.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Sekretet e vullnetit (3)

Shkruan: Harry BOX

   Pėrktheu: Jetmir SHEHU

       SEKRETET E VULLNETIT (3)

      Pėrsėritja e thjeshtė e njė fraze, e njė ideje, e njė. fakti, mund tė krijojė efekte tė pallogaritshme. Kujtoni imazhin e vjetėr tė pikės sė ujit e cila me durim, vazhdimisht gėrryen shkėmbin. Fuqia e errėt qė pėrfshihet nė kėtė formė sugjestioni, ėshtė mjaft e njohur nė Amerikė, e pėrbėn, nė fund tė fundit, sekretin e publicitetit.

 

 

 

AMLETI I PĖRJETSHĖM

 

"Energjia: virtuti i parė dhe i vetėm njerėzor"

W. Von Humboldt

 

            Shekspiri na ka lėnė trashė­gim, nė njė nga tragjeditė qė tė gjithė e njohim, Amletin, figurėn e njė njeriu tė pavendosur pėrjetės­isht, i lėkundur ndėrmjet dėshirave dhe qėllimeve tė papajtueshme, i luhatur ndėrmjet plogėshtisė dhe veprimit, apatisė dhe vullnetit, hipokondrisė dhe eksitimit patologjik, dorėheqjes dhe ambicionit. Kjo figurė, e pranuar, e vlerėsuar dhe e kthyer nė modė nga romanticizmi, ėshtė bėrė simbol i njė kategorie, pėr fat tė keq e pėrhapur, njerėzish qė rrojnė njė gjendje somnambulizmi, tė pafuqishėm pėr tė realizuar veprimin mė tė vogėl me njė farė rėndėsie e pėr tė ndjekur njė qėllim me njė farė vėshtirėsie, tė gatshėm pėr tė dramatizuar ndodhitė mė tė pakuptimta tė jetės sė tyre tė pėrditshme.

            Mundet qė njė pjesė e lexuesve mi tė jetė infektuar tashmė nga amletizmi. Kam njohur persona qė ndjenin kėnaqėsi nėse i ngjasonin moralisht dhe intelektualisht Amletit e qė mbanin vazhdimisht nė jetė maskėn e trishtimit tė ngrirė e tė mbyllur me njė rėndesė tė kobshme e moralizuese, e qė do ta ndjenin veten rehat vetėm poshtė njė manteli tė zi e me njė kafkė nė duar.

            Pėrveē kėtyre teprimeve groteske, amletizmi mbijeton pėr fat tė keq nė njė numėr jo tė paket personash. Karakteret me vullnet serioz e tė vendosur janė tė paktė.

            Njė firmė nė Londėr qė kėrkonte njė shitės endacak, mbasi vendosi tė merrte njėrin nga kandidatėt, shefi i personelit e vuri kėtė tė fundit nė njė provė.

            - Nesėr nė orėn gjashtė e dyzetė - i tha - ju do tė niseni nė X vend. Mbasi tė keni arritur nė orėn njėmbėdhjetė do tė bleni dy sandwichs, sepse sigurisht do t`ju ketė marrė uria, pastaj do tė shkoni tė vizitoni klientėt, do tė rregulloni llogaritė e ndėrprera e do tė mė njoftoni telegrafisht ēfarė keni kryer.

            Pas dy ditėsh, shefi i personelit morri njė telegram ku shkruhej:

            "Kėtu nuk ka sandwichs. Jam i pavendosur. Mė telegrafoni ēfarė duhet tė bėj".

            Sigurisht kjo ėshtė njė anekdotė. Por ekzistojnė, nė botė, individė amletjanė jo mė pak tė ngathėt e tė lėkundshėm se ai shitėsi endacak, tė hutuar pėrballė vendimeve mė fėmijėrore e situatave mė tė thjeshta e tė zakonshme.

            Tani, tė gjithė ata qė janė tė infektuar nga kjo sėmundje e aq mė keq qė vazhdojnė tė kėnaqen me qėndrime tė zbrazėta, tė padobishme, anakronike tė njė trishtimi tė pakurueshėm e tė njė plogėshtie tė pėrjetshme, duhet tė mbajnė parasysh se tipi qė ata mishėrojnė i ka kaluar tashmė koha pėrfundimisht: mund tu dukej interesant vajzave dhe estetėve tė shekullit tė kaluar; por sot nė epokėn tonė, nė kėtė epokė tė ethshme e tė ashpėr, tė sunduar nga ankthi i shpejtėsisė, i veprimit e nė afrimin sa mė tė mundshėm me realitetin, nuk vlen mė. Me romanet e 1830-ės, ėshtė zhdukur mania e fytyrave tė hequra, tė mekura e tė zbehta si tuberkulozė. Vajzat nuk qajnė mė pranė njė djaloshi tė ligėshtuar, me sy fatal, me qafėn tė rrethuar nga njė kravatė e zezė. Kohėt kanė pėrmbysur pėrgjithmonė kėto manifestime te rėnies fizike e morale. Vajtimet pėr djaloshin e mjerė, tė ligėshtuar, nuk vlerėsohen mė; vajzat sot e ngulin shikimin mbi djemtė e fortė, me shpatulla tė fuqishme, qė flasin pėr makina e pėr rekorde;  njerėzit e sotshėm i japin mė shumė rėndėsi energjisė, vullnetit, aktivitetit.

