenjėn se nuk e fitoj pjesėn qė mė takon. Kjo zakonisht ndodh nė rastin e ndonjė cikėrrime. Ende nuk mė pėlqen kur ndjej se nuk sillen mirė me mua. Mirėpo posa tė ndalem pėr njė ēast dhe tė kuptoj se ndjehem si viktimė, e dij se kush mė ndjek pas. Vetja ime. Unė vet. Sė shpejti kujtohem se mund tė jem ose shoku mė i mirė i vetes ose armiku mė i keq i vetes. E gjitha varet prej asaj se ēka vendos tė mendoj dhe tė veproj.

            Nuk mė pėlqen kur tė tjerėt mendojnė se jam i pabesė ndaj pritjeve tė tyre. Pėr kėtė dhe i shmangem prej asaj qė vetes t'i vendos qėllime tė paarritshme dhe tė krahasohem me atė qė mendoj se do tė duhesha tė jam. Kur jam i zhgėnjyer nė vetveten, kjo ndodh zakonisht pėr arsye se nuk e kam pėrmbushur atė qė vetvetes ia shtrova si qėllim.

            Mėsova qė mos t'i pres festat e Kėrshėndellave, me bibana, qirinj dhe me familjen absolutisht mirėnjohėse dhe me shokėt.

            Tani kėto i shikoj, sikur njė rast qė tė falėnderohem pėr atė qė veē e kam. Zhgėnjimi, ėshtė dallimi mes fantazisė dhe realitetit.

            Tani thjesht e ēmoj atė qė ndodh, nė vend se ta krahasoj me atė se ēka do tė duhej tė ndodhė. Mėsova se dhembja personale imja vjen prej dallimit mes asaj se ē'ėshtė duke ndodhur dhe asaj qė mendoj se do tė duhej tė ndodhte. Do tė thotė, nėse heq dorė prej asaj qė mendoj se i mungon fantazisė dhe nėse jam mirėnjohės pėr atė qė veē ėshtė mirė nė realitet, do tė jem i lumtur.

            Tek unė kjo vepron. Kujdesem pėr veten ashtu qė e krahasoj atė qė dėshiroj me atė qė mė nevojitet. Ēfarė ėshtė dallimi mes dėshirės dhe nevojės? Nevoja ėshtė diē qė ėshtė e domosdoshme pėr tė mirėn tonė. Dėshira ėshtė diēka qė mendojmė se do tė na bėjė tė lumtur - por shpesh kjo nuk ėshtė kėshtu. Dėshiroj njė ēokolatė. Mė nevojitet oksigjeni. Kjo ėshtė sikur suksesi dhe lumturia. Shumė njerėz tė sukseshėm por tė palumtur zbuluan se ajo pėr tė cilėn pretendonin nuk i bėri tė lumtur.

            Unė ndjehem mė i sukseshėm kur e fitoj atė qė dėshiroj. Por ndjehem i lumtur edhe kur dėshiroj atė qė fitoj. Gjėrat i shoh mė kthjellėt, kur ndalem pėr njė ēikėz dhe shikoj se pėr ēka jam duke pretenduar. Kurrė, kurrė nuk mund ta fitojmė mjaft atė qė nuk na nevojitet.  Kjo ėshtė sikur kur dėshiron para, i fitosh, zbulosh se nuk tė bėjnė tė lumtur, e megjithatė dėshiron mė tepėr, duke shpresuar se ato do tė bėjnė mė tė lumtur.

            Si mund tė di atėherė se ē'mė ėshtė e nevojshme?

            Ashtu qė i kushtoj kohė mendimit mbi atė se ē'mė bėn mua tė lumtur. Ndonjėherė jam i disponuar t'i shėnoj disa gjėra dhe t'i analizoj. Ndonjėherė, prap, dal nė shėti dhe e dėgjoj veten nė qetėsi. Kur e veēoj njė minutė qė tė pyetem: "A mė nevojitet vėrtetė ajo, pas sė cilės vrapoj?", shpesh ndalem sė vrapuari pas saj.

            Kjo mė kujton nė kursin tim tė parashutizmit. Shihja njė ēun qė fluturonte deri sa instruktori nga lart i bėrtiste: "Kujdes nė automobilat e parkuar! Mos bjer nė veturėn e gjelbėr! Tė them tė mos biesh nė veturėn e ....' Qėlloja se ku ra ai ēun? Drejt nė veturėn e gjelbėr. Instruktori mė pat thėnė: "Le tė jetė ky mėsim pėr ty. Kurrė mos shiko atje ku nuk dėshiron tė shkosh."

            Stresi nė jetė mund tė zvogėlohet nėse nuk je i drejtuar kah diēka qė nuk tė nevojitet.
Natyrisht. Ē'mendon, si do ta ndjenim veten unė dhe ti nėse do tė mundoheshim fort qė tė arrijmė diē dhe nė fund zbulojmė se ajo qė arritėm as qė na ėshtė nevojitur?

