Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Shkencė 2 - SHKENCA DHE RELIGJIONI

Shkruan: Edgar BAEGER

Nga gjermanishtja: Lis BUKUROCA

 www.gazetaexpress.com

SHKENCA DHE RELIGJIONI

 

Nėse intelektuali kritik i religjionit mbetet joaktivė, ai lejon, duke ditur pasojat, tė vazhdohet tutje qė nga lindja, ēerdhja, shkolla, institucionet sociale, deri te vdekja qė pėrfytyrimet botėkuptimore, rrethanat shoqėrore dhe ligjet e shtetit, tė pėrcaktohen nga injorantėt, qė kanė jetuar pothuajse dy mijė vjet mė parė.

 

 

Qėkur njerėzit vėshtrojnė me vetėdije botėn nė tė cilėn ata jetojnė, janė pėrpjekur ta argumentojnė dhe shpjegojnė pse bota ėshtė ashtu siē ėshtė; si u krijua ajo; sa do tė zgjasė bota; ēfarė roli luan njeriu nė kėtė botė; a mund tė ndikohet fuqia (ose tė ndikohen fuqitė) qė ata i merrnin me mend si krijues tė kėsaj bote dhe si formuesit e fatit tė tyre; cilat rregulla duhet tė ndiqen pėrballė kėsaj fuqie (ose disa fuqive) pėr interesin vetjak; me vdekjen e njė njeriu, a ėshtė fundi pėrgjithmonshėm i kėtij individi dhe pyetje tjera tė ngjashme.

Gjatė periudhės mė tė gjatė tė historisė njerėzore, pėrgjigjet nė pyetje si ato ishin pothuajse tėrėsisht prurje tė fantazisė dhe imagjinatės njerėzore. Se sa shumė e frytshme ėshtė imagjinata njerėzore, tregon vlerėsimi i njė antropologu, sipas tė cilit, njerėzimi deri mė tani ka krijuar rreth 100,000 religjione.1  Dhe, kjo ecuri nuk ka pėrfunduar.

Edhe nė kohėn tonė religjionet dhe botėkuptimet e reja krijohen vazhdimisht. Kėtu bėjnė pjesė produkte tė errėta tė fantazisė si UFO-logjia ose Scientology (sajantologjia) e Lafayette Ronald Hubbard, si dhe i ashtuquajturit mutacion nga religjionet e mėdha me origjinė aziatike, apo Lindjes sė Afėrt, nė rastin e fundit, njė kopje e krishterimit ose islamit.

Pėrkundėr kėsaj pjellorie tė jashtėzakonshme tė imagjinatės njerėzore, pėrkundėr angazhimit tė njė numri tė themeluesve pak a shumė karizmatik tė religjioneve, tė priftėrinjve, profetėve, teologėve, ajatollahėve, guruve, murgjve, priftėrinjve magjistarė, themeluesve tė sekteve – me zhvillimin e shkencave natyrore, botėkuptimet e reja religjioze, nuk mund mė tė krijohen si nė kohėn e injorancės sė dikurshme, me anė tė fantazisė fetare.

Pyetjet si ajo pėr krijimin e universit, materies dhe jetės, kėrkojnė pėrgjigje duke u bazuar nė njohuritė tona tė sotshme, qė nuk duhet tė bien nėn njė standard tė caktuar shkencor. Pėr shembull, kushdo qė edhe sot pyet se ēfarė ishte para krijimit tė universit, tregon vetėm me kėtė pyetje, se ai nuk ka kuptuar konceptin e “kohės”.

Nuk mund tė pėrmendet njė datė e saktė e kohės ku kėrkimet shkencore zėvendėsuan projeksionet naive tė fantazive njerėzore. Zhvillimi i shkencave natyrore ėshtė njė proces i vazhdueshėm, i cili, megjithatė, po ecėn pėrpara gati me hapa gjigant nė shekullin tonė. Njė moment historik i rėndėsishėm nė kėtė zhvillim ishte padyshim shembja e botėkuptimit tė Ptolemeut nėpėrmjet veprės sė Kopernikut (1534), Kepler (1609) dhe Galileit.

Risia vendimtare nuk ishte fakti qė befasisht dielli dhe jo mė toka shihej si qendra e gjithėsisė, por se pėrgjigjet nuk do tė merren mė nga interpretimi i “shkrimeve tė shenjta” nga njė kler i cili ndihej vetėm ai i thirrur pėr ato shpjegime.

