.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė 3 - Tre halilėt e legjendave dhe historisė shqiptare

Shkruan: Ahmet QERIQI

www.radiokosovaelire.com

      

TRE HALILĖT E LEGJENDAVE DHE HISTORISĖ SHQIPTARE

 

 

        Janė disa elemente qė megjithatė lidhin njė relevantė mes Halil Patronės e Muli Bashės, me Mujin e Halilin e legjendave. Halili i kėngėve kreshnike paraqitet si aventurier dhe njeri tė cilin nuk e bėn zap askush, ndėrsa Muji paraqitet si luftėtar mė serioz dhe shpeshherė futet nė rrezik, pėr ta shpėtuar Halilin mendjelehtė, por edhe kėmbėshpejtė si Akili i Homerit dhe dashnor romantik, ashtu si kalorėsit evropianė tė kohės.

 

 

            Nė traditėn e  rrėfimeve popullore dhe nė historinė shqiptare  njihen personazhet  e rrėfimeve popullore Muji e Halili, Halili e Musliu dhe Halili e Musa i Vogėl.

            Muji dhe Halili janė personazhet e njohura tė kėngėve, tė emėrtuara nė traditėn folklorike, si “Kėngė tė Kreshnikėve”. Ende nuk dihet se kur janė krijuar kėto kėngė, tė cilat janė analoge me kėngėt omonime, qė kėndohen edhe te boshnjakėt, mirėpo dihet tashmė se kėngėt i pėrkasin  periudhės sė konvertimit fetar, meqė personazhet dalin me emra islamė dhe pėrgjithėsisht pėrfaqėsuese tė botės islame, qė lufton kundėr “kaurėve”, tė krishterė tė Ballkanit dhe tė Evropės. Kėngėt janė tė ngjyrosura ideologjikisht, me motive aventuriere-kalorėsiake. Janė ndoshta kėngė tipike kalorėsiake, nė tė cilat dominon hiperbola, elementet fantastike, madje edhe format naive tė groteskės dhe njė mori elementesh, jo aq karakteristike pėr kėngėt shqipe nė pėrgjithėsi, apo pėr ciklet e tjera tė kėngėve tona legjendare.

            Cikli i kėngėve pėr Halilin dhe Mujin, ėshtė i pranishėm edhe te boshnjakėt myslimanė, ndėrsa vendet ku zhvillohen ngjarjet pėrputhen me rajonin e Bosnjės e Hercegovinės, Malit tė Zi, Hungarisė, ndonjėherė edhe Stambollit, por krejt pak nė toponiminė shqiptare, sikur janė emėrtimet “Lugjet e verdha” Mrizi i Zanave”, qė nuk ngrehin ndonjė peshė.

            Pa qėllim pėr tė minimizuar karakterin autentik, shqiptar, tė kėtij cikli, duhet pranuar faktin se nė kėto kėngė megjithatė fshihen dy emra, tė cilėt e hasim edhe nė kėngė tė tjera e veēmas, nė historinė krenare e tė dhembshme tė Halil Patronės dhe tė Musli Bashės.

            Halil Patrona dhe Musli Basha, i pari komandant i Regjimentit tė Pestė tė jeniēerėve nė Stamboll nė vitin 1730 dhe i dyti veterani i njohur i jeniēerėve, mė 28 shtator tė vitit 1730, organizuan kryengritjen mė tė madhe sociale e morale, nė Stamboll dhe ndėrruan nga posti Sulltan Ahmedin e Tretė. Nė shenjė hakmarrjeje pėr kėtė kryengritje dhe realizimin e kėrkesave sociale e morale, Sulltan Mustafa i Parė, nėn presion tė kreut shtetėror e qeveritar,  merr vendim dhe pabesisht i pret kokėn Halil Patronės, Musli Bashės dhe 24 bashkėluftėtarėve tė tyre, mė 25 nėntor tė vitit 1730.

            Tė shumta janė dokumentet  historike turke, angleze, gjermane, austriake, arabe, sllave, nė tė cilat janė shėnuar disa nga bėmat e Jeniēerit Halil Patrona dhe veteranit Musli Basha nė Budin, Beograd, Nish dhe vende tė tjera, ku ata kanė bėrė akte tė larta tė trimėrisė, si dy jeniēerė tė fuqishėm,  qė kishin tronditur Perandorinė Osmane dhe e kishin mbajtur peng pėr tre muaj me radhė. Pėr bėmat e Halil Patronės, njė jeniēer shqiptar nga Hurpishti i Manastirit, nė Maqedoni janė shkruar romane, drama, novela, tregime, ndėrsa nė Historinė e Perandorisė Osmane dhe nė tė gjitha enciklopeditė botėrore, ekzistojnė mijėra fakte relevante historike, por  fare pak nė historinė e  shkruar tė popullit shqiptar.

