Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej (7)

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

 Shqipėroi: Valdet FETAHU 

      

SOKRATI EDHE PAS 25 SHEKUJSH PRAPĖ DO TĖ HELMOHEJ (7)

Kapitulli i njėzetekatėrtė i ligjėrimeve tė filozofit tė madh Indian, OSHO (marr nga libri “Sokrati edhe pas 25 shekujsh prapė do tė helmohej”, qė ėshtė nė pėrkthim e sipėr nga V. Fetahu), qė u mbajt nė Greqi prej datės 19/02/86 deri mė 15/04/86

 

 

 

            Pyetja e tetė

 

            Edhe pse shumė gazetar janė prekur pas takimit me ju, raportet tė cilat paraqiten rrallė e reflektojnė kėtė dhe ndonjėherė, madje edhe negative. A mund tė jenė gazetarėt tė sinqertė?

 

            Ėshtė e vėshtirė pėr gazetarėt e shkretė tė jenė tė sinqertė. Ata me tė vėrtetė janė tė prekur; unė mund t’i shoh fytyrat e tyre, unė i kam parė shpesh lotėt e gėzimit nė fytyrat e tyre. Por kur arrijnė raportet e tyre, ato janė negative.

            Ajo s’ka tė bėjė asgjė me intervistėn qė ata kanė bėrė me mua, atė qė ata kanė shkruar ata mund tė kenė shkruar pa intervistė. Ata janė duke folur pėr thashetheme qė po pėrhapen nė rreth, nė lidhje me protestėn qė po pėrgatit kryepeshkopi, se njerėzit kanė frikė nė qoftė se unė mbetem kėtu, unė do t’i shkatėrroj traditat e tyre tė vjetra dhe unė do ta korruptoj rinin e tyre - sikur akuzat e vjetėr qė kishin kundėr Sokratit, korrupsionin e tė rinjve.

            Por nė zemrėn time unė e di se ai nuk ėshtė gazetar; ai ėshtė vetėm njė qenie e shkretė njerėzore qė i shėrben kryeredaktorėve, pronarėve, dhe i pėrcjellė diktatet e tyre. Ata e dėrgojnė atė kėtu tė mos raportojė pikėrisht atė qė jam unė duke e thėnė, dhe atė qė ai mendon dhe atė qė ai e sheh; ata e dėrgojnė atė kėtu vetėm pėr ta bėrė tė duket tregimi i tij real: “Ai ka qenė atje.”

            Unė i njoh disa gazetarė madje janė bėrė sannjasin, dhe kur janė kthyer ata janė pėrjashtuar nga puna. Unė di pėr gazetarėt tė cilėt janė pėrpjekur shumė, se kanė parė me sytė e vet se aty nuk ka orgji seksuale, nuk ka droga. Por njerėzit tė cilėt janė pronarė tė gazetave nuk iu intereson e vėrteta; ata janė tė interesuar pėr qarkullimin e letrės. Dhe qarkullimi i letrės varet nga senzacionalizmi – kėshtu krijohen disa senzacione, tė vėrteta apo tė rreme.

            E nė veēanti kundėr meje ėshtė shumė e lehtė. Unė madje nuk kam lexuar asnjė gazetė, asnjė revistė, asgjė; pėr shtatė vjet nuk i kam prekur ato kėshtu qė nuk di se ēfarė kanė shkruar dhe ēfarė janė duke bėrė. Ajo ėshtė vetėm kur njerėzit e mi mė raportojnė kur ata e konisedrojnė shumė tė madhe pėr ta…

            Para ca dite jam informuar se i njėjtė gazetar i cili ishte aq i prekshėm kishte shkruar se unė kam ikur nga Amerika pėr t’iu shmangur tatimit. Nuk kam ikur nga Amerika, dhe unė nuk kam pasur kurrfarė tė ardhura pėr tė pasur ndonjė problem me tatimin. Nuk ka problem pėr mua nė Amerikė rreth tatimit. Nė tė vėrtetė ata ma kanė ndaluar tė hy nė Amerikė pėr pesė vjet… por askush nuk po mėrzitet t’i shikojė faktet. Ndoshta gazetari ndjehet shumė keq, i lėnduar, por kjo ėshtė gjendja e njeriut.

            Pronarėt duan qarkullim, kėshtu qė nuk ka ēudi qė nuk mund ta besoj… Njė gazetar ka qenė kėtu dhe pėr dy orė mė ka shikuar kėtu tė ulur. Ai mė ka fotografuar dhe atė qė ka publikuar nė gazetė e tij ishte njė foto e kryepeshkopit – ai djalė i ēmendur – ėshtė njė prej sannjasinėve tė mi grek, Mukta.