            Kushdo e kėrkon fatin. Na i kanė thėnė qė kur ishim fėmijė. Gjithēka na bėn tė kujtojmė, deri edhe kinemaja, spektaklet e luftėrave qė kėrkuesit e parė tė arit bėnin mė shumė me rivalėt se me forcat e natyrės.

            Popujt - qė manifestojnė nė shkallė mė tė gjerė e tė dukshme prirjet e individėve - ndjekin, sot, tė gjithė tė njėjtin qėllim: tė bėhen tė fortė. Shkolla, familja, institucionet shoqėrore pėrpiqen vetėm tė edukojnė individėt e masėn me kultin e njė virtyti qė po bėhet gjithmonė e mė i domosdoshėm: forcėn. Shikoni Japoninė, njė nga kombet mė modernė shpirtėrisht. Qysh nė fėmijėrinė e parė, japonezėt shkathtėsohen, me forma nga mė tė ndryshmet, me praktikėn e vullnetit e tė energjisė. Rezultatet, janė nė rend tė ditės: tė gjithė i njohin.

            - Parimet qė ne kėrkojmė, nėpėrmjet ēdo lėnde mėsimi, pėr tė futur nė trurin e studentėve - mė thoshte Rektori i Universitetit tė Tokios, nė njė udhėtim nė Japoni - janė kėto: "Qėllimi thelbėsor i jetės ėshtė tė dominosh. Virtyti mė i lartė njerėzor ėshtė vullneti. Me vullnet dominohen njerėzit dhe gjėrat". Duke kėmbėngulur mbi kėto parime, pėr 100 vjet do tė kemi krijuar njė popull fitimtar, realizues, dominues: njerėz, me tėrė kuptimin e fjalės.

            S'tė ngelet gjė tjetėr, veē tė konsultohesh me kujtimet e tua, pėr tė konstatuar se ēdo herė qė ke arritur tė fitosh njė rezultat tė rėndėsishėm, tė ēosh deri nė fund me fitore njė punė, tė realizosh diēka, ia ke dalė sepse ke dashur t'ia dalėsh. E kur nuk ke arritur rezultatin qė i ke propozuar vetes, kur ke dėshtuar nė njė punė o nė njė pėrpjekje, shkaku kryesor ka qenė mungesa apo pamjaftueshmėria e vullnetit: Shkruajini, mėdyshje, pėrtaci, mosbesim, frikė.

            Do tė diagnostikojmė thellėsisht krizat, sėmundjet e anomalitė e vullnetit e ndikimin e tyre ogurzi nė rrjedhjen e jetės sė pėrditshme. Do tė zbulojmė ilaēet e mėnyrėn si t'i pėrdorim. Ne vazhdim, do te shikojmė si forcohet vullneti, derisa t'i japim njė intensitet tė provuar, njė fortėsi diamanti, njė shtytje tė pa rezistueshme.

            Secili nga lexuesit e mi qė dėshiron tė jetė i sinqertė me vetveten do t'i njohė me lehtėsi, nė inventarin qė unė do tė bėjė pėr tė metat e vullnetit tė tij. Duke zbatuar rregullat qė unė do tė sugjeroj, do te arrijė tė shpengohet plotėsisht. Etapa e pare do jete kryer. E dyta fuqizimi i vullnetit - nuk do tė paraqesė mė veē njė pasojė, e lehte dhe e thjeshtė pėr t`u realizuar.

 

 

            PĖRGATITJE PĖR ZHVILLIMIN E VULLNETIT

 

            Zhvillimi i vullnetit presupozon njė bazė thelbėsore: aftėsinė e interesimit dhe tė vėmendjes. D.m.th. aftėsinė pėr tė fiksuar - nė mėnyre spontane apo pėr shkak tė detyrimit - shpirtin mbi njė gjė, mbi njė person, mbi njė ide, mbi njė fakt, e pėr tė fituar pėr to interesimin.

