Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Sekretet e vullnetit (4)

Shkruan: Harry BOX

   Pėrktheu: Jetmir SHEHU

      

SEKRETET E VULLNETIT (4)

 

       Autosugjestioni qėndron pikėrisht nė ndikimin e vetėdijes mbi pavetėdijen (me terma mė tė sakta: tė njė njeri mbi vetveten), me qėllim pėr tė krijuar njė bindje, njė veprim, njė qėndrim tė paravendosur. Ne mund te autosugjestionohemi, nė mėnyrė qė tė marrim nga vetja jonė rezultatet qė duam. Autosugjestioni vihet pėrmes pėrsėritjes me durim tė njė vendimi o tė njė propozimi, nė tė cilin duhet tė hyjė gjithashtu "maksimumi" bindjes, por nga i cili pėrjashtohen nė mėnyrė absolute sforcimi dhe kokėfortėsia.

 

  

            ZHVILLIMI I VULLNETIT

 

            Shqyrtoni me vėmendje kėtė fakt. Ekzistojnė nė botė miliona individė, qė vuajnė nga gjaknxehtėsia, nga mungesa e kontrollit mbi vetveten, nga manira, nga tė meta shumė tė ndryshme qė hyjnė nė kategorinė e madhe tė fenomeneve nervozė, e qė nuk do tė kėrkonin mė tepėr veē tė dinin tė dominonin e tė pėrmbanin vetveten. Neurologėt pohojnė se nė kėto raste mjafton tė veprohet mbi trurin e tė sėmurit, mbi inteligjencėn e tij, mbi idetė e tij. E metoda tregohet, nė shumė raste, plotėsisht e paefektshme. Njė individ mund ta dijė shumė mirė se ėshtė i keq e megjithatė tė jetė i pazoti tė korrigjohet. Ē'mund tė bėjė, ky individ, pėr t'u shėruar? Vetėm njė gjė: tė pėrqendrojė vėmendjen e tij, pėr njė farė kohe, mbi zakonet e reja, derisa tė harrojė plotėsisht tė parat. Duke gjetur metodėn pėr tė arritur kėtė qėllim (pėr tė eliminuar zakonet e vjetra e pėr tė fituar tė rejat), shėrimi do tė jetė fare i lehtė. Por si do tė mundet, ky individ tė fitojė zakone tė reja? Duke ndėrmarrė njė pėrsėritje sistematike, tė rregullt e graduale tė gjesteve tė kundėrta me zakonet nga tė cilat do tė ēlirohet, e njėkohėsisht, duke pėrcaktuar nė vetvete - me njė seri auto-sugjestionesh qė do tė analizojnė - njė gjendje tė zakonshme qetėsie e gjakftohtėsie. Shėrimi do tė vijė nga vetvetja.

            Po kėshtu edhe pėr sėmundjet e vullnetit. Zhvillimi i vullnetit ėshtė njė problem i thjeshtė zhdymėzimi e autosugjestioni.

 

            ĒFARĖ ĖSHTĖ AUTOSUGJESTIONI?

 

            Tė gjithė lexuesit e mi e njohin nėpėrmjet romanit tė Stevensonit o pėrmes interpretimit kinematografik tė Frederik March, ndodhinė e doktor Jeckyll: njeriun qė kishte arritur, nėpėrmjet njė proēesi kimik, tė zhdymėzonte vetveten e tė luante, herė pjesėn mė tė mirė e tė vetėdijshme tė personalitetit tė tij, herė pjesėn mė tė keqe, pjesėn e shėmtuar.

            Ideja themelore e kėtij romani nuk ėshtė e re. Stevensoni nuk ka bėrė tjetėr veē ta dramatizojė. Prej kohėsh dihet se tek ēdo njeri gjendet njė element i dyfishtė, njė shtytje e dyfishtė, njė personalitet i dyfishtė: vetėdija dhe pavetėdija, prej nga rrjedh, nė jetėn morale, njė renditje e dyfishtė faktesh! Frojdi e ka kapur dhe e ka ngritur nė shkencė kėtė teori shumė tė vjetėr, tė vėrtetuar nga fenomene tė shumta, si delirium tremens e somnambulizmi.