Kjo kthesė ndikoi qė vėzhgimi, eksperimenti dhe analiza matematikore tė zėnė vendin e “tė vėrtetave tė shpallura tė religjionit.“ Kleri i Kishės Katolike, gjithnjė i veshur me instinktin e pushtetit, nė atė kohė vlerėsoi saktė kėtė rrezik. Pėr atė ishte logjike qė tė kundėrshtonte kėtė zhvillim duke pėrdorur “ilaēin” e tij, vrasjen (si Giordano Bruno mė 17 shkurt 1600) dhe torturat (me tė cilat u kėrcėnua Galileo). Duhej tė ishte e qartė pėr ēdo klerik, qė kishte fantazi, se me mėnyrėn e re tė hulumtimeve shkencore, epėrsia dhe hegjemonia e mėparshme e teologjisė, do tė merrte fund.2

Shpresa e klerit pėr tė marrė nėn kontroll mendimin e sapo nisur shkencor, nuk u realizua. Edhe pse shkencėtarėt nė rrjedhėn e mėtejshme tė zhvillimit tė shkencave natyrore ishin vazhdimisht objekt tė sulmeve masive nga kisha katolike (psh. Charles Darwin ose Siegmund Freud), beteja ndėrkohė ėshtė fituar.

Epėrsia e tė menduarit hulumtues, i cili ka kuptuar se dyshimi ėshtė element thelbėsor i procesit tė dijes pėrballė pranimit tė thjeshtė tė besimit “tė vėrtetave tė shpallura”, ėshtė aq i qartė, sa qė astrofizikani Steven Weinberg me tė drejtė konsideron shkencėn moderne si dhuratėn mė tė madhe tė Perėndimit, qė i ka falur botės.3

Koncepti pėr botėn, qė ofron shkenca moderne ėshtė shumė mė mbresėlėnės, se sa tė gjitha shpalljet sė bashku, qė fantazitė religjioze kanė prodhuar deri mė tani. Prandaj, nė kėtė kuadėr, mund tė ceket shkarazi vetėm me disa fjali. Ne, njerėzit, jemi qenie tė gjalla nė njė planet tė vogėl, qė pėrshkon njė orbitė rreth njė ylli me madhėsi mesatare dhe shkėlqim mesatar. Ky yll (dielli) ndodhet nė njė krah anėsor tė njė sistemi yjor spiral (“Rruga e Qumėshtit” ose galaktika), e cila pėrbėhet nga rreth 100 miliardė yje.

Diametri i vetėm kėtij sistemi yllor ėshtė aq i madh, sa dritės i duhen 100,000 vjet pėr ta kapėrcyer tej pėr tej. Por galaktika jonė ėshtė vetėm njė nga njė numėr i paimagjinueshėm i madh i galaktikave, ku secila pėrbėhet nga disa miliardė ose deri nė disa qindra miliarda yje.

Tė gjitha kėto galaktika largohen nga njėra-tjetra, dhe sa mė larg tė jenė mes vete, aq mė shpejt universi zgjerohet (ekspandim). Ky vėzhgim, i cili u bė nga astronomi amerikan Edwin Hubble nė vitin 1929, ēon nė supozimin se nė retrospektivė (rreth 10 deri 20 miliardė vjet mė parė) e gjithė materia nė hapėsirė ​​duhet tė ketė qenė e ngjeshur. Dhe se Universi, ka marrė fill nga njė ngjeshmėri (densitet) tepėr i madh.

Kjo ngjeshmėri ėshtė e lidhur nė mėnyrė tė pandashme me njė temperaturė tė paimagjinueshme tė universit tė hershėm, nė tė cilin materia nuk mund tė ekzistonte.

 Astrofizikanėt flasin pėr njė univers tė dominuar nga rrezatimi. Materia formohet pastaj gjatė ftohjes sė tij. Njė rrezatim i mbetur nga rrezatimi i universit tė hershėm qė kapėrcen ēdo imagjinatė, mund tė matet edhe sot. Nė fakt, ky rrezatim u zbulua nė vitin 1965 nga Arno Penzias dhe Robert Wilson (fituan Ēmimin Nobel pėr Fizikė).

