Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (6)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (6)

Kapitulli i njėzetegjashtė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

 

            Nė botėn e biznesit ky parim i bilancit vazhdon tė funksionojė, dhe tė gjithė pėrfitojnė nga kjo. Por nė kohė lufte, gjėrat qėndrojnė ndryshe; atėherė nuk ka shkėmbim tė mirash. Kjo ėshtė e pamundur. “Unė ju jap diēka, dhe ju mė jepni diēka. Kjo ėshtė njė pyetje e ose / ose: ose unė kam gjithēka ose ju keni gjithēka, ose unė jam fituesi ose ju jeni fitues, ose unė do tė jem i vdekur ose ju do tė jeni tė vdekur. Sistemi i zakonshėm i bilancit prishet. Nė luftė nuk ka njė ēėshtje bilanci, ajo ėshtė njė ēėshtje e fitores.

            Kjo ėshtė arsyeja pse lufta ka qenė frenuese e pėrparimit njerėzor nė ēdo hap. Kjo i prish tė gjitha parimet qė zakonisht funksionojnė pėrkryeshėm, ajo i shkatėrron tė gjitha balancat e jetės, ajo krijon kaos.

            Nė tre mijė vjet ka pasur pesė mijė luftėra. Duket se ne kemi qenė vazhdimisht duke luftuar, nė njė mėnyrė ose tjetrėn; dhe kjo ėshtė thjesht destruktive, ajo nuk ka vlerė pėr jetėn. Ajo ėshtė nė shėrbim tė vdekjes, jo nė shėrbim tė jetės.

            Dhe ne tash po ballafaqohemi me luftėn e tretė botėrore – e cila thjesht ėshtė idiotike. Madje kjo nuk ėshtė njė luftė, kjo madje i ka thyer parimet e luftės. parimi i luftės ėshtė qė ose tė fitoj unė ose tė fitosh ti. Lufta e tretė botėrore ka sjellė forca destruktive nė njė pikė ku askush nuk fiton, askush nuk ėshtė i mundur, tė gjithė janė tė shkatėrruar.

            Nėse lufta e tretė botėrore ndodh kjo do tė tregojė vetėm se njerėzimi e ka jetuar pėr mijėra vjet njė jetė tė ēmendur. Ky ėshtė kulmi i shekujve tė ēmendurisė.

            Ajo ishte nė rregull njė herė nė njė kohė - ndonjėherė nė Vietnam, ndonjėherė nė Kore, nganjėherė nė Lindjes sė Mesme kur njerėzit ēmendeshin, por pjesa tjetėr e botės e mbante biznesin e vet, ēdo gjė shkoi mirė.

            Por lufta e tretė botėrore nuk do tė jetė lokale, ajo do tė jetė e tėrėsishme. Tė gjithė – jo vetėm njeriu, por tė gjitha kafshėt, tė gjithė zogjtė, tė gjitha pemėt, ēdo gjė qė ėshtė e gjallė - do tė jetė e pėrfshirė. Pra, nėse njeriu vendos pėr kėtė luftė, kjo s’do tė jetė asgjė tjetėr pėrveēse marrėzi.

            Luftė e tretė botėrore, ėshtė njė pikė e mirė nė tė cilin fundoset lufta si e tillė, dhe nė vend qė tė shpenzohet aq shumė energji nė luftė energjia shpenzohet nė krijimin e njė njeriu mė tė mirė, duke krijuar njė shoqėri mė tė mirė, duke krijuar njė njerėzimi tė ri.

 

            Pyetja e tretė

 

            Dje the se religjioni yt gjithmonė ndryshon, dhe se dashuria ėshtė religjion. Tė lutem mė thuaj se si religjioni dhe dashuria ndryshon?

 

            Ndryshimi ėshtė parimi themelor i jetės. Ēdo gjė qė nuk ndryshon ėshtė e vdekur - ndryshimi duhet tė jetė kriter.

