Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - PSE HAPĖSIRA DHE KOHA MUND TĖ JENĖ NJĖ ILUZION

Shkruan: George MUSSER

      

PSE HAPĖSIRA DHE KOHA MUND TĖ JENĖ NJĖ ILUZION

 

            Teoritė e reja mbi hapėsirė-kohėn, sugjerojnė njė pamje tė ndryshme, nė tė cilėn hapėsira pėson njė ndryshim tė gjendjes nė njė vrimė tė zezė. Vrima e zezė nuk ka njė vėllim tė brendshėm; perimetri i saj shenjon vendin ku hapėsira shkrihet. Pasoja ėshtė njė gjendje e re, e cila nuk ėshtė mė hapėsinore, dhe zor se ėshtė e pėrfytyrueshme nė terma njerėzorė.

 

            Vjeshtėn e kaluar, bota e fizikės kremtoi 100-vjetorin e teorisė sė pėrgjithshme tė relativitetit tė Albert Ajnshtajnit, e cila hodhi bazat e kuptimit tonė modern mbi forcėn e gravitetit. Teoria e Ajnshtajnit ka qenė antidoti mė i fundit pėr njė sjellje dembele qė ndonjėherė infekton edhe shkencėtarėt. Ajo hapi njė univers qė nuk pushon kurrė sė na habituri – vrimat e zeza, Big Bengu, energjia e zezė, valėt gravitacionale – duke na lėkundur nga hullia e mendimit ku nė tė gjithė binim shumė lehtė.

            Por sapo boja qe tharė mbi atė teori, vetė Ajnshtajni konstatoi njė problem. Ajo kundėrshtonte mekanikėn kuantike, duke sugjeruar se fizikantėt kishin nevojė pėr njė teori edhe mė tė thellė, pėr tė bashkuar kėto dy shtylla tė fizikės themelore. Nė qershor tė vitit 1916 Ajnshtajni shkroi: ”Teoria kuantike do tė duhet tė ndryshojė jo vetėm elektrodinamikėn maksuelliane, por edhe teorinė e re tė gravitetit”.

            Kjo qe njė analizė mjaft e qartė, kur kihet parasysh se teoria kuantike nuk ekziston as sot. Ajo ishte ende njė ide e mjegullt, qė nuk do tė konkretizohej pėr njė dekadė. Pra, ne kemi qenė duke festuar 100-vjeēarin jo vetėm tė teorisė sė Ajnshtajnit, por edhe rrugėtimin e gjatė pėr ta zėvendėsuar atė. Ndėrsa relativitetit tė pėrgjithshėm iu desh njė gjeni i vetėm dhe njė dekadė pėr t’u krijuar, kjo teori e thellė – e njohur si teoria kuantike e gravitetit – ka habitur breza gjenijsh pėr njė shekull.

            Pjesėrisht, fizikantėt janė viktima tė sukseseve tė tyre tė shkuara: kur arrijnė diēka nė jetė, e ulin pėrqėndrimin, duke e bėrė shumė mė tė vėshtirė hedhjen e hapit tė ardhshėm. Por graviteti kuantik paraqet ndėrkaq vėshtirėsi, tė cilat janė unike nė historinė e shkencės. Njė teori e gravitetit ėshtė ndėrkohė edhe njė teori e hapėsirės dhe kohės – ky qe zbulimi i madh i Ajnshtajnit.

            E megjithatė, fizikantėt i kanė formuluar gjithmonė teoritė e tyre brenda hapėsirės dhe kohės.

            Pra, njė teori e gravitetit e gėlltit ‘bishtin’ e vet. Pėr shembull, ajo supozon se kalimi i kohės ndryshon, por termi “ndryshon” nėnkupton njė proces tė pėrkohshėm. Nėse koha ėshtė e ndryshme, atėherė ndryshon edhe standardi me tė cilin ėshtė e ndryshme.

            E gjithė situata rrezikon tė bėhet paradoksale. Kjo qarkore konceptuale, krijon vėshtirėsi tė pazakonta matematikore. Pėr shembull, ‘t’ e vogėl tė cilėn fizikantėt e pėrdorin pėr tė etiketuar kohėn e kaluar tė ekuacioneve tė tyre, i lėnė ata nė errėsirė pėr tė shpjeguar ndryshimin nė botė. Pėr tė pėrshkruar se ēfarė ndodh, fizikantėt duhet tė shkojnė pėrtej hapėsirės dhe kohės. Ēfarė do tė thotė kjo? Njė ide e tillė na ēon (fjalė pėr fjalė) nė njė terren tė panjohur.

 

 

            Teoria e fijeve, graviteti kuantik i vazhdueshėm, teoria shkakėsore: kėto janė vetėm disa nga qasjet qė kanė marrė teoricienėt. Natyrisht, ithtarėt e secilės teori janė tė bindur se tė tjerėt janė nė rrugė tė gabuar madje edhe nė njė rrafsh joshkencor. Por, kur tėrhiqeni nga njė debat, vėreni se tė gjithė janė dakord mbi njė leksion thelbėsor: hapėsirė-koha ku ne jetojmė ėshtė njė ndėrtim. Nuk ėshtė thelbėsore pėr natyrėn, por del nga niveli mė i thellė i realitetit. Nė njė mėnyrė apo tjetrėn, ajo pėrbėhet nga blloqe ndėrtimi primitive – “atomet” tė hapėsirės – dhe varet nga mekanizmat e saj tė njohura se si janė mbledhur kėto blloqe.

