Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Riza Braholli

RIZA BRAHOLLI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

RIZA BRAHOLLI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Riza Braholli lindi mė 1960 nė Mborje, Korēė. Ka botuar qysh herėt nė shtypin letrar dhe atė joletrar. Ka botuar vėllimet me poezi: “Qaj shqip”, “Mallkim virgjėrie”, “Prekja e dritės”, vėllimin poetik pėr fėmijė “Vallja e tingujve”, romanin “Djali i pėllumbave”.

            Ka mbaruar studimet e larta nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė, dega gjuhė-letėrsi nė Tiranė. Po pranė kėtij fakulteti ka mbaruar masterin shkencor me temėn: “Tipologjia e poezisė sė Frederik Rreshpjes” dhe vazhdon shkollėn doktorle pėr studime letrare.

            Ka punuar si redaktor letrar nė disa shtėpi tė ndryshme botuese dhe lektor i jashtėm nė Universitetin “Aleksandėr Moisiu” Durrės. Aktualisht punon si mėsues i gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė shkollėn e mesme profesionale Hoteleri Turizėm Tiranė.

 

 

 

 

TĖ IKURIT...

 

Kam kohė qė kam ikur...

As koha vetė nuk mban mend se kur

as pemėt s’e shkruan gjėkund

e porta jo mė kot kėrkėllin

me njė ankim druri tė dhembur.

           

Po veten e kam lėnė aty

diku pas kanatave tė kohės

nė rrėnjėt e pelinit tė verdhė

pėrqafur me hijen e njė ėndrre

mbuluar me njė dorė qiell.

 

I fundit qė iku para meje ish babai

me njė buzėqeshje qė s’mehej

mbledhur nė kostumin e vjetėr

qė s’e pat veshur kurrė.

E morėn pėrmes kanatave

siē zemrėn prej njė gjoksi tė zgavėrt.

 

Kemi kohė, ikur tė dy

secili nė punėn e tij,

po netėve vijmė e piqemi aty

i plasim zemrėn njėri-tjetrit

gjersa gjeli lajmėron mėngjesin.

 

8 qershor 2014, Tiranė

 

 

ĒMENDURI...!

 

Ėsht’ kaq e fshehtė kjo qė ju rrėfej

Sa as dhe varrit s’mund t’ia pėshpėrit

Kėndonjės as nėn zė mos mėrmėrit

Lėēit e lutju Zotit tė mė ndjejė

Pėr ē’bėra asaj here ēmendurisht.

 

Sa mirė qė s’mė njihni se do plasja

Kur vėngėr tė mė shihnit, me shpoti

S’do kish llagėm, as dhé pėr arrati

S’do dija ku tė fshihem kur t’ju hasja

Pse bėra atė her’ njė ēmenduri.

 

I thash’ m’u poqėn buzėt pėr tė puthur,

Por duket kisha folur veē me heshtje

Mė dukej sikur vrenjtej, sikur qeshte

A ndoshta po mė ngiste pėr t’u ngutur

Tė bėja ēmendurinė e asaj vjeshte.

 

E di qė po mendoni ē’katranosa

E truri juaj femėr ēfarė nuk tjerr

Se si me zjarr e putha nėpėr terr

E buzėt aq tė njoma si ia sosa

Mbi gjinjtė si u ēmenda pėr beter.

 

Mė shani e mė thoni cjap me thinjė

E di e fjala juaj ther si ftomė

Se keēe ish vėrtet njė ftujkė e njomė

E sipas jush i mora virgjėrinė

E ēmenduria s’ka mė ku tė shkojė.

 

Por s’dini se m’u varr nė sup si era

Qė shpirtin ta trazon aq drithėrishtė

Qė buzėt t’i kėrkon aq paqėsisht

Dhe njė magji si kjo s’ta bėn as vera

Mė dehu, mė roiti ēmendurisht.

 

Nuk di tė them si s’lojta si s’lajthita

E si nuk plasa, tėmthat si s’mu ēanė

Kur gjinjtė e saj m’i vuri aqė pranė

E gush’ e saj e bardhė si margaritar

M’i lulėzoi mendt’ e mia, vanė.

 

Tashti mos mė kėrkoni t’ju rrėfej

Si s’desha, mbyta shpirtin me njė “kurrė!”

Ajo m’u pėrgjėrua, ra nė gjunjė

M’u lut ta marr nė krahė ta dėfrej

Ē’t’u them pėr ēmendurinė qė bėra unė...!

