Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera  2 - Fenerė nėpėr kohė (1)

Shkruan: Kujtim GĖRMIZAJ

       FENERĖ NĖPĖR KOHĖ (1)

       Ata janė vendosur me njė synim tė pastėr qė ndonjėherė pinjollėt pasardhės, pasi tė kenė arritur nė zhvillimin e vet nivelin pėrkatės tė dijeve shkencore, kanė pėr t'i pėrcaktuar kėta tregues pikėrisht si "shenja Tė kohės". Ndėrtuesit e piramidave kanė pasur njėfarė arsye jashtėzakonisht bindėse, nė thelb pėr fiksimin e pėrjetshėm tė datės "rreth" vitit 10 450 para erės sė re" me ndihmėn e fenerėve tė tyre gjigantė.

 

                                                                                                                                  

 

            Nė vitin 1993 shkencėtari belgjian Robert Byvel bėri njė zbulim befasues. Pozicioni i tri piramidave mė tė mėdha egjiptiane nė luginėn e Nilit, nėnvizon ai, pėrputhet me pozicionin e tri yjeve kryesore nė Brezin e Orionit. Pozicioni karakteristik i kėtyre yjeve nė qiell ndodhet poshtė, mbi vijėn e horizontit, pikėrisht nė atė ēast dhe vetėm nė atė ēast kur ata ndėrpresin meridianin e Hizės, ku ndodhen piramidat.

            R. Byveli, i hutuar nga vėzhgimi i vet i rastėsishėm, bėri njė analizė kompjuterike jashtėzakonisht tė ndėrlikuar tė konkordancės qė zbuloi, njė analizė qė shpjegoi njė ndryshim tė vogėl, madje kaq tė vogėl saqė mezi ta kap syri, tė pozicionit tė piramidave nė luginėn e Nilit dhe tė tri yjeve nė qiell. Analiza tregoi se monumentet e Hizės janė vendosur nė mėnyrė tė tillė qė formojnė hartėn e qiellit, ashtu siē kishte qenė, dhe vetėm ashtu,  rreth vitit 10 450 para erės sonė.

            R. Byveli shkruan: "Rreth vitit 10 450 para erės sonė, dhe vetėm atėherė, pozicioni i piramidave mbi Tokė, pasqyronte pozicionin e yjeve nė qiell. Kam parasysh njė konkordancė ideale, tė pagabueshme, qė nuk mund tė jetė e rastėsishme, derisa tėrė kompleksi pasqyron drejt dy dukuri qiellore mjaft tė pazakonta qė ndodhin vetėm nė atė kohė. Sė pari, Udha e Qumėshtit, absolutisht nė njė mėnyrė tė rastėsishme, ashtu siē dukej nė Hizė nė vitin 10 450 para erės sonė , riprodhonte saktėsisht drejtimin meridional tė luginės sė Nilit. Sė dyti, nė perėndim tė Udhės sė Qumėshtit, tri yje tė Brezit tė Orionit ndodheshin nė ato ēaste nė njė lartėsi minimale, nė pėrputhje me ciklin e precesionit, madje ylli qė nė Egjiptin e Lashtė quhej Al-Nitak edhe qė i pėrshtatej piramidės sė madhe tė Keopsit, e ndėrpriste meridianin nėn njė kėnd prej 11 gradė dhe 08 minuta..."

            I ashtuquajturi presion i boshtit tokėsor ėshtė njė lėkundje rrethore uniforme e Tokės rreth boshtit kundėr drejtimit tė rrotullimit tė planetit. Ajo e detyron diellin tė zhvendoset sipas rrethit zodiakal, pėrmes 12 shenjave tė Zodiakut, nė njė periudhė prej rreth 26 000 vjetėsh. E njėjta gjė ndodh edhe me zhvendosjen e pjerrėt tė tė gjithė yjeve tė dukshme. Nė rastin e yjėsisė sė Orionit ndodh njė ndryshim gradual, por i dukshėm i lartėsisė. Pėr 13 000 vjet jo tė plotė ylli Al-Nitak zbret nga pika mė e lartė e kalimit tė meridianit deri te pika mė e ulėt e kalimit rishtas tė meridianit. Nė Hizė, pika mė e lartė ėshtė 58 gradė dhe 11 minuta mbi horizontin jugor, kurse pika mė e ulėt ėshtė 11 gradė dhe 08 minuta. Pikėrisht kjo pikė mė e ulėt ėshtė pėrjetėsuar nė pozicionin e piramidave.

            Me fjalė tė tjera, nėpėrmjet pozicionit tė tri piramidave mė tė mėdha na kanė njoftuar nga lashtėsia shumė e mugėt njė datė tė pėrcaktuar rigorozisht "rreth vitit 10 450 para erės sė re" . Ē'do tė thotė "rreth"? Kjo do tė thotė vetėm plus - minus disa vjet, por kurrsesi disa dhjetė-vjetėsh, siē tregoi analiza kompjuterike.

            Duke filluar nga data e mėsipėrme, yjet e Brezit tė Orionit janė ngjitur dalėngadalė lart nėpėr kupėn qiellore gjatė 13 000 vjetėve jo tė plotė, derisa ylli Al-Nitak u afrua drejt "pozicionit" fillestar" nė lartėsinė 58 gradė dhe 11 minuta. Al-Nitaku pothuajse i ėshtė afruar atij sot, tani, kėtė ēast.

