Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (2)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (2)

Kapitulli i njėzetepestė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

            “Por unė jam njė njeri i varfėr. Papritmas m’u kujtua thėnia se majmunėt gjithmonė imitojnė, kėshtu qė unė e hjeka kapelėn nė mėnyrė qė tė gjithė ata ta shohin; tė gjithė ata hjekėn kapelat e tyre. Mandej  unė e hedha kapelėn time larg; edhe ata i hedhėn kapelat e tyre larg. Unė i mblodha kapelat dhe shkova nė treg. Kėshtu qė vetėm kėtė mbaje mend nėse ndodhė diēka e ngjashme, hjeke kapelėn tėnd dhe hedhe – tė gjithė ata do t’i hedhin kapelat e tyre.”

            I biri ishte nė njė mėnyrė i ngazėllyer pėr tė pushuar nėn pemėn e njėjtė dhe tė shoh se ēfarė do tė ndodhė. Ai gjeti pemėn - ajo ishte e bukur dhe ishte me hije tė madhe, dhe djaloshi pa qindra majmunė tė ulur nė tė. Atė e zuri gjumi, ra pėr tė fjetur, dhe pikėrisht i ngjau ajo qė i kishte ndodhur babait tė tij. Ēanta ishte bosh, ai shikoi lartė dhe majmunėt dukeshin shumė tė lumtur, shumė krenarė, tė gjithė Gandianist. Por ai nuk u mėrzit sepse e dinte mjeshtėrinė. Kėshtu qė e hjeku kapelėn dhe e hodhi, por pėr befasinė e tij tė madhe, njė majmun zbriti poshtė dhe e mori kapelėn e hedhur, prapė u ngjitė nė pemė dhe vuri kapelėn nė kokėn e tij! Tė gjithė ata u kėnaqen, sepse vetėm ky majmun kishte munguar; njė kapelė kishte munguar.

            Kėta duhet tė kenė qenė brezi i dytė i majmunėve, ndoshta brezi i vjetėr i ka mėsuar se nėse ndodhė ndonjėherė: “mos i hidhni kapelat tuaja, por merreni kapelėn e hedhur nga tregtari. Ne kemi qenė budallenj – njė herė me qenė budalla ėshtė nė rregull; dy herė me qenė budalla ėshtė e pafalshme.”

            Djali dukej i tronditur – ēfarė tė bėhet? Ai u kthye nė shtėpi dhe i tregoi babait tė tij. Babai i tha: “Unė e dija se majmunėt janė shumė mė tė aftė pėr tė mėsuar se sa njerėzit. Ky ėshtė brezi i dytė i tyre dhe kėta kanė mbajtur nė mend. E unė tė tregova nė mėnyrė shumė tė saktė, ti nuk duhet ta hedhėsh aq shpejtė. Sė pari ti duhet ta heqėsh kapelėn dhe tė shikosh se a po e heqin edhe ata; atėherė tė paktėn ke mundur ta ruash njė kapelė. Ti madje e ke humbur edhe atė.”

            Ekzistenca ėshtė gazmore. Ēdo gjė nė tė ėshtė nė gjendje shpirtėrore vallėzimi, ju duhet vetėm tė jeni nė gjendje tė njėjtė pėr tė kuptuar kėtė.

            Mua nuk mė vjen keq pėr vdekjen e J.Krishnamurtit, pėr tė s’ka pas mė se ēfarė tė arrij. Mua mė vjen keq qė mėsimet e tij nuk e kanė arrit zemrėn e  njeriut sepse ishin shumė tė thata, pa lėng, pa humor, pa qeshje.

            Por ju do tė befasoheni kur ta mėsoni se – ēdo gjė qė ai thoshte ishte kundėr religjionit, kundėr politikės, kundėr status quo-s, ishte kundėr tėrė tė kaluarės, akoma askush nuk e ka dėnuar atė pėr arsyen e thjesht se ai ishte i paefektshėm. Nuk kishte kurrfarė arsye tė merret ai parasysh. Nė Indi ai e kishte shprehi t’i vizitonte vetėm tre vende – Delhi, Bombej dhe Madras. Dhe kjo ishte nė tė njėjtėn mėnyrė e gjithė bota... disa qytete tė mėdha, dhe tė njėjtit njerėz vit pas viti e dėgjonin atė duke thėnė tė njėjtat gjėra, dhe asgjė nuk ka ndryshuar nė kėta njerėz, sepse asgjė nuk arriti nė zemrat e tyre. Ajo ka mbetur vetėm intelekt.