 

Qershor 2014, Tiranė

 

 

ZJARRI I ZJARREVE

 

E kam dashur gjithmonė atė kohė

kur njerėzit bėnin dashuri me Perėnditė

 

Ne ndezėm zjarrin e zjarreve mbrėmė

Pėrtej, nė botėn e mjegullės ishim

Nė dhera tė tilla ku kurrė s’kemi qenė

Tė dy, unė e ti me mishin e shpirtin 

Tė dy kapėrthyer si dhéu me rrėnjėn.

Si ishim ashtu, as fjetur as zgjuar?
Njė shekull a dy a kush e mban mend
Lėndinash pa fund me frerėt lėshuar
Mėgojzėn si kuajt e hanim me dhėmb
e prapė e sėrish tė unshėm, tė vluar.

Mė thuaj ē’qe kjo qė sytė na panė
Qė eshtrat kėrcisnin e yjet vėrrisnin
E drita terrohej tej kohės pa anė
E shuhej e ziente si uji me plisin
Me plisin eshkosur nė gushtin e thatė.

Sa poshtė e pėrmbi, sa dritė e sa natė
e ikshme si re, e prekshme si tokė
si hėna nė udhėn e ciklit tė gjatė
kur hedh pėshpėrimat e fundit mbi flokė
e bota fundoset mes paqes sė artė.

Ne ndezėm zjarrin e zjarreve mbrėmė
Tė shtatėn e ditėve u ulėm e pamė
Se bota qė nisėm ish ngritur mė kėmbė
Pastaj u rishtrimė pėr aktin e mbramė
Dhe hėngrėm ēarēafėt e fundit me dhėmbė.

 

27 Mars 2015

 

 

SESI JE SONTE…!

 

Kofshėt i ke tė bukura e joshėse…

Kėshtu do tė thoshin, por unė

i pashė tė lara me hėnė

pashė botėn tė pėrkryhej.

 

- Po kofshė, kėmbė…

 

T'i putha ngadalė me durim pafundėsie

ajri ngjethej e mbrėmja kish amėn e tyre

e nata, e qielli me yje m’u bė kraharor

natyrėn pashė tė rritej.

 

Shshshttttttt…!

 

Po mbushej me zėra tė gjelbėr

me hėnė e yje mbi ujėra

qė shkasin drejt detesh tė thellė,

galopė tė ēmendur

qė tundin tokėn me harbime kuajsh.

 

Pėrgjoj orėt e botės

e zėrat nėpėr luginėn pa paqe

tė njė malli tė unshėm;

e ndjej nėn lėkurė

jetėn qė vrapon kapilarėve.

 

Gjaku po ngutet

aorta po ēmendet

aromė e frymė, dihatje

qė ritmi ma dikton e gishtat shtrėngojnė

e shpėrthejnė njė dėshirė tė ndrydhur

tė kamotshme agjėrimi

 

I preka e faqen vura mbi to

me gisht hoqa vija pa fund.

 

Dridhen tela tė tendosur kitare

gjer nė marri, gjer nė kėputje

dhe veshi, me zemrėn gati tė plasė,

pėrgjon te portat e tingullit,

zjarrin nė qendėr tė trupit

qė e shndėrron nė njė valė

qė rrihet pas bregut.

 

i ēmendur…!

 

I kam harruar fjalėt,

bota ėshtė njė pėrēartje

e shndėrruar nė pėrrenj, fusha, ujėra tė blerta

dua t’i pushtoj, tė rend,

tė mbytem nė to …

 

tė lutem! …shttttttttt

 

qė e bėn ujin tė shkumėzojė

e bregun tė gėrryhet pafundėsisht

 

hahaa se si je sonte!

 

Pak si i lojtur,

po i vėrteti

si vdekja

edhe pse fytyrė s’ka.

 

Kofshėt i ke tė bukura e joshėse…

Kėshtu do tė thoshin, por unė

pashė mė shumė, kurmin,

botėn qė rilindej nėn hėnė.

 

- Ah, i ēmendur,

mė ēmende...!

 

19. 06. 2015

 

 

TI KE NJĖ ZOG N’ATA SY

 

ti ke njė zog n’ata sy

njė zog mes fletėsh

hov degė mė degė

humb territ tė pyllit

 

me njė krah tė varur

me njė sqep tė thyer

as qan, as klith

s’i ankohet askujt

 

ti ke njė zog n’ ata sy

njė zog qė rreket,

tė mė kthejė nė ēerdhe

 

 

LETĖR DASHURIE NR 1

 

Tashti nuk e di mė se ē’ je.