            Ndryshim do tė thotė lėvizje, ndryshim do tė thotė rritje, ndryshim do tė thotė evolucion. Dhe nė jetė kurrė nuk ėshtė ndonjė gjė e pėrkryer - sepse pėrsosmėria do tė jetė njė lloj vdekjeje. Pėr tė qenė i pėrsosur do tė thotė tash mė nuk ka asgjė pėr tė ndodhė, tė gjitha veē kanė ndodhur. Pėrsosmėri tė thotė qė ju keni vetėm tė kaluarėn, pa tė ardhme.

            Nė jetė, ēdo gjė ėshtė e papėrsosur. Dhe kjo ėshtė e bukur se ėshtė e papėrsosur, kjo do tė thotė qė ka njė tė ardhme, ka njė hapje, gjėrat mund tė ndryshojnė, gjėrat mund tė bėhen mė tė mira, ju mund tė jeni kreativ.

            Pėr mė tepėr, jeta nuk ėshtė njė-dimensionale. Ju mund tė keni njohur njė dimension tė jetės: por mos u kėnaqni kaq shpejt. Ka dimensione shumė mė shumė nė pritje pėr t’u eksploruar, dhe nuk ka fund eksplorimi. Gjithmonė do tė ketė dimensione mė shumė nė pritje pėr t’u eksploruar.

            Ne jetojmė nė njė univers tė pashtershėm.

            Nė pajtim me parimin themelor tė ndryshimit, ndryshimet religjioze, pranojnė shumė mė shumė dashuri, figurė humane. Pėr shembull, nėse ju shikoni prapa, Zoti hebre thotė: “Unė nuk jam i mirė, unė nuk jam axha juaj. Unė jam njė Zot shumė xheloz.” Sot madje asnjė hebre nuk do tė pajtohet me kėtė definicion. Zoti nuk ėshtė i mirė…xheloz? Kėto gjėra nuk pėrshtaten. Por kur ėshtė shkruar Dhiata e Vjetėr, ajo ka qenė e pranuar nga njerėzit.

            Nuk ka Zot. Njerėzit thjesht projektojnė figurėn e tyre personale. Ata nuk ishin tė mirė, ata ishin xheloz, ata ishin zemėrak; dhe kjo ishte e natyrshme pėr ta, sepse Moisiu i kishte nxjerrė ata nga Egjipti nga robėria. Ju nuk mund tė prisni njė rob tė jetė i mirė – i mirė pėr ēfarė? Jeta atij i kishte dhėnė robėri, ai kishte qenė i rrahur pėr ēdo ditė…

            Vetėm shikoni piramidat nė Egjipt. Edhe shkencėtarėt habiten se si ata gurė aq tė mėdhenj kanė arrit aq lartė. Vinēat nuk kanė ekzistuar… njerėzit i kanė bartur ata gurė. Mijėra njerėz kanė vdekur duke e ndėrtuar njė piramidė tė vetme: ata nuk janė trajtuar si qenie njerėzore; nėse njėri vdiste, ai hidhej nė anėn tjetėr tė rrugės dhe menjėherė zėvendėsohej me dhunė nga njė hebre tjetėr nė vend tė tij.

            Ēdo ditė qindra njerėz vdisnin vetėm pėr tė krijuar piramida tė marra tė cilat nuk kishin asnjė kuptim. Varre tė vogla do tė kishin mundur tė bėjnė pėr mbretėrit e mėdhenj dhe mbretėreshat e Egjiptit. Kėta njerėz ishin tė uritur, tė rrahur, tė sėmurė, tė moshuar. A duhet ata tė jenė tė mirė? A presim qė ata tė mos jenė tė zemėruar, tė mos jetė xheloz pėr tė gjithė ata qė ishin nė pushtet? Ky ishte njė projeksion.

            Jezusi ndryshoi definimin mbi Zotin. Ai tha: “Zoti ėshtė dashuri.” Ai ka mund ta bėj kėtė. Tani hebret ishin tė qetė, jeta mė nuk ishte robėri. Ata mė nuk trajtoheshin si kafshė – pa asnjė vlerė, pa asnjė dinjitet njerėzorė. Tash ishte mundėsia qė Zoti tė projektohet si dashuri.