            Mukta kishte shkuar pėr ta vizituar kryepeshkopin dhe e kishte pyetur: “Pėrse po bėni aq shumė bujė? Cili ėshtė problemi juaj?” Ajo kishte shkuar ta ftoj atė kėtu. Ajo i pėrket njė prej familjeve mė tė famshme tė Greqisė, dhe kryepeshkopi kishte shtrėnguar duart me tė. Titulli shkruan: “Osho ka shtrėnguar duart me bijėn e njė prej familjeve mė tė famshme.” Gazetari ishte kėtu! Ai e di se kjo foto nuk ėshtė e imja!

            Por ai kryepeshkopi duket shumė i ēmendur dhe i tėrbuar, madje edhe nė fotografi, se ata nuk mund t’i rezistojnė tundimit pėr ta publikuar, tė gjithė jashtė Greqisė nuk do tė mėrziten pėr atė se ēka ėshtė e vėrtetė. Gazetari ka qenė kėtu, ka bėrė foto, dhe ai kėtė fotografi e ka publikuar.

            Por unė e di se ai nuk ėshtė gazetar; ata janė njerėzit pronarėt e gazetave. Ose disa parti politike zotėrojnė me tė ose ndonjė grup fanatikė religjioz zotėron me tė, ose disa njerėz shumė tė pasur zotėrojnė me tė. Tė gjithė ata i kanė interesat e tyre tė ngushta, dhe ata kanė pėr tė lėvizur tė akorduar. Nuk ka asnjė problem pėr sannjasinėt e mi nė tėrė Shėn Nikollėn. Por nėse shikoni nė gazeta ju do tė mendoni se gjėrat me tė vėrtetė po bėhen tė nxehta e mė tė nxehta pėr ēdo ditė.

            Kjo ėshtė thjesht njė shoqėri e shėmtuar, ku gjithēka mund tė blihen me para. Gazetarėt duhet tė shesin veten e tyre pėr para - dhe ata janė tė pafuqishėm. Pėr shembull Satyananda, njė gazetar gjerman, kėmbėnguli se ai kishte qenė nė vend dhe ēdo fjalė qė ai kishte shkruar ishte absolutisht e vėrtetė. Por Revista STERN – dhe ai ishte gazetari mė i rėndėsishėm i tyre dhe gazeta senior – ata kishin vendosur se ai kishte qenė i hipnotizuar. Ata i thanė: “Ose lere sannjasin ose do tė jesh i pėrjashtuar. Dhe artikulli yt nuk mund tė publikohet ashtu siē ėshtė, ne do ta redaktojmė atė.”

            Por ai pyeti: “Si mund ta publikoni ju atė? Ju nuk keni qenė atje?”

            Ata e pėrjashtuan atė. Ata e publikuan artikullin dhe e ndryshuan tėrė tonin. Ishte shkruar me dashuri tė madhe dhe kuptueshmėri, por ajo ishte bėrė mė shumė negative sesa pozitive.

            Unė nuk jam kundėr gazetarėve, unė thjesht jam duke deklaruar faktin se liria e mendimit, liria e shtypit nuk ekziston. Pėr tė vetėm flitet.

 

 

            Pyetja e nėntė

 

            Cili do tė jetė hapi tjetėr pasi ta merrni pushtetin mbi Vatikanin dhe Papa tė jetojė nė ekzil tė pėrhershėm nė Indi?

 

            Nė radhė tė parė, unė nuk po shkoj ta marrė atė vend tė kalbur, Vatikanin. Unė kam pak shije!

            Le tė mbetet papa nė Vatikan, ai pėrshtatet aty. kėshtu qė pyetja pėr hapin tjetėr nuk ka lindur – madje unė nuk po shkoj as ta bėj hapin e parė. Dhe unė nuk i pėrkas asnjė vendi, dhe duket se asnjė shtet nuk ka mjaft guxim tė mė lejoj tė jetoj aty.

            M’u kujtuan ditėt e mia studentore, kur unė isha student. Unė dėbohesha nga njė fakultet nė tjetrin – unė kisha aq shumė pėrvojė rreth pėrjashtimit. Mė nė fund njė dekan mė tha: “Dėgjo, kudo qė shkon ti s’mund tė qėndrosh mė shumė se dy muaj; ti do tė jesh i pėrjashtuar. Unė mund tė tė pranoj nė kolegjin tim me njė kusht: qė kurrė tė mos i ndjekėsh ligjėratat.”

            Unė i thashė: ky kusht ėshtė pak i ēuditshėm. Atėherė pse unė tė shkoj nė fakultet?

