Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (4)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (4)

Kapitulli i njėzetegjashtė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

Kapitulli 26

Simpatia ėshtė njė monedhė e rreme

 

 

 

            4 mars 1986 paradite

 

            Pyetja e parė

 

            Zvicra ėshtė njė vend i pasur dhe i bukur, por ka shumė njerėz qė vuajnė pėr shumė arsye, madje ata kėnaqen nė kėtė. Pse ata nuk mund ta shfrytėzojnė lirinė dhe prosperitetin e tyre tė jenė tė lumtur?

 

            Njerėzimi mund tė ndahet nė dy pjesė: tė parėt janė sadist, tė dytė janė mazoshist. Sadist gėzon duke e torturuar te tjerėt, mazoshist gėzon duke torturuar veten e tij.

            Kjo ėshtė njė situatė shumė e shėmtuar, por pėr shekuj ne kėtė ndarje e kemi kultivuar. Njerėzit qė kanė qenė mazoshist janė bėrė shenjtorė tė mėdhenj. Vetia e tyre e vetme, gjenialiteti i tyre i vetėm ka qenė se si ta torturojnė veten e tyre. Ajo ishte menduar dhe propoganduar nga religjionet e botės se torturimi i vetvetes ėshtė rrugė tek Perėndia. Nuk ka asnjė logjikė nė kėtė, nėse ka ndonjė Zot, si do tė donte Ai qė fėmijėt e Tij ta torturojnė veten e tyre? – pėrveē nėse ai nuk ėshtė njė sadist dhe kėnaqet duke parė njerėz qė torturohen nga tė tjerėt apo nga vetja e tyre.

            Kėto filozofi mazoshiste kanė mbizotėruar. Njerėzit qė nuk kishin tjetėr talent, nuk kishin mundėsi tjera krijuese, lehtė zgjedhnin pėr ta torturuar vetveten – shpejtė, rrehe veten, zbulo njė mėnyrė tė re tė torturimit, flej nė njė shtrat me xhemba, heq dorė nga tė gjitha qė janė tė kėndshme, qėndro lakuriq kur ėshtė shumė ftohtė, mbuloje veten me njė batanije kur ėshtė shumė nxehtė. Gjithsesi se kėta njerėz kanė qenė shumė inovator, por pėr arsye tė caktuar ajo ishte e lidhur me shpirtėrorėn me njė logjikė tė caktuar tė rreme…personi i cili torturon vetveten nė kėtė botė ėshtė duke kaluar nėpėr njė provė zjarri e besimit tė tij nė Zot.

            Jezusi i pėrket kėtyre mazoshistėve. Mahaviri nė Indi i pėrket kėtyre mazoshistėve. Dhe mijėra shenjtorė ishin tė famshėm sepse askush nuk mund tė krahasohej me ta; ata ishin shumė mė tė avancuar nė torturimin e vetvetes nė ēdo mėnyrė tė mundshme. Burrat prenin organet gjenitale tė tyre, gratė prenin gjinjtė e tyre – dhe feja e pėrkrahte kėtė veprim. Natyrisht kėta njerėz ishin tė mjerė, por mjerimi ėshtė bėrė tash njė lloj investimi. Ju duhet tė jeni tė mjerė nė kėtė botė dhe tė gjitha kėnaqėsitė e parajsės pėrgjithmonė do tė jenė tė juaja. Mjerimi ėshtė vetėm pėr njė jetė, shpėrblimi ėshtė pėr pėrjetėsinė.

            Tė tjerėt qė adhuronin kėtė mazoshizėm ishin sadistėt, kėta janė njerėz qė kėnaqen duke e torturuar vetveten. Ata e adhurojnė njė person mė shumė nėse i torturon mė shumė; nėse ai agjeron pėr muaj, ai bėhet shenjtor i madh. Nėse ai bėhet posi njė skelet, miliona njerėz vijnė pėr ta adhuruar, por psikologjia e tyre kėnaqej duke shikuar dikė qė e torturon vetveten. Dhe, natyrisht, pėrkryeshėm tė pajisur sė bashku.