Ėshtė fjala pėr njė rrezatim mikrovalė, qė mund tė kapet nė mėnyrė tė barabartė nga tė gjitha drejtimet nė hapėsirė, i ashtuquajturi rrezatimi i sfondit kozmik. Zbulimi i tyre siguroi njė nga provat mė tė rėndėsishme eksperimentale pėr atė qė ėshtė botėrisht e njohur dhe qė nga astrofizika quhet si “teoria e shpėrthimit“ (“Urknall-Theorie” Big bangut)” ku nis fillin bota. Llogaritjet prapa tregojnė gjithashtu se gjatė krijimit tė materjes nga rrezatimi i gjithėsisė nė zgjerim, vetėm hidrogjeni, deuteriumi, heliumi dhe disa elementė tė lehta do tė kenė mundur tė krijohen. Tė gjithė elementėt mė tė rėndė u krijuan shumė mė vonė nė brendėsi tė yjeve nė krijim e sipėr, pėr shkak tė proceseve tė shkrirjes nė bėrthamė, qė ndodhin brenda tyre. (…)

Po aq mbresėlėnėse sa fenomenet e gjithėsisė janė pamjet e pėrfituara mbi mikrokozmosin, d.m.th. ndėrtimin e materies, lidhjet midis materies dhe energjisė (tė cilat kanė njė rėndėsi thelbėsore pėr kozmologjinė moderne). Edhe pse shtysat e para nė teorinė e atomit mund tė dėshmohen nė filozofinė e lashtė greke, i mbeti shkencės moderne tė sjellė provat eksperimentale pėr pėrbėrėsit themelor tė materies. Mirėpo, u dėshmua se modelet e dikurshme tė atomit, tė pėrbėra nga njė bėrthamė atomike (e cila pėrbėhet nga protonet dhe neutronet) rreth tė cilėve “rrotullohen” elektronet, ishin shumė tė thjeshta.

Qartėsia e tyre, e cila rezultoi nga analogjia me njė sistem planetar, humbi kur u bė e qartė, se grimcat elementare tė pėrmendura, pėrbėhen edhe nga pjesėza mė tė thjeshta tė ashtuquajturat “quarks” (grimca subatomike). Kėto „kuarke“ nuk mund tė ndahen mė. Se a janė ato vetėm manifestime tė njėsive tjera themelore tė ndėrtimit, ndoshta tė ashtuquajturave “Strings“, duhet tė sqarohet nga studimet e mėtutjeshme.

Pra, ėshtė e lehtė pėr tė kuptuar se sigurisht njė shumicė e njerėzve, qė jetojnė sot, janė shumė mė afėr strukturave tė tė menduarit tė thjeshtė tė tė ashtuquajturve religjione tė mėdha, sesa botėkuptimeve tė shkencave natyrore. Jo vetėm gjatė marrjes me mend tė pikėpamjeve kozmologjike dhe atomfizikale kapitullojnė shumica e bashkėkohėsve tanė, por mbi tė gjitha, edhe pėr tė kuptuar strukturat marramendėse tė krijimit tepėr kompleks, nė tė cilat materia mund tė organizohet vetė. (…)

Sistemet me kompleksitetin mė tė madh mund tė gjenden nė natyrė. Se si u krijua jeta nė nė tė vėrtetė, ende nuk ėshtė sqaruar. Mirėpo, shumica e shkencėtarėve tė shkencave natyrore besojnė se ėshtė fjala pėr njė proces natyror, qė nis kur nė njė planet, presioni, temperatura dhe pėrbėrja e atmosferės, mundėsojnė formimin e molekulave komplekse dhe kur ėshtė nė dispozicion njė periudhė e gjatė kohore pėr zhvillim. (…)

Sidoqoftė, asnjė shkencėtar serioz nuk do tė kėrkonte fuqi mbinatyrore derisa mundėsitė pėr shpjegime fizike tė mos jenė shterur dhe pėr kėtė, as qė mund tė flitet. Pėr zhvillimin e jetės nė Tokė, krijimin dhe diferencimin e specieve, vėshtirė se ka ndonjė mospajtim. Ndėrkohė shumė tė mėdha janė dėshmitė e provuara nga Darwini nė teorinė e evolucionit. Kėsaj mund t’i shtohet, – pas zbėrthimit tė strukturė sė ADN-sė nga Watson dhe Crick nė vitin 1953,- edhe tė kuptuarit e tejbartjes sė ndryshimeve qė gjenet i dėrgojnė nė brezin e ardhshėm.

