Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (1)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (1)

Kapitulli i njėzetetretė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

  

 

KAPITULLI 23

Njė botė e re e njė njeriu tė ri

 

 

           

            2 mars 1986 pasdite

 

            Pyetja e parė

 

            Shumė njerėz janė tė gatshėm tė ndryshojnė gjendjen e qenies sė tyre, por ata tmerrohen nga mundėsia e mbarimit tė botės. Edhe unė, gjithashtu, duke luajtur rreth e rrotull si njė kukull derisa hulumtoj nėpėr shkrimet e shenjta.

            Kam zbuluar se nė shkrimet e shenjta nocioni “fundi i botės” nuk ekziston, por vetėm “pėrfundimi i kohės” apo “fundi i ditėve”.

            Shkatėrrimi i botės, do tė jetė fshehtėsia mė e madhe, apo do tė jetė shpėtimi i qenieve njerėzore – njė ndryshim i lavdishėm i njė lėvizjeje tė forcės universale dhe matjes sė kohės sė njeriut?

 

            S’ka dallim se si ju e quani atė fundi i botės apo fundi i kohės apo fundi i ditėve; kėto janė tri mėnyra tė njėjta pėr ta shprehur tė njėjtėn gjė, mbarimin e botės.

            Mos u mundoni ta mashtroni veten me fraza tė ndryshme. Nėse nuk ka kohė, si do mund tė ekzistojė bota? Nėse nuk ka ditė, si do tė mund tė ekzistojė  bota? Fundi i botės ėshtė i tmerrshėm, por pėrgjigje nuk mund tė gjenden nė shkrimet e shenjta tė vjetėr, sepse nė shkrimet e shenjta tė vjetėr nuk ka asnjė pėrgjigje pėr njeriun bashkėkohor.

            Tė gjitha shkrimet e vjetra tė shenjta janė tė kalbura. Ato kanė pasur pėrgjigje pėr bashkėkohėsit e tyre – disa prej tyre janė njėzet shekuj tė vjetra, disa janė tridhjetė e disa edhe pesėdhjetė shekuj tė vjetra; ato nuk kanė asnjė pėrgjigje pėr ju.

            Ju duhet tė gjeni pėrgjigje brenda vetvetes.

            Bota mund tė shpėtojė, jo duke i ndryshuar frazat, por njerėzit dhe kjo ėshtė mė e vlefshmja pėr t’u kuptuar, kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme: njeriu mund tė ndryshoj vetėm kur ballafaqohet me vdekjen pėrfundimtare; pėrndryshe ai vazhdon duke e shtyrė afatin e ndryshimit. Ndryshimi ėshtė i mundimshėm. Ju jeni fiksuar nė shprehitė e juaja personale, ju jeni mėsuar me mendjen tuaj tė vjetėr, me idetė tuaja tė vjetra, me paragjykimet tuaja tė vjetra. Ndryshimi nėnkupton se ju do tė duhet tė kaloni nėpėr, pothuajse, vdekjen e tė vjetrės nė mėnyrė qė e reja tė lindė nė juve.

            Me aq sa jam unė i shqetėsuar, ėshtė lajm i mirė qė fundi i botės ėshtė afėr, sepse vetėm atėherė njeriu mund tė jetė i bindur pėr transformimin e tij total. Sigurisht se kjo botė do tė duhet tė vdes. Kėsaj bote i ka ardhur fundi, por ne mund ta krijojmė njė botė tjetėr.

            Ky njeri ka jetuar mjaft, por ne mund t’i japim jetė njeriut tė ri. Tė gjitha konceptet e vjetra, ideologjitė, religjionet, filozofit, janė bėrė absolutisht tė zbrazėta. Ata nuk japin ndonjė ushqim, ndonjė ushqim pėr rritjen e njeriut, pėrkundrazi, ato tė gjitha janė vetėm pengesa. Nėse vazhdoni t’i dėgjoni ata dhe nėse vazhdoni tė kėrkoni pėrgjigje nga shkrimet e shenjta tė vjetra, atėherė bota do tė pėrfundojė dhe ju do tė merrni fund. Nuk do tė ketė njeri tė ri, e as botė tė re.

            Harrone tė vjetrėn.

            Mė ėshtė kujtuar njė alegori nga jeta e Jezu Krishtit… Nė mėngjes, njė mėngjes tė bukur nė liqenin e Galilesė, ai erdhi dhe qiti dorėn mbi supet e njė njeriu i cili mundohej tė kapte peshk. Burri u kthye, dhe kishte diēka nė sytė e Jezusit: ēfarėdo qė Jezusi thoshte ai e pėrcillte. Jezusi i tha: "Hidhe atė rrjetė. Sa gjatė do tė vazhdosh ta shkatėrrosh jetėn tėnde vetėm pėr tė zėnė peshq? Eja me mua. Unė do ta tregoj mėnyrėn se si ta zėsh njeriun."