E kthyer nė ajėr, nė heshtje

Njė zbrazėtirė, njė hon mė thėrret

Mė ndjell tė bie;

I papeshė tė lėshohem drejt fundesh pa fund.

 

Ta kam harruar lėkurėn

S’ėshtė mė as e nxehtė, as e ftohtė,

As e trėndafiltė, as e bronztė,

As e freskėt apo e vyshkur;

S’ia ndjej mė zhurmėn aortės.

 

Mbase ėshtė vetėm thirrje

E harruar kėtu, nė kokėn time

Qė s’di pse pėrsėri ėshtė e nxehtė

Shpirt i shkėputur prej yjesh qė digjen.

 

E nxehtė...! Pėrse?

Pėr fjalė qė s’i dėgjova e krahė

Qė s’i ndjeva rreth vetes dot kurrė

Pėr buzė qė dinin tė jepnin veē etje?

 

Truri im ka filluar tė latojė pas humbjes

Njė tjetėr kurm

pėrbėrė nga tjetėr lėndė.

 

Tashti unė dashuroj hijen

Harrova gjithēka qė prekja  jep,

Dridhma e lėkurės nėn etjen e mollėzave

Ėshtė njė e shkuar

E ngopur, si dy buzė tė pėrlyera

Qė s’ndjejnė mė shije.

 

Po fundja, ē’mė mbeti pėrveē pėrvėlimit?!

Fjalėt s’i lexoj dot mė,

Vetėm vizione tė ngutura bardhezi

Qė jeton njė njeri nė ēastet e fundit tė mbytjes.

Kurmi yt, lėkura jote ėshtė njė letėr dashurie

Qė i shkruan tjetėrkujt.

 

Tiranė,  7. 05. 2015  ora 10

 

 

50 VARGJE PĖR TĖ HARRUAR

 

Njė dorė mjegulle mė duhet

ta mbulojė kėtė udhė

parkun tėnd tė pėlqyer

ku vallėzojnė dashurisht edhe drurėt

ku gjethet spėrkatur nga e qeshura jote

kthehen nė flutura.

 

Mė duhet njė dimėr 

ortekė e akuj mbi gjethet

mbi gjurmėt e tua zėvjeshte

edhe ajrin, edhe mallin ta ngrijė,

gjithė ujėrat qė sytė

e portretin ta ruajnė kaq mirė.

 

Mė duhet harresa,

sė paku argjendi i ngricės

qė fsheh borėn e butė

tulin e femrės gjinjpėrkėdhelur

mishin e shpirtin tėnd qė aq urtė

e kaq djallėzisht di tė jepet

 

Mė duhet vdekja e mallit;

heshtja ėshtė fizarmonikė e ēmendur

qė zgjon nga gjumi njėmijė zymbyla,

ngre nė njė tango zjarri balerinat qė vallen

e hedhin kėmbėzbathur mbi gjemba

mbi qelqe perėndimesh tė thyer e prushe

 

E mua mė duhet tė fle, por heshtja

vrapon nėpėr zemėr me kuaj

tufat e egra mbi savanėn e natės

sa njėmijė trena trokojnė

Ti e di se ē’ndodh

Me njė tėrmet nėntė ballėsh

 

Mė duhet harresa kupton?

Kaq shira mė duhen rrėmete e breshėr

shpata vetėtimash ta ēajnė nė mes

kėtė rrap q’e mbollėm njė verė

ta shkulin me rrėnjė e tė mbjellin asgjėnė

ta zhbėjnė kėtė qė bėmė tė dy.  

 

Njė dorė mjegulle mė duhet tė fle, t’i harroj

gjithė zogjtė me gushėn e ndezur qė ti

me zėrin tėnd m’i nis nga mėngjesi nė mbrėmje

tė harroj qė kam puthur dy sy

prej gjarpri qė dimėr mė prunė; dy buzė

qė kurrė s’i mora vesh, kurrė.

 

Mė bėj njė dhuratė nė jetėn tėnde, ma bėj,

harromė, mos gėrvisht asnjė xham

mos tund asnjė degė e mos digj asnjė yll

asnjė psherėtime ere drejt meje mos ēo

pėrtej mė pret deti,

qetėsia, thellėsia e tij e pėrjetshme.          

 

Mė duhet harresa mė duhet

ndėshkimi qė tė desha aq shumė...