(Natyrisht kjo nuk pėrjashton politikanėt provincialė me formim religjioz, tė bashkuar me “shkencėtarėt” e edukuar si ata, edhe sot sa i pėrket teorisė sė evolucionit, tė bėjnė beteja si ato qė ēuan nė vitin 1925 nė procesin me famė botėrore tė quajtur “procesi i majmunėve” nė Nest Dayton, Tenesi.4)

Njeriu qė nuk ėshtė viktimė e shpėlarjes religjioze tė trurit nė moshėn e hershme tė fėmijėrisė dhe qė ėshtė marrė mjaftueshėm me konceptet e botės nga shkencat natyrore moderne, nuk mund tė shpėrfillė dijen dhe sigurinė, se njė urė midis doktrinave tė pothuajse tė gjitha bashkėsive religjioze dhe koncepteve shkencore mbi botėn, nuk mund mė tė ndėrtohet.

 

 

Shumė i madh ėshtė hendeku intelektual i ideve qė bazohen nė njė zot-krijues, i cili u kushton kaq shumė rėndėsi njerėzve (objekteve tė krijimit tė tij) sa ai u dėrgon mesazhe, llogarit nė ta dhe kujdeset pėr veprat e mira dhe tė liga tė tyre – madje ky zot urdhėron ithtarėt e tij tė ndezin luftėra pushtuese dhe me kėrkesėn e qartė, nėse e kėrkon nevoja, tė vrasin fėmijė, gra dhe pleq.5  Konceptet e botės me engjėj, djaj, profetė, njė “familje e shenjtė” ose njė zot- gjykatės i rreptė dhe ndėshkues, janė projeksione tė qarta tė imagjinatės (shumė) njerėzore.

Ėshtė pėr t’u habitur se sa njerėz tė arsimuar mirė ende arrijnė t‘i pajtojnė konceptet e tyre mbi botėn me idetė pothuajse dy mijė vjeēare tė popujve tė ēobanėve injorantė nė Lindjen e Afėrt. Parimet e atyre religjioneve mund tė ketė korresponduar me dijet e asaj kohe, por sot ato janė anakronike. Nė fakt, shumė shkencėtarė tė shkencave natyrore kanė fshirė temėn e religjionit pėr veten dhe as qė iu shkon mendja se religjionet, kanė diēka tė rėndėsishme pėr tė na treguar.

Astrofizikani Steven Weinberg shkruan nė librin e tij tė ri,6 se edhe pse ai njeh disa shkencėtarė fetarė, shumica e kolegėve tė tij fizikanė, as qė janė tė interesuar pėr religjionin. Librat me tituj si: “Vetė-organizimi i universit”7, “Krijimi pa njė krijues”8, shkruar nga shkencėtarė tė njohur, bėjnė tė qartė se ideja e njė zoti krijues nuk ka mė vend nė konceptin e botės pėr shumė shkencėtarė tė shkencave ekzakte.

Megjithatė, religjionet e mėdha janė ende pėrcaktuese pėr njė pjesė tė madhe tė njerėzimit qė jeton sot. Hierarkitė qė i mbajnė religjionet ende kanė fuqi tė jashtėzakonshme dhe ndikim tė madh politik. Me gjithė ato studimet dhe hulumtime tė shumta shkencore, ka shumė arsye pse nuk u zmbrapsėn nė masė mė tė madhe sajesat religjioze para-shkencore. Mė tė rėndėsishmet do tė diskutohen mė poshtė:

 

1. Edukimi fetar qė nga fėmijėria e hershme nė familje, shkollė dhe rreth shoqėror, ndikon qė edhe te shumė shkencėtarė tė shkencave natyrore, tė arsimuar nė mėnyrė tė shkėlqyeshme, tė menduarit kritik tė fiket nė ēastin kur ēėshtjet fetare tė jenė temė e debatit.9 (…) Efektiviteti i jashtėzakonshėm i ngulitjes sė koncepteve pėr botėn nė fėmijėri, njihet qysh nga lashtėsia dhe, e kanė shfrytėzuar praktikisht jo vetėm tė gjitha shoqėritė religjioze, por edhe ideologjitė politike (sidomos nė diktaturat).