            Sadistėt janė bėrė dishepuj, pasues; e mazoshistėt janė bėrė profetė, mesija, shpėtimtar – dhe ata e kanė kompletuar njėri-tjetrin. Dhe askush nuk ka menduar se kjo ėshtė njė psikologji shumė e sėmurė.

            Por religjionet janė bėrė prosperuese, dhe njerėzit u angazhuan nė kėtė lojė tė marrė. Ata nuk kishin ndonjė energji revolucionare kundėr politikanėve. Ata nuk kishin energji tė shkojnė kundėr tė pasurėve dhe tė krijojnė shoqėri pa klasa. E tėrė mendja e tyre u fokusua nė kėto dy gjėra.

            Kjo mendje skizofrenike qėndron akoma. Ajo ka shkuar shumė tė thellė nė nėnvetėdijen e njeriut. Kjo nuk ėshtė vetėm nė Zvicėr, ajo ėshtė e njėjtė nė tė gjithė botėn. Njerėzit tė cilėt i kanė tė gjitha - ēdo kėnaqėsi ėshtė e mundur pėr ta, dhe ata janė tė lirė nga puna e zakonshme e kėsaj bote - mund tė pėrdorni kėtė kohė dhe energji pėr rritjen e brendshme, pėr zhvillimin e vetėdijes. Por jo, ata janė tė bashkuar nė vuajtjen e tyre apo ata janė tė bashkuar pėr t’i bėrė njerėzit e tjerė pėr tė vuajtur, pėr t’i bėrė njerėzit e tjerė tė mjerė.

            Adolf Hitler ka qenė njė sadist; ai vrau miliona hebre pa kurrfarė arsye.

            Mahatma Gandi ishte njė mazoshist, ai u pėrpoq tė krijojė vuajtje pėr veten e tij sa mė shumė qė ėshtė e mundur.

 

 

            Kėta njerėz janė gjithandej. Ēdokund kėta janė dy lloje njerėzish.

            Pėrpjekja ime ėshtė tė sjellė llojin e tretė tė qenieve njerėzore – e cila ėshtė shumė e vėshtirė. Dikush kėnaqet nė vuajtjen e tij, qė duket absurde, por thellė poshtė ai e sheh kėtė si rrugė shpirtėrore, kėtu nuk mbetet asgjė pėr t’u bėrė. Dhe ka njerėz tė cilėt janė bėrė themel pėr tė tjerėt tė vuajnė, ata gjithashtu mendojnė se janė njerėz tė mėdhenj tė fesė.

            Nė Amerikė kam marrė njė letėr kėrcėnuese nga kryetari i partisė naziste tė Amerikės: “Nėse ju nuk ndaleni sė kritikuari Adolf Hitlerin, ne do t’ju padisim nė gjykatė pėr shkak tė lėndimeve tė ndjenjave tona fetare.”

            Unė nuk isha i vetėdijshėm pėr kėtė. Ndoshta ju nuk e dini se Adolf Hitleri, sipas kėsaj letre, s’ishte askush tjetėr, por reinkernimi i profetit Elia nga Dhiata e Vjetėr.

            Sa mė shumė qė kam shikuar nė mendjet e qenieve njerėzore; ma shumė kam zbuluar njė lloj sėmundjeje qė ju ėshtė dhėnė juve si trashėgimi.

            Nė Zvicėr, pasi njerėzit janė prosperues, pse ata nuk janė kureshtar pėr veten e tyre, nė lidhje me misterin e jetės? Pse ata nuk depėrtojnė nė brendi? Pse nuk meditojnė pėr ta ngritur vetėdijen e tyre nė nivele tė larta?