            Ata mund tė argumentojnė, ata mund tė argumentojnė shumė mirė. E njoh njė njeri, Dada Darmadikari – ai ėshtė njė pasues i njohur i Gandit, shok i Gandit dhe shok i J.Krishnamurit. Ai nuk beson nė Zot, ai nuk besonte nė asnjė traditė. Ai shfrytėzoi rastin tė vijė tė mė vizitonte. Unė i thashė: “Mosbesimi nė Zot nuk mjafton; besimi nė Zot apo mosbesimi nė Zot, tė dyja janė tė fokusuara nė Zot. Unė nuk mund tė them se unė nuk besoj nė Zot - si mund tė mos besoj nė diēka qė nuk ekziston? Besimtari apo jo besimtari, tė dyja janė irelevante kur diēka ėshtė ekzistenciale.” Por ai ishte aq shumė i dhėnė pas Krishnamurtit.

            Unė i thashė: “Njė ditė njė mundėsi mund tė vijė dhe unė do tė jem nė gjendje tė ta potencoj atė, se ky besim ėshtė vetėm reagim. Kjo nuk e largon Zotin, kjo thjesht e vendos mosbesimi nė vend tė besimit, por Zoti mbetet nė tė njėjtin vend.”

            Djali i tij ėshtė i noter gjeneral i gjykatės sė lartė. Njė ditė ai erdhi shumė i shqetėsuar dhe kėrkoi nga unė pėr tė ardhur menjėherė: “Babai im po vdes. Ai kishte njė sulm tė rėndė nė zemėr, dhe mjekėt janė tė shqetėsuar se ai mund tė ketė njė tjetėr sulm nė zemėr dhe kjo do tė jetė e vėshtirė pėr tė shpėtuar atė. Ndoshta ai do tė jetė i lumtur tė shoh ty. Ai gjithmonė flet vetėm pėr ju ose pėr J. Krishnamurti.”

            Unė shkova nė shtėpinė e tij, ai pushonte nė njė dhomė tė errėt dhe unė hyra ngadalė. Unė i thashė djalit tė tij le ta njoftoj se unė kam ardhur. Ai pėrsėriste: “Hare Krishna, Hare Rama, Hare Krishna, Hare Rama” shumė i heshtur, gati pėshpėriste. Por unė e shqetėsova kur i thashė: “A e ke harruar J. Krishnamurtin? A mė ke harruar mua? Pse po thua Hare Krishna, Hare Rama…!”

            Ai tha: “Kėtė herė mos mė shqetėso. Kush e di, Zoti mund tė jetė njė realitet. Dhe vetėm tė pėrsėritet disa herė para vdekjes… kėtu s’ka kurrfarė tė keqe. Nėse ai ėshtė aty unė mund tė them: ‘Mė kujtoheni ju.’ Nėse ai nuk ėshtė aty, nuk ka asnjė tė keqe, vetėm mė lejo tė pėrsėris atė - nuk ka argument nė kėtė moment. Unė po vdes.”

            Unė i thashė: “Kjo ėshtė ajo qė e bėnė shumė urgjente pėr tė parandaluar ty tė bėsh ndonjė gjė tė marrė! Kjo ėshtė kundėr tėrė jetės sate.” Ai tash ėshtė tetėdhjetė vjeē. Ai e ka pasuar Krishnamurtin pėr pesėdhjetė vite, ka qenė nė kontakt pėr njėzet vite me mua, dhe nė momentin e fundit i tėrė plehu intelektual u zhduk dhe u shfaqen pėrsėri mėsimet e vjetra. Kjo ishte ajo qė prindėrit ia kishin mėsuar nė fėmijėri, ‘Hare Krishna, Hare Rama’; sepse Hindusėt besojnė se nė kėtė epokė tė errėt tė njerėzimit vetėm emri i Perėndisė mund t’ju shpėtoj. Emri i Perėndisė ėshtė si njė anije, ju thjesht udhėtoni nė barkė dhe ai do t’ju ēoj nė anėn tjetėr tė ekzistencės, nė botėn shpirtėrore.

            Ai bėri mė mirė, ai nuk vdiq. Dhe kur thuajse i tėri u shėndosh, unė e pyeta pėr atė ditė. Ai tha: “Harroj tė gjitha nė lidhje me tė. Nuk ka Zot. Unė nuk besoj nė Zot.”

            Unė i thashė: “Prapė, sepse tash vdekja nuk ėshtė aq afėr? Atė ditė ti nuk ishe i gatshėm tė diskutojmė rreth saj. Ti madje e argumentoje: ‘Nė kėtė moment, mė lejo tė pėrsėrisė mantrėn e cila do tė mė shpėtoj.’ Unė i thashė: ‘I tėrė bėrlloku yt intelektual ėshtė i kotė. Ai nuk ka mbėrri tek zemra jote; ai nuk tė ka dhėnė kurrfarė transformimi.”