 

2. Edhe pse civilizimi i vendeve tė industrializuara do tė shembej menjėherė pa shkencat natyrore dhe teknikėn, shumė njerėz nuk janė tė arsimuar mirė me shkencat natyrore. Sot ekziston ende njė ideal arsimor i bazuar nė letėrsi, muzikė dhe artet pamore. Kushdo qė flet tė paktėn njė gjuhė tė huaj (pėrveē kėsaj, nėse ėshtė e mundur, pak latinisht pėr tė demonstruar arsim me citime tė pėrshtatshme) mund tė flirtojė nė ēdo kohė pa frikė nga humbja e imazhit, duke mos kuptuar gjėnė mė tė vogėl pėr shkencat natyrore dhe teknologjinė. Steven W. Hawking tallet nė librin e tij „Njė Histori e shkurtėr e kohės“ kur deklaron se atij i ėshtė thėnė se ēdo ekuacion nė njė libėr, pėrgjysmon shitjet. Kjo ėshtė arsyeja pse ėshtė kufizuar vetėm nė formulėn e Einsteinin: E = mc2.

 

3. Nga shumica e njerėzve shkencat natyrore pėrjetohen nė shkollė si njė varg lėndėsh, nė tė cilat mėsohen formulat dhe faktet. Pėr efektet e dijes tė shkencave natyrore nė konceptet tona mbi botėn e sotshme (qėllimisht) nuk bėhet kurrė fjalė. Ministrat e kulturės tė orientuar klerikisht dhe burokratėt nga ministritė e kulturės, sigurisht qė do tė vazhdojnė tė kujdesen qė asgjė tė mos ndryshojė.

Nuk ėshtė aspak rastėsi qė pikėrisht astronomia, astrofizika dhe kozmologjia, gati nuk trajtohen fare, madje as nė klasat e larta tė gjimnazit. Kėshtu, pasi tė largohen nga shkolla, shumė njerėz me kėnaqėsi dhe tepėr shpejtė harrojnė mėsimet e marra, por jo tė kuptuara nga shkencat natyrore. Si pasojė, ata janė viktima tė lehta tė ēdo marrėzie religjioze dhe pseudo-shkencore. Raftet e librarive mesatare janė tė tejmbushura me libra rreth mistikės fetare, astrologjisė, ezoterizmit dhe sharlatanizmit tė maskuar si shkencė popullore tė njė Erich von Däniken dhe imituesve tė tij.

 

4. Shpesh thuhet se religjionet nuk shfaqin mendime, qė mund tė bien ndesh me njohuritė e shkencave natyrore. Se gjoja temat e religjioneve qenkan “pyetjet e kuptimit tė ekzistencės njerėzore“, “gėzimi dhe vuajtja e qenėsisė njerėzore”, por mbi tė gjitha, edhe arsyetimi religjioz i vlerave dhe normave, pa tė cilat njė shoqėri nuk do tė mund tė ekzistonte.

Por gjendja nuk ėshtė aq e thjeshtė. (…) Nėse, pėr shembull, me hulumtime shkencore dėshmohet se ringjallja nuk ėshtė fare e mundur, me kėtė rrėzohen shtyllat kryesore tė shumė feve tė Azisė Lindore.

Nėse njohuritė shkencore tė kohės sonė mundėsinė e ekzistencės sė njė zoti krijues ose tė njė jete pas vdekjes, e zbresin drejt zeros, atėherė shtyllat e religjioneve tė barinjve tė Lindjes sė Mesme (fetė e krishtera, islamike, hebraike) shemben. Ka arsye tė mira pse njė teolog i zgjuar si Eugen Drewermann duke zhvendosur mėsimet fetare nė fushėn e psikologjisė sė thellė dhe mistikės, rrjedhimisht nė njė botė imazhesh dhe legjendash, qė ka nevojė pėr interpretim, pėrpiqet ta heqė religjionin nga racionalizmi kritik.10 (Tragjike pėr tė, sepse qėllimet e tij nuk po kuptohen nga njė kishė zyrtare e orientuar drejt pushteti.)

