Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - REAGIMET FIZIOLOGJIKE TĖ EMOCIONEVE

Shkruan: Kestrina AHMETI

REVISTAPSIKA

REAGIMET FIZIOLOGJIKE TĖ EMOCIONEVE

 

Kėto prirje biologjike pėr tė vepruar, kushtėzohen mė tej dhe nga pėrvoja jetėsore apo kultura. Pėr shembull, humbja e njė njeriu tė dashur pėrgjithėsisht shoqėrohen me trishtim dhe dhimbje. Por mėnyra se si i shfaqim kėto emocione (tek tė tjerėt apo nė vetmi) kushtėzohet nga kultura, ashtu si edhe kategoria e atyre personave qė hyjnė nė rangun e “njerėzve tė dashur”.

 

Impulset qė na shtyjnė tė veprojmė

 

Nė thelb, tė gjitha emocionet janė impulse pėr tė vepruar. Ato janė njė sėrė planesh tė gatshme me tė cilat evolucioni na ka pajisur pėr ta pėrbaluar mė mirė jetėn. Vetė rrėnja e fjalės emocion fjala latine motere, do tė thotė “lėviz”. Qė emocionet na shtyjnė drejt veprimeve, shihet shumė qartė te kafshėt dhe fėmijėt. Vetėm tė rriturit e “qytetėruar”, ndryshe nga kafshėt, nuk lejojnė qė veprimet e tyre tė diktohen nga emocionet e ēastit.

Ēdo emocion nė repertorin tonė ka njė rol tė caktuar, siē vėrehet edhe nga veēoritė e tyre biologjike. Me anė tė metodave tė reja pėr tė studiuar trupin dhe trurin, shkencėtarėt po zbulojnė gjithnjė e mė shumė veēori fiziologjike se si ēdo emocion e pėrgatit trupin pėr njė reagim tė ndryshėm:

- Kur ndjejmė zemėrim, gjaku vėrshon nė duar duke na e bėrė mė tė lehtė tė rrokim njė armė apo ta godasim kundėrshtarin. Tė rrahurat e zemrės shtohen bashkė me prodhimin e hormoneve si adrenalina e cila na jep energji tė mjaftueshme pėr veprime tė vrullshme.

- Kur kemi frikė, gjaku shkon te muskujt e mėdhenj skeletorė, si kėmbėt, duke na e bėrė mė tė lehtė tė largohemi me shpejtėsi. Fytyra zbardhet sepse i gjithė gjaku shkon pėrnjėherėsh te kėmbėt (ndjesia e “ngrirjes sė gjakut”). Pėr njė ēast, trupi ngrin i gjithi, me siguri pėr tė na lėnė kohė tė vendosim nėse ėshtė mė mirė tė fshihemi. Qarqet e qendrave emocionale nė tru vėnė nė lėvizje njė vėrshim hormonesh qė na e vėnė trupin nė njė gjendje tė tundosur alarmi gati pėr tė vepruar me vėrtik. E gjithė vėmendja pėrqendrohet te kėrcėnimi qė kemi pėrpara pėr tė vlerėsuar drejt reagimin qė duhet tė ndėrmarrim.

- Ndėr ndryshimet biologjike kryesore tė gjendjes sė lumturisė, ėshtė rritja e aktivitetit tė njė qendre tė trurit e cila parandalon ndjesitė negative,na bėn mė energjik dhe na largon mendimet qė janė burim shqetėsimi. Nuk ka ndonjė ndryshim tė madh nė fiziologji pėrveē njė qetėsie tė pėrgjithshme. Trupi pėrfshihet nga njė ndjesi pushimi e cila pasohet nga entuziazmi dhe gatishmėria pėr t’u marrė me detyrat e radhės nė kuadėr tė pėrmbushjes sė njė sėrė qėllimesh.

 

 

- Dashuria, butėsia dhe pėrmbushja seksuale kanė tė bėjnė me stimulimin e sistemit parasimpatik. Ato shkaktojnė tė kundėrtėn e reagimit “lufto ose largohu” qė aktivizohet rėndom nga zemėrimi dhe frika. Stimulimi parasimpatik, i mbiquajtur “reagimi qetėsues”, na shkakton njė gjendje tė pėrgjithshme qetėsie, butėsie, ēlodhjeje dhe kėnaqėsie. Nė kėtė gjendje, bashkėpunimi bėhet mė i lehtė.

- Kur ne ngremė vetullat pėrnjėherėsh si shprehje e habisė, sytė hapen mė shumė se zakonisht duke rritur sasinė e dritės qė godet retinėn. Nė kėtė mėnyrė, mund tė marrim mė shumė informacion se ēfarė po ndodh pėrreth qė tė jemi nė gjendje tė ndėrtojmė nė plan veprimi.

- Edhe shprehja e neverisė ėshtė e njėllojtė nė tė gjithė botėn sepse pėrcjell tė njėjtin mesazh, do tė thotė se njė send ka shije apo aromė tė padurueshme. Kur ndjejmė neveri, buza e sipėrme shtrembėrohet pak nė njėrėn anė dhe hunda rrudhet lehtė. Sipas Darwin-it, nė mėnyrė tė pavetėdijshme ne duam t’i mbyllim vrimat e hundės pėr tė mos nuhatur njė erė tė keqe ose duam tė pėshtyjmė njė ushqim tė helmėt.

- Funksioni kryesor i trishtimit ėshtė tė na ndihmojė tė pėrballemi me njė humbje tė rėndėsishme, siē mund tė jetė vdekja e njė njeriu tė afėrt apo njė zhgėnjim i madh. Trishtimi ul nivelin e energjisė dhe tė entuziazmit, sidomos pėr gjėra qė kanė tė bėjnė me argėtimin. Nė tė njėjtėn kohė, ai nxit depresionin dhe ngadalėson metabolizmin e trupit. Kjo mbyllje nė vetvete na jep mundėsinė tė mbajmė zi pėr humbjen e njė njeriu apo njė shprese, t’i kuptojmė pasojat qė kjo humbje do tė sjellė nė jetėn tonė dhe kur energjia tė fillojė tė na rikthehet, tė mendojmė pėr fillime tė reja. Nė kohėt e lashta, kjo rėnie e nivelit tė energjisė mund t’i ketė mbajtur paraardhėsit tanė tė trishtuar pranė shtėpive aty ku ishin mė tė sigurt.

Kėto prirje biologjike pėr tė vepruar, kushtėzohen mė tej dhe nga pėrvoja jetėsore apo kultura. Pėr shembull, humbja e njė njeriu tė dashur pėrgjithėsisht shoqėrohen me trishtim dhe dhimbje. Por mėnyra se si i shfaqim kėto emocione (tek tė tjerėt apo nė vetmi) kushtėzohet nga kultura, ashtu si edhe kategoria e atyre personave qė hyjnė nė rangun e “njerėzve tė dashur”.

 

 

Referenca:

Goleman, D. (1995). Emotional intelligence. New York: Bantam Books, p. 22-24.