            Tė zhgėnjyer, ndoshta edhe tė deprimuar. Pra, vėrtet e vlen barra qiranė tė ndalesh e tė mendosh. Sigurisht! Nėse unė nuk dua ta veēoj kohėn qė tė ndalem dhe tė shikoj se ē'ėshtė me tė vėrtetė mė sė miri pėr mua, atėherė kush do ta bėjė kėtė? Ėshtė tepėr e thjeshtė. Sa mė shumė qė kujdesem pėr veten, ndjehem mė mirė i siguruar.

 

 

            Po ē'tė bėjmė kur gjėrat fillojnė tė shkojnė keq? Si kujdesm pėr veten? Shikoj tej sė keqes deri sa tė mos ndeshem nė diēka tė mirė. E bėj jetėn time mė pak tė komplikuar. Kjo ėshtė mėnyrė e shpejtė qė tė zvogėlohet stresi. I thjeshtėsoj gjėrat deri sa tė arrij nė thelbin e asaj qė mė bėn tė lumtur. Kur vij deri te ajo mė e thjeshta, i pėrmbahem asaj. Sa mė e thjeshtė qė mė ėshtė jeta, ėshtė mė e qetė. Po me ēka e thjeshtėsoj jetėn time. Luaj. Loja ėshtė sikur qeshja. Ajo, po ashtu, ėshtė njėra prej mėnyrave tė kujdesem pėr veten.

            Loja pėr trupin ėshtė sikur qėndrimi pozitiv pėr shpirtin. Jeta ėshtė lojė. Para se t'i hapė sytė nė mėngjez, gjithmonė shtrihem, duke u zgjatur sa mė fort qė mundem. Dhe nėse nuk i prek skajet e arkivolit deri sa ngrehem shtrirazi, e di se dita do tė jetė e mirė pėr mua.

            Caku ėshtė nė qėndrimin ndaj jetės. Mėnyra mė e mirė dhe e vetme tė kujdesesh pėr veten ėshtė pikėpamja jote ndaj jetės. Ke perspektivėn e cila ose tė ngrit ose tė rrėnon. E qėndrimi mund tė zgjedhet.

            Sa plakem edhe bėhem - shpresoj - mė i menēur, mė duket se nė tė vėrtetė ekzistojnė vetėm dy emocione bazė nė jetėn time. Ato dy emocione janė Dashuria (pozitive) dhe Frika (negative). Njėra ėshtė mungesė e tjetrės. Mund tė jetė qė tė gjitha emocionet tjera tė jenė variacione tė kėtyre dyjave. E anksioziteti? Anksioziteti ėshtė frika nga e panjohura. Kur ndonjėherė nuk pėrkujdesem pėr veten, kuptoj se bėj diēka prej frikės.

            Kur vendos tė punoj nga dashuria, ndjehem i siguruar. Ndjehem mė i lumtur.
Pra, kur vendos diēka, pyetem: "A e mora kėtė vendim nga dashuria apo nga frika?"

            Nėse vendimet i marr nga frika, qoftė me vetėdije apo jo, nė fund nuk mė dalin pėr tė mira. Kur marr vendim tė bazuar nė dashuri (nė mungesė tė frikės), ndjehem mirė - madje edhe para se tė dij pėr rezultatin.  Edhe njė mėnyrė tė kujdesem pėr veten ėshtė veēimi i njė pjese tė kohės dhe parave. Ēfarė shembulli qenka ky i kujdesit tėnd pėr veten?

            Kur veēoj paratė ose kohėn, kjo mė pėrkujton gjithmonė nė atė se nuk frikohem. Besoj se gjithmonė do tė kem mjaft ashtu qė t'i ndaj me tė tjerėt.

            Edhe kur frikohem, tentoj t'i marr vendimet qė nuk bazohen nė frikė. E dua atė ndjenjė kur vendos se nuk do tė frikohem.

            Do tė ta tregoj njė tregim tė vėrtetė. Kur fqinji im ishte i ri, nuk dinte a ta pranonte punėn qė ia kishin ofruar nė Njujork. Pėr kėtė arsye pėr kėshillė shkoi te njė zotėri nė moshė, tė cilin e respektonte shumė.

            Plaku e kėshilloi: "Shko vet nė Njujork. Udhėto nėpėr gjithė vendin me tren. Mos merr me vete asgjė pėr tė lexuar as pėr tė shkruar. Merr njė kupe private. Shėrbyesi le tė t'i sjell tė gjitha shujtat. Mos bisedo me askėnd. Kjo ėshtė kėshilla ime".

            Fqinji mė tha se shpejt u pendua qė pranoi kėshillėn e plakut. Megjithatė, bėri ashtu siē qe kėshilluar.

            Pas disa ditėve u mėrzit prej shikimeve tė peizazheve nėpėr dritare. Ē'mendon se bėri mė tej? Filloi tė mendojė? Mjaft gjatė qėndroi qė tė kujdesej pėr veten - lejoi qė pėrgjigjja t'i vijė vet. Kur mbėrrini nė Njujork, veē e dinte se duhej ta pranonte punėn. E pranoi dhe u bė tepėr i suksesshėm. Do tė thotė pėrgjigjja gjithė kohėn ishte nė tė. E plaku kishte ditur qė ai do ta zbulonte.
Ne tė gjithė e dimė se ē'ėshtė e mirė pėr neve. Vetėm na nevojitet mjaft kohė tė kujdesemi pėr veten.

 

Tė jetojmė me stil...