            Autosugjestioni qėndron pikėrisht nė ndikimin e vetėdijes mbi pavetėdijen (me terma mė tė sakta: tė njė njeri mbi vetveten), me qėllim pėr tė krijuar njė bindje, njė veprim, njė qėndrim tė paravendosur. Ne mund te autosugjestionohemi, nė mėnyrė qė tė marrim nga vetja jonė rezultatet qė duam. Autosugjestioni vihet pėrmes pėrsėritjes me durim tė njė vendimi o tė njė propozimi, nė tė cilin duhet tė hyjė gjithashtu "maksimumi" bindjes, por nga i cili pėrjashtohen nė mėnyrė absolute sforcimi dhe kokėfortėsia. Nėse ti, natėn (supozojmė se ti vuan nga pagjumėsia) pėrqendrohesh, mbyll sytė, e duke qėndruar i qetė brenda jorganit, i pėrsėrit vetvetes, nėn zė, me bindje: "Ja, tani po fle, tani po mė zė gjumi..." ėshtė fare e qartė qė do tė flesh pėr pak minuta; nėse pėrkundrazi, irritohesh, e vendos me veten tėnde: "Dua tė fle, dua absolutisht tė fle... nuk do tė flesh kurrė".

            Autosugjestioni duhet tė jetė i efektshėm nė gjendje shpirtėrore fare tė qetė, nė njė ambient pa zhurmė, nė orė tė pėrshtatshme. Efekti i kėtij procedimi psikologjik ėshtė shumė i madh. Doktor Cone, nė Francė ka krijuar njė sistem tė tėrė terapie nė bazė tė sugjestionit, duke mundur tė shėrojė nevrasteni (dobėsi nervore), fobi (ankth), marrje goje, paralize, nevralgji (dhimbje nervi). Metoda e tij ėshtė bazuar mbi kėtė "Nėse arrini tė bindni njė tė sėmurė se mund tė shėrohet, do tė shėrohet".

            Nė fushėn e vullnetit, autosugjestioni pėrbėn faktorin vendimtar, sekretin, bazėn, kyēin e kthesės. Zbatimi i tij, do tė jetė pėr ty njė punė interesante, tėrheqėse. Do tė vesh re zgjimin e vullnetit tėnd me njė kėnaqėsi nė rritje, si njė aventurė plot joshje o me shfaqje sugjestive (tėrheqėse).

            Nė pėrputhje me atė qė thotė doktor Cone, duke iu referuar kurės sė sėmundjeve, mund tė pohohet, nė fushėn e vullnetit: "Nėse ti arrin tė bindėsh veten se mund tė duash e tė arrish atė qė ke pėr zemėr, do ta arrish". Kur njė ide ėshtė transformuar, nė mendjen tonė, nė sugjestion, ēdo pėrpjekje e kryer pėr ta eliminuar nuk bėn tjetėr veē do t'i jepte fuqi mė tė madhe e fortėsi mė tė madhe. Autosugjestioni bėn pjesė nė forcat e mėdha qė flenė tek ne: duhet ditur ta dominosh e ta shfrytėzosh. Ėshtė njė armė e fuqishme, qė pak e njohin dhe e vlerėsojnė. Jemi ashtu siē duam tė jemi: kushdo qė ecėn nė jetė me idenė pėr tė arritur diēka, nė mėnyrė tė pashmangshme do ta arrijė.

            Pėr arsye eksperimentimi e stėrvitje, bėj kėto ushtrime elementare. Do tė shėrbejnė si parapėrgatitje pėr ato qė do tė tė sugjeroj mė tutje. Mos i nėnvleftėso: janė tė domosdoshme pėr ty.

 

            USHTRIME PARAPĖRGATITORE

 

            Mbyllu nė dhomėn tėnde, o nė njė dhomė ēfarėdo, ku tė jesh vetėm tė kesh mundėsi tė vendosėsh njė farė qetėsie e njė farė pėrqendrimi. Pakėsoje dritėn, nė mėnyrė qė tė krijohet njė gjysmė hije e lehtė. Ulu, vendose veten nė njė pozicion tė rehatshėm, qė tė mos tė tė shqetėsojė o tė tė hutojė asnjė pėrshtypje me karakter fizik. Nė fillim, imponoi vetes njė qėndrim absolutisht tė palėvizshėm pėr pesė minuta, mė pas do tė arrish, shkallė - shkallė, deri nė 15 minuta.

