Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (1)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (1)

Kapitulli i njėzetepestė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

  

 

Kapitulli 25

Vetėdija ėshtė infektuese

 

 

            3 mars 1986 pasdite

 

            Pyetja e parė

 

            A mund tė na tregoni rreth lidhjes suaj me J. Krishnamurti?

 

            Kjo ėshtė njė mister i vėrtetė. Unė e kam dashur atė prej kur e kam njohur atė, dhe ai ka qenė shumė i dashur pėr mua. Por ne kurrė nuk jemi takuar, pra marrėdhėnia, lidhja ėshtė diēka pėrtej fjalėve. Ne nuk e kemi parė njėri-tjetrin ndonjėherė, por prapė... ndoshta ne kemi qenė dy persona mė tė afėrt me njėri-tjetrin nė gjithė botėn. Ne patėm njė lidhje shpirtėrore tė llahtarshme e cila nuk kėrkon gjuhė, nė tė cilėn nuk kėrkohet me qenė prania fizike.

            Njėherė ka ndodhė – vetėm rastėsisht – ai ishte nė Bombei. Ai e ka pas shprehi qė pėr ēdo vit tė vijė nė Bombei dhe tė qėndroj pėr disa javė. Ai ndoshta ka pasur pasues mė shumė nė Bombei se kudo tjetėr nė botė. Kam ardhur nė Bombei. Isha duke shkuar nė Nju Delhi dhe mė duhej tė prisja disa orė. Disa miq qė kishin qenė tė lidhur thellėsisht me J. Krishnamurti dhe qė ishin tė lidhur edhe me mua, erdhėn tek unė dhe mė than: “Kjo ėshtė njė shans e artė. Ju tė dy jeni nė tė njėjtin vend. Njė takim do tė jetė me rėndėsi tė madhe, dhe Krishnamurti e dėshiron takimin.” Njeriu i cili ma tha kėtė ishte njė revolucionar shumė i respektuar i Indisė, Axhit Patvardan. Ai ishte njė nga kolegėt mė tė afėrt tė J. Krishnamurti.

            Shikova nė sytė e tij dhe i thashė: “Tė lutem mos gėnje. Ti duhet t’i keshė thėnė J.Krihnamurtit: ‘Raxhnish dėshiron t’ju takoj.’ ”

            Ai u befasua, thuajse i tronditur. Ai tha: “ Por si ja dole ta zbulosh kėtė? Pikėrisht ky ka qenė komploti ynė. Ne shumė mirė e dinim se kjo do tė jetė e vetmja mėnyrė; nėse ne tė themi: ‘J.Krishnamurti dėshiron njė takim me ty’, ti s’mund ta refuzosh. Nėse unė i them Krishnamurtit: ‘Raxhnish dėshiron njė takim me ty’, ai s’mund ta refuzoj. Dhe njerėzit tė cilėt kanė qenė tė lidhur me Krishnamurtin tė gjithė janė bashkuar me ty. Ne tė gjithė jemi tė etur pėr ta parė se ēfarė ndodh kur ju tė dy takoheni.”

            Unė thjesht ia tregova Axhit Patvardan-it njė tregim tė vjetėr pėr dy mistikė tė mėdhenj, Kabirin dhe Faridin. Kabiri e kishte komunėn e tij pranė Vanarasit, nė anėn e kundėrt tė Gangut, Farid po udhėtonte me dishepujt e tij; ai ishte mysliman, Sufi mistik, dhe ai ishte duke kaluar nėpėr fshatin ku Kabir jetonte.

            Dishepujt e tė dy mistikėve i bindėn ata. “Nuk do tė ishte e ndershme qė Farid tė kaloj kėtu e ju mos ta ftoni atė”, thanė dishepujt e Kabirit. “Kjo ėshtė thjesht ēėshtje dashurie tė ftohen kėta njerėz tė jetojnė nė komunėn tonė pėr disa ditė, tė pushojnė.” Dishepujt e Faridit thanė: “Nuk do tė duket e hijshme tė anashkalohet komuna e Kabirit. Tė paktėn ne duhet tė shkojmė vetėm t’i japim nderimet tona.”

            Farid dhe Kabir tė dy ranė dakord. Por ajo qė ishte e vėrtetė nė mesin e tė dy dishepujėve ishte se ata dėshironin tė shihnin se ēfarė do tė ndodhė kur ata tė takohen, rreth ēkahi do tė bisedojnė ata, cilat do tė ishin gjėrat tė cilat do tė ishin tė rėndėsishme  pėr kėta dy persona.

            Por ata kurrė nuk e thanė njė fjalė.

