.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Psikologji - Sekretet e vullnetit (1)

Shkruan: Harry BOX

   Pėrktheu: Jetmir SHEHU

SEKRETET E VULLNETIT   (1)

 

       Ajo qė ju e quani enigma e madhe, faktori X, mister (kujdes se enigmat e vėrteta, nė botė, numėrohen me gishtat e njė dore). Unė nuk besoj tjetėr tek fjala "mister"; ajo qė i zmadhon nė njė pikė tė tillė kufijtė e energjisė njerėzore: ajo qė ka fuqinė pėr tė realizuar absurden ka njė emėr tė shkurtėr, qė tė gjithė e njohin e pothuajse tė gjithė e keqkuptojnė: vullnet.

 

 

 

            LINJA E VULLNETIT

 

            Kur Andre Maurois ishte akoma student, shkoi njė ditė i joshur nga disa miq nė studion e njė falltari me popullaritet, qė t'i parashikonte tė ardhmen.

            Falltari e ftoi t'i tregonte pėllėmbėn e dorės e, nėpėrmjet njė lenteje, filloi tė shqyrtojė ndėrlikimet e vizave pak a shumė tė gjata, pak a shumė tė thella.

            - E ēuditshme! - tha nė njė moment, duke ngritur sytė. - Ju mungon plotėsisht vija e vullnetit.

            Miqtė qeshėn.

            Pėr ata, ky fakt nuk kishte ndonjė rėndėsi.

            Por Maurois u trishtua shumė. La dhjetė franga mbi tavolinėn e falltarit, nxitoi pėr nė shtėpi e, me njė brisk roje krijoi mbi pėllėmbėn e dorės sė djathtė, pa iu dridhur syri, vijėn e vullnetit.

            Mos u mungon edhe juve i nderuar lexues nė karakterin tuaj, jo nė dorėn tuaj - vija e vullnetit? Ky libėr do tu rnėsojė si ta krijoni.

            Fatkeqėsisht, tė krijosh vullnetin nė veten tėnde nuk ėshtė kaq e lehtė sa tė bėsh njė prerje tė vogėl nė pėllėmbėn e dorės me njė brisk ēfarėdo. Megjithatė nuk ėshtė njė punė pėr t'u dėshpėruar. Kushdo mund t'a ēojė deri nė fund. Edhe ju.

 

            FAKTORI X

 

            PROBLEMI:

 

            "Tė besosh ėshtė fugia e dytė: e para ėshtė tė duash. Proverbat e shumta se besimi tė vė nė lėvizje nuk janė asgjė, nė krahasim me atė qė mund tė bėjė vullneti"

V.Hygo

 

            Nė periudhėn e olimpiadave amerikane, pata rast tė takohem me njė njeri tė veēantė: Mr. Buck, mjek dhe masazhator. Njė njeri qė ka hequr dorė prej shkencės nga dashuria pėr sportin e qė rron me kampionėt e pistės e tė ringut qysh prej 30 vjetėsh. Ai i njihte, secilit prej tyre, jo vetėm strukturėn muskulore e stilin luftarak, por edhe shpirtin e temperamentin.

            Mbasi kishim parė garat e vrapimit e kur turma ishte duke u shpėrndarė, Mr. Buck mė ftoi tė mė prezantonte fitimtarėt e pėr tė vizituar palestrat.

            -Ekziston njė enigmė... - filloi nė njė farė pike, duke ndjekur fillin e mendimeve tė tija tė brendshme. - Thuhet: "Bien rekordet sepse ka nė dispozicion metoda mė tė mira pėr t'u stėrvitur, pista mė elastike, instrumente kontrolli mė tė sakta, aftėsi mė tė gjerė pėr frymėmarrje,..". Dakord. Por tė tėra kėto pretendime nuk janė asgjė. Duhet shumė pėr t'u bėrė mė kompetent, tė diktosh norma, tė thuash se kjo bėhet mė mirė nė njė mėnyrė e ajo nė njė tjetėr: por nė momentin e fundit do tė dalė njė njeri nė ēakordim tė madh me rregullat tuaja, njė njeri qė mund tė duket se nuk mund tė qėndrojė nė kėmbė... e do tė fitojė garėn.

 

            Ē'E BĖN QĖ TĖ FITOJĖ?

 

            Kam dėgjuar radiologė, mjekė, specialistė nė kėtė fushė. Mė kanė folur pėr ritmin e pulsit, pėr ushqimin, pėr mėlēinė, pėr gjėndrat endokrine, pėr temperaturėn, pėr njėqind faktorė tė tjerė pak a shumė tė pranueshėm.

            Shume mirė! —iu jam - pėrgjigjur. - Marrim njė atlet, duke e trajtuar sipas kėtyre kritereve, duke e vendosur nė kushtet mė tė mira tė mundshme. Kur ta kemi bėrė kėtė, nuk do tė kemi bėrė asgjė. Atėherė duhet parė thelbėsorja: enigma e fuqishme, e fshehta, faktori X.

            - Kam parė - vazhdoi Mr. Buck duke u frymėzuar - kampionė tė bien pa frymė njė metėr pėrtej parashikimit. Ē'i ka bėrė qė tė rezistojnė deri aty? Fiziologjikisht - duhej tė kishin rėnė shumė kohė mė parė - kanė bėrė njė pėrpjekje "ēnjerėzore".

            Mė kujtohet njė vrapues, nė njė pistė tė Parisit. Ėshtė vėrtitur e vėrtitur... Nė mėnyrė tė papritur, pasi njė nga shokėt e garės e preku shkarazi, ra pėrtokė. Nxituam pėr tek ai. Asfiksi. Gjaku i ishte mpiksur i ishte bėrė i zi, nuk i qarkullonte mė. E megjithatė ky njeri vėrtitej, pėrpiqej...