            Janė disa elemente qė megjithatė lidhin njė relevantė mes Halil Patronės e Muli Bashės, me Mujin e Halilin e legjendave. Halili i kėngėve kreshnike paraqitet si aventurier dhe njeri tė cilin nuk e bėn zap askush, ndėrsa Muji paraqitet si luftėtar mė serioz dhe shpeshherė futet nė rrezik, pėr ta shpėtuar Halilin mendjelehtė, por edhe kėmbėshpejtė si Akili i Homerit dhe dashnor romantik, ashtu si kalorėsit evropianė tė kohės. Njė element tjetėr, i cili  e sforcon deri diku kėtė tezė ėshtė edhe prania e Halilit dhe Musliut nė Budin, ku mbahen nė robėri dhe nga ku ikin, pastaj nė Beograd, ku luftojnė dhe nė vitin 1720, nė Nish ku nxisin njė kryengritje tė madhe me pasoja tė rėnda. Edhe Musli Basha, shoku i  ngushtė dhe sivėllam i Halilit paraqitet mė i matur nė qėndrimet e tij, por e pason Halilin edhe atje ku e di se ai do ta humb kokėn.

            Njė element tjetėr ėshtė edhe dashuria romantike e Halilit me Gjylbejazėn, vajzėn 17-vjeēare tė haremit tė Sulltan Ahmedit tė tretė, e cila ishte dėbuar nga Haremi, ndėrsa Halili e kishte blerė nė tregun e robėreshave, me paratė qė ia kishte falur tregtari grek Janaēi, i cili mė vonė zbulohet se kishte qenė babai i skllaves Irenė, e njohur si Gjylbejazja, nė romanin e shkrimtarit mė tė madh hungarez, Jokai Mor, titulluar “Trėndafili i bardhė”.

            Ekziston edhe njė fakt tjetėr, qė hedh dritė mbi kėtė histori tragjike, ashtu sikur ėshtė shumė tragjike tėrė historia shqiptare.

            Pas prerjes sė kokės sė Halil Patronės, Musli Bashės, Emir Aliut, Ahmet Ēinarit, Mehmet Onduēit, Mustafė Lazit, Ismail Tursuēit, Ali Gavurit, Ramazan Ēigerxhiu e tė tjerė, kishte filluar fushata e pėrgjakshme e vrasjes sė kryengritėsve, shumica e tė cilėve ishin jeniēerė nga Regjimenti i Pestė i Stambollit. Gjatė tri ditėve tė kryengritjes, mė 26. 27 dhe 28 nėntor 1730, forcat perandorake kishin vrarė 7.000 jeniēerė, ndėrsa 5.000 tė tjerė kishin arritur tė iknin nga Stambolli dhe kishin depėrtuar nė malet e larta tė Maqedonisė, Shqipėrisė e Kosovės. Me qėllim tė shtypjes pėrfundimtare tė kryengritjes, e cila  kishte marrė pėrmasa edhe nė njė- vjetorin e saj mė 28 shtator tė vitit 1731, nė krye me shokun dhe mikun e Halilit, grekun e pasur, Janaqi, kreu perandorak kishte caktuar Osman Topall Pashėn nga Moreja, nė cilėsinė e njė inkuizitorit tė lartė, tė cilit iu kishin dhėnė detyra, qė tė shfaroste tė gjithė kryengritėsit shqiptarė tė Halil Patronės, kudo ku ata tė ndodhnin, nė Stamboll, nė Maqedoni e nė Shqipėri, apo edhe nė Serbi e deri nė Srem, ku shumė prej tyre kishin ikur me qėllim qė tė shpėtonin kokat, meqė e dinin se ishin shpallur “fermanli”.

            Anatema pushtetare, qė iu kishte bėrė pasueseve tė Halil Patronės ishte aq e madhe, sa askush nuk kishte guxuar tė pėrmendte as edhe emrin e tij. Mbase, pikėrisht pėr shkak tė kėtij presioni, kėngėtari popullor, me qėllim pėr tė pėrjetėsuar bėmat e Halilit dhe Mustės nė Stamboll, kishte krijuar, jo kėngė tė mirėfillta historike, por parodi kalorėsiake, ku trimėria e tyre shpeshherė qesėndisej dhe stėrmadhohej aq shumė, sa dukej edhe naive e groteske. Mbase edhe mund tė mos jetė kėshtu, por emrat e personazheve: Halili dhe Muji apo Halili dhe Musliu do tė dukeshin si dy rastėsi, po tė mos kishim edhe shembullin e tretė, tė motivit gjithnjė tragjik, po me tė njėjtit emra dhe me njė pėrmbajtje tė pėrafėrt.

            Halili dhe Musta janė  dy personazhe tė kėngėve tė trimėrisė, qė kanė pėr motiv pasojat e tradhtisė sė interesave kombėtare. Ngjarja tragjike, qė rrėfehet nė kėtė kėngė duket se ka ndodhur nė pallatin Bushaltinjve nė Shkodėr, ndoshta kah fundi i shekullit tė 18-tė, apo fillimi i shekullit tė 19-tė, qė pėrafėrsisht korrespondon edhe me kujtesėn e popullit, pėr prerjen e kokave tė Halil Patronės dhe Musli Bashės.