            Ai kurrė nuk kishte menduar se mund tė bėhet diēka tjetėr pėrveē se peshkatar. Ky njeri ishte aq autoritativ kėshtu qė ai e hodhi rrjetėn dhe e pasoi Jezusin. Dhe posa ata ishin nisur pėr tė dal nga qyteti, njė njeri me vrap erdhi dhe i tha: “Ku po shkon? Babai yt i cili ėshtė i sėmurė pėr disa ditė do tė vdes. Kthehu nė shtėpi.”

            Ai e pyeti Jezusin: “Mi jep tri ditė, nė mėnyrė qė tė mund tė shkoj ta varros babain tim tė vdekur dhe t’i bėjė tė gjitha ritualet qė janė tė nevojshme. Unė do tė kthehem sė shpejti.”

            Atė qė Jezusi ia tha atij njeriu unė do tė doja t’ju them juve. Jezusi i tha: “Ka mjaft njerėz tė vdekur nė qytet, ti s’ke nevojė tė brengosesh. Lėri tė vdekurit le ta varrosin tė vdekurin. Ti eja me mua.”

            Kėto fjalė janė jashtėzakonisht tė rėndėsishme: “Lėreni tė vdekurit le t’i varrosin tė vdekurit”. I tėrė qyteti ėshtė pėrplot me njerėz tė vdekur. Edhe pse ata marrin frymė, ecėn, flasin dhe i bėjnė tė gjitha gjėrat, ata nuk janė tė gjallė. Nė ta nuk ka kėngė, nė zemrat e tyre nuk ka vallėzim, nuk ka kėnaqėsi nė jetėt e tyre. Se a janė ata tė gjallė apo tė vdekur nuk ka rėndėsi, ėshtė e njėjta gjė. Nė fakt, vdekja do tė jetė mė e mirė, ky do tė jetė njė pushim i mirė pėr ta.

            Bota pėr tė cilėn ju po hulumtoni veē ėshtė e vdekur. Ju nuk mund ta shpėtoni atė, asnjė shpėtimtar nuk mund ta shpėtojė atė – dhe nuk ka nevojė tė shpėtohet ajo, ajo ėshtė kalbur. Tė gjithė janė vetėm kufomat gjithandej. Ata kanė harruar tė jetojnė, ata kanė harruar tė dashurojnė, ata kanė harruar tė festojnė. Ata kanė harruar ēdo gjė qė i jep jetės kuptim, duke e bėrė ēdo ēast njė suvenir, njė kujtim aq i artė pėr tė mbajtur gjallė pėrgjithmonė. Jeta e tyre ėshtė vetėm zbrazėti, pėrbrenda ata janė bosh, nuk ka asgjė substanciale nė ta. Ata nuk kanė shpirt.

            Kjo ėshtė pėrkryeshėm e mirė nėse kjo botė vdes, ky njeri vdes, kjo shoqėri vdes. Por, para se tė vdes dhe para se ne ta varrosim, ne duhet tė nxjerrim prej tij njė jetė tė re, njė njeri tė ri, njė botė e re - pikėrisht nė tė njėjtėn mėnyrė si kur njė farė vdes nė tokė ajo mbin nė njė jetė tė re, me dy gjethe tė bukura, tė gjelbra, e freskėt. Ky ėshtė transformim. Fara ishte e mbyllur dhe pothuajse e vdekur, por kur ka vdekur nė tokė ajo i ka lėnė vend njė qenieje tė gjallė. Njė pemė e bukur me shumė degė do tė rritet, me shumė gjethe, fruta, lule. Dhe ato degė do vallėzojnė nė diell, nė erė, nėn yje, nėn hėnė.

 

 

            Para se tė vdes, le ta shfrytėzojmė kėtė botė si njė farė pėr njeriun e ri, le ta shfrytėzojmė kėtė njeri si njė farė pėr njė njerėzim tė ri. Kjo ėshtė e tėrė puna ime - t’ju pėrgatisė pėr dy gjėra: jam i interesuar qė tė vdes sa mė shumė e kaluara, dhe tė filloni tė jetoni nė njė mėnyrė krejtėsisht tė re, tė shkėputur me tė kaluarėn, nė kėtė mėnyrė ju mund tė bėheni njeriu i ri. Kjo ėshtė absolutisht urgjente. Ju nuk mund ta shtyni afatin e kėsaj.