            Dishepujt ishin shumė tė zhgėnjyer, kjo nuk ishte ajo qė ata ishin duke pritur. Nė momentin qė tė dy mistikėt ishin larguar ata duhej tė pėrballen me dishepujt e tyre, dhe dishepujt ishin me tė vėrtetė tė zemėruar.

            Dishepujt e Kabirit thanė: “Ju keni bėrė budallenj prej nesh. Pėr dy ditė ne kemi qenė nė pritje pėr tė dėgjuar diēka - ju gjithmonė folni diēka - dhe ēfarė ndodhi me ju? Ju papritmas heshtėt. Ne nuk po e kuptojmė. Ēfarė ėshtė arsyeja e kėtyre qeshjeve si tė ēmendur, vajtimeve, lotėve, buzėqeshjeve, pėrqafimeve -  por duke mos thėnė njė fjalė tė vetme?”

            E njėjta situatė ishte edhe me Fardin. Dishepujt e tij kishin diskutuar tė njėjtin problem, dhe pėrgjigjja qė iu ishte dhėnė kishte qenė e njėjtė. Kabir dhe Farid praktikisht thanė tė njėjtėn gjė pėr dishepujt e tyre: “Ne tė dytė e dimė se s’ka se ēfarė tė thuhet. Ai ka sy, unė kam sy. Tė dytė ne kemi pėrvojė, tė dytė ne kemi shijuar tė vėrtetėn. Ēfarė ka pėr t’u thėnė? Kushdo qė do tė kishte thėnė njė fjalė tė vetme do ta kishte dėshmuar injorancėn, se ai nuk e di. Ne e njohim njėri-tjetrin. Kjo ėshtė e pamundur tė mos njihet. Madje edhe dy njerėz tė verbėr e njohin njėri-tjetrin, a mendoni se dy njerėz me sy nuk do tė njohin njėri-tjetrin?

            “Natyrisht se ne i gėzohemi njėri-tjetrit. Kjo ėshtė arsyeja pse ne kėnaqemi, qeshim, lotėt ishin e vetmja mundėsi e gjuhės; kur u bėnė tė shumta, ne pėrqafuam njėri-tjetrin. Rrinim tė ulur duke e mbajtur njėri-tjetrin pėr duarsh me orė tė tėra dhe dashuria jone rridhte, dhe aty ishte bashkėsia – dy trupa dhe njė shpirt.

            “Por, na falni neve, ne plotėsisht harruam pėr ju. Ju nuk mund tė kuptoni asgjė pėrveē fjalėve, dhe e vėrteta nuk mund tė shprehet me fjalė. Ju keni tė drejtė tė jenė tė pakėnaqur, tė jeni tė zemėruar, por ju duhet ta merrni parasysh pozitėn tonė gjithashtu. Ne jemi tė pafuqishėm. Kur dy heshtje takohen, do tė jenė njė. Kur dy zemra tė dashuruara rrahin, ato rrahin nė harmoni; njė muzikė lind e cila nuk ėshtė nga kjo botė, e cila nuk mund tė dėgjohet me veshė – e cila mund tė dėgjohet vetėm nga ata qė mund ta pėrjetojnė atė nė zemrat e tyre.”

            Kėshtu qė i thashė Axhit Patvardan: “Ėshtė absolutisht e panevojshme t’i humbet koha Krishnamurtit. Ju nuk do tė dėgjoni ndonjė gjė.”

            Dhe kur ata u kthyen te Krishnamurti ai i kishte pyetur: “Ēfarė ka ndodhur? Ai nuk erdhi?”

            Ata ia treguan tregimin, duke i thėnė: “Ai thjesht na tregoi njė tregim.”

            Dhe ai qeshi dhe tha: “Ai e bėri pikėrisht atė qė duhet. Nė fakt unė duhet tė kem thėnė kėtė tregim, por unė nuk e di tregimin. Kam kėrkuar gjithashtu pėr t’ju shpjeguar se kjo ėshtė e kotė pėr ju, por ju nuk do ta kishit kuptuar.”

            Ju po mė pyesni pėr lidhjen time me tė. Ajo ishte lidhja mė e thellė e mundshme – e cila nuk kėrkon kontakt fizik, e cila nuk kėrkon komunikim gjuhėsor. Jo vetėm kjo, njėherė e kam shfrytėzuar kohėn pėr ta kritikuar, ai mė ka kritikuar mua, dhe ne jemi kėnaqur me njėri tjetrin nė kritika – duke e ditur pėrkryeshėm mirė se tė tjerėt kėtė nuk do ta kuptojnė. Tash qė ai ėshtė i vdekur, unė do t’i mungoj atij sepse unė nuk do tė jem nė gjendje ta kritikoj atė; kjo nuk do tė jetė e drejtė. Ishte njė kėnaqėsi e tillė tė kritikohet ai. Ai ka qenė njeriu nė inteligjent nė shekullin njėzet, por ai nuk ka qenė i kuptuar nga njerėzit.