            Ata janė shumė tė bashkangjitur nė vuajtjet e tyre, ajo ėshtė mikesh e tyre e vjetėr, dhe miqėsia ka shkuar shumė thellė. Ajo ėshtė shekullore, ajo ėshtė njė trashėgimi. Pėr mė tepėr, kur ju jeni nė vuajtje, nė ankth, njerėzve iu vjen keq pėr ju - dhe kjo e pėrkrah mendjen tuaj tė sėmurė. Njerėzit kurrė nuk do t’ju simpatizojnė nėse ju vallėzoni, kėndoni, luani me kitarė, kėnaqeni nė jetė, dashuroni gruan tuaj – askush nuk vjen t’ju simpatizoj. Ata do ta thėrrasin policin se diēka ka shkuar keq: me qenė i lumtur ėshtė diēka e gabuar.

            Por nė qoftė se ju vuani, nėse jeni tė trishtuar, tė varfėr, atėherė tė gjithė fqinjėt janė aq tė mėshirshėm ndaj jush. Pse? Simpatia ėshtė njė strategji shumė dinake. Sė pari, njerėzit qė janė nė simpati me personin qė vuan janė duke shijuar faktin se ata nuk janė duke vuajtur, dhe sė dyti, ata mendojnė se e meritojnė atė –“Kjo ėshtė mirėsia jonė se ne jemi nė simpati me ju. ”Kjo u jep atyre njė eufori tė madhe egoiste. Kjo nuk i bėn ata xheloz pėr ju.

            Por nėse ju jeni tė lumtur, gazmor, atėherė askush nuk vjen afėr jush sepse gėzimi juaj i bėn ata xheloz. Ata nuk janė tė gėzuar, dhe gėzimi juaj nuk e ndihmon egon e tyre. Ju jeni mė lartė ata janė mė poshtė. Kur jeni nė vuajtje, ju jeni mė poshtė, ata janė mė lartė.

            Nė Indi e kam njė mik shumė tė pasur. Ai ėshtė gjithashtu edhe politikan dhe ka qenė ministėr i arsimit. Ai tash e ka vetėm njė dėshirė, tė bėhet kryeministėr. Ai shfrytėzoi rastin tė vijė tek unė dhe tė mė pyes; “Unė i kam ndihmuar tė gjithė kush ka ardhė tek unė – miq apo tė panjohur. I kam ndihmuar tė varfėritė, i kam hapur shkollat dhe spitalet. Unė i kam ndihmuar tė gjithė tė afėrmit e mi dhe i kam bėrė ata tė pasur duke iu hapur fabrika, dyqane, duke iu dhėnė dhurata kėshtu qė asnjė nga tė afėrmit e mi tė mos mbes i varfėr.”

            Unė i thashė: “Ti nuk po e kupton punėn e simpatisė. Tė gjithė ata tė urrejnė. Unė i njoh disa nga miqtė dhe tė afėrmit tuaj tė cilėt ti i ke mbėshtetur financiarisht. Tė gjithė ata tė urrejnė pėr arsyen e thjesht se me mbėshtetjen tėnde financiare ti i ke poshtėruar ata. Ti madje asnjė lule nuk e pranon nga askush. Ti je njė egoist aq i madh – dhe natyrisht ti nuk ke nevojė pėr asgjė, edhe pse tė afėrmit e tu janė bėrė tė pasur, ata nuk janė nė asnjė mėnyrė tė pasur nė krahasim me ty. Por madje edhe njė dhuratė tė vogėl nga ata pėr ditėlindjen tėnde ti ua kthen.”

            Ai tha: “Ky ka qenė parimi im nė tėrė jetėn time, kurrė tė mos pranoj ndonjė dhuratė.”

            Unė i thashė: “Atėherė ti nuk duhet tė shqetėsohesh pėr antipatinė e tyre ndaj teje. Nėse e do simpatinė e tyre ajo nuk ėshtė pėrmes ndihmės tėnde financiare. Nėse ti mund tė marrėsh diēka tė vogėl nga ata, ata do tė ndjehen tė lumtur dhe tė lartėsuar: ata gjithashtu kanė bėrė diēka pėr ty. Tash pėr tash ti je donator dhe ata janė vetėm marrės tė varfėr.”

            Ai tha: Ndoshta kjo ėshtė arsyeja qė ata nuk vijnė pėr tė mė parė, ata kurrė nuk i gėzohen takimit me mua. Tė gjithė duken tė prekur sa herė qė i kam takuar, dhe mund ta shoh nė sytė e tyre njė lloj zemėrimi… e unė thjesht vetėm i kam ndihmuar.”