            Ata qe stėrviten, nė shoqėri, pėr te dėgjuar me vėmendje tė gjitha diskutimet qė u drejtohen atyre, fitojnė nė pak kohe njė intuite tė shpejtė, vigjilentė, tė sigurt. Shembulli me karakteristik vihet re tek diplomatėt. Pėr ne, kjo zotėsi vėmendje e interesimi ka rendėsi kur lidhet me problemin e vullnetit. Nuk mund tė duash njė gjė qė tė mos ketė nxitur, qysh nė fillim, imagjinatėn tonė e tė ketė thithur vėmendjen tone, e pastaj, tė ketė ngjallur interesin tonė me te madh e me tė thellė.

 

 

 

 

            SI ZGJEROHET VĖMENDJA?

 

            Secili nga ju ka qenė, ndonjėherė, i mbėrthyer nga imazhe, idera, nė atė pike qė tė mos ketė mundur tė ēlirohet mė. Secilit nga ju i ka ndodhur gjatė njė dite tė tėrė, tė mendojė me ngulm pėr njė gjė, tė bluaj me mend njė frazė apo tė ketė pėrpara syve linjat e njė fytyre apo veēantitė e njė skene, e tė mos mundet mė, me gjithė pėrpjekjet e shumta, tė mendojė pėr njė gjė tjetėr, tė harrojė atė frazė, tė mos shohė atė fytyrė o atė skenė. Kėto fiksime, kėto pėrsėritje tė papėlqyeshme, kėto ankthe, mund tė marrin njė ndryshim tė madh nė formė e tė hyjnė nė jetėn tonė nėpėrmjet shumė rrugėve. Janė fenomene tė monomanisė: forma tė vėmendjes sė ekzagjeruar, tė ushqyera nga kujtesa. Sa mė shumė tė pėrpiqeni t'i dominoni e t'i eliminoni aq mė shumė i imponohen shpirtit tuaj.

            Pėrsėritja e thjeshtė e njė fraze, e njė ideje, e njė. fakti, mund tė krijojė efekte tė pallogaritshme. Kujtoni imazhin e vjetėr tė pikės sė ujit e cila me durim, vazhdimisht gėrryen shkėmbin. Fuqia e errėt qė pėrfshihet nė kėtė formė sugjestioni, ėshtė mjaft e njohur nė Amerikė, e pėrbėn, nė fund tė fundit, sekretin e publicitetit.

            Njerėzit tėrhiqen nga pėrsėritja e vazhdue­shme, si e kur duhet.

             Kohėt e fundit, njė studiues amerikan u desh tė bėnte njė eksperiment pėr tė kuptuar, pėrafėrsisht, rėndėsinė e sugjestionimit tė njeriut nėpėrmjet pėrsėritjes sė thjeshtė. Zgjodhi njė mjedis qė tė mos haste as faktorin mė tė vogėl tė favorshėm: qė tė mos joshte sedrėn e askujt, qė tė mos nxiste as lakminė, as kuriozitetin, as simpatinė, qė tė mos kishte as lidhjen mė tė vogėl me bindjet fetare apo morale tė personave mbi tė cilėt mendonte tė kryente eksperimentin. Zgjodhi, bile, njė zgjidhje qė tė ngacmonte njė element me rėndėsi primare: interesin e tyre.

            Lėshoi njė frazė: "Mė dėrgoni njė dollar!" , pasuar nga adresa e tij. Pėr njėzet ditė, gazetat, stacionet e radios, reklamat me drita pėrhapėn nga njėri skaj i Shteteve tė Bashkuar nė tjetrin kėtė slogan tė shkurtėr e urdhėrues: "Mė dėrgoni njė dollar!". Qė nga ajo kohė e mė pas, njoftimi bėhej ēdo ditė mė kategorik e kėmbėngulės: "Ju kam thėnė tė mė dėrgoni njė dollar!... Nxitoni tė mė dėrgoni njė dollar!... Nuk ju mbeten mė, veē tri ditė pėr tė mė dėrguar njė dollar!... Ekziston akoma dikush qė duhet tė mė dėrgojė dollarin!... Para mbrėmjes sė nesėrme, duhet tė mė dėrgoni dollarin tuaj!... Mė dėrgoni dollarin tuaj brenda mesnatės".

            Kėrkesa ishte absurde, e pakuptueshme, e pajustifikueshme. Megjithatė, nė krye tė 25 ditėve, dollarėt e ardhur nga ēdo cep i Amerikės arrinin nė 3 milion e 700 mijė. Eksperimenti e kishte arritur qėllimin plotėsisht e studiuesi, i kėnaqur, u kthente dėrguesve dollarin e tyre.