            Ky ushtrim i thjeshtė kėrkon tashmė njė farė pėrpjekje tė vullnetit, siē do ta vėresh edhe ti vetė. Pėrsėrite shpesh, derisa ti tė kesh arritur tė ruash palėvizshmėrinė, pa pėrpjekjen mė tė vogėl, pa lodhje, pa tension nervor.

            Atėherė, e vetėm atėherė, do t'i imponosh vetes njė argument meditues, mbi tė cilin do tė pėrqendrosh, nė mėnyrė tė thellė, tė vendosur, tėrė vėmendjen tėnde e inteligjencėn tėnde. Do duhet tė arrish, duke e pėrsėritur tetė o dhjetė herė ushtrimin, qė tė mund tė mendosh pėr njė ēerek ore pėr njė argument ēfarėdo, me njė intensitet tė tillė, qė tė mos biesh mė nė hutimin mė tė vogėl as tė mos ndikohesh nga zhurma mė e vogėl rreth e rrotull.

            Nė vėshtrim tė parė, ky do tė duket ndoshta njė ushtrim fėminor o punė pėr murgjit. Nė fakt ėshtė njė sport i vėrtetė pėr vullnetin: njė gjimnastikė e vullnetit, e aftė pėr tė zhvilluar vetitė e  tua tė pėrqendrimit e tė dominimit mbi vetveten. Dhjetė, pesėmbėdhjetė minuta nė palėvizshmėri, pėrbėjnė njė pėrpjekje tė vullnetit, qė fare pak dinė ta kryejnė: 10, 15 minuta meditim mbi tė njėjtin objekt, pa shqetėsime tė asnjė lloji, zbulojnė njė fuqi energjie jo indiferente, tė pranueshme vetėm pėr ata qė, nga eksperiencat e mėparshme, janė stėrvitur tashmė nė pėrqendrim e nė izolim mendor.

            Sa herė, nė fakt, do tė kesh vėnė re, me njė ndjenjė inati e zemėrimi qė, pavarėsisht se tė ėshtė imponuar nė mėnyrėn mė absolute pėr tė thelluar njė ēėshtje tė dhėnė, shpirti yt fillonte automatikisht tė endej e tė tėrhiqej, pėrmes njė bashkėlidhje idesh tė vėshtira pėr t'u rindėrtuar, shumė larg nga pikėnisja! E duke u shkundur pėrnjėherėsh nga ėndėrrimi yt i kotė, do tė ēuditesh qė e ke lėnė veten tė shtyhet kaq lehtė nga imagjinimi, nė njė fushė krejt tė ndryshme nga argumenti meditues qė tė ishte imponuar.

            Askush nuk mund tė nisė njė veprim pėr fitoren e energjisė e pėr zhvillimin e vullnetit, nėse nuk arrin mė parė tė dominojė fantazinė e vet.

            Ushtrime tė tjera, tė ngjashėm me tė mėparshmin, por shumė mė tė lehta, janė kėto: tė shtrish dorėn mbi gju e tė pėrpiqesh tė numėrosh ngadalė, pa menduar pėr asgjė tjetėr, duke pėrkulur herė pas here gishtėrinjtė, sė pari deri nė tre, pastaj deri nė pesė, pastaj deri nė dhjetė, deri nė njėzetė. Ose: tė numėrosh me vėmendje hapat e tua, duke ecur rrugės, nė mes tė turmės. Ose: tė shqyrtosh thellėsisht e tė ndash nė linja tė veēanta njė vizatim tė komplikuar gjeometrik. Do tė gjesh shumė prej kėtyre mėnyrave praktike qė - nėse ndryshojnė nė mėnyrė tė vazhdueshme - nuk do tė tė lodhin tepėr e do tė tė ndihmojnė tė arrish njė rezultat tė rėndėsishėm: forcėn e pėrqendrimit, tė vėmendjes, e tė menduarit. Do tė stėrvitesh kėshtu me anė tė autosugjestionit, i cili siē e kemi parė, ėshtė krejt njė ēėshtje pėrqendrimi e kėmbėngulje ndaj njė qėllimi tė pėrcaktuar.