 

5. Edhe shkencėtarėt e shkencave natyrore kontribuojnė nė lėnien e fushės sistemeve para-shkencore. Indiferenca e shumė shkencėtarėve ndaj religjionit e pasqyruar aq bukur nga Steven Weinberg, tregon se ata zgjidhin problemin pėr veten, por ia lėnė popullsinė errėsirės (obskurantizėm).

Nė kėtė kontekst, bien nė sy se shkencėtarėt nga hapėsira anglishtfolėse, janė shumė mė tė pėrkushtuar ndaj njė pikėvėshtrimi mbi baza shkencore, ndėrsa shkencat natyrore tė hapėsirės gjermanishtfolėse, nė masė tė madhe shmangin ēdo lloj trazimi nė fushėn religjioze. Kėshtu, lexuesi i interesuar, duhet t’u qaset librave tė Peter W. Atkins, Paul Davies, Richard Dawkins, Stephen W. Hawking, Robert Shapiro, Steven Weinberg nėse dėshiron tė kuptojė se sa pėrputhen nė mes vete doktrinat religjioze me konceptet shkencore mbi botėn.

 

6. Siē u tha mė lartė, ekziston njė vėshtirėsi, qė ka sjellė me vete progresi shkencor, sepse fenomenet themelore tė makro- si dhe tė mikrokozmosit janė tė pakapshme pėr mendjen njerėzore. Koncepti i njė hapėsirėkohe tė pėrkulur (lakuar) ėshtė po aq i vėshtirė pėr t‘u shndėrruar nė imazh, sa njė pėrfytyrim i kuarkeve, pėrbėrėsve themelor tė supozuar tė materies… (…)  Prandaj, nuk ėshtė aspak befasuese se njerėzit pa arsimim nga shkencat natyrore, shumė mė lehtė tėrhiqen nga tregimet e thjeshta dhe tė lehta tė religjioneve. Pėrrallat fėmijėrore me mrekulli pėr ecjen mbi ujė, ringjalljen e njė tė vdekuri, besohen aq mė shpejtė si mrekulli, sa mė pak qė arsimimi vetjak t‘i aftėsojė ata pėr tė pėrkapur pėrafėrsisht mrekullitė faktike tė mikrokozmosit, universit dhe sistemeve pafundėsisht komplekse tė jetės si tė tilla.

 

7. Shumė, mbase, shumica e njerėzve sot nuk merren as me shkencėn, as me religjionin. Njohuria e tyre pėr religjionin e vet shumė shpesh ėshtė e barabartė me njohuritė e tyre nga shkencat natyrore dhe gjendet krejtėsisht afėr zeros.11 Nė fakt, ata orientohen nė mėnyrė pragmatike nė shoqėrinė qė i rrethon. Nėse kjo shoqėri dominohet nga religjioni, atėherė ata shfaqin njė religjioiozitet formal jashtė. Nėse jetojnė nė njė shoqėri tė formuar nga njė ideologji tjetėr (p.sh. si nė sistemet e dikurshme marksiste-leniniste), atėherė ata konvertohen nė kėtė ideologji, tė paktėn pėr sa kohė qė tė jetė ajo dominuese. Nėse njė ideologji religjioze arrin tė krijojė pėrshtypjen e njė institucioni tė fuqishėm shoqėror, ajo nuk mund mė tė luhatet dhe tė vihet nė pyetje me argumente apo edhe me mendime shkencore. Pėr kėtė arsye, edhe nė vendet me arritje tė larta teknike dhe shkencore, siē janė Shtetet e Bashkuara, mund tė gjendet njė sistem i lulėzuar fetar dhe i sekteve, por edhe liderė politikė, botėkuptimi fetar-ideologjik i tė cilėve pėrputhet saktėsisht me strukturat e thjeshta tė tė menduarit tė votuesve tė tyre.

 

Pavarėsisht tė gjitha arsyeve qė u shtjelluan, se pėrparimi shkencor nė rastin mė tė mirė mund tė shkaktojė njė proces tė ngadalshėm erozioni tė dy bashkėsive tė mėdha religjioze (mendohet katolike dhe protestante nė Gjermani LB), mund tė thuhet se gjithnjė mė pak njerėz janė nė gjendje tė ndėrlidhin konceptet mbi botėn me pohimet e “shkrimeve tė shenjta”, tė para pothuajse dy mijė viteve. Fakti se ndėrkohė ēdo qytetar i katėrt gjerman nuk i pėrket mė asnjė bashkėsie religjioze, tok me numrin e madh vjetor tė daljes nga kisha, (me daljen nuk janė tė detyruar tė paguajnė mė tatime pėr kishėn, LB) tregon se ka nisur njė kthesė nė botėkuptim dhe pikėpamje.

