Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Pssikologji - Inteligjena emocionale

Shkruan: Daniel GOLMEN

Autorizimin ekskluziv pėr editimin nė internet kėtij libri nga pėrkthyesi e ka  faqja shqiptare www.syri3.com dhe www.sa-kra.ch

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht pėrkthyesin)

 

Shkarko falas

 

INTELIGJENCA EMOCIONALE

-Libėr bestseller qė u shit ne miliona kopje-

 

 

            Cituar nga pėrkthyesi:

            Qytetar tė Athinės, unė ju pėrshėndes dhe ju ēmoj shumė,

            por mė tepėr do t’i pėrulem Zotit sesa juve,

            dhe sa tė ketė frymė e forcė nė mua,

            s’do tė ndalem sė kėrkuari tė vėrtetėn,

            e t’ju kėshilloj, e t’ju mėsoj, dhe kur me dikė perj jush tė takohem,

            do tė flas sipas shprehisė sime:

            “Miku im i nderuar, je qytetar i Athinės, shtetit mė tė respektuar pėr nga forca dhe urtia,

            e a nuk turpėrohesh qė pėrkujdesesh se si tė grumbullosh mė shumė para, famė, respekt,

            e pėr menēuri, vėrtetėsi e shpirt, pėr t’u bėrė mė tė mirė,

            pėr kėto nuk pėrkujdesesh dhe nuk ēanė kokė fare?

            Dhe ju mėsoj se virtyti nuk krijohet me para, por virtyti krijon paranė.” 

                                                                                              Sokrati

 

 

            KUR MENĒURIA BĖHET MARRĖZI

 

            Ende ėshtė kontestuese pėr ēfarė arsye Dejvid Pologruto-n, profesor fizike, e kishte therrė me thikė kuzhine studenti i tij.

            Xhejson H., nxėnės shembullor nė shkollėn e lartė Coral Springs nė Florida, kishte vendosur tė regjistrohet nė fakultetin e medicinės. Dhe atė jo nė ēfarėdo fakulteti – kishte ėndėrruar pėr Harvard. Mirėpo, profesori i tij nga lėnda e fizikės nė testim ia kishte dhėnė tetėshe. I bindur se tetėshja mund tė vė nė pyetje qėllimin e tij, Xhejson kishte marrė me vete nė shkollė njė thikė kuzhine dhe nė kacafytje me Pologruton nė laboratorin e fizikės e kishte therrur profesorin nė pjesėn e urėzės, pas tė cilės me dhunė e kishte qetėsuar.

            Gjykatėsi Xhejsonin e kishte shpallur tė pafajshėm si momentalisht tė pamatur gjatė kohės sė incidentit, derisa grupa prej katėr psikologėve dhe psikiatrave ishin betuar se ai ka qenė nė gjendje psikotike gjatė konfliktit. Xhejson kishte pohuar se ai kishte planifikuar tė bėj vetėvrasje dhe se pėr kėtė kishte shkuar tek Pologruto pėr t’ia treguar qėllimin e vet pėr notėn e dobėt. Pologruto pohon ndryshe: “Mendoj se ka dashtė tė mė mbysė me thikė”, sepse ka qenė jasht kontrollės shkaku i notės sė ultė.

            Pas transferimit nė shkollė private, Xhejson dy vite mė vonė kishte diplomuar si nxėnėsi mė i mirė i gjeneratės. Edhe pse e kishte pas notėn mesatare dhjetėshe, gjatė mėsimit tė rregullėt, Xhejson kishte ndjekur kurse plotėsuese pėr ta fituar notėn mesatere dhjetė plus. Edhe pse Xhejson kishte diplomuar me nderime tė larta, profesori i tij i dikurshėm Dejvid Pologruto kishte thėnė se Xhejson kurrė s’kishte shkuar pėr t’i kėrkuar falje apo pėr tė marrė pėrgjegjėsi pėr sulmin.(1)

            Mbetet pyetja si ėshtė e mundur qė personi me inteligjencė tė jashtėzakonshme tė bėj diēka aq iracionale, marrėzi deri nė ekstrem? Pėrgjigjja: inteligjenca akademike nuk ka shumė lidhje me jetėn emocionale. Edhe mė tė menēurit e kėsaj bote mund tė fundosen ne ujrat e cekta tė instikteve tė shfrenuara dhe tė pakontrolluara; njerėzit me IQ shumė tė lartė mund tė jenė shumė tė dobėt nė udhėheqjen e jetės.