            Ai tha: “Kjo ėshtė ashtu – pėr shkak se unė nuk dua t’i shqetėsoj profesorėt dhe studentėt e mi. Unė i kam dėgjuar tė gjitha historitė rreth teje. Ti argumenton aq shumė. Kėshtu qė mund tė mendosh pėr kėtė.

            Unė i thashė: “Kjo ėshtė e mirė, po ēfarė do tė bėhet me pėrqindjen?”

            Ai tha: “Pėr kėtė unė do tė kujdesem. Ti do tė marrėsh mjaft pėrqindje pėr tė qenė prezent nė mėnyrė qė tė paraqitesh nė provim. Por ti paraqitesh vetėm nė provim – jo gjatė gjithė vitit.

            Unė u pajtova me tė sepse nuk kishte asnjė mėnyrė tjetėr. Kjo ishte njė mėnyrė e thjeshtė. Ndoshta lloji i njėjtė i marrėveshjesh duhet tė jetė bėrė diku, qė disa shtete tė mė japin nėnshtetėsi me kusht qė kurrė tė mos jetoj nė atė shtet: “Ju mund tė keni njė pasaportė… dhe mund tė shkoni ngado qė doni – por kurrė tė mos ktheheni nė kėtė vend.”

            Unė e di se do tė ndodhė, dhe unė nuk e fajėsoj askėnd. Unė jam pėrgjegjės pėr gjithēka qė ka ndodhur me mua ose do tė ndodhė me mua - dhe unė jam krejtėsisht i kėnaqur pėr kėtė. Unė mund tė jetoj pa shtat, pa fe, pa racė: ēfarė lirie mė tė madhe mund tė kėrkoni?

            Ju po mė pyetni rreth Vatikanit nė Itali. Papa ėshtė aq i frikėsuar saqė ai pėr dy muaj po e bllokon vizitėn time. Pėr dy muaj njeriun mė i lartė nė ministri kishte premtuar: “Brenda vetėm dy ditėsh teleksi do tė vijė” …dhe kanė kaluar dy muaj! Sa herė qė ai ėshtė pyetur thoshte “brenda vetėm dy ditėsh ...” Por ai nuk mund tė bėjė asgjė kundėr papės. Ky ėshtė njė vend katolik. Politikanėt varen nga votat. Papa i ka informuar tė gjitha gazetat Katolike dhe mediat se asgjė nuk duhet tė publikohet, tė transmetohet pėrmes televizionit, pėr ose kundėr meje.

            Unė kam dėgjuar se ai kishte qenė shumė i mllefosur, sepse derisa ai ka qenė nė turne njė kompani televizive nga Nepali kishte ardhur aty ku unė banoja dhe ai bėri njė orė e gjysmė intervistė me mua – dhe para se ai tė kthehej ata e kishin filmuar atė. Trembėdhjetė milion njerėz e kishin shikuar emisionin. Redaktori i programit mė informoi: “Kjo ėshtė hera e parė qė ndonjė emision ka zgjuar interesimin e trembėdhjetė milion njerėzve. Kjo ngjanė vetėm kur ndodhė ndonjė katastrofė. A jeni ju njė lloj katastrofe?”

            Unė i thashė: “Po, unė jam.”

            Dhe ai mė informoi: “I gjithė vendi ėshtė duke diskutuar pėr apo kundėr; asnjė person i vetėm nuk ėshtė neutral.”

            Njė kompani tjetėr televizive ėshtė duke u pėrpjekur pėr tė arritur kėtu, por ... Papa do tė mė pengojė pėr tė shkuar nė Itali, sepse ai e di njė gjė, qė ai nuk ka sfond valid pėr tė argumentuar me mua. Dhe ai gjithashtu e di se populli italian janė vetėm formalisht katolikė.

            Nė fakt ishte guvernatori romak, Ponc Pilati, nėn urdhėratė e perandorisė romake, ai qė kryqėzoi Jezusin. Dhe ky ėshtė njė fakt i ēuditshėm qė Roma dhe perandoria romake u zhduk dhe ra nė duart e tė krishterėve. Perandoria romake kishte kryqėzuar Jezusin, por jo edhe mijėra tė krishterė tė tjerė.

