Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji - Sekretet e vullnetit (2)

Shkruan: Harry BOX

   Pėrktheu: Jetmir SHEHU

      

SEKRETET E VULLNETIT (2)

 

       "Tė gjithė duan tė jenė padronė - ka thėnė W. Gėte - e asnjė s'ėshtė padron i vetvetes... Kush argėtohet me jetėn, nuk arrin kurrė sukses; kush nuk komandon vetveten, mbetet gjithmonė njė shėrbėtor".

 

  

 

            QĖ TĖ MOS JESH NJĖ SHĖRBĖTOR

 

            Tė vijmė tek ty, lexues. Ta zėmė - pėrkohėsisht - se ti je njė nga mijėra tė njerėzve qė kanė kaluar, e kalojnė pėrmes jetės time: njė nga ata njerėz qė hyjnė njė ditė tė bukur nė studion time e jetojnė pėr gjysmė ore nė kontakt me mua, nėn ndikimin e vullnetit tim, nė rrethin e drejtpėrdrejtė tė pushtetit tim.

            Pėrshtypja qė ti do tė provoje do tė ishte ajo e njė inferioriteti tė qartė e tė padiskutueshėm mo­ral. Njė njeri i ulur nė vendin e tij tė komandimit, i rrethuar nga njė personel (i shkallėzuar nė mėnyrė hierarkike, i disiplinuar, vigjilent) nėpunėsish e agjentėsh gati pėr tė kapur shenjėn mė tė vogėl tė padronit; njė njeri qė ka nė dorė tė gjitha instrumentet materiale tė sundimit tė tij, qė me njė firmė mund tė realizojė shifra absurde e me njė telefonatė vendos pėr fatin e qindra individėve, tė ngjall nėnshtrim, e ti vetė duhet ta pranosh: "Unė s'jam asgjė, pėrballė kėtij njeriu".

            Tani, unė tė them: Ti vetė, ti qė je pėrpara meje, i hutuar nga ndikimi i pushtetit tim, i dobėt, i druajtur, i pasigurt, i zhvullnetur, mundesh, pėr disa vite, tė bėhesh njė "forcė" qė tė peshojė nė shoqėri, njė "pushtet" qė tė ngjall respekt e frikė, njė "dominues" i admiruar.

            Nuk po bėj retorikė, as optimizėm me ēdo kusht. Vitet dhe eksperienca mė kanė mėsuar tė shqyrtoj me saktėsi mundėsitė e individėve e tė nxjerr pastaj argumente tė pėrpikta.

            Sekreti i kėtij transformimi ėshtė tek ty, pak a shumė i zhvilluar, o ndoshta vetėm nė embrion, mbytur nga dembelizmi e nga indiferenca: njė embrion qė nuk ke bėrė pėrpjekje ta zhvillosh e ta pėrforcosh, o qė ndoshta ke tentuar ta rritėsh, por pa ia dalė mbanė.

 

            TĖ DISH TĖ ZGJEDHĖSH:

 

            "Tė gjithė duan tė jenė padronė - ka thėnė W. Gėte - e asnjė s'ėshtė padron i vetvetes... Kush argėtohet me jetėn, nuk arrin kurrė sukses; kush nuk komandon vetveten, mbetet gjithmonė njė shėrbėtor".

            Qė tė mund tė dominosh tė tjerėt, ėshtė kusht i domosdoshėm tė dish tė dominosh vetveten. E pėr tė dominuar vetveten ėshtė e nevojshme tė kesh njė vullnet tė qartė, tė gatshmi, tė paepur. Duhet tė arrish nė atė pikė qė tė mund tė marrėsh nga vetvetja, nga burimet morale vetjake, fizike, intelektuale, tėre atė qė do tė doje pa pėrpjekjen mė tė vogėl.

            Vetėm nė njė periudhė tė dytė, do tė mundesh tė ushtrosh mbi tė tjerėt atė dominim qė ėshtė zbatuar para sė gjithash me seriozitet, nė mėnyrė tė pamėshirshme mbi vetveten.

            Energjia, kjo dhunti e lartė, qė ti shumė herė e ke admiruar tek njė tjetėr e nuk ke ditur kurrė ta ngjallėsh ne mėnyrė tė mjaftueshme tek vetja jote, ėshtė rezultati i njė fitoreje mbi elementet inferiore tė temperamentit. Nuk ėshtė njė veti e lindur dhe natyrore: ėshtė epilogu i njė pėrpjekje. Energjia e dalė nga vullneti, e plotėson dhe e zgjat nė pambarim, duke transformuar pėrpjekjen fillestare nė zakon duke i dhėnė fuqi dhe zgjatje. Energjia ėshtė, me fjalė tė tjera, njė gjendje e vazhdueshme, e pandryshueshme, e zakonshme, e vullnetit, drejtuar ndaj njė qėllimi tė saktė e koshient.