            Njėra nga fshehtėsitė e njohura nė psikologji ėshtė mundėsia tė parashikohet, pėrkundėr mistifikimeve, se kush sakt mund tė ketė sukses nė jetė nė bazė tė IQ  apo SAT(shkurtesė pėr Scholastic Aptitude Test qė do tė thotė testim i prirjes pėr shkollim)rezultateve, notimeve relativisht jo tė sigurta. Por ėėSGURTA. POR [ATIVISHT JO T[t mund t[ka shum[al i shtė e vėrtetė se nė tė shumtėn e rasteve ekziston lidhshmėria ndėrmjet IQ dhe rrethanave jetėsore: shumė njerėz me IQ shumė tė ulėt e tejkalojnė nė punė tė thjeshta, derisa ata me IQ tė lartė dėshirojnė tė paguhen mirė, por jo me ēdo kusht.

            Ekzistojnė devijime tė mėdha nga rregulla se me IQ mund tė parashihet suksesi ėshtė mė shumė(apo shumė ma shumė) e veēant sesa shembulli ekzistues i cili e dėshmonė kėtė rregull. Nė njėzet pėrqind tė rasteve IQ-ja i kontribuon faktorėve tė cilėt e pėrcaktojnė suksesin nė jetė, derisa tetėdhjetė pėrqind tė rasteve janė qėshtje ndikimesh tjera. Siē e vėrenė njė hulumtues: “Pjesa mė e madhe e suksesit tė njeriut nė jetė dhe shoqėri ėshtė e caktuar nga ndikimet tė cilat nuk janė nė lidhshmėri me IQ-un, nisur nga statuti shoqėror deri tek fati i rastėsishėm”.(2)

            Madje njėjtė e pranojnė edhe Riēard Hernstajn(Richard Herrnstein) dhe Robert Marej(Robert Murray) nė librin The Bell Curve ku iu ėshtė dhėnė rėndėsia primare IQ-sė; ata theksojnė: “Ndoshta ėshtė ma me mend qė brucoshi me SAT rezultate mė tė mira tė mos marroset me idenė qė tė bėhet matematicient, mė mirė do tė ishte qė tė merret me bisnes vetanak, tė bėhet senator i Amerikės apo t’i fitojė njė milion dollar, por gjatė kėsaj mos t’i anashkalojė ėndrrat e tyre…lidhshmėria midis rezultateve tė testit dhe suksesit ėshtė e padallueshme nė raport me numrin e madhė tė prirjeve tė cilat njeriu i zhvillon gjatė jetės”.(3)

            Mua mė intereson numri i atyre “prirjeve tjera”, dmth. inteligjenca emocionale: aftėsia siē ėshtė motivimi dhe qėndresa nė rast tė mossuksesit; mbikėqyrja e instikteve; zotėrimi i disponimeve; bashkėpunimi me tė tjerėt dhe shpresa. Pėr dallim nga IQ-ja,me histori gati njėqindvjeēare hulumtuese tė mijėra njerėzve, inteligjenca emocionale ėshtė ide krejtėsisht e re. Askush ende me pėrpikėri nuk mund tė thotė se nė sa mėnyra tė ndryshme ajo shfaqet ne jetėn e njeriut. Por ajo pėr tė cilėn shėnimet ekzistuese flasin ėshtė fakti se mund tė jetė frytdhėnėse, nganjėherė shumė mė efikase sesa IQ-ja. Ata tė cilėt dėshmojnė se IQ-ja nuk mund tė ndryshohet me pėrvojė apo edukim, unė nė pjesėn e pestė tė kėtij libri do t’i pėrgjigjem me vėrtetėsi se aftėsitė thelbėsore emocionale gjathshtu mund tė mėsohen dhe tė perfeksionohen tek fėmijėt – po qe se pėrpiqemi qė kėto t’ua mėsojmė.