            Mbaj mend njė histori shumė tė ēuditshme. Kjo ishte traditė nė Jude, qė ēdo vit nė funksionet e tyre vjetore tė tre personat ishin tė zgjedhur tė jenė tė kryqėzuar, por dikush mund tė jetė i falur. Ponc Pilati mendonte se ata do tė kėrkojnė qė Jezusi tė jetė i falur, sepse ai ishte thjesht naiv, njeri i thjeshtė i cili disi mori kėtė ide fikse nė kokėn e tij se ai ėshtė i vetmi bir i lindur prej Perėndisė. Ai ėshtė i pafajshėm, s’ka asgjė tė keqe nė kėtė; ēfarė tė keq mund t’i bėj kjo dikujt? Madje edhe nėse dikush mendon si ai ėshtė Zot, le tė mendoj dhe tė ndihmohet. Nėse ai kėnaqet nė kėtė, pse tė shqetėsohet ai? Unė nuk shoh ēėshtje: cili ishte problemi?

            Ponc Pilati gjithashtu nuk ka mund ta shoh ēėshtjen. Cili ishte problemi? – Jezusi vetėm fliste gjėra tė ēuditshme… le tė flasim pėr tė, nėse nuk dėshironi tė besoni nė tė, ai nuk ju ka detyruar. Pėr mė tepėr atė nuk e ka dėgjuar askush; vetėm disa njerėz tė varfėr rreth tij qė shpresonin tė shkojnė nė parajsė. Rreth tij nuk ka njerėz tė arsimuar, tė kulturuar, dijetar, rabin, pasanik; ai ishte absolutisht i papushtetshėm. Ai udhėtonte me gomar duke thėnė se ai ishte i vetmi bir i lindur prej Perėndisė. Le tė kėnaqet ai nė kėtė. Pak diēka kishte humbur nė kokėn e tij – por kjo nuk duhet tė jetė njė arsye pėr ta kryqėzuar.

            Por populli nuk kėrkoi qė Jezusi tė lirohet; ata kanė kėrkuar pėr Barabėn, qė kishin kryer shtatė vrasje, i cili ishte me tė vėrtetė njė njeri vrasės. Dhe nė qoftė se ju mendoni pėr mrekulli, me Jezusin asgjė nuk ka ndodhur, nuk ka pasur mrekulli me tė, por mrekullia pėr Barabėn ka ngjarė. Kjo ishte njė mrekulli: pas shtatė vrasjeve njerėzit kėrkojnė qė Baraba tė lirohet. Ose Zoti e ka humbė objektivin e tij ose… ēfarė ka ndodhur? Ai e ka harruar emrin birit tė tij dhe e ka mbajt mend emrin e Barabės? Diēka shkoi keq.

            Por kjo ishte njė mrekulli. Baraba nuk ka menduar… ai gjithashtu ka menduar se Jezusi do tė shpėtoj. Jezusi kishte qenė vetėm tridhjetė e tre vjeēar dhe ai kishte predikuar vetėm tri vjet, dhe ai nuk i kishte bėrė asnjė tė keqe askujt, ai nuk kishte bėrė asnjė krim. Baraba nuk ka mundur tė besoj kur ėshtė liruar; ai ka shikuar mbrapa edhe njė herė dhe edhe njė herė ka menduar: Kėtu duket se ėshtė njė gabim – Barab dhe i lirė? Dhe brenda tre muajsh ai kishte kryer njė tjetėr vrasje.

            Kishte qenė traditė qė kur perandori tė falte dikė atij mė nuk mund t’i jepej dėnimi me vdekje pėrsėri. Kėshtu qė Baraba tash ishte i lirė tė vras njerėz sa ai donte, se ai nuk mund tė kryqėzohej. Pėr njerėz tė tillė ata kishin nė Itali njė minierė qymyri e cili ishte shumė e thellė. Aty ishte shumė rrezik dhe pėr ēdo vit njerėzit vdisnin aty. Baraba ishte dėrguar nė minierėn e qymyrit dhe mrekulli e dytė kishte ndodhur. Miniera e qymyrit ishte shembur pas disa ditėsh dhe tė gjithė – qindra njerėz qė kishin punuar brenda – vdiqėn, pėrpos Barabės. Ai doli jashtė i gjallė!

            Kjo e bėri madje edhe perandorin tė mendoj se Baraba ishte nė njėfarė mėnyre direkte i lidhur me Zotin. Ky njeri i shpėtoi vdekjes dy herė. Njerėzit filluan ta preknin atė se ai ishte hyjnor, dhe ai ishte ftuar nė festivalin vjetor nė Romė. Perandori donte tė shihte se ēfarė do tė ndodhė nė momentin e fundit. Baraba duhej tė luftonte kundėr njė luani tė uritur – dhe ju do tė befasoheni: mrekullia ndodhi pėr tė tretėn herė. Ai vrau luani duarthatė dhe ishte shpallur fitimtar. Edhe perandori kishte menduar se ai nuk ėshtė njeri i zakonshėm dhe se ai duhet tė jetė i lirė pėrsėri, duhet t’i jepen tė gjitha tė drejtat e qytetarėve tė lirė. Ai u lirua, iu janė dhėnė tė gjitha tė drejtat e qytetarėve tė lirė, respekti.