            Veziri i Shkodrės kishte shpallur “fermanli” Halilin dhe Mustėn”, me prejardhje nga Kosova, konkretisht nga viset Gallapit, sikur identifikohen nga shumė variante kėngėsh, tė cilėt kishin njė motėr tė martuar  nė Shkodėr, pėr Bejtash aganė, qė i shėrbente Vezirit. Ndodh qė Halili dhe Musta shkojnė pėr ta vizituar motrėn, duke mos dyshuar se do t’ i tradhtonte dhėndri. Ndėrkohė, Bejtash agai,  gjatė natės, u fsheh armėt miqve, lajmėron forcat e Vezirit, tė cilėt arrijnė tė futėn tinėzisht dhe i kapin gjallė dy vėllezėrit e shpallur “fermanli”. Tė nesėrmen, nė mes tė qytetit, xhalatxhia, me urdhrin e Vezirit  u prenė kokat dy vėllezėrve, ndėrsa motra e tyre, Hajria betohet se do t’ ua marrė hakun, tradhtarėve, “qenve’ tė Shkodrės. Pėr mė tepėr, Hajria, nga frika se edhe djali i saj, i biri i Bejtash agait mund tė trashėgonte veset e babait, e vret edhe tė birin.

            Lidhja e kėtij motivi me historinė tragjike tė Halil Patronės ka ngjashmėri tė theksuar, sepse edhe Halili e Musliu ishin vrarė pabesisht. Ata ishin ftuar nė pallat, ku Sulltani Mustafa i Parė, iu kishte premtuar se nė shenjė pajtimi dhe nderimi, do t’ iu jepte rrobat prej lėkure, qė ishte nderi mė i madh qė u bėhej jeniēerėve. Nė kohėn Kur Halili e Musliu po bėheshin gati tė merrnin rrobat, ndėrsa nė radhė, jashtė Pallatit, po prisnin pėr tė marrė rrobat e gradat edhe 24 bashkėluftėtarė tė tyre, jeniēerė, forcat e Halil Pelivanit sulmojnė pas shpine dhe u presin kokat Halil Patronės dhe Musli Bashės, nė prani tė Sulltanit dhe suitės sė tij. Ndėrkohė, ftojnė njė nga njė jeniēerėt e tjerė, tė cilėt mendonin se po prisnin nė radhė pėr rroba, ndėrkohė qė brenda pallatit por grumbulloheshin kokat e tyre tė prera.

            (Kampi i Halil Patronės gjatė kryengritjes ishte vendosur ne Yskydar, tė Stambollit. Nė gjuhėn turke, emri i Shkodrės shqiptohet si Yskydar).

            Ngado qė tė studiohet ky fenomen i tre “Halilėve”, arrijmė nė pėrfundim se kemi tė bėjmė me njė Halil dhe njė Musli, pėr tė cilėt kujtesa popullore shqiptare, ėshtė treguar shumė e rezervuar nga frika pėr pasojat, ndėrsa historishkruesit e Historisė sė Shqipėrisė e kanė abortuar kėtė histori, ashtu sikur kanė abortuar edhe historinė e Milush Nikollė Kopiliqit.

            Halili e Muji, Halili e Musliu dhe Halili e Musta, janė emra qė kanė hyrė nė kujtesėn e popullit shqiptar dhe nė historinė botėrore, por bėmat e tyre ende nuk janė ndriēuar sa duhet, ata janė  lėnė nė harresė nga harrestarėt dhe historianėt e ideologjizuar, nga shumė historianė tanė, tė cilėt sillen me prepotencė ashtu si dikur pashallarėt e Sulltan Ahmedit tė tretė, apo Bejtash agallarėt e Vezirit tė Shkodrės, ashtu sikur pėr shembull njė Ben Bllush, nė romanin e tij skandaloz, “ Tė jetosh nė ishull”  ku fyen, ironizon, pėrdhos historinė e Halil Patronės dhe tė gjitha personaliteteve shqiptare tė besimit islam, prej Skėnderbeut, Ali Pasha Tepelenės e deri te ismail Qemali.

            Sa tė mjerė duken disa historianė shqiptarė, kur i pyet pėr Halil Patronėn, ndėrsa ata rrudhin krahėt dhe tė thonė: “Pėr herė tė parė po e dėgjoj kėtė emėr”. Pėr ju lexues tė nderuar kemi njė porosi. Nėse doni tė dini mė shumė pėr Halil Patronėn, pėr tre Halilėt, shtypni nė google emrin e tij dhe do tė gjeni tėrė njė botė tė panjohur, apo pak tė njohur, varet nga secili.