            Vėmendja, pra, mund tė provokohet nė njė mėnyrė mjaft tė thjeshtė, tė pranueshme pėr tė gjithė: nėpėrmjet pėrsėritjes. E zėmė se njė ide o njė frazė tė mund tė jetė pėrsėritur l00 herė ndaj njė individi tė shkujdesur e tė paaftė pėr tė menduar, pa ngjallur tek ai vėmendjen mė tė vogėl. Por, do t'i mjaftojė tė formulojė mendimin mė tė vogėl pėr atė qė i paraqitet e i pėrsėritet, qė tė krijohet tek ai njė farė vėmendje qė do tė jetė e prirur tė zmadhohet, tė zhvillohet, tė marrė pėrmasa tė mėdha. Pjesa mė e madhe e besėtytnive, e traditave, tė zakoneve e tė besimeve e kanė origjinėn tek pėrsėritja. Vetė zakoni, s'ėshtė tjetėr veē rezultati i njė pėrsėritje tė gjesteve, tė fjalėve, tė bindjeve.

            Mbasi ke ngjallur njėherė vėmendjen, ėshtė e lehtė pastaj tė krijosh interesin. Kur ėshtė fjala pėr letėrsinė, shkencėn, artin, aktivitetin industrial, pėr problemet tregtare, mjeti mė i mirė pėr tė krijuar interesin qėndron nė okupimin e fuqishėm, pa ndėrprerje. Pėr njė argument letrar, pėr shembull, do tė mjaftonte tė fillohej studimi duke akumuluar njė seri njohurish, tė ngulitet aktivisht nė kėrkime e nė lexime, duke mbajtur parasysh se pesė volume tė lexuara njėri mbas tjetrit pėr njė ēėshtje tė dhėnė, japin pėrfitimin mė tė madh se 50 volume tė lexuara nė njė distancė mujore ose vjetore. Ajo qė vlen ėshtė intensiteti dhe vazhdimėsia e pėrpjekjeve...

            Tre tė katėrtat e njerėzve qė nė njė farė pike tė jetės sė tyre pushojnė ēdo aktivitet praktik e tėrhiqen nė ndonjė pronė tė tyre duke vendosur tė "pushojnė", shfaqin njė spektakėl tė trishtueshėm: harxhojnė ditėt njė pas njė pėr gjėra tė kota, e mėrziten tmerrėsisht, sepse nuk dinė tė interesohen pėr asgjė, as pėr libra, as pėr tablo, as pėr probleme shkencore o shoqėrore. Megjithėse, mund t'i kalonin nė mėnyrė shumė mė tė kėnaqshme e mė tė dobishme pėr vete e pėr tė tjerėt vitet e tyre tė "pushimit", nėse do tė dinin tė interesoheshin pėr diēka. Kam vėnė re shpesh herė se, nė shoqėri, personat e aftė pėr t'iu kushtuar kohės nė dispozicion me okupime tė tjera qė nuk pėrbėjnė muhabete, kotėsira o kalime kohe me budallallėqe, janė fare tė paktė, paraqesin njė pėrjashtim.

            Njė ditė, njė intervistues gjerman mė pyeti cili ishte, pėr mua, spektakli mė i trishtueshėm i shoqėrisė kontemporane

            - Mėrzia - i jam pėrgjigjur, pa hezitim. Individit qė i hapet goja mė shkakton njė ndjenjė vuajtje. Ėshtė njė njeri qė nuk di tė jetojė. Tė jetosh, do tė thotė tė interesohesh, tė apasionohesh, tė mendosh  pa ndėrprerje pėr diēka. Pa interesa jeta ėshtė njė nonsens  (absurditet),  njė budallallėk. Mėrzia rrjedh nga mungesa e interesave...

            Binde veten pėr kėtė tė vėrtetė: nuk ėshtė e mundur tė duash, ose tė  vendosėsh arritjen e njė qėllimi e ta ndjekėsh me kėmbėngulje, me metodė e durim, nėse ky qėllim nuk na intereson, ose, nėse  s'kemi ditur, mė pėrpara, ta marrim kėtė qėllim nė konsiderate e tė krijojmė nė veten tonė njė pasion  tė fortė tė pa shkatėrrueshėm pėr vazhdimin e tij.

            Duhet sė pari, qė secili tė dijė me saktėsi ē'mendon tė bėjė me pėrkushtim e me vėmendje; duhet, sė dyti, qė tė vėrtetojė nėse aktiviteti i pėrcaktuar e intereson realisht;  nė kėtė rast, suksesi ėshtė i sigurt. Vullneti nuk do tė bėjė tjetėr veē do tė ndihmojė kėtė nxitje tė krijuar mė pėrpara e do tė forcohet vazhdimisht nėpėrmjet pengesave e vėshtirėsive qė do t'i duhet tė hasė.

            Duhet tit ngulitėsh, njėherė e pėrgjithmonė, dy parimet qė pėrbėjnė bazėn pėr zhvillimin e vullnetit: vėmendjen dhe interesimin.

 

 

            Vazhdon...

 

(1)        (2)                 (4)