 

 

            INTELIGJENCA EMOCIONALE DHE FATI

 

            Mė kujtohet shoku i klasės nga kolegji Amherst i cili kishte fituar 800 SAT poena tė shkėlqyeshėm, por edhe nė testimet tjera tė cilat i ka perfunduar ka qenė i suksesshėm para se tė regjistrohej nė fakultet. Pėrkundėr aftėsive tė tij tė veēanta intelektuale, ai tė shumtėn e kohės e ka shpenzuar kotė, qėndronte jasht deri nė orėt e vona dhe i lėshonte orėt e mėsimit duke fjetur deri nė mesditė. Iu kanė nevoitur mė tepėr se dhjetė vjetė qė mė nė fund tė diplomoj.

            Me IQ vėshtirė ėshtė tė shpjegohen fatet e njerėzve me aftėsi mesatarisht tė njėjta, shkollim dhe rrethana jetėsore. Kur e kanė pėrcjellur suksesin e dyzetenėnt studentėve nga Harvardi, prej gjeneratės sė vitit 1940. – kohra kur njerėzit me IQ tė lartė kanė ndjekur tetė universitetet mė tė vjetra tė Amerikės, siē ėshtė rasti edhe sot – deri kah mosha e mesme e tyre, meshkujt me rezultate mė tė mira tė testuara nė kolegj nuk kanė qenė veēanarisht tė suksesshėm nė krahasim me moshatarėt me rezultate tė dobėta nė testim – as sa i pėrket pagės, produktivitetit apo pozitės nė profesion. Gjithashtu nuk kanė pasur as kėnaqėsi tė madhe nė jetė, po ashtu as fat nė miqėsi, familje apo dashuri.(4)

            Hulumtime tė ngjajshme deri nė moshėn e mesme, janė bėrė edhe me 450 djem, kryesisht djem emigrantėsh, me dy tė tretave tė familjeve tė cilėt kanė jetuar me ndihma sociale, djemėve tė rritur nė Somervil, nė Masaēuesets, nė kohėn e “rrėnimeve tė lagjeve”, disa blloqe largė nga Harvardi. Njė e treta kanė pasur IQ nėn 90. dhe pėrsėri IQ nuk ka ndikuar veēanėrisht nė suksesin e tyre nė punė dhe nė jetėn e tyre tė mė vonshme; pėr shembull, 7% tė meshkujve me IQ mė tė ulėt se 80 kanė qenė tė papunė dhjetė e ma shumė vite, por njėjtė kanė kaluar edhe 7% tė meshkujėve me IQ mė tė lartė se 100. Mesiguri ka ekzistuar lidhja(si zakonisht) midis IQ-sė dhe pozitės ekonomiko-shoqėrore nė moshėn e tyre dyzeteshtatėvjeēe. Por aftėsia nga fėmijėria, siē janė mposhtja e mossuksesit, mbikėqyrja e emocioneve dhe pajtueshmėria me tė tjerėt, nė tė shumtėn janė dalluar.(5)

            T’i analizojmė gjithashu edhe shėnimet nga hulumtimet e reja tė zbatuara nė mesin e tetėdhjetenjė nxėnėsėve tė klasave pėrfundimtare tė gjeneratės sė 1981-shit. Nė shkollėn e mesme tė Ilinoisit, natyrisht tė gjithė nė mėsime kanė mbėrri suksese mesatarisht tė larta. Megjithatė, edhe pse kishin vazhuar tė pėrparojnė nė kolegje dhe tė marin nota tė shkėlqyeshme, nė moshat e njėzeta tė vona mezi se kishin arritur deri tek suksesi mesatar. Dhjetė vjetė pas maturimit, vetėm njė prej tė katėrtėve kishte mbėrri suksese nė profesionin e vet nė mesin e moshatarėve, derisa shumica prej tyre kishin dėshtuar.