            Kėto “atome” nuk kanė asgjė tė ngjashme me atomet e thjeshta si hidrogjeni apo oksigjeni. Ato nuk janė tė vogla, pėr shkak se fjala “i vogėl” ėshtė njė pėrshkrim hapėsinor, dhe kėto atome janė menduar tė krijojnė hapėsirėn, nuk e presupozojnė atė. Megjithatė, zbatohen shumė prej parimeve tė njėjta. Pėr shembull uji pėrbėhet nga molekulat H2O. Ai mund tė pėsojė njė ndryshim tė gjendjes – i ngrirė ose i valuar – teksa molekulat rikorrigjojnė veten nė strukturat e reja.

            E njėjta gjė mund tė jetė e vėrtetė pėr hapėsirėn. Nėse kėto atome mund tė mblidhen nė hapėsirė, me sa duket ato mund tė rigrupohen nė struktura tė tjera. Dhe kjo mund tė shpjegojė shumė prej mistereve tė fizikės moderne. Merrni vrimat e zeza. Nėse, Zoti mos e dhėntė, ju bini nė njė nga ato, Teoria e Ajnshtajnit parashikon qė afati juaj do tė pėrfundojė. Ju do tė vdisnit, dhe ky do te qe fundi. Atomet nė trupin tuaj thjesht do tė pushonin sė ekzistuari. Nė vend tė eshtrave, ju do tė ishit njė hiē.

            Teoritė e reja mbi hapėsirė-kohėn, sugjerojnė njė pamje tė ndryshme, nė tė cilėn hapėsira pėson njė ndryshim tė gjendjes nė njė vrimė tė zezė. Vrima e zezė nuk ka njė vėllim tė brendshėm; perimetri i saj shenjon vendin ku hapėsira shkrihet. Pasoja ėshtė njė gjendje e re, e cila nuk ėshtė mė hapėsinore, dhe zor se ėshtė e pėrfytyrueshme nė terma njerėzorė.

            Nėse ju bini nė tė, ndoshta sėrish do tė vdisnit, por atomet nė trupin tuaj do tė vazhdonin tė ekzistonin nė njė formė tė re. Mendoni ndėrkohė pėr Big Bengun. Ashtu si vrimat e zeza, ai ėshtė paraqitur gjithmonė si njė farė paradoksi. Ligjet e zakonshme tė fizikės, qė veprojnė nė kuadėr tė kohės, janė nė thelb tė paafta tė shpjegojė fillimin e kohės. Sipas kėtyre ligjeve, diēka duhet t’i paraprijė Big Bangut pėr ta vėnė kėtė tė fundit nė lėvizje.

            Megjithatė, asgjė ėshtė menduar se e paraprin atė. Njė mėnyrė pėr tė dalė nga ky paradoks, ėshtė tė mendojmė pėr Big Bengun jo si fillim por si njė tranzicion, kur hapėsira kristalizohet nga njė gjendje e hershme e  pafundėsisė. Sė fundmi, konsideroni fenomenet misterioze tė kuantikes sė palokalizuar –  atė qė Ajnshtajni e cilėsoi njė “veprim drithėrues nė distancė”.

            Dy ose mė shumė grimca mund tė veprojnė nė njė mėnyrė tė koordinuar, pa marrė parasysh sa larg mund tė jenė ato, dhe e bėjnė kėtė pa dėrguar njė valė tingulli, njė sinjal radio apo komunikuar nėpėr hendekun qė i ndan ato. Grimcat sillen sikur ato nuk janė nė fakt tė ndara. Dhe njė shpjegim i mundshėm ėshtė se ato janė tė rrėnjosura nė nivelin mė tė thellė tė realitetit, ku distanca nuk ka kuptim.

            Sigurisht, ky ėshtė ende njė spekulim – por i kufizuar. Shkencėtarėt nuk ėndėrrojnė mbi kėto ide, gjatė konsumit tė ndonjė pije pas punės. Ata shkuan drejt tyre duke kombinuar parimet e teorisė sė Ajnshtajnit dhe teorisė kuantike, dhe panė se ku i ēon kjo rrugė. Nga vetė natyra e hulumtimit, ne nuk e dimė se ēfarė do tė thonė kėto ide apo edhe nė qoftė se ato janė tė drejta.

            Por ne e dimė qė njerėzit nuk kanė kuptuar ende gjitha ato qė duhen rreth universit. Dhe kur ne tė hedhim hapin e ardhshėm, efektet me siguri do tė pėrhapen nė kulturėn tonė mė tė gjerė. Ashtu si mėsimi i diēkaje tė re ju bėn njė person mė tė mirė, edhe mėsimi i diēkaje tė re rreth universit e ēon njerėzimin nė njė nivel tjetėr.

 

 “Huffingtonpost.com”

Nė shqip nga www.bota.al