            Koha po vrapon shkurt – sepse bota e vjetėr ėshtė e gatshme pėr vetėvrasjen e vet. Armėt bėrthamore, njė luftė e tretė botėrore… ajo ka pėrgatitur gjithēka pėr vetėvrasje e vet. Ajo nuk ka mė asnjė shans: pikėrisht tash nė botė ka aq shumė armė bėrthamore sa mund tė shkatėrrohet shtatė qind bota sa kjo, shtatė qind civilizime njerėzore tė kėsaj madhėsie. Ne nuk po marrim asnjė mundėsi, e tėrė shoqėria veē e ka pėrgatitur varrin e vet.

            Para se tė bėhet vetėvrasja, na duhet ta ruajmė parimin themelor tė jetės. Dhe kjo mund tė bėhet nga ēdo individ, duke mos qenė i varur nga asnjė organizatė, qė ėshtė mėnyrė e vjetėr. Duke mos qenė i varur nga asnjė kishė – qė pėrsėri ėshtė nga e kaluara… Pėr tė parėn herė individi ka pėr tė marrė tė gjitha pėrgjegjėsitė nė duart e veta pėr jetėn e tij. Nuk ka Zot, nuk ka shpėtimtar, asnjė kishė nuk do tė ndihmojė, ata janė tė gjithė pjesė e strukturės sė vjetėr e cila do tė vdesė. Tė gjithė ata janė tė thurur sė bashku aq ngushtė saqė ju nuk mund tė shpėtoni asgjė prej tyre, tė gjithė ata do tė vdesim sė bashku.

            Por ēdo individ mund ta ēlirojė veten e tij.

            Posa erdha nė kėtė ishullin tuaj tė bukur u informova se Kazantzakis, njė nga artistėt mė tė mėdhenj tė botės moderne, ishte pėrjashtuar, shkishėruar nga kisha ortodokse greke. Arsyeja pėr pėrjashtimin e tij ishte krijimi i Zorba dhe Buda. Ai e quajti atė ZORBA GREKE. Pavetėdijshėm ai ishte duke krijuar bazėn e njė njeriu tė ri, qė unė e quaj atė njeriu i ri Zorba Buda. Ai nuk mund tė jetė grek, ai nuk mund tė jetė italian, ai nuk mund tė jetė gjerman, ai nuk mund tė jetė hindu, ai nuk mund tė jetė mysliman.

            E njėjta situatė ishte edhe me mua. Unė gjithashtu kam lindė nė njė fe – ndoshta feja mė e vjetėr nė botė, xhainizmi. Ajo ėshtė mė e vjetėr se hinduizmi, sepse libri mė i vjetėr hindu RIGVEDA, e pėrmend Tir Thankara, themelues tė xhainizmit. Kjo do tė thotė se xhinizmi veē kishte ekzistuar kur ishte shkruar RIGVEDA.

            Dhe rreth RIGVEDA ka probleme. Dijetarėt bashkėkohore mendon se ajo duhet tė jetė tė paktėn pesė mijė vjet e vjetėr, por njė dijetar shumė i madh i shkrimeve tė lashta, Lokmanya Tilak pohon se RIGVEDA ėshtė 90.000 vjet e vjetėr. Dhe argumenti i tij ėshtė i tillė saqė nuk ka asnjė mėnyrė pėr ta shkatėrruar atė, argumenti i tij ėshtė shumė faktik.

            Nė RIGVEDA ka njė pėrshkrim tė njė konfigurimi tė caktuar tė yjeve qė ka ndodhur para 90.000 vjetėsh, dhe pėr tė cilėn astronomėt janė pajtuar shkencėrisht se kjo ka ndodhur vetėm njė herė.

            Ky lloj konstelacioni ka ndodhur vetėm para 90.000 vjetėsh, dhe RIGVEDA pėrshkruan yje aq hollėsisht, nė detaje tė tilla saqė ėshtė e pamundur qė njerėzit qė kishin shkruar kėtė, nuk ishin tė vetėdijshėm pėr kėtė. Ky nuk mund tė jetė trillim, ata nuk kanė mundur ta krijojnė atė nga mendjet e tyre. Nėse RIGVEDA ėshtė 90.000 vjet tė vjetėr, atėherė duhet tė jetė ndoshta xhainizmi njėqind mijė vjet i vjetėr.

            Unė kam lindur nė njė familje xhainiste, dhe ajo qė i ka ndodhur Kazanzakis mė ka ngjarė edhe mua – por unė jam tjetėr lloj njeriu. Komanda supreme e fesė xhainiste kishte vendosur rreth dėbimit tim nga religjioni Xhaina. Unė i kam shkruar atyre njė letėr ku iu kam thėnė: “Ju nuk duhet tė mundoheni. Unė ju kam pėrjashtuar, ju tash nuk mund tė mė pėrjashtoni. Unė nuk i pėrkas partisė suaj, unė e kam pėrfunduar me atė.” Ata nuk kanė mundur tė mė pėrjashtojnė sepse unė i kam pėrjashtuar tė gjithė ata. 