            Nė luftė, kam parė fakte tė shumtė tė kėtij lloji. Njė herė, na ēuan nė njė vend tė izoluar. Ishim njė grup njerėzish tė papėrgatitur, tė pastėrvitur: duhej tė mbėshtetnim njė kompani pushkatarėsh me dy mitraliatriēe. E kishin kaluar tashmė shtatėmbėdhjetė ditė. Uji na arrinte deri sipėr gjunjėve. Furnizimet tona ushqimore kufizoheshin deri nė njė kuti sardele pėr secilin ēdo ditė. Do tė thoshte: o tė rezistoje, o tė vdisje. E kemi rezistuar. Bile edhe pa marrė ndonjė tė ftohtė.

            E keni lexuar, nė gazetė, atė fatkeqėsinė nė mal? Ka rrėshqitur njė njeri. Drejtuesi qė printe grupin i lidhur me litar u rrėzua, duke mos e lėshuar litarin nga dora, njėzetė metra poshtė duke mbetur i varur nė ajėr. Litari sharronte ngadalė - ngadalė shpatullėn e tij. E megjithatė,  ai nuk e lėshonte. Priste ta ndihmonin. Ka rezistuar dy orė! Kur i kanė zbuluar shpatullėn e kanė gjetur tė prerė deri nė kockė.

            Ju Lutem tė mė dėgjoni akoma edhe pėr njė fakt tjetėr, harakirin. Njeriu qė i hyn kėsaj gjėje nuk ėshtė nėn ndikimin e alkoolit, as tė ndonjė eksitusi tjetėr: ka agjėruar tėrė ditėn e mėparshme. Vesh rrobat mė tė mira, gjunjėzohet merr shpatėn, e fut mė parė lehtė, nė mėnyrė tė butė, nė drejtim vertikal, nė bark. Do tė duhej pra tė vdiste menjėherė sepse zorrėt dhe peritoni kanė mbetur tė shpuar... por nuk vdes: duhet tė thotė akoma tre vargje me lutje. Vetėm atėherė, lėshohet mbi shpatė duke ēarė lehrė gjoksin, nga poshtė - lart... E vetėm atėherė, pranon tė vdesė...

            - Tani - vazhdon Mr. Buck - dy gjėra janė evidente, nė kėto fakte misterioze e nė njėqind tė tjera qė nuk mund t'i rreshtoj:

            1. Se njė pėrpjekje e kėtij lloji nuk ėshtė thjesht njė pėrpjekje fizike, por mė shumė njė pėrpjekje psikike.

            2. Qė pėrpjekja psikike mund tė japė rezultate pa kufi.                              

            Nėse pikėsynimi do tė ishte pėrcaktuar njėqind metra mė tutje, vrapuesi pėr tė cilin kam folur do ta kishte arritur finishin e, vetėm pastaj do tė kishte rėnė.

 

 

 

            ENERGJIA NJERĖZORE NUK NJEH KUFI

 

            E ne, pėr fat tė keq, nuk dimė asgjė. Do tė ishte e nevojshme tė shkosh tutje nė lindje pėr tė zbuluar sekretet: tė mėsosh si mbetet nė mėnyrė celebrale (me anė tė trurit) njė hemorragji, si vetmitarėt rrojnė 90 vjet duke u ushqyer vetėm me qumėsht, tė njohėsh ata njerėz tė imėt e jo tė ushqyer mirė, qė pėrshkojnė 17 kilometra nė orė duke mbajtur pesha tė rėnda, duke kėnduar psalme...

 

            NDIKIM NERVOR, MISTICIZEM?!

 

            Nuk e di. Ku e marrin forcėn, banorėt e Polinezisė, pėr t'u futur 25 metra nėn ujė duke qėndruar 3 minuta? Si mundet njė kapiten marine tė qėndrojė nė vendin e komandimit 15 ditė e 15 net pa fjetur e duke mos ndjerė gjumė? Si shpjegohet rasti i njė kalorėsi qė bie, thyen tre brinjė, hipėn pėrsėri mbi kalė, kapėrcen pengesat e arrin nė pikėsynim? Nga shpėrthejnė kėto burime misterioze tė energjisė njerėzore?

            Zgjidhja:

            Mr. Buck mė vėshtronte ngultas, duke pritur njė pėrgjigje.

            -Pėr mua - fillova t'i shpjegoj - ēėshtja nuk ėshtė kaq misterioze sa e gjykoni ju. Ajo qė ju e quani enigma e madhe, faktori X, mister (kujdes se enigmat e vėrteta, nė botė, numėrohen me gishtat e njė dore). Unė nuk besoj tjetėr tek fjala "mister"; ajo qė i zmadhon nė njė pikė tė tillė kufijtė e energjisė njerėzore: ajo qė ka fuqinė pėr tė realizuar absurden ka njė emėr tė shkurtėr, qė tė gjithė e njohin e pothuajse tė gjithė e keqkuptojnė: vullnet.

            Shembujt, qė mė keni treguar, me habisin, por nuk mė lėnė nė mėdyshje. Nė fushėn morale e nė aktivitetin intelektual, kam parė fakte tė tilla e shembuj shumė tė veēantė, qė do t'ju mahnitnin... Pėr mua s'ka asgjė nė botė, qė vullneti tė mos mund ta kryej. Ku hyn vullneti, fjala "mrekulli" nuk ka mė arsye tė ekzistojė. Kujtoni batutėn e Napolonit: "E pamundura gjendet nė fjalorin e teveqelėve..."

 

            Vazhdon...

 

        (2)        (3)      (4)