            Ja, tani, disa ushtrime autosugjestioni, si parapėrgatitje pėr zhvillimin e vullnetit. Nėse do tė kesh njė ide tė qartė pėr fuqinė e autosugjestionit qė ushtron mbi individėt, shqyrto kėto dy raste:

            I pari i referohet akrobacisė. Nėse ti vendos gjysmė metri nga toka njė dėrrasė tė gjerė 20 centimetra, do ta pėrshkosh me lehtėsi tė madhe; por nėse ti e vendos nė 100 metra lartėsi e do pėrpiqesh tė kalosh mbi tė, do tė biesh. Kjo, sipas logjikės, nuk do tė duhej tė ndodhte absolutisht.

            Por ėshtė ēėshtje autosugjestioni. Ti nuk bie nga gjysmė metri lartėsi, sepse je i bindur se nuk do tė biesh: bie nga 100 metra, sepse je bindur se do tė biesh. Akrobati nuk bie nga 100 metra lartėsi, sepse ka arritur, duke autosugjestionuar e duke ia treguar vetes me njė fare numri provash, pėr t'u bindur se nuk do tė bjerė.

            Njė fakt tjetėr. Ta zėmė se ti hyn nė oborrin e njė shtėpie fshati e qė njė qen tė sulet duke lehur. Nėse ti i kthen shpatullat e ikėn, qeni do tė tė kafshojė; nėse nuk lėviz e i ngul sytė, nuk do tė tė sulmojė. Do ta shpjegosh faktin, duke thėnė se nė rastin e dytė qeni ka pasur frikė nga ty, ėshtė tėrhequr nga shikimi yt e nuk ka guxuar tė tė sulmojė. Ėshtė njė shpjegim i pamjaftueshėm: shpjegon vetėm qėndrimin e qenit, e nuk shpjegon tėndin. Nė rastin e parė, ti i je nėnshtruar vrullit e ke ikur, i bindur se qeni do tė kishte kafshuar nė mėnyrė tė pashmangshme: e nė fakt ka ndodhur pikėrisht kėshtu. Nė rastin e dytė, pėrkundrazi, ti i ke thėnė vetes tėnde se qeni nuk do tė tė kishte sulmuar, e prandaj nuk ke lėvizur: nė fakt qeni nuk tė ka sulmuar.

 

 

 

            USHTRIME ELEMENTARE AUTOSUGJESTIONUESE

 

            1. Ti duhet tė ndėrmarrėsh njė punė, tė nisėsh njė kėrkim, tė kapesh pas njė pune ēfarėdo. Para se te vihesh nė veprim, pėrqendrohu e mendo mirė disa minuta pėr atė qė do tė tė duhet tė bėsh, pėr tė vendosur si ta kryesh e pėr ta ēuar deri nė fund, pėr tė mos hequr dorė para se ta kesh kryer plotėsisht. Megjithėse mund tė tė dukej e ēuditshme, do tė kuptosh se realizimi i punės do tė jetė fare i lehtė e qė do tė arrish realisht ta ēosh deri nė fund, me njė rezultat tė plotė, tė pėrkryer. Mos i jep kėtij ushtrimi njė vlerė thjesht si eksperiment me hope, i mirė pėr t'u realizuar nganjėherė. Pėrshtate si sistem. Asgjė nuk provizohet nė jetė: njė pėrgatitje serioze dhe e thellė morale ushtron, mbi ēdo gjest tėndin e mbi ēdo aktivitet tėndin, njė ndikim vendimtar. Pėrdore mbi tė gjitha kėtė sistem kur ėshtė fjala pėr vendime tė rėndėsishme. Do tė kishte, nė bote, shumė mė pak tė falimentuar shumė mė pak tė spostuar, shumė pak "tė dėshtuar", nėse para se tė formulohet njė vendim qė mund tė ndikojė pėr pjesėn mė tė madhe tė tė ardhmes, secili do tė bėnte ato qė unė tė  kam sugjeruar.