            Kerin Arnold(Karen Arnold), profesore e pedagogjisė nė universitetin e Bostonit dhe njėra prej studiueseve e cila i ka pėrcjellė maturantėt, shpjegon: “Mendoj se kemi zbuluar persona tė ndėrgjeshėm – njerėz tė cilėt dinė si tė sendėrtohen nė sistemin e caktuar. Por maturantėt luftojnė si tė gjithė ne. Ajo se dikush ka diplomuar vetėm tregon se ai apo ajo kanė qenė tė suksesshėm nė profile pėr tė cilat janė notuar. Kjo asgjė nuk flet pėr reagimet e tyre ndaj ndryshimeve nė jetė”.

            Pikėrisht aty fshihet problemi: inteligjenca akademike nė esencė nuk ka mundėsi pėr tė na pėrgatitur pėr vėshtėrsirat tė cilat vijnė me ndryshimin e jetės. Pėrkundėr faktit se IQ-ja e lartė nuk garanton suksese, prestigj apo lumturi nė jetė, shkolla dhe kultura jone bazohet ne aftėsitė akademike, duke anashkaluar inteligjencėn emocionale apo edhe njė mori vetishė – dikush mund ta quaj edhe karakter – i cili gjithashtu ka ndikim tė madh nė fatin tonė. Jeta emocionale ėshtė lėndė, njėjtė si matematika apo leximi, mund tė mėsohet me ma shumė apo me ma pak sukses dhe inkuadron njė varg aftėsish individuale. Nė ē’masė dikush me mjeshtri do t’i zotėroj kėto aftėsi ėshtė esencialisht e rėndėsishme pėr ta kuptuar se pėr ēka njė person nė jetė pėrparon, ndėrsa tjetri me intelekt tė njėjtė bredhė rrugėve: talenti emocional ėshtė metashkathtėsi me tė cilėn pėrcaktohet se me ēfarė suksesi i shfrytėzojmė shkathtėsitė tė cilat i posedojmė, duke ndėrlidhur edhe intelektin e “ftohtė”.

            Natyrisht, ekzistojnė shumė rrugė tė suksesit nė jetė dhe shumė sfera ku vlerėsohen dhe aftėsitė tjera; nė shoqėrinė tonė e cila ėshtė shumė e mė shumė e orientuar kah dijenia, shkathtėsitė teknike i pėrkasin kėtyre aftėsive. Njė barcoletė fėmijėsh thotė kėshtu: “Si do ta quajnė “budallėn” pas pesėmbėdhjetė vjetėsh?”. Pėrgjigjja ėshtė: “Shef!”. Por, siē do ta shohim nė pjesėn e tretė tė librit, edhe “budallenjėve” inteligjenca emocionale i ofron nxitje shtesė nė vendin e punės. Shėnimet e shumta vėrtetojnė se njerėzit emocionalisht tė shkathtė – ata tė cilėt i njohin ndjenjat e tyre dhe me to suksesshėm manipulojnė dhe i kuptojnė ndjenjat e tė tjerėve – janė nė epėrsi nė tė gjitha aspektet e jetės, pavarsisht se a janė ato lidhje intime a dashurie, apo zgjidhje e heshtur e rregullave tė cilat mundėsojnė sukses nė korporata apo politikė. Njerėzit me aftėsi mė tė zhvilluara emocionale kanė mė shumė shansa tė jenė tė kėnaqur dhe frytėdhėnės nė jetė dhe ta zotėrojnė arsyen e cila ndikon nė efikasitetin e tyre; njerėzve tė cilėve i mungon mbikėqyrja e jetės emocionale kanė konflikte tė brendshme tė cilat i paaftėsojnė qė tė koncentrohen nė punė dhe tė gjykojnė arsyeshėm.

 

Pjesė nga libri “Inteligjenca emocionale”