            Por pėr gjithė ato vite Jezusi kishte bezdisur mendjen e tij. Ai ishte aq i pafajshėm dhe ai ishte vrarė… Dhe nė fund, duke i dėgjuar misionarėt tė krishterė tė cilėt ishin organizatė e fshehtė nė bodrume qė predikonin ungjillin, ai u bė i krishterė. Dhe nė ditėn qė ai u bė i krishterė ai u kryqėzua! Zot duket tė jetė absolutisht kundėr tė krishterėve: Baraba i shkretė u shpėtua tri herė nga vdekja, dhe nė ditėn qė ai u bė i krishterė ai u kryqėzua.

            Por ngadalė, ngadalė - kjo ėshtė mėnyra se si dinamika e mendjes dhe jeta punon - Roma filloi tė ndjehet fajtore pėr vrasjen e njerėzve tė pafajshėm qė nuk kishin bėrė asnjė tė keqe. Rezultati pėrfundimtar ishte qė e gjithė Roma u bė e krishterė. Perandori qė kishte vrarė Jezusin vdiq dhe u bė njė mbretėri e krishterė.

            Por thellė poshtė ēdo italian ėshtė ende njė pagan.

            Unė kam pas kontakt me mijėra sannjasin italian; ata nuk kanė pasur ndonjė pėrcaktim tė thellė me krishterimin. Ajo ėshtė shumė sipėrfaqėsore. Thellė poshtė ata akoma janė pagan: ata kėnaqen nė ushqim, ata kėnaqen nė dashuri, ata kėnaqen nė vallėzim. Ata kėnaqen nė tė gjitha gjėrat e jetės. Ata nuk mėrziten pėr Papėn; ata e paguajnė me respekt atė, njė respekt formal, por nė jetat e tyre ata janė mė afėr Zorbės sesa grekėt.

            Unė i dua italianėt. Vetėm pėr njė gjė unė hezitoj rreth tyre, e ajo ėshtė se ata duken pak tė yndyrtė – por unė mund ta toleroj kėtė. Dhe e dyta janė shpagetat e tyre. Nuk e di se a ėshtė kjo diēka e keqe…

            Krejt rastėsisht njė italiane e cila ka qenė njė nga sannjasinėt e mi tė parė… ajo ėshtė profesoreshė, por nuk mendoj se ajo ka bėrė ndonjėherė njė dush, nė fytyrėn e saj ju mund tė shihni shtresa e shtresa tė pluhurit. Ajo kundėrmon… dhe ky ishte njė fakt i keq pėr shpagetat. Ajo i pėrgatiste shpagetat dhe m’i sillte – edhe shpagetat mbanin erėn e njėjtė tė qelbur! Qė nga atėherė unė kam aq frikė nga shpagetat se unė kurrė nuk i kam provuar ato. Kėshtu qė njė pėrvojė... Edhe unė nuk e shijoj atė. Unė disi ia dola ta bind se ajo grua duhet tė largohet. Unė i thashė: “do t’i ha ato” - dhe nė momentin kur ajo u largua, unė i derdha ato. Edhe pasi i hudha banjoja ime kundėrmonte!

            Nė kėtė botė unė vetėm nga shpagetat kam frikė. Tė gjithė thonė se ato janė tė mira, tė pėrsosura. Ato mund tė jenė… por asocimi nė to ėshtė i tillė dhe shkon aq thellė saqė edhe kur pėrmendet emri shpageta unė filloj t’i nuhas ato!

            Kėshtu qė nė Itali kam frikė vetėm nga dy gjėra – jo nga Papa, jo nga tė krishterėt dhe katolicizmi; ato jnaė vetėm nė mėnyrė sipėrfaqėsore kėshtu qė…

            Italianėt janė akoma pagan, njerėz tė jetės pozitive. Kėshtu qė nė fillim dua t’i paralajmėroj ata se kur tė vij atje, ju lutem mos m’i dhuroni shpagetat. Dhe e dyta, pėrpiquni tė jeni mė pak tė yndyrshėm.

 

 

            Pyetja e dhjetė

 

            Kur do ta jepi leksionin e parė nė gjermanisht, dhe ku?

 

            Oh Zot, nė gjermanisht! Jo nė kėtė jetė… dhe unė nuk do tė vazhdoj tė lindė edhe njėherė.

 

 

            Fund i kapitullit tė njėzetekatėrtė

 

 

(1)    (2)    (3)   (4)   (5)   (6)