            Ai ka vdekur, dhe duket se bota po e vazhdon rrugėn e saj duke mos shikuar mbrapa madje as pėr njė moment se njeriu mė inteligjent mė nuk ėshtė kėtu. Do tė jetė e vėshtirė tė gjendet mendjemprehtėsi dhe inteligjencė tė tillė pėr shekuj. Por njerėzit janė aq shėtitės tė pėrgjumur, ata nuk kanė marrė shumė shėnime. Nė gazeta, vetėm nė qoshet e vogla, ku askush nuk i lexon, vdekja e tij ėshtė pėrmendur.

            Unė nuk ndjej keqardhje pėr vdekjen e tij. Vdekja e tij ėshtė e bukur, ai i ka arrit tė gjitha qė jeta ėshtė nė gjendje tė jap. Por unė padyshim se ndjej keqardhje pėr botėn. Ajo vazhdon ta humbas fluturimin e saj mė tė madh kah vetėdija, maja e saj mė e lartė, yjet mė tė ndritur tė saj.

            Unė ndjej njė afri aq tė thellė me Krishnamurtin sa edhe kur flas pėr lidhjen nuk ėshtė e drejtė; lidhja ėshtė e mundur nė mes dy gjėrave qė janė tė ndara. Unė ndjej njė unitet me tė.     Pėrkundėr tė gjitha kritikave tė tij, pėrkundėr tė gjitha kritikave tė mia – tė cilat janė vetėm shaka me plakun, duke  e provokuar plakun… dhe ai shumė lehtė provokohej.

 

 

            Posa i kisha dėrguar sannjasinėt e mi nė mbledhjen tij pėr t’u ulur nė rendin e parė, tė gjithė nė ngjyrat e kuqe, dhe ai ēmendej! Ai nuk ka mundur ta toleroj ngjyrėn e kuqe. Ne jetėn e  tij tė shkuar duhet tė ketė qenė dem; vetėm njė flamur i kuq dhe demi ēmendet. Demat e kanė personalitetin e tyre.

            Por edhe pse ka ditur tė zemėrohet – ai e harronte lėndėn pėr cilėn duhej tė fliste, ai fillonte tė mė kritikonte mua dhe njerėzit e mi – mė vonė ai do tė thonte pėr mua njė mikėpritėse tek e cila ai ka qėndruar: “ Ky djalė ėshtė diēka. Ai po e ērregullon mbledhjen time, duke i dėrguar njerėzit mantelkuq. Dhe nė momentin kur unė i shoh ata, unė harroj temėn pėr tė cilėn kam vendosur tė ligjėroj. Kjo ndodhė ēdoherė, dhe unė e di se ai ėshtė thjesht duke luajtur njė shaka. Ai nuk ėshtė serioz, ai nuk ėshtė kundėr meje, unė nuk jam kundėr tij.”

            Nga shumė njerėz tė tij tė besueshėm kam qenė i informuar: “Ai nuk ėshtė kundėr jush. Ai dėshiron qė ju tė dini se sado i zemėruar bėhet ai, ai nuk ėshtė kundėr jush.”

            Unė i thashė atyre: “Unė e di kėtė. Unė e dua njeriun. Por pėr dashuri tė njeriut nganjėherė duhet tė bėhet shaka me tė, a mendoni se kjo ėshtė kontradiktore? Nė fakt, unė kam provuar t’i ndihmojė atij tė jetė pak mė pak serioz. Pak mė shumė sens pėr humor nuk do t’i kishte shkaktuar atij kurrfarė tė keqe. Vetėm nė kėtė ēėshtje unė nuk pajtohem me tė – ai ėshtė shumė serioz.”

            Religjioni ka nevojė pėr njė kualitet tė caktuar tė humorit pėr ta bėrė atė mė humane. Nėse nuk ka sens humori nė ēdo mėsim fetar, ajo bėhet gjithnjė e mė intelektuale, matematikore, logjike, por kjo humb kontaktin me njeriun. Kjo bėhet gjithnjė e mė shumė njė subjekt shkencor. Por njeriu nuk mund tė jetė vetėm njė objekt i studimit shkencor. Ka diēka nė tė, e cila e tejkalon studimin shkencor.