            Nėntėdhjetė pėrqind e vėshtirėsive, tė druajtjeve, tė ndjenjave shqetėsuese, qė fillestarėt provojnė nė ēdo ndėrmarrje tė re, e qė shpesh bėn tė tėrhiqen, rrjedhin nga mungesa e ēfarėdo lloj parapėrgatitje morale.

            2. Mbrėmjeve, nė krevat, para se tė flesh, thuaj vetvetes nė mėnyrė tė qetė por tė vendosur: "Nesėr, gjatė gjithė ditės, dua tė jem ēliruar nga ēdo torturė morale o nervoze, dua tė mbetem i qetė e alegro, dua tė jem i respektuar me tė gjithė" Ditėn tjetėr, do tė vėsh re se dėshira e shprehur vetvetes nė formė kaq kategorike, ushtron mbi ty e mbi gjendjen tėnde shpirtėrore njė ndikim tė pamohueshėm, tė dukshėm: mė i dobėt nė ditėt e para, mė fortė nė ditėt e mė pasme, nėse do tė jesh kėmbėngulės pėr njė farė kohe nė kėtė ushtrim. Do tė kesh natyrisht momente dobėsie: nuk mund tė merret pėr 15 ditė, njė pėrmbysje tėrėsore e temperamentit tuaj. Edhe njeriu mė i urtė i botės mund t'ia presė fytin njė tjetri, nėse do tė jetė provokuar forcėrisht. Por dobia e kėsaj forme elementare tė autosugjestionit do tė shfaqet nė mėnyrė tė pamohueshme. Disa profesorė kanė arritur, me kėtė sistem, tė shėrojnė pasionin pėr opium e pėr vese tė tjerė tė gjykuara pėrgjithėsisht tė pashėrueshme.

            3. Ti e di se duhet, nesėr, tė kryhet njė veprim qė kėrkon vullnet e vendosmėri; se duhet tė ndėrmerret njė punė e vėshtirė, e mėrzitshme, antipatike; se duhet tė kryhet njė detyrė; se duhet tė paraqitesh tek njė person qė e urren; se duhet tė mbash njė diskutim; se duhet t'i thuash jo dikujt. E di se duhet tė zotėrosh, se duhet tė bėsh, nė fund tė fundit njė pėrpjekje tė madhe mbi vetveten.

            Formulo para se tė flesh, njė vendim tė kėtij lloji: "Dua, nesėr, tė kryej me shumė qetėsi e me shumė indiferencė, atė diēka tė pėrcaktuar qė mė ngacmon". Mos iu impono tepėr dhunshėm, as me ndjenjė hidhėrimi; por me thjeshtėsi, me gjakftohtėsi, pothuajse pa e pėrfillur shumė. Do tė arrish, pa dyshim, tė kryesh atė qė duhet, nė mėnyrėn qė ti e ke paracaktuar.

            E duke vazhduar me kėmbėngulje nė kėtė qėllim tė pandėrprerė pėr ta bėrė natyrė tė dytė nė veten tėnde, do tė marrėsh efektet me tė mrekullueshme. Duke pėrsėritur shpesh kėto lloj ushtrimesh, do tė mundesh tė vėsh re nė mėnyrė tė pagabueshme njė pėrmirėsim tė madh nė gjendjen tėnde shpirtėrore tė zakonshme. Prandaj mos u shkurajo, nėse eksperimentet e para do tė duken jo shumė tė kėnaqshme. Kėmbėngul, pėrsėrit me durim eksperimentet, zhvilloi me bindje: rezultatet nuk do tė vonojnė tė shfaqen. Atėherė, sapo tė kesh filluar tė kuptosh se ke fituar njė farė dominimi mbi vetveten, mos harro se ky ėshtė momenti i ēmueshėm qė tė shumėfishosh aktivisht pėrpjekjet e tua. Rezultati i kėsaj disipline tė fortė e tė durueshme morale do tė kalojė parashikimet e tua.

 

            Fund i kapitullit tė parė

 

 (1)        (2)        (3)