            Ai do tė ndodhet me tė vėrtet nė pikėn me lartėsi 58 gradė e 11 minuta nė vitet qė pasojnė!!!

 

 

            Byveli thekson; "Nė Hizė vėrejmė me saktėsi konfiguracionin e vitit 10 450 para erės sonė: thuajse ndonjė arkitekt ka ardhur kėtu nė atė epokė dhe ka pas vendosur tė hartojė nė Tokė njė hartė tė madhe, duke shfrytėzuar objektet natyrore dhe artificiale. Nė kėtė hartė lugina e Nilit, e drejtuar pėrgjatė meridianit, pasqyron Udhėn e Qumėshtit nė drejtimin qė ka pasur atėherė. Tri piramidat pasqyrojnė tri yje, saktėsisht ashtu siē janė dukur nė kupėn qiellore. Dhe tė tri piramidat arkitekti i ka vendosur nė raport me luginėn e Nilit po ashtu siē janė vendosur tė tri yjet nė raport me Udhėn e Qumėshtit. Kjo ka qenė pra njė mėnyrė shumė e zgjuar, shumė ambicioze dhe shumė e saktė pėr tė treguar epokėn, ose, nėse dėshiron ndryshe, pėr tė fiksuar njė datė konkrete nė arkitekturė..."

            Precesioni, si njė ligjėsi themelore e veēorive tė rrotullimit tė Tokės, ėshtė zbuluar relativisht ja shumė kohė mė parė. Qė tė jemi mė tė saktė, ai ėshtė "rizbuluar".

            Rezulton se ndėrtuesit e piramidave e paskan njohur atė pėr bukuri. Domethėnė, e kanė zotėruar nė njė mėnyrė tė pėrsosur matematikėn e lartė dhe janė orientuar shkėlqyeshėm nė ligjet e mekanikės qiellore. Ata i njihnin kėto ligje tė ndėrlikuara, e nėnvizoj, nė nivelin e dijeve tona shkencore bashkėkohore.

            Analiza kompjuterike e Byvelit tregoi se problemi i karakterit tė rastėsishėm tė pėrputhjeve me pozicionin e yjeve dhe nė vendosjen e piramidave nė luginė e Nilit mund tė konsiderohet si i paqenė. Veēse tani shtrohet njė tjetėr pyetje, shumė mė reale dhe shumė mė e rėndėsishme: pse?

            Pse, shtrohet pyetja, ėshtė bėrė njė gjė e tillė?

            Pse duhej tė harxhoheshin kaq shumė forca pėr ngritjen e tri piramidave gjigante pėr tė tėrhequr vėmendjen drejt mijėvjeqarit tė njėmbėdhjetė para erės sonė?

            Pa njė shkak jashtėzakonisht serioz ju nuk do t'i krijonit kėta tregues kaq madhėshtorė tė precesionit tė Tokės, siē janė piramidat. Tė lind nė kokė njė hamendje: kėta tregues janė vendosur si "shenja" tė njė epoke tė pėrcaktuar rigorozisht. Ata janė vendosur me njė synim tė pastėr qė ndonjėherė pinjollėt pasardhės, pasi tė kenė arritur nė zhvillimin e vet nivelin pėrkatės tė dijeve shkencore, kanė pėr t'i pėrcaktuar kėta tregues pikėrisht si "shenja Tė kohės". Ndėrtuesit e piramidave kanė pasur njėfarė arsye jashtėzakonisht bindėse, nė thelb pėr fiksimin e pėrjetshėm tė datės "rreth" vitit 10 450 para erės sė re" me ndihmėn e fenerėve tė tyre gjigantė.

            Drita e kėtyre fenerėve nėpėr kohė, gjithsesi, arriti deri tek ata pėr tė cilėt qe caktuar. Kjo dritė u vu re, u njoh dhe, ē'ėshtė mė kryesorja, u kuptua me tė vėrtet vetėm tani: nė vitin 1993.

            Kėshtu qė pyetja duhet formuluar nė kėtė mėnyrė: Cila paska qenė kjo arsye jashtėzakonisht bindėse qė i paska nxitur "civilizatorėt" e Atlantidės tė ndėrtonin ca fenerė praktikisht tė paasgjėsueshėm, tė cilėt lėshojnė dritė nėpėr shumė e shumė mijėvjeēarė?

            G. Henkoku shkruan: "Ata faktikisht na kanė detyruar tė bėjmė kėtė pyetje, duke ngulur kėmbė kaq shumė pėr vitin 10 450. Ata duan tė na tėrheqin vėmendjen tė viti 10 450 para erės sonė dhe tani ne duhet ta analizojmė se pse".

            Nė "leximet" e Edgar Kejsit thuhet: pėrmbytja e pėrbotshme ndodhi "rreth 10 500 vjet para erės sė re".

            Data qė jepet nė ato lexime" pėrputhet me njė saktėsi fantastike me datėn qė jep Flobert Byveli nėpėrmjet njė analize tė ndėrlikuar kompjuterike!

 

            Vazhdon...

 

           Nga revista e sapobotuar pėr ngritje shpirtėrore dhe vetėrealizim "MISTIKA", qė mund ta gjeni nėpėr kiosqet e shumta nė Kosovė.

 

 

     (2)