Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Zeqir Fazliu

ZEQIR FAZLIU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ZEQIR FAZLIU

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         U lind mė 5.10.1943 nė Karaēve tė Poshtme tė Dardanes (Kamenicės). Shkollėn tetėvjeēare e mbaroi nė Roganė (Rogaēicė). Shkollėn Normale nė Gjilan mė 1965. Shkollėn e Lartė Pedagogjike, dega gjuhė dhe letėrsi shqipe e mbaroi nė Prizren, mė 1969. Fakultetin Filozofik, dega gjuhė dhe letėrsi shqipe e mbaroi nė Prishtinė, mė 1973.

            Fillimisht Zeqir Fazliu punoi si mėsues nė Strezovc tė Kamenicės. Pastaj punoi si edukator i Konviktit tė Nxėnėsve dhe Studenteve "Ivo LL.Ribar" nė Prizren. Zeqir Fazliu ka punuar si profesor i gjuhės shqipe nė Gjimnazin, "9 Maji" nė Kamenicė, nė Shkollėn Ekonomike nė Gjilan. Po ashtu Zeqir Fazliu ka punuar edhe si profesor i gjuhės  shqipe nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike "Skėnderbeu" nė Gjilan. Kėtu e largojnė nga LKJ si tė pa pėrshtatshėm politikisht se i vetmi e kishte mbrojtur kolegun Bajram Qerimin qe tė mos e largojnė nga puna. Pėr kėtė arsye e lėshoi Gjilanin dhe kaloi nė Prishtinė nė vitin 1976, ku punoi si profesor i gjuhės shqipe nė Universitetin e Punėtorėve nė Prishtinė.

            Zeqir Fazliu ka qenė edhe regjisor i dramės, "Niku i Martin Gjinaj" nga Petro Marko, tė cilėn dramė e ka shfaqur nė shumė qytete tė Kosovės, si dhe ne Kumanovė e nė Preshevė.

            Zeqir Fazli ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

            Jeton nė Gjilan.

 

            Veprat:

            1. Kėngė pėr liri, 1992

            2. Zėri i bilbilit, 1993

            3. Lirika e Trojės, 1994

            4. Rilindja e dashurisė, 1996

            5. Krismat e lirisė, 1999

            6. Labirinti sibilik i Dijes, 2001

            7. Kėngė tė ndezura pas shiut, 2002

            8. Dielli lindi,por nuk zbardhi, 2003

            9. Diēka nuk po mė lė tė ec, 2005

            10. Bardh e blu, 2008

            11. Lot dhe lule, 2009

            12. Mbolla lule nė fushė, 2010

            13. Pastaj gjithēka hyjnore mbaroi, 2011

            14. Kur e kėndoj kėngėn e diellit, 2012

            15. Bukurēilet e shiut, 2013

            16. Vargje hyjnore, 2014

            17. Frymėzime, 2015

            18. Ėndrra dhe kujtime, 2016

 

            Shumė poezi tė Zeqir Fazliut kanė marr ēmime tė ndryshme letrare. Nė "Flakėn e janarit" katėr ēmime (2003 dhe 2008). Nė Sofren poetike, "Ymer Elshani" nė Drenas, 2006, tri ēmime. Nė "Lulkuet e prillit" nė Dardanė, dy ēmime, 2012. Nė Vjeshta letrare "Rifat Kukaj", njė ēmim, 2016.

 

 

 

 

KUJTIME

 

Prapa meje

Shiu...

Rinia Shkolla

Miqtė Familja

Kėnga.

 

Edhe kamomilet e bukura nė oborr

 

Njė kohė e mirė kaloi

pa zhurmė

Kaloi shpejt e shpejt

me oscilime

 

Unė nuk i vura re

baticat dhe zbaticat

 

E pėrshkruaj me mallėngjim

tė kaluarėn

me rruaza tė bardha

 

Koha mė kthen

ditė pėr ditė

nė ėndrra

nė kujtime

 

Unė tash

e kujtoj

e kujtoj atė kohėn time tė lulėzuar.

 

 

DALLĖNDYSHET( URA E GURIT )

 

Erdhėn

te guri i pėrmallimit

 

Kėndojnė pėr Lumėbardhin

se

e duan

bukurinė suptile tė zambakut

 

Kanarinat dhe bilbilat

ngjiten

me hijeshi

pėrpjetė Kalasė

 

Nė Urė tė Gurit

kanė ēel

edhe lulevjollcat

 

Aty

edhe unė nė shpirt

u ndjeva

si

zambak

i adhuruar

nga dallėndyshet

 

Prandaj

pėrditė e kujtoj Urėn e Gurit

 

 

FYTYRA

 

Njė fytyrė siluete e kamufluar

palė-palė

i digjte

ėndrrat e mia tė purpurta

 

I digjte

pėr dy-tri ditė

pėr dy-tri orė

 

E vrava me dėshirė

siluetėn

me shumė fytyra

 

Thjesht

e largova nga shoqėria

 

Silueta

nuk del mė lakuriq nė pasqyrė

se

e mori mortja e zezė

pėr miqėsi

tek varrezat

 

Tani

lirisht

kam filluar tė marr frymė.

 

 

SHOQJA E KLASĖS (SIKUR MONA LIZA )

 

Ka shumė kohė

qė s'e kam parė

fytyrėn mondane tė Mona Lizės

 

Nė Normale 

e takoja

ditė pėr ditė

 

Shkonim bashkė tė lumtur

ne

nė atė kohė

 

Poezi shkruanim

e kėndonim kėngė

natė pėr natė

 

Ishte

ajo

shoqja e klasės

mė e mira

 

Me 

tė vėrtetė

ishte

e bukur

sikur Mona Liza

 

 

FRYMĖZIM

 

Nė petale tė verdha e gjeta frymėzimin

aty

ndjeva

aromėn e rozmarinės

kur u zgjua

prej shiut

 

Kur tė ēelin rozmarinat

nė verandė

do tė kthehen dallėndyshet

 

Pranvera erdhi me imagjinatėn

pupėlkuqja u shfaq

nė njė lis tė mbushur me gjethe

 

Nė gjethe tė verdha

mė kanė lindur

frymėzimet