            Kjo do tė thotė qė asnjė individ tė mos jetė pjesė e ndonjė ideologjie tė vdekur, tė kalbur. Provoni qė pėrbrenda vetes suaj tė zbuloni krejt ēka ėshtė e vjetėr, e vdekur, dhe ta hidhni jashtė. Pastrohuni plotėsisht dhe bėhuni prapė fėmijė. Bėhuni prapė tė ēiltėr, pa ide, pa paragjykime, pa kushtėzime.

            Ju jeni tė lindur; njeriu i ri ka ardhur nė ekzistencė, dhe kjo ka pėr tė shkuar nga individi tek individi tjetėr. Zjarri mund tė pushtoj pothuajse si njė stihi zjarri, dhe nė qoftė se miliona individ largohet nga tė gjitha trashėgimit e vjetra, nuk ka nevojė qė jeta tė zhduket nga kjo botė e bukur.

            Por ne kemi pėr tė krijuar njė jetė tė re tė bazuar nė parimet krejtėsisht tė ndryshme. Jeta e vjetėr ishte e bazuar, shumė ēuditėrisht, mbi parimet antijetė. Ajo ishte kundėr ēdo gjėje qė ėshtė e gjallė nė ju, ajo ishte kundėr dashurisė suaj, ajo ishte kundėr gjinisė suaj, ajo ishte kundėr gėzimit tuaj, ajo ishte kundėr lumturisė suaj. Ajo ishte kundėr ēdo gjėje qė ju ka gėzuar. Ajo kėrkon qė ju tė jeni njė shenjtor i vdekur, jo njė qenie e gjallė njerėzore. Parimet antijetė kanė sunduar pėr mijėra vjet.

            Rezultati pėrfundimtar i kėsaj ėshtė se ne po vijnė afėr fundit tė botės. Religjionet e juaj kanė kontribuar nė kėtė, shenjtorėt e juaj kanė kontribuar nė kėtė, tė ashtu-quajturit filozofėt tuaj kanė kontribuar nė kėtė... sepse tė gjithė ata ishin kundėr jetės. Dikush si Zorba i cili ishte pėr jetėn nuk ėshtė lejuar nga shoqėria tė ekzistojė. Ai u dėnua, ai ishte diskredituar, nė ēdo mėnyrė dinjiteti i tij ėshtė marrė. Ai ishte poshtėruar si njė kafshė.   Natyrisht, turma ishte e fuqishme dhe ka arritur t’i shtypė tė gjithė individėt rebelues dhe i detyruan ata ta pasojnė turmėn.

            Unė dua qė shoqėria tė zhduket. Unė dua qė turma mos tė ketė asnjė fuqi mė. Ēdo individ ka njė tė drejtė tė lindur tė jetė i lirė, pėr tė zgjedhur modelin e tij tė jetės dhe pėr tė lėvizur sipas natyrės sė tij, me respekt, me dinjitet, qė do tė jetė mėnyrė e re e tė jetuarit, ku ēdo individ ėshtė i respektuar nė veēantinė e tij, dhe nuk ka ide tė gatshme ku tė gjitha duhet tė plotėsohen nė jetėn e tij.

            Gjithkush ka pėr tė jetuar nė pajtim me zemrėn e tij, ka pėr tė lėvizur nė pajtim me qenien e tij tė brendshme, ngado qė ajo e udhėheq. Ky ėshtė fati juaj. Askush tjetėr nuk do tė vendos pėr kėtė; ju jeni i vetmi qė do tė vendosni pėr veten tuaj. Kjo vendosmėri – e liruar nga tė gjitha turmat, njerėzit e thjeshtė, organizatat – do tė krijojė njė botė tė re dhe njė ngazėllim tė ri, jetė festive pėr ēdo individ. Nuk do tė ketė nevojė askush tė mendojė pėr parajsėn pas vdekjes, parajsa do tė jetė kėtu tani.

            Kjo ėshtė mirė qė bota e vjetėr po vjen nė njė fund. Tani ju duhet tė vendosni nėse doni tė vdisni me botėn e vjetėr apo tė bėni njė kapėrcim kuantik nga e vjetra, dhe tė krijoni njė botė tė re dhe njė njeri tė ri.

 

            Vazhdon...

 

 (2)      (3)     (4)     (5)     (6)    (7)