            Krishnamurti ka dėshtuar sepse nuk ka mund ta prek zemrėn e njeriut, ai ka mund ta arrij vetėm kokėn e njeriut. Zemra ka nevojė pėr disa qasje tė ndryshme. Kjo ėshtė ajo qė unė kam qenė i ndryshėm nga ai tėrė jetėn time: derisa nuk arrihet zemra e njeriut, ju mund tė vazhdoni tė pėrsėritni fjalė tė bukura si papagall – ato nuk do tė thonė asgjė. Krejt ēfarė ka thėnė Krishnamurti ėshtė e vėrtetė, por ai nuk mund tė arrijė ta bėjė kėtė nė zemrėn tuaj. Me fjalė tė tjera, ajo qė unė jam duke thėnė ėshtė se J. Krishnamurti ishte njė filozof i madh, por ai nuk mund tė bėhet njė mjeshtėr. Ai nuk mund t’i ndihmojė njerėzit, t’i pėrgatisė njerėzit pėr njė jetė tė re, njė orientim tė ri.

            Por unė ende e dua, sepse nė mesin e filozofėve ai i afrohet mė sė afėrti rrugės mistike tė jetės. Ai vetė e largoi rrugėn mistike, anashkaloi atė, dhe kjo ėshtė arsyeja pėr dėshtimin e tij. Por ai ėshtė i vetmi nė mesin e mendimtarėve modern bashkėkohor qė u afrua shumė afėr, thuajse nė vijėn e kufirit tė misticizmit, dhe u ndal aty. Ndoshta ai ka frikė se nė qoftė se ai flet pėr misticizėm njerėzit do tė fillojnė tė mendojnė pėr modelet e vjetra, traditat e vjetra, filozofi e vjetėr tė misticizmit. Kjo frikė e pengon atė tė hy. Por kjo frikė edhe njerėzit e tjerė i ndalon tė hyjnė nė misteret e jetės.

            Unė kam takuar me mijėra nxėnės tė Krishnamurtit – sepse ēdokush qė ka qenė i interesuar pėr Krishnamurtin, herėt a vonė, ėshtė detyruar tė gjej rrugėn drejt meje, sepse kur Krishnamurti i lė ata, unė mund t’i marrė ata pėr dore dhe t’i ēoj nė vendin e shenjtė mė tė thellė tė sė vėrtetės. Ju mund tė thoni lidhja ime me Krishnamurtin ėshtė se Krishnamurti ka pėrgatitur terrenin pėr mua. Ai i ka pėrgatitur njerėzit intelektualisht pėr mua; tash ėshtė puna ime pėr t’i ēuar kėta njerėz mė thellė se sa intelekti, pėr nė zemėr; dhe mė thellė se nė zemėr, pėr nė qenie. Puna jonė ėshtė njė. Krishnamurti ka vdekur, por puna e tij nuk do tė vdes derisa nuk vdes unė. Puna e tij do tė vazhdojė.

 

 

 

            Pyetja e dytė

 

            Shtypshkronja ėshtė zbuluar nga njerėz tė ndryshėm nė vende tė ndryshme pothuajse nė tė njėjtėn kohė. A do tė ndodhė e njėjta me vetėdijen? Sa mė shumė qė njerėzit  tė bėhen tė vetėdijshėm, a do tė ketė njė shpėrthim nė botė? A ėshtė vetėdija kontaminuese?

 

            Po. Ajo ėshtė kontaminuese, dhe kjo do tė ndodhė pikėrisht nė tė njėjtėn mėnyrė, disa individė do ta shqyrtojnė atė dhe pastaj ajo do tė bėhet njė zjarr. Nuk ka asnjė mėnyrė pėr ta parandaluar kėtė.

            Ky ėshtė njė fakt i njohur, jo vetėm pėr shtypshkronja, por edhe pėr zbulimet e tjera .... Shtypshkronja u zbulua nė vende tė ndryshme tė palidhur me njėra-tjetrėn, pothuajse nė tė njėjtėn kohė. Kjo ėshtė njė dukuri e ēuditshme. Si e bėn atė tė ndodhė? Diēka e padukshme duket tė jetė se kalon pėrreth.

            Albert Ajnshtajnin e kishin pyetur: “Po mos ta kishit zbuluar ju teorinė e relativitetit, ēfarė mendoni – a do tė ishte zbuluar ndonjėherė apo jo?”

            Albert Ajnshtajni qeshi. Ai tha: “Mė sė shumti, vetėm brenda dy vitesh dikush tjetėr do ta kishte zbuluar.” Dhe ai tha: “Unė po them pėr dy vjet mė sė GJATI.” Kjo ka mund tė ndodhė brenda dy javėsh. Sepse vetėdija njerėzore kishte arrit nė pikėn kur ky zbulim do tė ndodhte; se kush e zbulon nuk ėshtė aq me rėndėsi.