Argumenti mė i rėndėsishėm i kishave nė ankth, ėshtė se gjoja ato qenkan tė domosdoshme pėr t’i arsyetuar vlerat morale dhe pėr ekzistencėn e njė shoqėrie kulturore. Kėto duhet tė refuzohet duke pasur parasysh historinė e kishės, por edhe bazėn themelore tė doktrinės sė tyre.

Edhe mė e rėndėsishme ėshtė qė edhe nė Republikėn Federale, shkencėtarėt qė ndjehen pėrgjegjės pėr iluminizmin (ndriēimin) kritik, tė mbėshtesin publikisht konceptet e botės kritike dhe racionale. (…)

Nuk duhet nė asnjė mėnyrė problemi i religjionit tė zgjidhet vetėm pėr vete (edhe kur dėshmohet me mungesė tėrėsore tė interesimit). Kush vepron kėshtu lejon duke ditur pasojat qė fusha socio-politike, t‘u mbetet edhe mė tej e lirė bashkėsive religjioze, qė synojnė pushtetin. Mirėpo, politika qė ata ndjekin prek tė gjithė, pėrfshirė studiuesin nė “Kullėn e Fildishtė” ndoshta edhe familjen e tij.

Nėse intelektuali kritik i religjionit mbetet joaktivė, ai lejon, duke ditur pasojat, tė vazhdohet tutje qė nga lindja, ēerdhja, shkolla, institucionet sociale, deri te vdekja qė pėrfytyrimet botėkuptimore, rrethanat shoqėrore dhe ligjet e shtetit, tė pėrcaktohen nga injorantėt, qė kanė jetuar pothuajse dy mijė vjet mė parė.

Detyra civilizuese, qė pėrfundimisht duhet tė arrihet, ėshtė se institucionet shtetėrore nė njė shtet modern, nuk duhet tė vihen mė nė dispozicion tė bashkėsive religjioze pėr indoktrinimin religjioz nė fėmijėri tė hershme. Kjo mbetet pėr t‘ u realizuar.  Pėrveē kėsaj, njė shtet ligjet e veta duhet t’i bazojė nė njė konsensus minimal etik dhe jo nė kėrkesat maksimale tė bashkėsive religjioze (pėr shembull nė ēėshtjet tė abortit, politikės familjare, politikės sociale, vdekjes humane (vdekjes humane: e drejta pėr tė vendosur vetė pėr vdekjen nė pleqėri ose pas njė sėmundjeje tė pashėrueshme LB).

Praktikisht tė gjitha tė ashtuquajturat religjione tė mėdha, vetė kanė dėshmuar se janė jenė ideologji fetare, qė synojnė pushtetin. Klerikėt e lidhur me sundimtarė dhe politikanė, i instrumentalizojnė ata pėr qėllimet e veta. Bota e sigurisė e krijuar nga religjionet pėr besimtarėt, nė shkencė ėshtė bota e skepticizmit dhe dyshimit. Suksesi i jashtėzakonshėm i tė menduarit tė tillė nė shkencat natyrore dhe nė teknologji, tregon epėrsinė e konceptit botėkuptimor, i cili mund tė zgjerohet dhe ndryshohet nė ēdo kohė (nėse e arsyetojnė njohuritė e reja), pėrballė pėrsėritjeve tė ngurta tė “tė vėrtetave fetare” tė religjioneve tė shkruara nė libra.

Sidoqoftė, njė botėkuptim i hapur pėr botėn nuk mund tė jetė njė botėkuptim, qė pėrcaktohet nga njė organizatė fetare.

