Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - TOLERANCA FETARE, VLERĖ PĖRCAKTUESE...

Nga Arbėn XHAFERI

www.gazetaexpress.com

TOLERANCA FETARE, VLERĖ PĖRCAKTUESE E IDENTITETIT KOMBĖTAR

 

Toleranca fetare nuk ėshtė produkt aktual politik, por njė vlerė substanciale e traditės sonė, njė vlerė qė e pėrcakton identitetin tonė kombėtar.

 

 

Qytetėrimi evropian nuk ėshtė nė pėrputhje tė plotė me njė religjion dhe ėshtė ndėrtuar mbi parimet e laicizmit. Kjo u vėrtetua edhe me rastin e hartimit tė Kushtetutės sė UE-sė. Mendoj se ky orientim i qytetėrimit evropian ėshtė modeli shpėtimtar pėr shqiptarėt, formula qė nė zanafille i eviton fėrkimet. Ēėshtja e besimit ėshtė, mbase ēėshtja mė komplekse, mė e ndjeshme nė jetėn e njeriut. Besimi ėshtė harta orientuese nė jetėn e njerėzve. Secili mendon se harta e tij ėshtė mė e saktė. Mirėpo, kėto bindje nuk duhet tė politizohen, por tė trajtohen si vlerė e intimes sė tyre. Besimi buron nga shpirti i njeriut, atė nuk mund ta gjesh nė objekte.

Qytetėrimi evropian e kultivon kėtė qasje dhe nė kėtė mėnyrė i eviton fėrkimet fetare. Karakteristikė kryesore e qytetėrimit euro-perėndimor ėshtė mendėsia inkluzive, pranuese dhe jo pėrjashtuese. Prandaj, tė gjithė marksistė-leninistėt dikur dhe gjithė fundamentalistėt sot kanė kėrkuar strehim nė Evropė dhe jo nė shtetet komuniste apo nė shtetet e ashtuquajtura islamike.

Pas pranimit tė konventave ndėrkombėtare qė garantojnė liritė dhe tė drejtat e njeriut, apostazia, proselitizmi, konvertimi, kam pėrshtypjen se janė fenomene tė sė kaluarės. Natyrisht se kėto procese do tė vazhdojnė edhe mė tutje, nė trajta tė buta, si e drejtė e patjetėrsueshme e njeriut. Konvertimet spektakulare janė tė dėmshme dhe gjithmonė kanė shkaktuar efekt tė kundėrt. Sipas njohurive tė mia, edhe Vatikani ėshtė kundėr konvertimeve pompoze, qė pėr bazė e kanė interesin vetjak, apo politik. Pėr Vatikanin besimi ėshtė gjėja mė serioze nė jetėn e njeriut dhe ēdo keqpėrdorim, instrumentalizim i tij pėr qėllime jofetare, ėshtė i palejueshėm.

 

 

Nė sistemin perėndimor tė vlerave pėr tė gjitha shqetėsimet e pėr dilemat tona, gjenden zgjidhje tė pranueshme. Tė gjitha besimet monoteiste kanė njė substancė teologjike, kanė njė burim dhe ofrojnė tė njėjtėn rrugėdalje pėr ta gjetur kuptimin e jetės. Problemet nuk shfaqen, pra nė planin teologjik, por te shfrytėzimi i religjionit si pėrēues i vlerave nacionale dhe kulturore tė popujve tė tjerė, pėrkatėsisht tė interesave tė tyre tė ngushta. Feja islame ndryshe praktikohet nga turqit, ndryshe nga arabėt, apo pakistanezėt, afganėt, kaukazianėt apo iranianėt. Detyrimisht ndryshe do tė duhej tė praktikohej edhe nga shqiptarėt evropianė, pa e lėnduar substancėn, dogmėn qė ėshtė nė funksion tė aksiomės nė sistemin religjioz. Natyrisht se kundėr kėtij qėndrimi do tė jenė integralistėt orientimesh tė ndryshme, qė pėrpiqen tė imponojnė njė unitet qė nuk ka ekzistuar as nė kohėn e profetit Muhamed.

Nė kohėn e globalizmit, ku paralelisht globalizohet e mira dhe e keqja, ēdo spektakėl konvertues do tė krijonte probleme tė pazgjidhshme pėr popullin tonė dhe do tė ishte prelud pėr shthurje mbi baza religjioze. Toleranca fetare nuk ėshtė produkt aktual politik, por njė vlerė substanciale e traditės sonė, njė vlerė qė e pėrcakton identitetin tonė kombėtar. Etnologu serb, Vuk Karaxhiqi sugjeron qė serbėt, pėrkatėsisht sllavėt e jugut, ta kopjojnė modelin shqiptar: “Arnautėt… pėr ne janė mė tė afėrt se gjermanėt dhe hungarezėt. Ka tė tillė qė i takojnė ritit roman, diēka edhe ritit grek, por tė gjithė quhen arnautė, mund tė ndodhė qė ata ta urrejnė nga pak njėri-tjetrin, por kundruall tė tjerėve sillen si vėllezėr, sikur tė ishin tė njėjtit besim. Ka ndodhur qė njėri prej tyre, i besimit turk tė vrasė dhjetė turq tė vėrtetė pėr njė arnaut, cilit do rit krishterė, ashtu si njė arnaut i ritit roman tė vrasė dhjetė italianė pėr njė arnaut tė ritit turk”. Ndonėse ky pohim ėshtė vulgar, megjithatė e pėrmenda pėr tė kuptuar se kjo harmoni ndėrfetare ėshtė e trashėguar dhe nuk ėshtė floskulė retorike politike. (2012)/Hejza