            Me anėn e vullnetit, do tė mbijnė e zhvillohen fort tek ty ambicia, vendosmėria, forca e durimit dhe e rezistencės, kruajua: tė gjithė elementėt e domosdoshėm pėr atė qė do, nė jetė, tė sundojė, e jo tė shėrbejė.

            Bota, sot, i pėrket njeriut tė fortė. Tė jesh i fortė, do tė thotė tė dish tė dėshirosh. Tė dėshirosh do tė thotė  tė dish tė realizosh. Ja leksioni i madh qė i jep jeta atij qė di ta kuptojė.

            Nė punė, nė dashuri, nė lojė, njeriu me vullnet do tė ketė nė mėnyrė tė pashmangshme epėrsinė.

            Nė punė, vullneti ngjall energji, e bashkė­rendit, e drejton, e mbėshtet, e udhėheq drejt qėllimit, duke pėrmbysur nė mėnyrė tė pamėshir­shme kundėrshtarėt e vėshtirėsitė materiale.

            Nė dashuri, tė dobėtit ,janė nė mėnyrė siste­matike tė eliminuar. Gratė, tė interesuara nga njėra anė tė zgjedhin burrin qė vlen mė shumė, qė fiton mė shumė, qė u garanton jetėn mė tė mirė ekonomike e shoqėrore e prej instinktit, nga ana tjetėr, pėr t'i dhėnė mė tė fortit, mė mashkullit, atij qė e sundon nė mėnyrė tė pashmangshme, kanė njė tmerr tė vėrtetė fizik, pėr tė dobėtit, pėr tė pazotėt, pėr tė zhvullneturit!. Gruaja shumė rrallė e kupton atė qė pėrfshihet nė fushėn e idealit tė shpirtėrores, tė "ėndrrės": ėshtė tmerrėsisht kon­krete dhe materialiste. Njė "kafshė ekonomike" e pėrkryer. Prandaj, mos jep asnjė shenjė mbi dhuntitė e tua sentimentale - nėse nuk ke tė tjera - e kujdesu tė jesh e tė dukesh i fortė.

            Nė lojė kam vėnė re se individi mė i vullnetshėm, individi moralisht superior, ėshtė, nė 90% tė rasteve, ai qė fiton. Nė kushte tė barabarta, gjithmonė mė i forti ėshtė ai qė imponon lojėn e tij kundėrshtarėve.

 

 

 

            DUKE BĖRĖ NJĖ PĖRMBLEDHJE:

 

            Jeta i pėrket njerėzve tė vullnetshėm, tė tjerėt janė tė dėnuar tė veprojnė si shėrbėtorė mbi skenėn e shoqėrisė e tė shuajnė urinė me mbeturinat e banketeve tė padronėve. Njė burrė duhet tė pretendojė diēka mė shumė.

            Ja dy vėrejtje, tė rėndėsishme:

            1. Mos e gjyko veten nė mėnyrė tepėr optimiste.

            Mos beso se ke arritur majėn e zhvillimit moral. Pėrsa i pėrket energjisė e vullnetit, kurrė nuk fitohet etapa e fundit. Gjithmonė mund tė shkohet mė tej. Ēdo hapi pėrpara i pėrgjigjen rezultate tė pabesueshme, qė ti tani i parandjen.

            Njerėzve me vullnet, jeta u jep mė shumė sesa ata shpresojnė.

            2. Mos e gjyko veten nė mėnyrė tepėr pesimiste.

            Edhe nėse ti je infektuar nga sėmundjet mė tė rėnda, mė shkurajuese, mė poshtėruese tė vullnetit: nėse je i zhvullnetur, i pavendosur, i paqėndrueshėm, hipokondriak, dembel, kapriēioz, i turbulluar nga manira, i mbėrthyer nga njė ndjenjė inferioriteti e pafuqie, mundesh ta zhvillosh jashtėzakonisht shumė kėtė embrion, qė ti pra e zotėron, si ēdo individ tjetėr, por qė dergjet brenda teje nė gjendje latente (tė fshehtė) o embrionalet: vullnetin. Edhe ti mund tė bėhesh pėr njė kohė tė shkurtėr njė njeri energjik. i vendosur, ngulmues, i sigurte, aktiv, i fortė. Ky libėr ėshtė bėrė pėr ty posaēėrisht pėr ty. Lexoje, studioje, zbatoje: do shėrohesh. Sė bashku me fjalėn e pamundur, duhet tė heqėsh nga fjalori yt edhe mbiemrin "i pashėrueshėm". Kush dėshiron tė shėrohet, shėrohet.

            Thuaj vetes tėnde:

            "Nė botė ekzistojnė padronė (pronarė, etj.) dhe shėrbėtorė, sundon o sundohesh. Ky ėshtė klasifikimi suprem shoqėror i individėve. Dy fate. I pari i pėrket individėve qė duan; i dyti  atyre qė nuk dinė tė duan. Rruge tė mesme nuk ekzistojnė pėr kėtė.  " Zgjidh!"

 

            Vazhdon...

 

 (1)                   (3)         (4)