            Unė them sot se edhe kėtė pėrkufizim duhet ndryshuar, sepse kur ju thoni se Zoti ėshtė dashuri kjo thjesht tregon njė atribut tė Zotit. Ai mund tė ketė shumė atribute tė tjera - dashuria ėshtė vetėm njė nga atributet. Ai mund tė jetė dituria, ai mund tė jetė njė krijues, ai mund tė jetė shumė gjėra tė tjera se sa dashuria. Dashuria ėshtė vetėm njė atribut.

            Unė e kam ndryshuar kėtė. Unė them: “Dashuria ėshtė Zoti.” Kur them dashuria ėshtė Zoti, ky ėshtė njė ndryshim shumė radikal. Nė fakt, unė jam duke thėnė se Zot nuk ka; dashuria ėshtė e tėra ēfarė qė ju keni.

            Dashuria ėshtė i vetmi Zot.

            Nuk ka Zot tjetėr.

            Unė e kam shpėrndarė Zotin gjithashtu.

            Jezusi ka shpėrndarė xhelozinė, zemėrimin, por e ka mbajt idenė mbi Zotin. Unė po ju them se dashuria mjafton vetvetiu. Dashuria ėshtė i vetmi krijues nė ekzistencė, dhe aty nuk ka nevojė pėr ndonjė Zot tjetėr. Kjo ėshtė rrugė e ndryshimit tė religjionit.

            Dhe kur them se edhe dashuria ndryshon gjithashtu, atėherė ju duhet tė shikoni nė dashuri. Fėmijėt e vegjėl gjithashtu janė dashuri, ne e quajmė kėtė dashuri fėmijėrore. Ata thjesht mėsojnė – fluturimin e parė me krahėt e tyre. Ata ende nuk i kanė hapur krahėt e tyre nė qiell, ata ende janė nė fole tė fluturimit, po bėheni gati. Edhe tė rinjtė dashurojnė, por dashuria e tyre ėshtė mė shumė biologjike sesa dashuria e vėrtetė, ajo ėshtė hormonale.

 

 

            Kur tė merren ca hormone nga i dashuri juaj, dashuria juaj zhduket; nėse ca hormone i shtohen tė dashurit tuaj, dashuria juaj prapė do tė zhduket. Kjo ėshtė joshje hormonale, ėshtė kimike.

            Tė rinjtė dashurojnė, por ata nuk dinė pėr majet mė tė larta tė dashurisė; ata dashurojnė personin tjetėr. Por ka diēka nė personin tjetėr qė tėrheq ata pothuajse si njė gravitacion – kjo ėshtė arsyeja pse pėrdoret shprehja “bie nė dashuri.” Pse nuk thuhet ngritje nė dashuri? – kjo ėshtė njė rėnie, sepse nuk ėshtė diēka e vetėdijshme. Asnjė njeri i dashuruar nuk mund tė tregojė saktė pse e do gruan apo burrin e vet; ai thjesht mund tė thotė: “Nuk e di se pse ndiej… joshje tė jashtėzakonshme.” Kjo joshje ėshtė biologjike, kimike, hormonale. Dashuria do tė kalojė nėpėr shume stinė, do tė bėhet shumė mė e kalitur.

            Njerėzit e vjetėr gjithashtu dashurojnė. Tani hormonet janė zhdukur, joshja  biologjike ėshtė zhdukur, por diēka e re ka hyrė nė jetė. Pėr herė tė parė ata fillojnė tė mendojnė se pa dashuri apo pa dashuruar ata janė shumė tė vetmuar. Tash kjo ėshtė njė pamje e re, dashuria ka marrė njė formė tė re. Ata i duan tė tjerė, sepse pėrndryshe ata janė tepėr tė vetmuar, nė njė ekzistencė tė ftohtė, ata kanė nevojė pėr ngrohtėsinė e tjetrit, prezencėn e tjetrit. Kjo ėshtė pėr ta harruar ata veten e tyre, por kjo ėshtė varėsi shumė e madhe.

            Dashuria reale, dashuria e pastėr, mund tė vijė vetėm nga pavarėsia; dhe ajo ndodhė vetėm kur ju bėheni aq meditativ sa qė ju fare nuk e pėrjetoni vetminė. Pėrkundrazi, vetmia juaj ka ndryshuar nė njė pėrvojė tė bukur tė vetmisė.