Duhet tė jetė njė botėkuptim, qė individi krijon dhe qė ai mund t’ia pėrshtat njohurive tė veta pėr njė jetė tė tėrė. Me fjalė tė tjera: nė njė shtet tė ndriēuar (iluminuar), modern, religjioni dhe botėkuptimet janė ēėshtje private tė ēdo qytetari veē e veē. Shteti duhet tė qėndrojė rreptėsisht jashtė kėsaj zone. Ai duhet tė jetė neutral ndaj botėkuptimeve religjioze. Nė shtetet e sotme, dėshira pėr tė marrė pushtetin religjionet e organizuara, ėshtė akoma e pandėrprerė. Prandaj mbetet pėr t’u bėrė jashtėzakonisht shumė pėr iluminizmin dhe racionalizmin kritik.

 

1 Cituar sipas artikullit tė Edward O. Wilson, profesor i zoologjisė nė Universitetin e Harvardit nė Kembrixh, Massachusetts, „Biologji – Njė listė e gjeneve?“ Nė E. Dahl (bot.) „Doktrina e kobit (mynxyrės)“, Hamburg l993, f.84

2 Edhe sot Vatikani nuk heq dorė nga ndalimi i tė menduarit. Kėshtu e pėrshkroi astrofizikani dhe matematikani Stephen W. Hawking njė konferencė kozmologjike, qė kishin organizuar Jezuitėt. Papa i atėhershėm u kishte thėnė shkencėtarėve tė pranishėm se ata nuk duhet tė pėrpiqen tė zbulonjnė vetė „Shpėrthimin e Madh“ (Big Bang), sepse ajo qenka njė vepėr e zotit. Me humorin e tij anglez, Hawking thotė se ai nuk pati dėshirė tė ndante fatin e Galileut dhe pėr kėtė arsye, u ndje i lumtur qė Papa me sa duket nuk dinte pėrmbajtjen e fjalimit tė tij tė mėparshėm. Stephen W. Hawking „Njė histori e shkurtėr e kohės“, Reinbek Hamburg 1985, f. 48:

3 Steven Weinberg, profesor i fizikės dhe astronomisė nė Universitetin e Teksasit, Ēmimi Nobel 1972, „Ėndrra e njėsisė sė universit“, Mynih 1992, fq 97

4 Robert Shapiro, profesor i kimisė nė Universitetin e Nju Jorkut dhe specialist nė studimin e ADN-sė nė librin e tij „Krijimi dhe rasti – mbi origjinėn e evolucionit, Mynih 1987k

5 Krahaso librin shumė tė rekomandueshėm tė Franz Buggle, profesor i psikologjisė klinike dhe zhvillimore nė Universitetin e Freiburgut i. Br., libri „Sepse ata nuk e dinė se ēfarė besojnė“, Reinbek Hamburg 1992

6 Steven Weinberg, „Ėndrra e njėsisė sė universit“ f.266. Ky kapitull ėshtė riprodhuar gjithashtu nė E. Dahl (ed.), Doktrina e gjėmės (shiko Shėnimin 1)

7 Erich Jantsch, „Vetė-Organizimi i Universit“, Mynih 1986

8 Peter W. Atkins, profesor i kimisė fizike nė Universitetin e Oksfordit, „Krijimi pa Krijues“, Reinbek Hamburg 1984

9 Krahaso gjithashtu analizat interesante tė Franz Buggle (shiko shėnimin 5)

10 Hubertus Mynarek, ish-profesor i Studimeve religjioze krahasimtare nė Universitetet e Bambergut dhe Vjenės, „Si teologėt ‘progresivė’ shpėtojnė krishterimin pėrmbledhje e  E. Dahl (botues.), Doktrina e kobit (mynxyrės), Hamburg 1993

11 Kjo injorancė i dha titullin librit tė Franz Buggle.

1994

 

Prof. Edgar Baeger

I lindur nė vitin 1933, profesor, dipl. inxh. prodekan, dekan i Departamentit tė Inxhinierisė Elektrike dhe Shkencave Kompjuterike nė Universitetin e Shkencave tė Aplikuara Aalen. Anėtar i Unionit Humanist – Shtėpia e Demokracisė dhe tė drejtat e njeriut.

 Ka publikuar shumė artikuj nė revista dhe libra me temėn “Shteti dhe Kisha.”

Ata qė dėshirojnė tė lexojnė librin e  profesor Franz Buggle, „Sepse ata nuk e dinė se ēfarė besojnė“, gjermanisht, mund ta shkarkojnė kėtu falas si pdf: https://epdf.pub/denn-sie-wissen-nicht-was-sie-glauben.html