            Vetėdija njerėzore nuk ėshtė ēėshtje e ishujve tė vetmuar, por ėshtė njė kontinent i madh, nė kėtė mėnyrė i gjithė kontinenti vibron me tė njėjtin ritėm. Kjo ėshtė zbuluar me zbulimet e tjera gjithashtu. Ēdo gjė qė ėshtė zbuluar nė Bashkimin Sovjetik ėshtė mbajtur sekret, por nė gjithė botėn shkencėtarė e tjerė kanė filluar zbulimin e saj, pa asnjė informacion nga shkencėtarėt sovjetikė. Dhe ēdo gjė qė ėshtė zbuluar nga Amerika ėshtė mbajtur e fshehtė, por nė njė farė mėnyre misterioze shkencėtarėt sovjetik kanė zbuluar pėr brenda disa javėsh- jo mė shumė se kaq.

            Vetėdija njerėzore ėshtė njė tėrėsi; ēdo gjė qė ndodhė nė njė vend krijon njė vibrim subtil i cili lėvizė gjithandej. Kudo qė dikush ėshtė i aftė ta kap atė, ai menjėherė e kapė atė.

            Kėshtu qė ka gjėra qė nuk mund tė mbahen sekret. Pėr shembull, ndritja nuk mund tė mbahet e fshehtė, nuk ka asnjė mėnyrė pėr ta mbajtur atė tė fshehtė. Meditimi nuk mund tė mbahet sekret. Kjo nuk ėshtė nė duart tuaja, kjo po ndodh thellė nė vetėdijen tuaj - dhe ēdo vetėdije tjetėr rreth jush do tė jetė e prekur nga kjo.

            Ju do ta shihni kėtė nė sfera tė ndryshme. Pėr shembull, kur Gautam Buda u paraqitė nė Indi, Lao Ce, Ēuang Ce, Konfucie u paraqitėn nė Kinė. Sokrati, Platoni, Pitagora u paraqitėn nė Greqi – nė tė njėjtėn kohė, me zjarr tė njėjtė, me tė vėrtetėn e njėjtė. Dhe nuk kishte kurrfarė komunikimi – madje edhe Himalajet, malet mė tė larta nė mes tė Kinės dhe Indisė, nuk ishin nė gjendje tė parandalojnė kėtė. Ēfarė ndodhi me Lao Ce dhe Ēuang Ce pėr tė kaluar, pėr tė vazhduar mė tutje.

            Nėse ju shikoni nė kohėn para revolucionit komunist nė Rusin sovjetike, ajo ka prodhuar novelist me kualitetin mė tė lartė, mė kreativ. Dhe jo vetėm njė, Dostojevski, Tolstoj, Ēehov, Gorki. Turgenev, tė gjithė majet e Himalajeve, secili mė i mirė se tjetri.  Edhe pas shtatėdhjetė ose tetėdhjetė vjet ne nuk kemi qenė nė gjendje pėr tė prodhuar ndonjė gjė tė krahasueshme me Dostojevskin. Por vetėm brenda njė periudhe tė vogėl, nė njė vend tė vogėl, kėta njerėz u shfaqėn: vetėdija ėshtė kontaminuese.

            Dhe pas revolucionit sovjetik, asnjė njeri i vetėm pėr shtatėdhjetė vjet nuk ka qenė nė gjendje tė prodhoj edhe njė jehonė tė largėt nga Maksim Gorki apo Turgenev. Diēka nė vetėdijen ka vdekur, pėr shkak se komunizmit mohoi se njeriu ka shpirt. Ėshtė ndaluar vetėm ideja e vetėdijes. Nuk ka poet, nuk ka romansier tė madh, nuk ka piktor tė madh, nuk ka aktor tė madh, nuk ka skulptor tė madh ... Tė gjithė ata janė zhdukur -  dhe para revolucionit Rusia ka prodhuar njerėz tė kalibrit mė tė lartė botėror.

            Po kjo do tė ndodhė: nė njė kohė disa njerėz shpėrthejnė nė dritė dhe aty do tė ketė flakė, dhe zjarri do tė pėrhapet si zjarr i tėrbuar. Dhe kjo ėshtė e vetmja shpresė pėr njerėzimin: se i tėrė njerėzimi vjen deri tek e vetėdijshmja, nė kėtė mėnyrė njerėzit do tė bėhen aq tė vetėdijshėm saqė askush nuk do tė mund t’i mashtroj ata me asnjė veprim tė marrė.

           Dhe lufta ėshtė veprimi mė i marrė nga tė gjitha.

 

            Vazhdon...

 

 (1)           (3)    (4)    (5)    (6)