            Vetėm shikoni rreth vetes. Pema nuk qesh, bualli nuk qesh. Asnjė shtazė nuk qesh. Vetėm njeriu ėshtė ai qė ka ndjenjė pėr humor. Duhet tė jetė diēka nė tė, sepse ajo ndodh nė pikėn mė tė lartė tė evolucionit tė njeriut.

            Mėsimdhėnia e Krishnamurtit ėshtė e bukur, por shumė serioze. Dhe eksperienca ime dhe ndjenja ėshtė se ai vitet e shtatėdhjeta po i humbė sepse ėshtė shumė serioz. Kėshtu qė vetėm njerėzit tė cilėt gjatė janė ballafaquar, dhe tė mjerė dhe serioz janė rreth tij; ai ishte njė koleksionist i kufomave, dhe sa mė plak qė ai bėhej, ato kufoma bėheshin gjithashtu mė tė vjetra.

            Unė i njoh shumė njerėz tė cilėt e kishin dėgjuar atė thuajse gjithė jetėn e tyre, ata ishin me pleq se ai vetė qė ishte. Ata akoma janė gjallė. E di njė grua qė ėshtė nėntėdhjetė e pesė vjeēe, dhe i njoh shumė njerėz tjerė. Njė gjė qė e kamė parė tek tė gjithė ata, e qė ishte e pėrbashkėt pėr tė gjithė ata, ishte se ata ishin shumė serioz.

            Jeta ka nevojė pėr pak gjallėri, pak humor, pak qeshje.

            Vetėm nė kėtė pikė unė jam nė mospajtim absolute me tė, pėrndryshe, ai ishte njė gjeni. Ai ka depėrtuar aq thellė sa ėshtė e mundur nė ēdo dimension tė shpirtėrores sė njeriut, por kjo e tėra duket si njė shkretėtirė e mundimshme. Unė do tė doja t’ju kthejnė nė kopshtin e Edenit, tė ēiltėr, jo ​​serioz, por si fėmijėt e vegjėl duke luajtur. Kjo ekzistencė e tėra ėshtė e gjallė. Kjo ekzistenca e tėrė ėshtė me humor, ju duhet vetėm sensi pėr humorin dhe ju do tė befasoheni.

            Kam dėgjuar pėr njeriun i cili ka shfrytėzuar pėr t’i shitur kapelet e Gandit. Veēanėrisht nė kohėn e zgjedhjeve, ēdokush dėshiron ta dėshmojė se ai ėshtė njė gandian, sepse pasuesit e Gandit kanė qenė nė pushtet pėr dyzet vjet. Nėse ju jeni njė gandian fitoren e keni tė sigurt nė zgjedhje. Kapela e Gandit – njė kapelė e bardhė - simbolizon se kush jeni, dhe ky njeri e shfrytėzon pėr tė fituar para aq shumė vetėm duke bėrė kapele dhe duke i shitur ato.

            Por kėtė vit ai ishte sėmurė. Ai ishte plakur, dhe i thotė djalit tė tij mė tė ri: “Ti ke pėr tė shkuar nė treg” – qė ishte disa kilometra larg fshatit –“dhe unė do ta them vetėm njė gjė. Rruga ėshtė e bukur, nė tė dy anėt e rrugės ka pemė qė bėjnė hije kėshtu qė edhe nėse nxenė dielli shumė ti mund tė ulesh nėn to the tė freskohesh. Dhe aty ėshtė njė pemė e madhe Buda sa qė qindra karroca demi mund tė pushojnė nėn tė. Largoju asaj, mos iu afro. Nėse ke dėshirė pėr tė pushuar, mos pusho nėn kėtė pemė.”

            Djali i tha: “Por pse? – ai duhet tė jetė vendi mė i freskėt.”

            Babai i tha: “Ky ėshtė problemi. Ky ėshtė vendi mė i freskėt, por ėshtė pėrplot me majmunė. Dhe kjo mė ka ndodh mua; isha duke pushuar dhe kur u zgjova, e tėrė ēanta ime me kapele ishte zbrazur. Unė u befasova – ēfarė kishte ndodhur? Papritmas dėgjova gėzimin e majmunėve – tė gjithė kishin veshur kapelet nė tė njėjtėn mėnyrė siē e veshja edhe unė. Kėshtu qė ata dinin se si ta vėnin kapelen, ku ta vėnin, dhe kjo dukej sikur i tėrė Nju Delhi nga kryetari deri tek kryeministri dhe tė gjithė parlamentarėt ishin ulur aty – nėpėr tėrė atė pemė! Dhe ata kėnaqeshin aq shumė me atė.

 

            Vazhdon...

 

 (2)    (3)    (4)   (5)   (6)