            Mos e harroni dallimin midis dy fjalėve; ato nuk janė sinonime. Unė nuk jam duke u brengosur pėr fjalorin; unė jam duke folur pėr ekzistencėn, pėrvojėn reale.

            Vetmia ėshtė mungesė e tjetrit.

            Vetmia ėshtė gjetje e vetvetes.

            Nga vetmia, lind njė lloj plotėsisht i ri i dashurisė. Tash nuk ka nevojė – nuk ka kimi, nuk ka biologji, nuk ka vetmi psikologjike. Ju jeni plotėsisht tė plotėsuar nė veten tuaj. Nuk ka mė nevojė. Dashuria nuk ėshtė mė njė nevojė; tash ajo ėshtė njė lojė. Ajo shkon pėrtej botės sė nevojave.

            Dy persona tė cilėt kanė realizuar vetminė mund tė jenė nė njė hapėsirė ​​tė madhe tė dashur, por nuk ka varėsi, nuk ka zemėrim, nuk ka konflikt, dhe pėr mė tepėr kjo dashuri nuk ėshtė mė njė marrėdhėnie. Kjo dashuri ėshtė njė gjendje e qenies. Kur dikush ėshtė i vetmuar, i mjaftueshme brenda vetvetes, ai rrezaton dashuri. Nuk ėshtė e drejtuar askujt nė veēanti.   

            Ajo ėshtė si njė parfum trėndafili; ajo nuk ėshtė e drejtuar nė hundėn e dikujt. Tė gjithė janė tė ftuar. Kushdo qė ėshtė i aftė, pėr tė pranuar, qė nuk vuan nga gripi, mund tė kėnaqet nė aromė.

            Dashuria vazhdon duke ndryshuar ngjyrėn e saj. Nė fund ajo mbetet vetėm dashuri. Nuk ėshtė mė njė marrėdhėnie. Me kohė gjithashtu ka ndryshuar… ndryshimi kurrė nuk ndalet.

            Gjendja e dashurisė nė fillim ėshtė e kthyer vetėm kah qeniet njerėzore. Sė shpejti ajo fillon t’i pėrfshi edhe kafshėt, zogjtė, pemėt, ēdo gjė qė ėshtė e gjallė. Ajo shkon duke u rritur, dhe sė shpejti oqean, lumenjtė, malet, do tė jenė pjesė e saj. Vjen njė moment kur dashuria juaj mbush tėrė universin – a universi ėshtė nė zgjerim konstant.

            Nė fillim ėshtė menduar se universi ėshtė statik. Hulumtimet e fundit pesėdhjetė vjeēe mbi yjet kanė ndryshuar tėrė idenė. Ata e kanė shpėrndarė tė tėrėn; si njė gonxhe qė hap petalet e saj dhe vazhdon duke i shpėrndarė petalet e saj, universi ėshtė duke u hapur. Shkencėtarėt mendojnė se nuk ka fund pėr kėtė hapje, ai do tė vazhdoj me hapjen - dhe shpejtėsia e hapjes sė universit ėshtė me tė vėrtetė e shpejtė. Tė gjitha kėto yje janė duke shkuar larg e mė larg me shpejtėsinė e dritės - dhe shpejtėsia e dritės ėshtė shpejtėsia e fundit.

            Drita lėviz 186.000 milje nė sekond, kėshtu qė universi po zgjerohet 186.000 milje nė sekondė, dhe ajo ka qenė duke u zgjeruar kah pėrjetėsia dhe do tė vazhdojė tė zgjerohet kah pėrjetėsi.

            Dashuria juaj do tė vazhdojė duke u zgjeruar me universin. Sė shpejti ju do tė zhdukeni dhe do tė mbetet vetėm dashuria e zgjeruar - dhe e cilat gjithashtu nuk do tė jetė njė gjendje statike fikse.

            Ka vetėm njė gjė qė nuk ndryshon kurrė e ai ėshtė ndryshimi; pėrndryshe ēdo gjė ndryshon.

            Ndryshimi ėshtė jetė.

 

            Fund i kapitullit tė njėzetegjashtė

  

(1)   (2)   (3)   (4)   (5)