            Unė i thashė: “Ti nuk i ke ndihmuar ata, ti thjesht ke qenė duke e potencuar egon tėnd – dhe askush nuk mund ta do egon tėnd. Tė gjithė do ta urrejnė egon tėnd. Lejojė atyre tė bėjnė gjėra tė vogla. Ata nuk mund tė bėjnė gjėra tė mėdha, por madje edhe duke bėrė gjėra tė vogla ata do tė mund tė mendojnė se janė duke bėrė diēka pėr ty.”

            Por ai tha: “Kjo ėshtė e pamundur. Unė nuk mund tė lejoj askėnd qė tė jetė nė njė pozitė mė tė lartė se unė, qė ata tė mė japin dhe unė tė jem pranues. Jo”

            Atėherė unė i thashė: “Ti vet ke zgjedh vuajtjen tėnde, gjendjen tėnde tė izolimit ku askush nuk ėshtė pėr ty njė mik. Ti e ke zgjedhur kėtė.”

            Nėse e studiojmė thellėsisht punėn e mendjes sė njeriut, njerėzit qė janė tė pasura nė Zvicėr apo kudo tjetėr kėnaqen nė vuajtjet e tyre sepse kjo vuajtje ju sjell simpati nga njerėzit - tė cilėn ata nuk mund ta blejnė me paratė e tyre. Edhe pse simpatia nuk ėshtė dashuri, por njė zėvendėsuese shumė e varfėr, prapė, mė mirė diēka se asgjė.

            Kėta njerėz kurrė nuk kanė qenė tė dashur nga dikush. Njerėzit qė i kanė dashur ata i kanė dashur pėr shkak tė parave tė tyre; ata qė kanė qenė miq me ta kanė qenė shkaku i parave.

            Kam qenė profesor nė njė universitet dhe nė tėrė universitetin ka qenė vetėm njė njeri qė kishte njė automobil, njė profesor. Ai profesor kurrė nuk ka folur me mua. Mandej unė solla njė automobil tjetėr nė universitet, dhe atė ditė kur e solla automobili ai erdhi dhe mė tha: “Tungjatjeta.”

            Unė i thashė: “Ēfarė ėshtė arsyeja? Kjo ėshtė aq e ēuditshme… unė kam qenė pėr tre vjet kėtu dhe ju nuk mė keni pėrshėndetur kurrė.”

            Ai tha: “Unė e kam njė parim: i bej miq vetėm njerėzit qė kanė automobila.”

            Unė i thashė: “Parime tė mėdha paskėshit. Pse e keni njė parim tė tillė?”

            Ai tha: “Problemi ėshtė, nėse ju e bėni mik njė njeri qė nuk ka automobil, herėt a vonė ai do t’ju pyes: ‘A mund tė ma huazosh automobilin?’ Dhe unė e urrej kėtė. Unė nuk dua askujt t’ia jap automobilin tim, kėshtu qė unė i bej miq vetėm ata qė kanė automobil. Ata nuk do tė kėrkojnė.” 

            I thashė profesorit: “Atėherė unė nuk do tė bėhem mik i juaj. Kurrė mė mos mė pėrshėndetni – sepse ju keni pėrshėndetė automobilin tim. Ju mund t’i thuani tungjatjeta automobilit, unė nuk do tė kundėrshtoj; por unė jam jashtė pyetjes. Unė jam pėr tre vjet kėtu, dhe ju asnjėherė nuk keni tentuar tė prezantoheni. Ju mund t’i thuani automobilit tim tungjatjeta, mirėmėngjesi, mirėdita ēfarėdo qoftė, unė fare nuk kam asnjė kundėrshtim. Por pėr sa unė jam i shqetėsuar, unė nuk dua tė flas me ty mė. Mendja juaj ėshtė shumė e shėmtuar.”

 

            Vazhdon...

 

(1)    (2)    (3)          (5)   (6)